Kontrata e kredisë me Bankën Botërore e detyron qeverinë të rrisë çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë me 20-25 për qind edhe pse teorikisht ERE nuk ka vendosur akoma mbi kërkesën e OShEE-së dhe duhet ta marrë vendimin në mënyrë të pavarur.
Teorikisht, Enti Rregullator i Energjisë është një institucion i pavarur, i krijuar me një ligj të rekomanduar nga organizmat ndërkombëtare si Banka Botërore si pjesë e njërit prej programeve të asistencës teknike të financuar me kredi të BB për Shqipërinë.
Teorikisht, Enti Rregullator i Energjisë do të marrë në shqyrtim kërkesat e operatorëve të tregut për çmimin e energjisë elektrike për vitin 2015.
Praktikisht, qeveria shqiptare ka nënshkruar një kontratë me Bankën Botërore më 3 nëntor të këtij viti ku kushtëzohet rritja e çmimit të energjisë elektrike para se Enti të marrë vendimin që ligjërisht duhet të jetë i pavarur.
Sipas projektit, për të lëvruar kredinë e Bankës Botërore prej 150 milion dollarë për rimëkëmbjen e sistemit energjetik, qeveria shqiptare është angazhuar të rrisë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë me 20-25 për qind në vitin 2015.
Sipas Aneksit 6 të projektit të Bankës Botërore, OShEE është një kompani e falimentuar që po ndikon në rrënimin e të gjithë sistemit energjetik në Shqipëri duke dëmtuar edhe kompanitë e tjera si KESH dhe OST.
“Ristrukturimi i OShEE-së, zgjidhja e humbjeve të mëdha të energjisë dhe financim i deficitit agregat prej 700 milion dollarësh, është esencial dhe i vonuar,” shkruan Banka Botërore.
Një audit i OShEE-së i ndërmarrë në fund të 2012 dhe vlerësimet për 2013, kanë zbuluar që sistemi energjetik shqiptar është në një krizë të thellë financiare.
“OShEE është e falimentuar dhe i gjithë sistemi është ndikuar negativisht për shkak të humbjeve të vazhdueshme në rrjet dhe normës të keqe të arkëtimeve,” shkruan Banka Botërore. “KESh dhe OST, edhe pse solvente për shkak të rivlerësimit të aseteve të tyre, kanë një mungesë likuiditeti të lartë për shkak mungesës së pagesave konsistente nga OShEE,” shton raporti.
Sipas Bankës kjo pozitë e sistemit energjetik është e paqëndrueshme dhe mund të përmirësohet vetëm nëpërmjet një programi afatgjatë që përfshin: “rritjen e arkëtimeve, uljen e humbjeve në rrjet, stafe drejtuese me eksperience në kompanitë energjetike publike, si dhe rritjen e tarifës për konsumatorët familjarë me 20-25 për qind gjatë një periudhe kohe.”
Sipas marrëveshjes së kredisë midis OShEE dhe Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, pjesë e Bankës Botërore, një nga indikatorët kyç në periudhën afatmesme, do të jetë “implementimi i një metodologjie të re tarifimi,” që duhet të zbatohet në 2015.
OShEE merr përsipër gjithashtu uljen e vjedhjeve në rrjet nga 29.8 për qind të energjisë së futur në vitin bazë 2013, në 1.4 për qind në vitin 2019. Në të njëjtën periudhë humbjet teknike duhet të ulen nga 15.3 për qind në 12.6 për qind.
OShEE është detyruar nga Banka që të raportojë çdo gjashtë muaj për progresin e bërë drejt implementimit të projektit. Banka gjithashtu i ka kërkuar OShEE të rrisë arkëtimet nga 78 për qind në 93 për qind në 2019.
Me nënshkrimin e marrëveshjes OShEE do humbasë dhe një pjesë të pavarësisë së saj si kompani dhe do duhet të raportoi në mënyrë të vazhdueshme tek stafi i menaxhimit të projektit të bankës.
Stafi i menaxhimit të projektit të bankës do të hapë deri me 31 dhjetor 2014 një llogari bankare [escrow account] dhe do të depozitojë datë 20 të çdo muaji gjatë marrëveshjes të ardhurat mujore për të paguar kostot kotraktuale të kompanisë për KESH dhe OST.
Morali i fabulës është që ndonëse me ligj, Enti Rregullator i Energjisë duhet të vendosë në mënyrë të pavarur nga palët çmimin e energjisë elektrike, Banka Botërore, e cila, prej kohësh propagandon nevojën e një enti rregullator të pavarur, e ka parë të arsyeshme të imponojë vendimin për rritjen e çmimit e dritave duke e kthyer ERE-n dhe praktikisht, edhe OShEE, në një degë të vetën.
Po perse nuk e imponuan me para keta te BB kete rritjen e cmimit te dritave, por e bene kete pasi qeveria Socialiste erdhi ne pushtet me 1-milione vota per me mire? Aq qe me teper, qe ishte edhe nje mashtrim elektoral nga Edi Rama i cili tha se do ta ulte cmimin.
Do ti kisha duruar keto masa drastike, por ama vetem po ta shihja qe shkaktari i te gjitha te keqijave, sali haleja dhe shpura e tij te ishin pas hekurave. Kisha shpresa se drejtesia do vihej ne vend, barazi per te gjithe para ligjit, zhberje te te gjitha aferave korruptive dhe koncesioneve te paligjshme. Fatkeqesisht shoh se koncesionet jane po aty, para ligjit nuk po vendosen te gjithe si te barabarte, taksat po na rendojne me keq se ne kohen e sali halese dhe ceshte me e keqja, nderkohe qe xhepat tane vazhdojne e zbrazen, sali haleja iu gezohet milionave te vena duke shkelur edhe mbi trupa njerezish. Eshte akoma me therrese kur sheh qe ai qe bertet “te gjithe te barabarte para ligjit”, eshte as me pak e as me shume, Ilir Meta, dora vete!
Nuk ka asnje vend ne boten moderne qe te degjoje ca thote Banka Boterore dhe FMN
Keto dy institucione e kane hallin qe te marin sa me shpejt parate e tyre qe i japin hua dhe per kete arsye kerkojne masa drastike, masa te cilat bijen mbi shpatullat e njerezve te thjeshte , duke ritur varferine dhe duke ulur ne menyre drastike konsumin
Mirpo ne nje shoqeri konsumi , sic jemi sot, te maresh masa qe ulin konsumin, sic jane keto masa te Bankes Boterore , do te thote te ndalosh zhvillimin e ekonomise dhe ta hedhesh ate ne humneren e shkaterrimit
Absolutisht nuk duhet dejguar Banka Boterore–Dhe cmimi i energjise elektrike nuk duhet ngritur ne asnje menyre , perkundrazi
Cmimi i dritave dhe i karburantit duhet te ulen, ne menyre qe ti jepet oksigjen biznesit te vogel dhe kjo do rise menjehere konsumin dhe do coje ne ecjen perpara te treguesve tane ekonomike dhe te mireqenies
Eshte turp nga zoti, te lejosh te te genjeje ne menyre prfane Banka Boterore
Njerezit ankoheshin me Salen , qe i ngrinte cmimet, dhe prandaj e votuan PS-ne ,ne menyre qe cmimet te ulen dhe njerezit te kene mundesi te jetojne …
Nderkaq keta “kryeqetaret” e PS-se , qe e kane mare peng PS-ne, vazhdojne avazin duke i ngritur cmimet ne stratosfere,,,Kjo eshte kriminale
Dhe te gjitha keto masa kriminale i bejne ne emer se keshtu na thote Banka Boterore —
A jemi ne vend i pavarur , apo jemi nje aneks i Bankes Boterore , ku banka ben eksperimentet e saj financiare ?
Pastaj, kaq te pameshireshem qenkan ata te tjeret aty ne PS qe nuk ngrihen dhe ti thone ketij hurit te Kokalis , qe ka zene kreun e PS-se, te mos ngreje cmimet e energjise elektrike ?
Ju kot e keni emrin Parti Socialiste, se ju nuk keni azgje te perbashket me masat e gjera te shoqerise –Ju jeni nje parti Andartesh more , ku ben ligjin Kokalis
kur shkon te marresh nje kredi biznesi si qytetar dhe te kerkohet plan biznesi, te cilen banka e shqyrton dhe sigurohet per rikthimin e parave, imagjinojeni kur nje qeveri kerkon borxh se çfar pikash duhet ti paraqese BB apo ndonje banke tjeter per ta siguruar per kthimin e parave, dhe natyrisht siç e kemi pare ka qen rritja e taksave, rritja e çmimit te energjise, rritja e çmimit te arsimimit etj .. mos te fshihen mbas BB sepse poplli nuk esht me budalla, jan zhytur ne borxh per zyra luksi dhe per jet luksi neper hotelet e botes .. borxhet per orgjite qeveritare duhet ti paguaje kurrizi i popllit .. TUURP shporruni njesahat e me par ..
Ju jeni vazhdim i ideologjise se komunizmit dhe gjithenje sipas jush fajin e kane armite e jashtem, e ka FMN,se vetem ju jeni te zgjuar ne kete bote, vetem ju jeni fener ndricues por bota nuk e pyet, mjer ky popull nga kush qeveriset sali berisha duhet te zbrese ne fushen e lojes,jo duke folur nga faceebook por te udheheq shqiptaret drejte demokratizimit te vendit per te vendosur nje qeveri qe mbron interesat e shqiptreve, nje qeveritar po genjeu duhet te dale nga loja.
Tw nderuar!
Tw gjithw ato qw e pwrhapin kwtw lajm: qw banka Botwrore ka kwrkuar rritjen e çmimit tw energjisw rrencakw (gwnjeshtar) tw paskrupullt dhe tw poshtwr.
Pwrfaqwsuesi i BB nw shqipwri njw far Ali-u apo si e ka emrin, un nuke e di, ka thwnw: merrni masat qw tw ulni humbjet e nwse nuk mundeni por e doni kwtw financim atwherw rritni çmimin.
Kjo asht e poshtwr dhe e pa parw nga ana e tonwve qw nuk marrin parasyshw problematikwn qw sjell njw veprim i tillw. Un qw rregullisht paguaj koston e shpenzimeve tw mia, tw energjisw elektrike, duhe qw tw paguaj edhe pwr tw tjerwt qw nuk e paguajn kwtw mall.
Sikur tw paguaj pwr pencionistw ose tw papunw gjysma e sw keqes por drama qwndron nw faktin se un duhet tw paguaj edhe pwr biznese tw mwdha tw deputetwve tw cilwt me paftyrsinw ma tw madhe mw bajn moral duke mw tregu se energjia elektrike duhet paguar.
Si t’ja bajm? Problem i madh. Shumw i madh.
Kjo ashte pa parw dhe e pa dwgjuar ma parw.
@@ Bej Mutin kesaj Pune..
1-rritja e Energjise Elektrike me 25% eshte n je rritje Kolosale, qe nuk e shikojme ne asnje Vend Europjan..me te drejt del Pyetja :Po konsumatori Shqipetare a eshte ne gjendje te Paguaj cmimin e saj???
2-Po Pensjonisti, apo ata qe marrin assistence socjale si do ta paguajn??
Apo paguajne ata qe kane….kurese “Bathorja Berishjane” nuk paguan se u thote Sali Krimineli,dhe shume “Bathoriste” te tjere…
3-Per c´fare Demostrimesh na flet Lulezim Basha??Ky “Qurravec” qe se bashku me Sali Sllobodan Berishovicin, e coj Shqiperine ne Funde..Arka e shtetit Bosh, tevrare ne mes te tiranes..Gerdeci…vjedhja e Mil.Doll.ne rrugen e Kombit ect.
@@Sa te pafytyre, na dolen dhe na folen ne Emer te “Zhgenjimit ” qe u paska ber Qeveria e Edi Rames…po ju te PD-se, qe vetem “Siglen” PD-keni, c´fare Shteti keni bere per 8-te vite..apo vetem Vjedhje dhe Plackitje..
Shkurt, le te rritet Tarifa e Energjise, por Qeveria duhet te shikoj edhe rritjen e rrogave, si dhe Pensjoneve apo akoma edhe asistences socjale.
@@@Shqipetaret do ta Paguajne SHKATERRIMIN QE U SHKAKTOJ SALI BERISHOVICI per nje 100.-te vjecar..lol
Mos harrojme asnjehere se BB mund te sugjeroje, por nuk mund te na diktoje! Per kete duhet nje studim serioz dhe i hollesishem. Se pari duhet te grumbullohen debitet nga firma apo familjare, te cilet kane dhjetra vjet qe nuk e kane futur doren ne xhep per te paguar! Se dyti, mos te harrojme se hidrocentralet jane ndertuar me mundin dhe djersen e njerezve dhe specialisteve shqiptare te kohes (dhe jo nga “specialistet” qe punojne tani ne OSHEE, qe nuk e kane idene se ku mund te jene hidrocentralet)! Ku eshte argumenti qe qeverite (e ngrene cmimin pa teklif cdo vitpasi ky fenomen po na ndodh vit pas viti)? Une mendoj se kjo eshte nje barre shume e rende mbi kurrizin e drobitur te ketij populli fatkeq! Keni ende kohe te uleni e ta mendoni mire kete pune! Pagat tona nuk mbyllin as dy apo tre dite te muajit! Mesjete hesapi!
Natyrisht qeveria duhet ta rris cmimin pasi komandojne te huajt e jo shqiptaret qe jane kukulla ne duart e tyre.Qeveria thote qe ne keto 24-vjet nuk eshte investuar,ateher pyes:ATA HIDROCENTRALE POPULLI I KA PAGUAR NJE HERE PSE DUHET TI PAGUAJ PRAPE?Kjo do te thote se mbaroi malli qe na la diktatura e hajt o burra ta rrjepim fukarane.Deri kur me?
KETA SPORDHCIALISTET E BB PARA SE TE JAPIN UDHEZIME PER RITJEN ME 25% CMIMIN E ENERGJISE TE NA THONE NJEHERE SE SA % TE RROGES SE TYRE PAGUAJNE PER PAGIMIN E ENERGJISE DHE TE UJIT DHE MBASI TE RITEN EDHE RROGAT E TE PUNESUARVE NE SHQIPERI TE JENE NJESOJ SI NE EVROPE PASTAJ TE MENDOJNE TA BEJNE CMIMIN NJESOJ ME TE EVROPES APO TE BOTES MODERNE. FALEMINDERIT
Banka Boterore ben presion per ngritjen e cmimit te energjise ne varesi te kredise 150milon dollareve . Ato qe u ngriten ne proteste e kane pyetur Salen pse e falimentoi OSHE dhe e la me 500 milion dollar borxhe. Banka Boterore eshte gardian i shume shteteve, bile ka sjellur dhe konflikte sociale ne shumicen e shteteve ku operon.Banka Boterore ishte ajo qe imponoi ndertimin e TEC it te Vlorers qe kushtoi 100 milon dollar dhe akoma dhe sot nuk punon,ishte ajo qe imponoi shitjen e ALBTELEKOMit,AMC dhe kater hidrocentraleve dy te Bistrices dhe dy te Ulzes si dhe shume kompanive shteterorte dhe aresyeja eshte e thjeshte se ajo nuk ndihmon pa te falimentuiar.Rama dhe mazhoranca po degjuan BB me keshillat antisociale por kriminale te ekonomise liberale ,do te kete pasoja.E vetmja rruge eshte eleminimi ikorrupsionit,manaxhimi I mire i kompanive shteterore energjitike, eleminimi I evezionit fiskal dhe mbi te gjitha pastrimi i drejtesise nga te korruptuarit dhe militantet injnorant, qe jo pa qellim nuk denojne hajdutet e djeshem, qe te rrisin pakenaqesine popullore.
Pirdh pirdh se lirohesh.Ptuuu hajduta te qelbur.
FAJIN E KA SALIU HE QELBESIRA MRONI QEVERIN BASHKE ME MERON DHE LUFTONI OPOZITEN DHE PROTESTUESIT
O gazetar cmimi do rritet me 60.% e jo me 25% sepse nga 7.7 lek pa tvsh ne 12.3 bejne 60% e jo 25%. Na rrofte BB ne e piktor Edvin Tritoli qe na e ben dhurate BB.
Hajde merre vesh matematiken e tyre. Faktikisht rritja eshte 62.6 %. Le ta bejme.
7.7 / 12.3 = 0.62.6 x 100 = 62.6 %. E rrumbullakosur eshte 63 %.
Banka boterore eshte ska dal kudo ku vepron,sepse qellimi i saj eshte te jape borxhe per te falimentuar sévérité qe IU drejtohen!
BB + FMN = PIRAMIDA
Po rritjen e tarifes se arsimi te larte kush e kerkoi?Po rritjen e akcizes se duhanit she karburanteve?Jo zoterinj!Nje qeverie te ardhur ne pushtet me 1 milion vota nuk ka banke boterore qe t’i imponohet.Kjo eshte vetem vullneti i plote i socialisteve,te ardhur ne pushtet me premtime krejt te kunderta.