Bushati-Venizellos: Zgjidhja e toponimeve, dëshmi për të ecur përpara

3 Dhjetor 2014, 12:35Politika TEMA

Në kuadër të Ministerialit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një takim dypalësh me homologun e Greqisë, Evangjelos Venizellos.

Të dy ministrat vlerësuan ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe si dhe shprehën vlerësimin për gjetjen e zgjidhjes së toponimeve si një dëshmi konkrete e vullnetit për të ecur përpara dhe si një çështje me impakt të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Ata shprehën kënaqësinë për riaktivizimin e komisioneve dypalëshe si mekanizma reale për te zgjidhur çështjet me të cilat përballen qytetarët dhe si katalizatorë të cilët i shërbejnë ndërtimit të besimit reciprok mes palëve.

Bushati e Venizellos shprehën rëndësinë që kanë trajtimi i të gjitha çështjeve në kuadër të realiteteve të reja në përputhje me frymën e fqinjësisë së mirë dhe përkatësisë evropiane të të dy vendeve njëherësh anëtare të NATO-s.

Ministri Bushati shprehu falënderimet e tij për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje