Zv.Kryeministri Niko Peleshi përmes një deklarate pë mediat ka ftuar qytetarët që të përdorin kutinë e shërbimeve publike, si një instrument më tepër për të kontrolluar dhe për ti kërkuar llogari qeverisë dhe çdo institucioni të zyrave të shtetit.
“Kutia e shërbimeve publike është një aplikim në faqet FB të ministrive, por edhe dhe të kryeministrit, ku qytetarët do të mund të regjistrojnë ankesat dhe denoncimet e tyre për çdo problem që hasin gjatë marrjes së një shërbimi në zyrat e shtetit.
Për ne, përmirësimi dhe modernizimi i shërbimeve publike është një prioritet. Ne jemi të vetëdijshëm se zvarritjet, paaftësia dhe korrupsioni që sigurisht nuk janë zhdukur do të mund të luftohen nëpërmjet modernizimit dhe inovacionit të shërbimeve publike.
Kutia e shërbimeve publike është një aplikacion që vetëm pararend reformën e shërbimeve publike që është duke u projektuar dhe do të fillojë të aplikohet dhe të implementohet në të gjithë zyrat e shtetit. Përtej modernizimit, ne kemi gjithashtu nevojë edhe për bashkëpunimin e qytetarëve. Ne kemi nevojë për qytetarë aktivë , kemi nevojë për qytetarë që nuk pajtohen me mentalitetin e vjetruar të zyrave të shtetit në shumë raste”, theksoi Peleshi pas mbledhjes së Qeverisë.
Zv.Kryeministri shprehu vendosmërinë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike, por këtë nuk mund ta bëjmë të vetëm. Ndaj ju ftojmë të bashkëpunoni me ne.
“Ju ftojmë të përdorni këtë instrument të ri, këtë aplikacion të ri, kutinë e shërbimeve publike si një mundësi për të ushtruar presionin e nevojshëm pozitiv, duke rritur transparencën, duke zbuluar për mirë apo për keq çdo rast të një reagimi jo të përshtatshëm, të një zyrtari, apo një zyre, apo një institucioni të shtetit, sepse në këtë mënyrë duke bashkëpunuar, nga njëra anë përmes modernizimit dhe nga ana tjetër përmes presionit që vjen nga ngritja e zëri qytetar, nga qytetarët tanë aktivë, ne do të mund të modernizojmë por dhe të rritim cilësisht shërbimet publike.
Reformat e qeverisë shqiptare natyrisht do të shkojnë paralel me rritjen e etikës së zyrtarëve tanë apo të punonjësve të çdo institucioni, do të shkojnë paralel me rritjen e transparencës, si dhe të cilësisë së ofrimit të një shërbimi“, theksoi Peleshi. /gj.k/
Instrument i fudullikut tuaj o qeverri qesharake ,
qe ngelet duke loz me plastelina e kuti si ato femijt e shkolles fillore.
Nuk ka kohe ai popull te kendoj kengen e tradites politike ,
“Prit Gomar te mbij bare” ! Uoooooooooooooooooooooooooou politikan !
Kater vjet ne shtet tjeter te botes ndertohet nga e para gjithcka ,nuk lozet me loja lufta (Mani Alt).
Shkaterroheni nga themelet cdo institucion dhe ngriheni nga e para ,
gjithe materialin e vjeter hidheni ne gropa . Nuk mungojn tashme as te Diplomuarit e as ju pengon kush ,ajo qe ju mungon mesa duket eshte vullneti per te mbajtur premtimet . Perse harxhoni kaq kohe duke u marr me idiotizma e festime ,me dosje e data koqesh ,perse nuk veproni e beni pune konkrete ne ate qeverri ,apo kujtoni se tani qe erdhet ne pushtet duhet te tallni bythen me kte popull si mbas avzit te vjeter . O beni ate qe duhet ose zhdukuni zagar .Iku Muti erdhi bizga.
Ka ende shume per tu bere dhe opinioni yne sigurisht do t’i sherbeje mireqeverisjes se vendit, sepse duam vertet qe shteti yne te jete demokratik, te sundoje populli, jo disa njerez te hipur ne karrige. Me duket se me ne fund, pushteti po na jepet ne si ne te gjithe Europen.
Jemi shume te kenaqur dhe ju pergezojme per iniciativen, qe me siguri do t’i sherbeje qytetareve per te qene me prane qeverisjes dhe te qeveriset ne sherbim te qytetareve, jo ne sherbim te pushtetareve sic ka ndodhur deri me sot.
keshtu flitet dhe keshtu veprohet.
Na jane perplasur gjithmone dyert ne fytyre e nuk kemi pas zgjidh asnje problem, a thua se njerezit ne administrate nuk ishin te vendosur nga ne, por me ne fund duket se pushteti do te kthehet nga populli, nga shumica, nga ata qe e bejne demokracine.
edhe ne mesjet keshtu vepronte inkizicioni dhe baba i socialisteve perdorte flete rufete dhe letrat anonime. rilindi terrori i plehrave
More i uruar; Peleshi,
Sa here qe shikoj emrin tend ne media, me vjen vetiu nje buzeqeshje e hidhur tallese, sepse me kujtohet thenia tuaj “brilante”, disa muaj pasi filluat te qeverisni, citoj ;
“Njerzit e thjeshte duhet t’i degjojme, edhe po nuk ua zgjidhem problemin, te pakten tu q…. hallin”,
Po perse more zoteri, perseri mendoni se me kete kutine postare, rrekeni se do ja q…. hallet qytetareve ?!!!
Sinqerisht ju them,duke mos patur njohjen e nevojshme per kapacitetin tuaj, kur ju u emeruat ne kete post te larte si Zv.Kryeminister, fillimisht mendova se ishit njeriu i duhur ne kete detyre. Por shume shpejt u befasova sepse kuptova mediokritetin tuaj, si shumica e shqiptarve qe kane votuar per kete Qeveri.
Po si mendon ti more zoteri se mund ti genjesh pa fund shqiptaret me ate budallallekun tend? Me ke mendon se po flet, me ata fshataret e Korçes(per te cilet une kam shume rrespekt) qe mund ti genjesh pafundesisht?
Verini gishtin kokes, dhe mos lozni me kutiçka dhe tepsiçka dhe shume …içka te tjera, sepse zgjedhjet lokale, qe jane nje test i forte per qeverisjen tuaj, po ofrojne.
Keto zgjedhje, do jene kutiçka tuaj e vertete postare !
Pershendetje :
Nga nje qytetar, i zhgenjyer per mungesen e seriozitetit te Qeverisjes Suaj.
Miremengjes nga Fieri!
Leter drejtur , kryeministrit te Shqiperise, z.Edi Rama!
Per dijeni :
-Kryeministrit te Shqiperise, z.Edi Rama
-Ministrit te Shendetesise , z.Ilir Beqja
-Ministrit te Drejtesise , z.Nasip Naco
-Avokatit te Popullit , z.Igli Totozani
–
Z. Kryeminister ,JU uroj shendet e miresi ne familjen tuaj, edhe ne pune po ashtu te keni me shume qetesi e drejtesi qe jane pjese e kohes dhe durimit ne nje qeveri…por te lutem me lexo c’te kam shkruar, jo ,
jo vetem si pjese e Viktimave te Otrantos se 28 marsit 1997,por si njeri i vrare per se dyti nga dora e shtetit tim !
Kam perfunduar studimet e larta ne UT Vlore ne vitin 2005 per infermieri. Si studente kam qene nder 5 me te mirat dhe kam ndjekur studimet praktike ne Itali ne spitalin e Lecces –Maglie! (ku pajisem dhe me Certifikate atje)
Me 30.05.2005 fillova pune prane(D.Sh.P-Fier, sot D.R.Sh.-Fier,si infermiere e kabinetit te Edukimit Shendetesor, ku njekohesisht kryeja dhe funksionin e pergjegjeses se kabinetit(e papaguar si pergjegjese), deri ne vitin 2009 kur erdhi pergjegjesi mjek!
Gjate kesaj kohe e deri me sot,pra kohe gati 10-vjecare nuk e kam ndryshuar asnjehere pozicionin e punes sime dhe jam vleresuar nga cdo drejtues institucionesh, nga Instituti i Shendetit Publik, Ministria e Shendetesise, Bashkia-Fier, Qarku, Parlamenti Rinor, Kryqi i Kyq-dega Fier, Drejtoria Arsimore Rajonale per perfeksionimin e punes sime dhe bashkepunimin me keto institucione vendore ne baze te diteve te shenuara te kalendarit te promocionit.
Gjithashtu qe prej vitit 2001 jam anetaresuar: “Anetare e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve’te Shqiperise. Kam botuar e promovuar
15-libra, ne Fier , Tirane e Vlore gjate studimeve dhe ne vazhdim , si dhe shume antologji brenda e jashte vendit, ketu mundet te permend Antologjine per “Nen Terezen”-botuar ne Itali dhe Antologjine per nenat, “Loten e Virgjer”-botuar ne Angli.(shih c.v.ne google: Brunilda Bocova)
Gjate ketyre 10-viteve per shkak te bindjeve te majta te fisit e familjes sime kam qene gjithe kohen nen presion te vazhdueshem..por perhere kam bere saktesisht punen time dhe kam qene e respektuar ne kete aspekt duke ndryshuar gati 8- drejtora deri me sot.
Po ju shqetesoj i nderuar z. Kryeminister, pasi drejtori i D.R.Sh.-Fier, z.Kreshnik Ternova, qe me shkresesen e dt.19.06.2014 me nr.prot.750- me jep mase disiplinore : “Zgjidhje te kontrates se punes per shkaqe te arsyeshme” !
Ne gjykimin tim kjo mase eshte e gabuar dhe tendencioze sepse nga 7 – drejtuesit e meparshem nuk kam patur asnje keshillim apo vrejtje per punen time.
Me ardhjen e drejtorit z.Kreshnik Ternova kam pasur mosvleresime derisa me dergon shkresen e dt.22.01.2014 me nr.prot.94 -me jep mase disiplinore: “Vrejtje per thyerjen e disiplines ne pune” , gje qe nuk eshte aspak e vertete pasi ate dite kam qene ne qendren shendetesore pasi Edukimi dhe Promocioni e kane punen ne terren e jo ne zyre deri ne oren 14 …me tej jemi ne zyre deri ne 4,30 ku perfundon dhe orari zyrtar !
Gjithashtu edhe ne dt.25.04.2014 me nr.prot.448 -me jep mase
disiplinore: “Per mosorganizim dhe funksionim te Drejtorise Rajonale te Shendetesise ne qark”, arsye e cila nuk qendron pasi mireorganizimi dhe funksionimi i punes ne kabinet behet ne menyre korrekte, ne te gjhitha qendrat shendetesore te qytetit dhe komunave .Pergjegjes per kete mosorganizim dhe funksionimin e D.R.Sh. eshte shefi i zyres sime dhe jo une (I cili ka mbaruar stomatolog tek Universiteti “Kristal”), krejtesisht i pa afte dhe i pakomunikueshem.
-Perseri ne dt.20.06.2014 me nr.prot.753 –me jep njoftimin: “Specialiste e Promocionit, Brunilda Bocova te paraqitet per bisedime mbi nderprerjen e marredhenieve te punes” ne nje kohe kur une jam dhe me raport mjeksor te zgjatur.
Z. Kryeminister i Shqiperise !
Qe prej 10-vjetesh jam trajinuar dhe certifikuar ne ISHP-Tirane per cdo program dhe kam trajnuar stafin infermieror te Qendrave Shendetesore ne sallen qendrore te poliklinikes Fier .
Ne keto 10-vjet kam bere dhe ende vazhdoj te kryej punen e shefit (stomatolog/shef) si planin vjetor , informocionin mujor dhe planin per muajin pasardhes, analizen vjetore, si dhe te gjitha shkrese-kembimet me institucionet vendore e qendrore per zhvillimet e punes.
Shkaku i ketyre shresave per “Zgjidhjen e kontrates se punes” eshte i qellimte dhe i parapregatitur nga drejtori dhe stomatologu/shef, per mosmarrjen pjese ne seminarin e dt.19.06.2014 kjo jo per fajin tim sepse drejtori dhe shefi nuk me njoftuan, me asnje lloj autorizimi per kete lloj seminari, edhe pse pyetta ne Institut shefen e shendetit riprodhus dhe Planifikimit familjar te promocionit Lumturi Mekuri ,me tha : -jo nuk ka asnje problem mosardhja jote meqenese nuk te kane thene se dhe jane shume nga Fieri 3- veta …!
Çudia me e madhe eshte se kjo ndodhi brenda dites (date 19, )nderkohe kur une po punoja ne zyre, shefi shkoi dhe u kthye nga seminari (Tirane), vjen ne zyre e me therrasin ne drejtori, me bejne shantazh dhe presion te gjithaneshem moral e psikologjik, ku me detyrojne te hedh firmen ne prokoll duke me thene gojarisht qe kjo firme eshte vetem per pjesemarrje ne mbledhje!
Me vone pregatisin shkresat e datave 19 dhe 20 qershor 2014 !
Jam e terrorizuar prej shantazhit dhe presionit te ushtruar te parapregatitur duke ditur drejtuesit qe une dhe familja ime kemi kaluar dhe po kalojme dhimbje te forta pasi kam humbur motren time te vetme 23-vjecare ne Tragjedine e Otrantos ( mars 1997) dhe vellane e vetem qe ka mbaruar studimet e larta ka 8-vjet i papune, sepse eshte i majte dhe ka marr pjese vazhdimisht ne qendren e votimit te zones sone, ndersa prinderit pensionist & invalid .
Por mbi te gjitha vuajtjeve te mia e te familjes sime ne dosjen time te DRSH-se une qe prej 2011 jam dhe e ndara nga familja, pra ekziston certifikata ime familjare e ndare qe ne 2011 si kryefamiljare, por tashme mbetem e hedhur ne udhe-ndaj mirepres DREJTESI DHE VETEM DREJTESI, i nderuar Kryeminister!
Kerkoj te zgjidhet çeshtja ime, qe te kthehem ne vendin e punes pasi jane te qarta dhe te paramenduara qysh prej ardhjes se drejtorit te ri ne institucion keto veprime ,kur ne 10- vjet une nuk kam marre asnje vrejtje dhe nuk kam ndryshuar kurr vendin e punes por te tjeret kane ardhur dhe kane ikur ne ate vend , pra nuk kane qendruar as 3-muaj.
Ne pritje te kerkeses sime teper humane ne doren tuaj,pres te mos kete me lote familja ime ne kete DISKRIMINIM QE PO ME BEHET SI TE ISHTE MARSI i 1997 KU HUMBA MOTREN TIME NE ATE TRAGJEDI TE TMERRSHME E TRAUMATIKE !? ME DUHET TE VUAJ UNE DHE FAMILJA IME!
Me respekt: Brunilda BOCOVA !