Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka qenë i ftuar në “Zonë e Lirë” ku u është përgjigjur pyetjeve rreth situatës politike në vend, raporteve me Edi Ramën, luftës së forcuar kundër korrupsionit por edhe për rrëmujën që shkaktuan portretet e Enver Hoxhës.
Ilir kam një surprizë për ty (vendosen disa foto të Enver Hoxhës në sallë)..
Ju bëni si të doni, unë nuk kam frikë nga fotot.
Si do bëhet në të ardhme, do t’i evitoni këto portrete ?
Ka dy elementë. Qëndrimi im është ky, 29 nëntori nuk është 16 tetori. Ka një ditëlindje për Enver Hoxhën për ata që e duan. Kjo është e gabuar. Është e gabuar për nostalgjikët e Enver Hoxhës. Sepse duke dalë Enver Hoxha në plan të parë përsa i takon luftës, kjo do të thotë, që ky të kthehet në debat ndarës për vlerat e luftës. Identifikimi me individin. Nuk është e ndarë, sepse lufta është një vepër e të gjithë popullit shqiptar. Është një vepër e padiskutueshme e komunistëve, sepse shumica e tyre dhanë jetën, Qemal Stafa, Vojo Kushi, Margarita Tutulani, Vasil Shanto, e kështu me radhë, ishin të tillë. Por është e të gjithë patriotëve shqiptarë, pasi Mujo Ulqinaku nuk ishte komunist, nuk i tha kush, nuk ishte krijuar as partia Komuniste, që doli e luftoi e dha jetën në 7 prill. Dhe shumë figura të tjera patriotike, nacionaliste etj. Kështu që vendosja e portreteve të Enver Hoxhës është një veprim shumë i gabuar edhe për përkrahësit e tij sepse e sposton vëmendjen nga vlerat e luftës që është e të gjithë populli shqiptar dhe që ishte në interes të popullit shqiptar në një debat që ishte diktator, s’ishte diktator, ishte luftë, s’ishte luftë. Së dyti nuk është veprim i logjikshëm dhe realist, sepse vazhdojnë akoma me kultin e individit, thonë që Enveri nuk bëri luftë. Kjo nuk është e vërtetë. Ajo luftë do të bëhej, sepse kemi të bëjmë me ca konjuktura të tjera të raporteve ndërkombëtare. Së dyti e thamë rezistencën e 7 prillit. Kemi krijimin e çetave partizane në Pezë, në Skrapar e në shumë zona të Shqipërisë që kanë ndodhur më parë se sa të krijohen Partia Komuniste.
Cili është qëndrimi juaj personal ?
Qëndrimi im personal është që këto portrete janë veprime absurde të atyre që i ngrenë sidomos në ceremoni shtetërore dhe zyrtare, që nuk kanë lidhje me ne dhe me gjithë filozofinë tone, përsa i përket luftës dhe vlerës së saj, sepse lufta i takon gjithë popullit shqiptar. Natyrisht jo atyre që bashkëpunuan me fashizmin dhe nazizmin. Tjetra është, që ne jemi për të ecur drejt një vlerësimi objektiv të historisë, pa ngarkesa, pa mllefe pa histerizma.
Nëse ato të dalin në një ceremoni tjetër, a do ta ktheni kohën prapa për të parë apo do të jeni indiferent?
Shiko unë do të rri indiferent se përmendet edhe rastin e ambasadorit amerikan, po ju them diçka. Diktatura nuk është ndonjë gjë e veçantë, pasi në kushtetutë ishte parashikuar se ishte një diktaturë e proletariatit ishte një sistem i deklaruar dhe ashtu si dhe gjysma e Europës pavarësisht se ky ishte një variant më i ashpër dhe dramatik për popullin tonë. Por e rëndësishme në këtë histori është që ne të heqim dorë nga përpjekjet, që për shkak të një qëndrimi politik dikur në kohën e luftës, apo gjatë sistemit komunist, apo gjatë tranzicionit përpiqemi të rrëzojmë një vepër monumentale të popullit shqiptar që është Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare. Sepse ka kombe të tjera të Europë që nuk kanë shkrepur asnjë pushtë kundër fashistëve dhe kundër nazistëve dhe sot përpiqen të shpikin dëshmorë, pra të gjejnë njerëz që kanë vdekur rastësisht dhe të thonë se ky ka është vrarë, ky është bombarduar.
Dhe sot përpiqen që të shpikim dëshmorë. Pra të gjejnë njerëz që kanë vdekur edhe rastësisht dhe të thonë që ky u bombardua, ky rezistoi. Ne kemi me qindra dhe me mijëra…
Pra LSI s’ka ftuar njeri me portretet e Enverit?
Jo, absolutisht.
Po është thënë që edhe Edi Rama?
Jo, absolutisht.
Por ndërkohë thua t’i mund të jetë mundësia e këtyre të opozitës që mund ta kenë bërë për provokim?
Shiko, janë të ndryshëm, ku ka shumë njerëz që dalin dhe thonë jemi komunist, s’ka asnjë problem punë e tyre, por është vend i gabuar në ceremoni zyrtare, shtetërore që të bëhet kjo gjë.
Nëse ndodh herë tjetër, cili do të jetë reagimi yt?
Unë shpresoj që kjo gjë të mos ndodhë. Unë nuk kam frikë nga portretet.
Po hyjmë te rubrika nga ke humbur Ilir? Ilir, shumë interesante është sepse një nga axhendat e fundit që ndoqëm me shumë interes ishte projektbuxheti 2015. Nuk po flas nga opozita sepse ajo bëri debat nga jashtë, por pati debate midis LSI-së dhe PS-së. Dukej sikur ka një fillim krisjeje midis dy partive tuaja të koalicionit, ky është një perceptim edhe pse unë nuk e besoj për vete. Dikush mund të thotë po pse krisje? Te industria fasone për shembull, që ju si LSI e keni pasur me shumë përzemër dhe keni bërë edhe fushatë për këtë punë, papritur u vu re që qeveria, pjesa e Edi Ramës, nuk e mbajti fjalën duke mos i dhënë ato 5 milionë dollarë që duheshin shtuar. Z. Petrit Vasili u ngrit atje dhe bëri debat duke u përfshirë dhe Erjon Veliaj dhe papritur, ajo që nuk e priste askush, pate edhe t’i një batutë me Edi Ramën. Ti ia pret fjalën Edi Ramës dhe i thua z. Rama unë komunikimin zyrtar sa i përket Rregullores e kam me Kryetarin e grupit parlamentar Gramor Ruçi. Është teatër apo ka një konflikt real, aq sa i vogël mund të duket?
Po të mos kisha qenë vetë atje dhe ta dëgjoja për herë të parë nga ju vërtet do të krijoja bindjen se paska ndonjë problem të rëndësishëm. Por absolutisht në radhë të parë debati është shumë pozitiv dhe i shëndetshëm, aq më tepër kur diskutohet për projektbuxhetin që ka të bëjë me të gjithë qytetarët dhe taksapaguesit. Aq më tepër kur kemi të bëjmë me mungesën e opozitës në Parlament e cila duhet të japë alternativat e saj përballë qeverisë dhe debati ka qenë mjaft i gjallë në të gjitha komisionet. Nuk ka qenë thjesht një debat PS-LSI, përkundrazi, ka qenë një debat ku kanë marrë pjesë dhe kanë ngritur probleme dhe shqetësime të gjithë deputetët e PS-së dhe të LSI-së.
Tani të vijmë tek problemi tjetër. Nuk kemi të bëjmë me prerje fjale, por me një sqarim të një momenti kur deputeti i dashur shumë edhe për ty, z. Fino, dha një amendament dhe z. Braçe në emër të komisionit dha qëndrimin e Komisionit të Ekonomisë. Z. Fino insistoi që të votohej, sepse sipas tij, këtë amendament ai e kishte paraqitur, por në fakt formalisht ky amendament nuk ishte në dokumente. Z. Rama nga ana e tij u përpoq që të arrinte një kompromis midis të dyve duke shprehur mendimin e tij. Pastaj mua më duhej të mbaja një qëndrim. Nuk pati ndërhyrje që të respektohej në mënyrë strikte Rregullorja përpara se të bëhej një votim për amendamentin e z. Fino, i cili formalisht nuk ekzistonte në dosjen time dhe të deputetëve. Ndërkohë që Rregullorja e thotë qartë që amendamenti duhet dorëzuar 24 orë përpara dhe deputetët duhet ta kenë përpara. Z. Ruçi ndërhyri në emër të grupit dhe kujtoi Rregulloren që në këtë rast nuk ishte respektuar në mënyrë strikte. Pra kjo ishte e gjithë historia. Nuk ishte kaq dramatike. Unë mendoj se ishte shumë situatë normale.
Pra gjithçka ishte “ok” me Ed Ramën?
Po sigurisht.
Është krijuar perceptimi që me arrestimet e fundit që po bëhen gjithandej në Shqipëri , më shumë po arrestohen njerëz të LSI-së dhe sigurisht që perceptimi është totalisht i saktë. Rasti i fundit i Lizës nga Lushnja ose për shembull është folur për një arrestim të Viktor Tushës që është kryetar i Bashkisë së Lezhës dhe është i juaji. Ti vetë personalisht je komplet i distancuar nga kjo që po ndodh? Pra nuk të intereson që në publik po krijohet perceptimi që njerëzit e LSI-së, Ed Rama po i fut brenda?
Së pari unë do të isha i shqetësuar nëse nuk do të kishte arrestime sa i takon luftës kundër korrupsionit. Pse? Sepse të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që ky është një fenomen mjaft shqetësues. Së dyti absolutisht që nuk ka asnjë shqetësim për cilindo që shkel ligjin dhe që bën korrupsion.
Kjo është e përgjithshme?
Kjo është e përgjithshme dhe përveçme,
Si do i përgjigjeni publikut që ka këtë perceptim?
Nuk mendoj se ky është perceptimi i publikut. Kjo mund të jetë një përpjekje për të krijuar një perceptim.
U hapën llafe se Viktor Tushën donin ta arrestonin?
I hapën llafet një portal që merr porosi dhe që sponsorizohet për të hapur llafe. Në rast se dikush ka një denoncim për një shkelje të ligjit të Viktor Tushës dhe të çdo njeriu tjetër të LSI-së, e çon në Prokurori dhe e ndjek prokuroria, e ndjek gjykata e kështu me radhë. Çfarë problemi ka? Në rast se ka një interes politik për të dëmtuar një figurë për arsye të caktuara, ka një lojë, ka një insinuatë, kjo është tjetër gjë. Por përsëri verifikohet, nuk ka asnjë arsye që unë të jem i shqetësuar.
Por për drejtoreshën arsimore të Lushnjës, Liza Tabaku e cila tani që po flasim është në burg?
Prokuroria, gjykata, policia të zbatojnë ligjin me forcën më të madhe ndaj Lizës dhe ndaj çdo Lize që do të jetojë në botën e çudirave dhe që nuk do të jetojë në botën e ligjit dhe në botën e respektit ndaj qytetarëve të vet në radhë të parë. Kjo duhet të jetë e prerë për çdo njeri dhe nuk ka asnjë lidhje as me LSI-në dhe me asnjë forcë politike, absolutisht. Prandaj po ta them edhe një herë se do të isha i shqetësuar po të mos kishte arrestime, por në rast se merr lekë për të emëruar mësues, për të emëruar sanitarë, për të emëruar mjekë për të bërë shumë gjëra të tjera, në raste se në hipotekë i vonohet dosja qytetarëve…
Kjo do të thotë se këto njerëz prezumohen të pafajshëm, sepse akoma nuk janë dënuar në gjykatë…
…Tani atë çështje do ta shikoni dhe ju, do ta ndjekë kushdo në vazhdimësi. Nuk po them që është fajtore apo nuk është fajtore, por ligji të veprojë me forcën më të madhe, ndaj kujtdo. Ndaj Lizës dhe ndaj çdo lloj Lize, fenomenit, që do të jetojë në botën e çudirave. Në qoftë se dikujt nuk i mjafton të ketë një pozicion drejtues, kur shumë njerëz të tjerë janë pa bukë, por kërkon edhe të marrë lekë për emërime dhe për punë të tjera, ku e di unë se çfarë, siç thotë Prokuroria apo policia, natyrisht që këtë fat dhe këtë fund do të kenë të gjithë. Dhe nuk ka shans askush që të kërkojë strehë dhe përkrahje në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pastaj me lojërat politike ne jemi mësuar në Shqipëri, nuk ka asnjë lidhje.
Ju po thoni se nuk ka asgjë tendencioze nga ana e Policisë dhe Edi Ramës për të arrestuar sidomos persona që janë pjesë e LSI-së...
Nuk kam asnjë arsye të mendoj këtë gjë. Nuk kam asnjë arsye për të qenë i shqetësuar për këtë gjë, sepse edhe nëse ka një tendencë, kjo tendencë lexohet dhe kjo tendencë natyrisht, që nuk është e mirë për vetë qeverisjen si filozofi. Por nuk është një arsye kjo për të mbrojtur një njeri apo shumë njerëz të LSI-së që shkelin ligjin, përkundrazi.
Këta njerëz prezumohen të jenë të pafajshëm, përderisa një person nuk është dënuar nga gjykata nuk do të thotë se ka shkelur ligjin…
Tani prokuroria e ka thënë ata gjë dhe ka të drejtë ta thotë. Policia e ka thënë, tani ta shikojmë këtë proces. Në fund fare do të ketë rezultate.
Nëse ky person nga gjykata del i pafajshëm a do të keni të njëjtin qëndrim?
Nuk mund të them se cili do të jetë qëndrimi im. Qëndrimi im është ligji dhe vetëm ligji, asgjë tjetër. Qëndrimin tim besoj se e dëgjove. Ne do ta shikojmë të gjithë këtë proces. Nëse del se ka gënjyer policia, ka gënjyer prokuroria, etj., kjo është tjetër gjë. Jo se nuk kanë gabuar dhe jo se janë të pagabueshme dhe jo se janë institucione me një integritet të paparë, sepse në këtë ambient janë, ndikohen edhe nga interesa lokale, edhe nga lojëra të caktuara, absolutisht. Por nuk kemi pse t’i paragjykojmë këto. Nuk kemi pse t’i dalim në mbrojtje këtij fenomeni, prandaj ta them se do të isha i shqetësuar nëse nuk do të kishte arrestime. Po, do të isha i shqetësuar se do të thosha çfarë po ndodh?
Të mos harrojmë edhe një problem tjetër se kjo mazhorancë ka treguar edhe një ndjenjë të rëndësishme reflektimi. Ka bërë opozita akuza për individë të caktuar që kanë qenë në krye të institucioneve që mund të kenë bërë shkelje ligji? Ka bërë verifikimet dhe në rastet kur ka rezultuar e vërtetë, janë marrë masat. Janë hequr, janë larguar nga puna, janë arrestuar, kanë shkuar për ndjekje penale e kështu me radhë. Dhe mendoj që kjo është ndjenjë mjaft pozitive.
Gjithsesi ka një dimension politik dhe njerëzor në gjithë këtë histori…
.
Njerëzore është të vijë keq për një njeri që është pa punë. Por nuk është njerëzore të të vijë keq për një drejtues, i cili kërkon të fusë dorë në xhepat e të tjerëve, të atyre që janë pa punë. Nëse një drejtor i merr 3 mijë euro, i merr 5 mijë euro një mësuesi i merr rrogën e dy vjetëve, këtu ka mbaruar i gjithë morali i gjithë këtij sistemi. Kjo është histori e përfunduar. Pra nuk duhet të ketë keqardhje dhe mëshirë për asnjë njeri, për askënd.
Ilir Meta njihet si njeriu, si politikani, si lideri i një force politike që ka dhënë që në fillim të karrierës së tij, shembujt e një morali komplet tjetër në politikë dhe me njerëzit që e rrethojnë. Që do të thotë se Ilir Meta është njeriu që nuk i braktis shokët dhe shoqet e partisë, njerëzit të cilët kanë punuar për të. Në këtë rast, po marr Lizën si fenomen, është e braktisur prej teje apo jo? Vazhdojnë këtë njerëz të kenë të njëjtin Ilir Meta përballë, një njeri që i mbronte kur nga të tjerët ata quheshin fajtorë apo jo?
Ilir Meta mbron ata persona që kanë presione, shantazhe, por nuk mund të mbrojë kurrsesi njerëz, të cilët shkelin besimin e Ilir Metës dhe besimin e LSI-së, dhe ligjet e shtetit në radhë të parë. Përkundrazi, madje kjo është porosia e parë që u është dhënë dhe u jepet të gjithëve, nga ministri e deri tek punonjësit.
Si është puna me Haxhinaston tani? Kam dëgjuar deputetë të mazhorancës që po e sulmojnë dhe po i thonë pse nuk ke mbaruar rrugën në afatin e duhur…
Absolutisht, unë mendoj që Haxhinasto është shumë i përgjegjshëm si ministër në vlerësimin tim dhe natyrisht që fondi i investimeve në infrastrukturë është relativisht i kufizuar ashtu sikurse pjesa kryesore është për vazhdimin e shumë veprave me karakter elektoral që nisën në të kaluarën, por nuk mund të lihen përgjysmë dhe për shkak të degradimit dhe të rritjes së kostove për përfundimin e tyre. Megjithatë, çdo kritikë duhet marrë në konsiderate, duhet reflektuar dhe nuk duhet parë si tragjedi.
Kemi rastin e një tjetër ministri të LSI-së, të ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, me disa ndryshime në ligjin e KLD-së, të cilat në fund rezultuan me shkarkimin e dy emrave të përveçëm. Pyetja ime është, a ka besueshmëri mazhoranca për realizimin e kësaj reforme apo jo?
Absolutisht që mazhoranca ka vendosmërinë për ta çuar deri në fund këtë reformë dhe jo e vetme, por duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët vendas dhe më partnerët ndërkombëtarë. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që reforma në fushën e drejtësisë është kusht kryesor për të rritur standardet e zbatimit të ligjit në vend dhe që do të reflektohet edhe në standardet ekonomike dhe shoqërore dhe njëkohësisht për të ecur më shpejt drejt procesit të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.
Në një kohë kur po i afrohemi zgjedhje të ardhshme vendore, a mendoni se po sfumohet roli i LSI-së, Edi Rama është gjithandej me pinca në dorë, njeriu që po mundohet të vërë shtetin ligjor, ndërkohë që LSI-ja duket pak si në hije. Është një perceptim jo vetëm i imi, po i shumë kolegëve të mi gazetarë. Ju jeni të kënaqur apo çfarë po ndodh?
Po ndodh diçka shumë normale i takon Kryeministrit të jetë më protagonisti i qeverisë, sepse është përgjegjësi për të gjithë qeverinë dhe për të gjitha prioritetet dhe kjo është fare normale dhe ne e përshëndesim këtë gjë. LSI-ja punët i ka shumë mirë, e rëndësishme është që qeveria të vazhdojë të ecë më shpejt. Nuk ka ndonjë shqetësim LSI-ja për mungesë protagonizmi. Ka aq protagonizëm sa duhet dhe ky protagonizëm është në radhë të parë një protagonizëm që shprehet në përpjekjet e saj konstruktive në mbarëvajtjen e qeverisë. Nuk është ndonjë garë për të dalë me pinca, përkundrazi. Është shumë pozitive, çdo aksion për të forcuar zbatimin e ligjit është pozitiv, u shërben të gjithëve, edhe pse për momentin mund të prekë interesat e disave.
Çdo medalje ka dy anë. Disa thonë bravo Rama që po bën shtet dhe ka disa të tjerë, të cilët thonë se në këtë vend të varfër si Shqipëria, a ja vlen që edhe pse diagnoza të jetë e mirë, mënyra e kurimit të jetë e tmerrshme? Ju keni thënë dikur se do të preferoje lopatën në vend të kazmës…
Po, dhe këtë e them prapë ashtu siç më duhet me të them me bindje të plotë, se varfëria nuk është një justifikim për të shkelur ligjin. Përkundrazi, shkelja e ligjit e thellon varfërinë dhe pabarazinë në një shoqëri demokratike dhe në këtë drejtim duhet t’ju them se për shembull rasti i energjisë elektrike, që ju përmendet.
Po qe honey shallin e kuq, simbolin e gjakunt te te reneve ne LUFTEN NACIONAL CLIRIMTARE, me urdher te ARVIZUSE , ju dhe klika juaj e moluskeve – si do ta quanit ZOTI MBETA!
LIRI, DIKTAT, DEMOKRACI, SERVILIZEM, PERDHOSJE TE GJAKUT TE DESHMOREVE, TRADHETI NDAJ VLERAVE DHE HISTORISE SE KOMBIT, BYTHELEPIRJE PER KARIGE, APO GENOCID NDAJ FAMILJEVE TE TE RRENEVE NE LUFTE?
Dhe mos haroni ZOTI MBETA, por qe zot nuk jeni. Jan plot 28.000 te rene ne lufte qe kan pas te aferm dhe familje qe ti me paturpesi u kerkon vota…….
Dhe mos haro ZOTI meta jane 1.000.000 ( million ). VETERANET qe nuk ja u hsuan dot jeten ti, kane femije…..
Dhe duhen nderuar se ndertuan Shqiiperine qe VODHE dhe shkaterove ti mor sktapali…..
Dhe eshte Laberia ajo qe der dhi gjakun lum edhe Jo skrapari I dhive te tua……
Si do qe te justifikohesh nuk ka koment por vetem nje emer
KRIM NDAJ VLERAVE DHE HISTORISE SE GJALLE
TURP TE KINI, VODHET SA DESHET DHE PO NA TREDONI DHEMBET….
Ka shkuar hajduti 700 karatesh tek ordineri 700 karatesh. dmth ka gjetur tenxherja kapakun dhe fatkeqesia jone si popull me nivel te ulet eshte se pjesa me e madhe e llumit dhe injorances qe quhen votues vazhdojne te votojne keta hajdute dhe kriminele. ne cdo vend tjeter e ashtuajtura parti lesheli (lsi) do te ishte shkrire me kohe dhe ky qe del si mesia dhe luan rolin e kingmaker do te ishte kalbur ne burg…helbete albanistan
dhe kush flet,fytyra me e degjeneruar e politikes shqiptare…….!!!!
BURG BURG BURG BURG BURG BURG
DHE SEKUESTRIM PASURIE
SEKUESTRIM PASURIE
SEKUESTRIM PASURIE
SEKUESTRIM PASURIE
SEKUESTRIM PASURIE
Titulli i artikullit nuk ka asnje lidhje me permbajtjen e tij. Beni nje kurs kualifikimi per artikullshkruesit
po deshet mos e jepni komentin tim po idiotesira te tilla vetem tek politikanet tone idiote e injorante mund te degjosh ne asnje vend tjeter Si komenton ky krye koka e korupsionit ILIR META.Se udheheqes i luftes nuk eshte po diktator eshte kur populli sipas tij udhehoqi luften pa koke si u drejtua ne 40 e ca vjet nga nje nje diktator i pa njohur me pare .Kjo e majte eshte frikacake e meshte dhe e koruptuar deri ne gryke qe seshte e zonja te mbroje patriotet e ata qe i dhane luftes Si si pelcasin syte qe e djathta edhe pse e diskritituar ne lufte si bashkepuntore e pushtuesve nga aleatet mbron e ngre ne piedestal tradhetine.KY krye hajdut duhet te jape llogari per vjedhjet dhe korupsionin masiv qe ka bere pasaj te flase per korupsionin. Se nje fytyre e ndotur nuk mund te flase per nje fytyre te lyrosur
Bravo Ilir Meta.Pergjigje shume te sakta dhe denjitoze ngaj nje gazetaruci sevil,i pacipt,provokator,pa asnje moral si Arjan Cani.Te gjitha pyetjet e tij ioshin provokative dhe me tendence por fale pergatitjes tende ne te gjitha pikpamjet ai doli si” rrua e qethur “siç thote populli.Une habitem vetem per nje gja perse njuk braktiset ky palo gazetar ne studiot e TV Klanit,le te therrase gazetazruc si ai, kengetaruc si ai,politikanoruc si ai?
Manipulator.
ju s’jeni veq kalimtare, ata qe vlejne, koha i ruan. Dhe enverin sapo ka filluar ta rekuperoje.
KY TANI KA FILLUAR DHE BEN SI I MODERUAR !! SIKUR S’KA LIDHJE FARE ME KORRUPSIONIN !! KY QENKA ENGJELLI NE SHQIPERI SE SHQIPTARET E HARRUAN !!!
Shoqëria Shqiptare ka një kompleks “Enverjan” ndaj enverizmit,
ajo do ta zhduk atë me metoda enveriste si për shëmbull
“pa ligj””me urdher”‘me politikë””me fyerje e denigrime”.
Por asnjë ligjvënës nuk propozon ne sallën e kuvendit një ligj
për ndalimin ose kufizimin e çfaqjeve të “En’verit dhe en’verizmit”
Nuk përmëndet që kryetari i bashkis së kryeqytetit është zgjedhur
në sajë të 210 votave të partis komuniste të të ndjerit Hysni Milloshi,
sipas marveshjes parazgjedhore, kur diferenca e “fitores” ishte vetëm 10 vota.
Kjo mbështetje komuniste Shqiptar bëri që z.Lulzim Basha
me propozim të komuistit më legjendar të vëndit,
të marë dhe kreun e Partis Demokratike (PD)
Tani kudo që sheh një portret të shpetimtarit të tijë,
si hajduti që ka vjedhur ai thërret “kapeni hajdutin”.
Ky eshte bastardi i politikes Shqiptare, ky duhet te zhduket nga politika por me para ti meret e tere ajo pasuri qe i ka vjedhur popullit ne te gjithe karieren bastarde te tije…….. ptuu fare e keqe