Kryeministri në Shkodër për legalizimet/ Rama: Shtëpitë që preken nga rikonstruksioni i stadiumit do të kompensohen me vlerën e tregut

5 Dhjetor 2014, 12:48Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa çertifikata legalizimesh në Pallatin e Sportit në qytetin e Shkodrës, ndërsa vizita e tij është paraprirë nga një protestë e pronarëve të shtëpive që rrezikojnë të prishen si rezultat i rikonstruksionit të stadiumit “Loro Boriçi”.

Në qytetin më të madh verilidnor të vendit do të shpërndahen rreth 700 certifikata legalizimesh, duke i dhënë kështu mundësinë pronarëve të tyre të gëzojnë shtëpitë , duke e kthyer ato në legjitime.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama shpreh se po bëhen legalizime në një zonë ku, në 8 vjet u bënë 1400 të tilla nga 21 mijë deklarime.

“Në 7 muaj kemi bërë një punë kolosale për familje që presin prej vitesh. Me ndarjen e re territoriale do jetë më e lehtë që ky proces të ecë përpara”, tha Kryeminstri Rama.

Ndërsa kreu i Aluiznit Artan Lame u shpreh se po punohet për legalizimin e zonës brenda qytetit.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në rrjetin social “Twitter” per legalizimet falas që jane shpërndarë sot në Shkodër:  “Shkodër: 700 legalizime të tjera falas që e çojnë në më shumë se 1400 numrin për rrethin dmth më shumë se në 8 vjet:-)”.

Në një tjetër postim Rama shkruan “në Pukë në 8vjet veç 1 legalizim!!! Edhe ai mbi vijën e rrugës për të marrë lekët e shpronësimit!!!100mln dëm shtetit”.

Ndërkohë në lidhje me projektin për stadiumin, Rama ka shprehur vendosmërinë e Qeverisë për zbatimin e tij. Rama ka sqaruar se objektet që pengojnë zbatimin e projektit do të prishen vetëm pasi pronarët e shtëpive të kompensohen.

Këto sqarime Rama i bëri gjatë takimit me pronarët e këtyre shtëpive, të cilët prisnin prej disa orësh një sqarim nga Kreu i Qeverisë.

“Fillimisht do të bëjmë kompensimin e banesave me vlerën e tregut dhe më pas do të ndërhyhet vetëm në ato banesa që pengojnë zabtimin e projektit për rikonstruksionin e stadiumit Loro Boriçi”, sqaroi Rama.

Në vijim ai shtoi se stadiumi do të bëhet sipas standardeve europiane.

Gjithashtu Rama u ka kujtuar qytetarëve uljen me 80 % të vlerës së kamatvonesave nëse debitorët do të shlyejnë menjëherë detyrimet për energjinë e papaguar.

“Fluks i madh në sportelet e OSSHE deri natën! Kujtese: Kush paguan gjithë borxhin menjëherë ul 80% kamatevonesën. Respekt për kë paguan!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.  /gj.k/

3 komente në “Kryeministri në Shkodër për legalizimet/ Rama: Shtëpitë që preken nga rikonstruksioni i stadiumit do të kompensohen me vlerën e tregut”

  1. GEGA says:

    Qytetaret dhe te gjithe sportdashsit po presin me padurim kur po behet realitet fillimi i punimeve per te rregulluar stadiumin Vojo Kushi te Shkodres .

  2. NORA says:

    Na erdhi sot INUK ,PRISHE TENDEN PREJ DRURI se dota prishim ne ! Po i kemi bere dokumentat,eshte ne pronen tone ,na dhane kete dokument qe te mos na e prishni.E dime qe keni te drejte po prisheni,njehere ,pastaj te shohim ju japim leje dhe e beni prape!!!!!Si ju jane djegur shume te tjere!!!!!!EPO KJO PUNE!!!!!!ASKUJT NUK I PRISHTE PUNE,KOMSHIU QE KA ZENE RRUGEN KA PAGUAR,E KA ME LEJE!!!!!!!!bravo moj rilindje pa pune me le ,por me prish dhe ate strehez qe nuk i prishte pune askujt,me jep dhe te drejte,por prape ma prish DHE UNE QE PRISJA NE DHJETOR LEGALIZIMIN!!!!!!.Kush i ka zaptu hapsirat e ka paguar nuk i prishet,kush nderton nje tende druri ne pjese te vet PRISHE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje