Bunkeri anti-bërthamor/ BBC: U ndërtua për t'u mbrojtur nga Bashkimi Sovjetik dhe SHBA

23 Nëntor 2014, 13:24Politika TEMA

Bunkeri antibërthamor që u hap për publikun shqiptar të shtunën, ka tërhequr vëmendjen e një prej mediave prestigjoze ndërkombëtare.

“Një bunker i madh i fshehtë i viteve 1970, i ndërtuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri për t’i mbijetuar një bombe bërthamore, është hapur për publikun për herë të parë”, shkruan BBC.

“Në atë kohë, diktatori Enver Hoxha i donte bunkerët afër kryeqytetit të Tiranës për t’u mbrojtur kundër Bashkimit Sovjetik apo kundër sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Edi Rama iu tregoi disa ambasadorëve perëndimorë në Shqipëri ndërtesën 5 katëshe nën tokë me 106 dhoma.

Gjatë regjimit të Enver Hoxhës janë ndërtuar rreth 700 mijë bunkerë para se ai të vdiste në vitin 1985. Regjimi pro-kinez në Shqipëri u rrëzua në vitin 1990”, shkruan BBC.

Në vijim citohet Kryeministri Edi Rama që deklaroi se “kemi hapur një thesar të kujtesës kolektive, i cili prezanton mijëra copëza nga ngjarjet e trishtuara dhe jetën nën komunizëm”.

“Bunkeri u hap për publikun para festive kombetarë dhe qeveria ka në plan ta përdorë atë si një atraksion turistik dhe ekspozitë për artistët”, raporton BBC.

Ndërsa e agjensia italiane ANSA jep më tepër detaj mbi kohën e ndërtimin të bunkerit duke cituar edhe fjalën e kryeministrit Rama “ne kemi hapur një enciklopedi të kujtesës kolektive që paraqet mijëra copa të ngjarjeve të zymta dhe të jetës nën komunizëm”.

Ajo shton më tej se ndërtesa është mbajtur për një periudhë të gjatë sekret dhe përdorej nga regjimi i vjetër vetëm gjatë stërvitjeve ushtarake.

Pikërisht në këtë ndërtesë simbol të komunizmit ndërkombëtar, ambasada italiane ka planifikuar të organizojë një seminar kushtuar all’Exo Milano në vitin 2015./gj.k/

20 komente në “Bunkeri anti-bërthamor/ BBC: U ndërtua për t’u mbrojtur nga Bashkimi Sovjetik dhe SHBA”

  1. WIKILLIKS says:

    BBC-NA RROFSH B….
    Po populli anglez e ai amerikan qe si skllever paguajne ,miliardat per NATO e bazat ushtarake e ajrore e tere buxhetin per ‘LUFTE’ kunder kujt MBROHEN?

    1. moza says:

      Qytetet e vendet qe kane kala, qe kane nje mbrojtje te sofistikuar tregon me se paku se vendi ka zote,ka burra per ta mbrojtur, rendesia e tyre do te dilte ne pah ne rast te nje kercenimi me lufte berthamore nga rusia dhe te gjithe ju qe talleni me keto vepra arti do futeshit si pula per tu mbrojtur ne rast rreziku, bota nuk ka se si te jete gjithnje paqesore, Te gjithe kete e dine por neve si shqiptar tjeter themi e tjeter mendojme. rritja e armatimit ne bote dhe kercenimet berthamore te rusise tregon se bota po shkon drejte luftes,e sidomos ballkani ku bejme pjese.Por pergjithesisht nje gje e vlereson kur nuk e ke.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Sipas tezave te “Artit Ushtarak Popullor” do te perdorej dhe ne rastet e sulmit te nje kualicioni SHBA & BRSS.
    Ndertesa 5 kateshe,mund ti rezistonte sulmit berthamor,por jashte cdo gje do ishte e rrafshuar!!!!!

  3. tfg says:

    hahahaha,nje injorim total i turkoshakut Hoxha dhe gjithe te tredhurve qe sot i mbajne isoooooooooo………….

    1. Shqipe says:

      O Edi leri spektaklet se nuk po thua gje te re. Enveri beri bunkere, per vete, per qeverine, per popullin ne fshate e ne qytete. Dhe kete e dine te gjithe pse i ndertoi. Se pse kanosej nga superfuqite, SHBA dhe RUSI. Reziku ne ato vite nuk ishte me I madh se sot. C’fare do ti beshe popullit kur ti bjeri Rusi? Me se do ti ushqeshe? Ku do ti strehoshe?
      Ku e ke ushtrine? Sa armatim ke? Apo na mbron NATO-ua ne, ashtu sic po mbrone Ukrainen!
      Shiko verdalle te lutem!
      Greku te ke rrethuar nga Maqedoniadhe te ardhur mu ne Karabrun, me firmen e Sali& Luli.
      Amerika te ka mberthyer deri ne Kosove.
      Rusi eshte ulur kembekryqe ne Serbi dhe po bene “manovra” mbi Shqiperine
      Europa, me Germanine ne krye te kane vene ne proven me te veshtire. Ne ate te C’ekzistences kombetare, me te ashtuquajturin Bashkim Evropiane; por qe me siguri plotesonene tinzarelleqet e synimet e Greqise, e shtytur nga haleati I madh I popullit shqiptare.
      Etiketimi ” bunker muze” eshte forma me e goditur e reaxionit, per te kuptuar arqitekturen, soliditetin, srategjine….. e artit ushtarak shqiptare. Ky etiketim, eshte menyra me e goditur nga ku partnered tane mund te ate qe u nevoitet, experiencen e Shqipaerise se shkuar……..
      Ne opinionin tim, populli shqiptare duhet te ktheje koken pas dhe te mos ngerdheshet me bunkeret, por te qaje per gjendjen ku eshte katandisor, per punen e humbur, per sigurine e humbur, per kontributin 50- vjecare te shkateruar ne kohen e te ashtuquajtures “demokraci”, pasi ajo po deshmore qarte, se ne Shqiperi ka funksionuar mbrapshte.
      Nuk jam pjese e PS por nje DEMOKRATE e dedikuar per programin e vendit tim, per demokracine e vertete dhe Jo ate fashizem te Saliut & Co. Shpresoj shume ne te miren per vendin tim

  4. Hm... says:

    Ngele duke bere show o Edo, po nese ke merak sekretet nxirr ato familjare por mos u hap kanatash me boten per sekretet ushtarake. Mire CIA dakort se jane miqte tane por mbare botes!!!!! Ku te shpie mushka dhe na qesendis pale edhe monizmin allasorosiance. Si more nuk gjeje dot nje kafene ku te pije kafe ulur!!!!! Po ne mileti i zakonshem gjenim plot dhe kudo ne Shqiperi dhe jo vetem ne Tirane… ti i zgjedhuri tu prish rehati ne kembe. Ik o Edo se po nxin dhe aty ku nuk gje te zeze se le nam je bere si Shpetim Roqi dikur…me kohen e Enverit mos u kruaj se eshte mundi, djersa dhe gjaku i brezave te tere qe bene vendin dhe emancipuan shoqerine o liberal po shih ate shokun tend qe do te legalizojne drogen ne vend, ate shih ti dhe 2B qe akoma lehin jashte kur e kane vendin ne biruce…shtepia me gjethe!!!! po e pyete Merkelin kane ato ndonje ‘shtepi me gjethe’ akoma qe nuk e kane te hapur per turistet! Sot po na pergjon kush te mundet me telefona, internet etj etj dhe ti flet per pergjimin e shtepise me gjethe….ore si e ke hallin qe e urren aq shume ate kohe… mos te ka prekur gje ne ndonje gje qe nuk e dime!!!Hm…

  5. fredi says:

    Dhe ata qe na detyruan ne ne ate koh e di ti zoti kryeminister kush ishin,ata qe sot hiqen si engjej komplet kampi kapitalis dhe bashkimi sovjetik amerika ne ate koh direkt mas luftes dyt i beri frik ter planetit zoteri me bomben atomike ne HIROSHIM dhe NAGASAKI, me sulmin dhe pushtimin sionist te VJETNAMIT duke ber masakrat me makabre qe njerzimi ka par ne ate koh,nga ana tjeter bashkimi sovjetik pushtoj brenda nates çEKOSLLOVAKIN dhe pas ksaj pushtoj AVGANISTANIN,kjo ishte arsyeja qe u fortifikua JUGOSLLAVIA SUEDIJA DHE TE TER SHTETET E EUROPES nuk kemi vetem ne bunker te till o kryeminister qe vuan problemin e frikes se te quajn ENVERIST,ne ate koh 50 vjet me par ter bota merej me fortifikime, sot mas pesedhjet vjetesh per veç nje populli tamam me bisht si puna jon qe shajm baballaret tan per sakrificen per ruajtien e sovranitetit teritorial,asnje vend i botes nuk i perçmon kto fortifikime por i tregon femijve te tyre arsyen pse u ndertuan ne ate koh dhe gjendien politike globale te asaj kohe bashk me luften e ftot midis dy kampeve,ne krahasojm ate qe kemi ber 50 vjet me par me politiken globale sot dhe fillojm shajm,kjo nuk esht e drejt, atehere kur bota ishte komplet ne gjendje lufte edhe ne fotifikoheshim si ter bota, sot bota lufton per paqe ja dhe ne kemi dal bark fare as shtetin nuk e duam as ushtrin nuk e duam por duam vetem seks drog raki e kabuni,pra dhe ne sot jemi me hapin e shokve por me te avancuar se kta per degjenerim dhe antishtet,ky esht realiteti kryeminister dhe qendro krenar per ate qe ne brezi jon kemi ndertu me gjak ne at koh po ti nuk ke faj se nuk ke ber kurr ushtri dhe mendon se bota ka qen si sot gjithmon hori llovi hori qefi, FOL ME TRU HE TE LUTEM SE TE KEMI VOTUA PER TE VERTETEN DHE SHTETIN, MJAFT ME TE SHARA SE KESHTU KEMI VEPRUAR NE GJITHMON SI POPULL DHE NUK KEMI çFAR TE TREGOJM PER HISTORIN TON SE E KEMI SHAR MOHUAR DHE DENIGRUAR GJITHMON?

  6. fredi says:

    Dhe ata qe na detyruan ne ne ate koh e di ti zoti kryeminister kush ishin,ata qe sot hiqen si engjej komplet kampi kapitalis dhe bashkimi sovjetik amerika ne ate koh direkt mas luftes dyt i beri frik ter planetit zoteri me bomben atomike ne HIROSHIM dhe NAGASAKI, me sulmin dhe pushtimin sionist te VJETNAMIT duke ber masakrat me makabre qe njerzimi ka par ne ate koh,nga ana tjeter bashkimi sovjetik pushtoj brenda nates çEKOSLLOVAKIN dhe pas ksaj pushtoj AVGANISTANIN,kjo ishte arsyeja qe u fortifikua JUGOSLLAVIA SUEDIJA DHE TE TER SHTETET E EUROPES nuk kemi vetem ne bunker te till o kryeminister qe vuan problemin e frikes se te quajn ENVERIST,ne ate koh 50 vjet me par ter bota merej me fortifikime, sot mas pesedhjet vjetesh per veç nje populli tamam me bisht si puna jon qe shajm baballaret tan per sakrificen per ruajtien e sovranitetit teritorial,asnje vend i botes nuk i perçmon kto fortifikime por i tregon femijve te tyre arsyen pse u ndertuan ne ate koh dhe gjendien politike globale te asaj kohe bashk me luften e ftot midis dy kampeve,ne krahasojm ate qe kemi ber 50 vjet me par me politiken globale sot dhe fillojm shajm,kjo nuk esht e drejt, atehere kur bota ishte komplet ne gjendje lufte edhe ne fotifikoheshim si ter bota, sot bota lufton per paqe ja dhe ne kemi dal bark fare as shtetin nuk e duam as ushtrin nuk e duam por duam vetem seks drog raki e kabuni,pra dhe ne sot jemi me hapin e shokve por me te avancuar se kta per degjenerim dhe antishtet,ky esht realiteti kryeminister dhe qendro krenar per ate qe ne brezi jon kemi ndertu me gjak ne at koh po ti nuk ke faj se nuk ke ber kurr ushtri dhe mendon se bota ka qen si sot gjithmon hori llovi hori qefi, FOL ME TRU HE TE LUTEM SE TE KEMI VOTUA PER TE VERTETEN DHE SHTETIN, MJAFT ME TE SHARA SE KESHTU KEMI VEPRUAR NE GJITHMON SI POPULL DHE NUK KEMI çFAR TE TREGOJM PER HISTORIN TON SE E KEMI SHAR MOHUAR DHE DENIGRUAR GJITHMON?o moderator botoje mendimin tim se shajm te kaluaren per çensurim mendimi po jemi ber njeqin her me keq se ata lat nam se esht turp te çensurosh mendimn ktu ka njerez qe shajn kombin dhe jan antishqiptar te deklaruar dhe ja botoni ato qe jav vertet per te çensuruar megjithete shpreha mendimin tim.

  7. elinor says:

    Normal mo hipokrit edhe USA edhe Rusia ka tunele te tilla per tu mbrojtur nga njera tjeter. Dhe cdo shtet tjeter me dy pare tru. Kafshe hipokrite.

  8. kadaifi says:

    Po mos te ishte kaq I mbrojtur do kish perfunduar si kadafi.
    Duke ja treguar botes neper parada ushtarake se ca ushtrie kishte, vdiq si mbret dhe jetou si mvret.
    Se shiti bythen as si edi, as si saliu e fatosi qe Ihypin e zdrypin nga froni te huajt kur te duan dhe si te duan.
    Shikoni sali garipin. E qellojne femijet me gure si budalla.
    Atij sja pa njeri kurrizin.

    1. lemi says:

      koment qe duhet lexuar disa here,te lum,ashtu ka qene

  9. Mallakastrioti says:

    @@ Iko, se shume po na “Grriseni”,Shqiperia dhe Qeveritaret Shqipetare po na i Nxjerrin te gjitha ne Pazar…po pse ku qendron e Keqja e Bunkerit??Apo pse u ndertua??Shume mire bene qe e Ndertuan, akoma edhe ata 700.000 mij te tjere, ajo ishte forca e Shtetit..dhe duhet ta Kuptoshe ne llojin dhe Formen e tij si dhe KOHEN.
    1-Bunker nati-berthamor ka ne Gjermani, dhe shume Vende te tjera Europjane, per te mos then ne te gjitha, le pastaj amerika si dhe Rusia..
    Ishte Lufte e Ftohte, dhe Shqiperia me Mundesit qe kishte, gjente Menyren e saj te Mbrojtjes, te gjitha Shtetet benin Shpenzimie Kolosale per Mbrojten dhe Luften, detyrimish edhe Shqiperia , qe ka qene Shesh Luftrash si ne Luften e Pare Boterore ashtu edhe te Dyte,do te bente detyrat e saj.
    po greqia apo Serbia, pse nuk i tregon Bunkeret e saj sekret??Apo keta nuk jane demokrate, apo shtete Demokratike??Po sikure neser te Behte lufte, ku do ta fusin koken Qeveritaret shqipetar??
    ikni o se Mbetet duke “Zbuluar Bythen” themi ne “Fshataret e Jugut,na doli se ne Diktatori Shqiperia i kishte “Armiqe” Gjitonet e saj si ne jug ashtu edhe Veri,po tani ne “Demokraci” c´fare roli po luajne Gjitonet tane si ata Veriore apo edhe ata jugor??tani vetem se duan te “Hane” pjese te Shqiperise jo me Lufte, por me “Pensjone 300€” rosh..po edhe kjo eshte nje Lloje Lufte…Kjo biles Kushton me Pake, sepse eshte pa-Gjakderdhje….lol

  10. luixhi says:

    ala po merren me Dull Xhemol Tangulin kta?
    dulla sa qe gjall e tregoi se kush ishte
    i vari karin si kollare arixhiu kujtdo qe i dul n shteg
    dhe masanej e shkundi karin si cibuk cobani ne koken e “t fortve” t globit e t universit
    ku pirdhte Dull Hanxhari per njeri!
    ai edhe kur ka pas ken pa pushtet n koh t luftes ja ka pas kji robt kujtdo qe i prishte pun
    ashtu duhet me ken burri e jo si kta qe e shajn
    bura qe han hajdar naten dhe makarona diten
    dhe e kan legalizu tash thymjhen e hajdarsales me myth
    sepse kaq e kan
    jepi karin ne byth dhe thuaji se kjo esht lirija dhe burragrat e sotem ngazellehen
    dhe sa shum qe rrejn
    ne qe kemi jetu ne ate koh e njohim Dullen per tjeter burr
    kurse kta po na e ulin..
    domosdo
    plehra don qe edhe te tjeret te jen pleh ne menyr qe te ket shok

  11. Opinionisti says:

    “Ta pashe!” i tha dhia deles
    “Une ta shoh perdite” ia kthen delja por s’ndjehem.

    http://www.thecasualtruth.com/story/switzerland’s-bizarre-nuclear-bunker-law

    Po pertej oqeanit?!

    Shihni dhe gjykoni:

    http://www.youtube.com/watch?v=7xLMpd_iZvc

  12. tirona says:

    Mos harroni, ato mijra bunkere nga Perendimi deri ne Lindje, nga Jugu deri ne Veri te Shqiperise u bon per tu mbrojtur ushtria nga nje sulm berthamor qe mund te shperthente midis Perendimit dhe Lindjes.Ato mijra vend shtrehime qe u bon per qytetaret (ku cdo bllok banimi kishte vendshtrehimin e tij ) u bon per te mbrojtur qytetaret nga vala e shperthimit te nje sulm berthamore qe mund te shperthente midis Perendimit dhe Lindjes…………… Nese , sot do te shperthente nje lufte berthamore ku do ta fusin koken ushtria , ku do ta fusi koken qytetari….. Ne ShBA te gjitha banesat jane me bodrum ( besme ) ,bejani nje pyetje ambasadorit Amerikan ,per cfare sherbejne keto bodrume qe i ka cdo banese ne SHBA ?

    1. kampaçurreta says:

      NUK E MENDOJA KAQ TE LEHT EDI RAMEN NE KETE FUSHE. NE SE KONSIDEROHET GABIM SHUME I MADHE NDERTIMI I KETYRE BUNKEREVE QE NUK KANE QENE VETEM NE TIRANE POR NE TE GJITHE TERITORIN E SHQIPERISE, PRISHJA E TYRE ESHTE KRIM I PA FALSHEM PER ATA QE I SHKATERRUAN. SHKATERRIMIITYRE DOTE THOTE DOREZIM PA KUSHTE NE CDO RAST. NE ISHIM MIQ ME TURQIT PER 5OO VITE,ISHIM MIQ ME JUGOSLLAVET,MIQ ME RUSET,MIQ ME KINEZET, DHE U PRISHEM,MIQESIA MBAHET MEND NE BREZIN E PARE,PASTAJ FILLON E HARROHET,VETEM SHTEPIA JOTE TE DUHET ME TE MIRAT DHE TE KEQIAT QE TE KANE LENE BREZAT.

  13. lufta says:

    Nuk u bombardua beogradi diten me diell?

  14. DRENICA E KUQE says:

    T’u befte dheu i Shqiperise flori, o i madhi Enver Hoxha! Ate qe bere TI per shqiptaret dhe Shqiperine s’e fshin Sala me gjithe gomarine!…

    DRENICA E KUQE

  15. Flutura says:

    Shume mire e kryet kete kryeminister. Do kujtohen komunistet se vetem 100 komuniste do shpetoheshin ne ate bunker; te tjeret partia iu kishte caktuar te beheshin theror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje