Projektet rajonale të përbashkëta/Paquet takon ministrat Gjosha, haxhinasto e Ahmetaj

3 Dhjetor 2014, 13:18Politika TEMA

Projektet e përbashkëta rajonale ishin në qendër të takimit që ministrat Klajda Gjosha, Edmond Haxhinasto dhe Arben Ahmetaj zhvilluan me Drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian Jean Eric Paquet

Forcimi i lidhjeve ekonomike rajonale dhe projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në 4 fushat konkrete (infrastrukturë, energji, SME investim në burime njerëzore ,  turizëm)   ishin pikat kryesore të diskutimeve gjatë këtij takimi.

Fryma e bashkëpunimit e theksuar edhe në Konferencën e Berlinit të zhvilluar në 28 gusht 2014, u cilësia  e domosdoshme për të nxitur reformat në vendet e rajonit, duke u bërë shtysë në  integrimin e mëtejshëm të tij.

U ritheksua gjithashtu se përqasja ndaj problemeve politike, socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor,   kërkon gjetjen nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian  të zgjidhjeve të përbashkëta.

Paquet,  nënvizoi se është i nevojshëm një investim nga të dy palët: nga vendet e rajonit për të  gjetur konsensusin për të investuar në atë çfarë është e rëndësishme në zhvillimin e rajonit, dhe nga vendet anëtare të BE-së dhe vetë BE-ja për ti mbështetur ato financiarisht.

Gjithashtu u theksua se përdorimi  sa më efektiv i mekanizmave konkretë  në lidhje me përzgjedhjen e projekteve, në nivel kombëtar dhe rajonal për të shfrytëzuar sa më mirë burimet financiare që mund të përthithen për realizimin e tyre. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje