Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Qeverinë dhe klientelën e saj në lidhje me mosndryshimin e cmimit të naftës në Shqipëri, të cilin e konsideroi si më të lartin në Botë.
“Ka vetëm një vend në Europë dhe në planet ku rënia 40 përqind e çmimit të karburanteve në tregun global nuk reflektohet thuajse fare në çmimet e karburanteve në tregun e brendshëm. Ky vend është Shqipëria e dyshes së oligarkëve, Rama-Meta.
Në njërën anë, janë taksat e larta që ka vendosur kjo qeveri, ndër më të lartat në Europë e në botë.Në anën tjetër është kontrabanda, nxitur dhe koordinuar nga qeveria, nga kupola mafioze qeveritare me klientët e saj që operojnë në fushën e prodhimit, importimit dhe tregtimit të karburanteve. Qeveria, me vetëdije, i lejon këta kliente të blejnë 40% më lirë dhe t’ja shesin popullit 40% më shtrenjtë”, theksoi Basha.
Në vijim ai shtoi se në gjithë botën, prej më shumë se 3 muajsh çmimi i naftës ka hyrë në një spirale të përshpejtuar rënie.
“Sot në tregjet botërore nafta është rreth 40 përqind më e lirë se tri muaj më parë.
Konsumatorët kudo në botë po blejnë sot nënprodukte nafte me çmim më të lirë, ç’ka ndikon drejtpërsërdrejti në mirëqenien dhe rritjen e kursimeve në xhepat e tyre.
Ata po kështu po përfitojnë nga çmime më të ulura që vijnë nga ulja e kostove të mallrave e shërbimeve, të cilat e kanë transportin një zë përbërës nga më të rëndësishmit e këtyre kostove. Kjo ka rritur fuqinë blerëse dhe po jep ndikim edhe në rritjen e konsumit kudo në botë.
Ka vetëm një vend në Europë dhe në planet ku rënia 40 përqind e çmimit të karburanteve në tregun global nuk reflektohet thuajse fare në çmimet e karburanteve në tregun e brendshëm.
Ky vend është Shqipëria e dyshes së oligarkëve, Rama-Meta.
Çmimi i karburanteve në Shqipëri vazhdon të jetë ai që ka qenë tre muaj më parë, ndër më të lartët në botë. Jo pak më i lartë, por shumë më i lartë se çmimi në vendet e zhvilluara të Europës. Dhe kur fuqia blerëse e shqiptarëve është 3 herë më e vogël se fuqia blerëse mesatare e konsumatorëve Europianë atëherë çmimi i naftës në Shqipëri përbën një rekord “Guiness””, tha Basha. /gj.k/
Z.bASHA kete gje ia thuaj ministrit perkates ne terrpelanc ne parlament …
Deri dje kur pyesnin Saliun se pse nuk bie cmimi ne Shqiperi kur ne tregun nderkombetar ulej deklaronte; “nuk nderhyjme ne cmimin e karburanteve pasi eshte treg i lire” kurse tani e paska fajin Rama…palaco,oligarkia e sateme.
PSE nuk e ulet ju te PD kur ishit ne pushtet,po e late tek 2000 lekshi populli nuk harron,sot cmimi ka rene pak 100lek.
Nano cmimin e naftes e la kur iku 700 leke(te vjetra) Berisha yt e coi 1700 ,megjithese nje fuci atehere ishte si tani me me pak se 100 dollare ne tregjet nderkombetare,nuk jeni me te ndershem se keta edhe ju,u late ketyre nje fushe mbushur plot me mina me sahat neperkembe.
Pse sa ishte oligarkia Berisha mos u ul gje o bythpambuk i bashkies
Flet kot z.Basha. Ne Rumani cmimi benzine 95 me 05 gusht 2014 ishte 1.402 euro/liter(196 lek). Me 5 tetor 2014 ishte 1.371 euro/liter (192 lek). Sot me 5 dhjetor 2014 eshte 1.315 euro/liter (184 lek). Pra qe ne gusht 2014 e deri ne dhjetor 2014 ka rene me 6.16% .
Vetem Cipro, Polonia dhe Bullgaria ka cmimin me te vogel se rumania me disa cent te gjitha vendet e tjera e kane me shtrenjte.
Eshte e vertete qe kane rrogat shum me te medha vendet e zhvilluara por ne Rumani paga minimale baze eshte 25.000 lek ose 180 euro.
Cmimi duhet zbritur se eshte i larte per shqipetaret por nuk duhet spekulluar me shifrat.
Ja kaloshi mire.