Harito: Mirëpresim investimet e huaja, sigurojmë garanci ligjore

23 Nëntor 2014, 13:09Politika TEMA

Promovimi i Shqipërisë si vend i sigurtë dhe me potencial të lartë për bizneset e huaja, ishte në fokus të aktivitetit të organizuar në Paris në kuadër të Ditës Shqiptare nga Agjensia Franceze për Zhvillimin e Aktiviteteve Ndërkombëtare të Investimeve të Shoqërive Franceze.

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, e  ftuar në këtë aktivitet, në prezencë të përfaqësuesve të kompanive të mëdha investitore franceze në fushën e infrastrukturës dhe telekomunikacionit, theksoi se Shqipëria është një vend e cila mirëpret investimet e huaja duke i mbështetur ato me procedura doganore të favorshme, infrastrukturë administrative si dhe garanci ligjore.

Ministrja Harito prezantoi projektet e mëdha që janë aktualisht duke u zhvilluar në Shqipëri duke përmendur edhe zhvillimet teknologjike dhe inovative të vendit tonë.

Ndërsa gjatë një interviste për Francë 24, ministria shqiptare e inovacionit foli për këto lehtësi ndaj biznesit të huaj.

Shqipëria është një vend i cili mirëpret investimet e huaja duke i mbështetur ato me infrastrukturë të zhvilluar në telekomunikacione, duke siguruar garanci ligjore të forta si edhe procedura doganore të favorshme”, deklaroi Harito.

Sa i përket integrimit të Shqipërisë, ajo deklaroi se ky proces po kalon përmes reformave të thella.

“Me marrjen e vendit kandidat për qershorin e 2014-s, qeveria shqiptare është më e vendosur se kurrë për të ndjekur rrugën e integrimit në BE. Kjo rrugë kalon përmes reformave madhore që mazhoranca aktuale ka ndërmarrë tashmë prej më shumë se një viti. Megjithatë integrimi i vendit në BE do të realizohet vetëm falë një klime bashkëpunimi dhe marrëdhëniesh të reja mes vendeve të rajonit”, deklaroi Harito.

Në ditën e dytë të vizitës në Paris, Harito zhvilloi një takim në ambjentet e kompanisë prestigjoze Safran, e cila përmes filialit të saj, Aleat, operon në Shqipëri për ofrimin e kartave të identiteti dhe pasaportave për qytetarët shqiptarë.

Me përfaqësues të lartë të kompanisë Safran, Ministrja Harito diskutoi për bashkëpunimin e suksesshëm mes dy palëve duke marrë dhe angazhimet e përbashkëta të së ardhmes ku përfshihen masivizimi i nënshkrimit elektronik në Shqipëri si dhe pajisja e pasaportave dhe letërnjoftimeve me elemtë të rinj sigurie. /gj.k/

3 komente në “Harito: Mirëpresim investimet e huaja, sigurojmë garanci ligjore”

  1. tfg says:

    PERSE,te huajt duhet te investojne ne nje vend selcukesh,ku 24 ore non stop kemi vrasie makabre,heqie kokash[madje femrash],dinamit,diegie makinash,dyqanesh,bixnecesh,demtime dhe grabitie te pronesive private,deri ne shkulie te mbiellash………!!!???

  2. Eraldi says:

    Po c’fare investimesh te huaja garanton qeveria juaj, nderkohe qe investimet e Shqiptareve i keni cuar per lesh per 23-vite? Po si mendon ti shoqja ministre, se te huajt nuk e njohin se c’fare eshte Shqiperia? E dine shume mire ate, bile me mire sa edhe vete kryeministri, pa hequr ndonje vize kuptohet!

    Keni ceshtje ne arbitrazh nderkombetar, korrupsion galopant dhe nuk keni zgjidhur ende lemshin e pronave duke futur ketu dhe nje sistem drejtesie kafenesh. Mos te flasim edhe per mangesite skandaloze infrastrukturore. Ka nje dicka pozitive per investimin, i cili eshte krahu i lire i punes qe p-erfiton nga varferia e sklleverve te cilet perpiqen qe te mbijetojne. Por edhe kjo eshte me tarifen e 20%-it te drejtorit apo ministrit!

  3. shkodra says:

    Z.Ministre,do te deshiroja te lexonit komentin tim…ju lutem me lejoni…pretendoni qe companive te huaja t’u ofronit garanci ligjore..!! Me falni,eshte qesharak deklarimi juaj…Une jam nga shkodra,punoj me biznes qe ne fillimet e mundesive te punonim privatisht por deri tani ne shqiperi nuk kam pare se zbatohen ligjet…Fillimisht po ju kujtoj nenin 34 te kodit doganor per rastet e aplikimit te referencave doganore,i cili,vecanerisht,nuk zbatohet qe me ardhjen e Berishes ne pushtet dhe qe z.Rama megjithese premtoi se do ta rregullonte kete padrejtesi,deri tani eshte bere pale me antiligjin dhe vazhdon zbatimi i urdheresave me goje per te mos zhdoganuar me vleren e transaksionit por vetem me vleren e references…!! Tani ju lutem me thoni Juve se cilin garanci ligjore do t’u ofroni companive te huaja qe duan te investojne ne shqiperi…!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje