Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito ndodhet në Berlin në samitin që po zhvillohet me pjesëmarrjen e kancelares gjermane Angela Merkel, me temë “Dixhitalizimi i Europës, mundësitë për gjeneratën e re.”
Pjesëmarrësit në këtë samit diskutuan mbi mundësitë e reja të punësimit për gjeneratën e re dhe ndryshimin e konceptit të punës induktuar nga zhvillimet e mëdha të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikicaionit.
Në fjalën e saj theksoi rëndësinë e përdorimit të teknologjisë në ditët e sotme, si dhe ndryshimet dhe zhvillimet që inovacioni sjell jo vetëm në jetën e qytetarëve por edhe në shërbimet publike ndaj tyre.
Ministrja Harito u shpreh se tashmë shteti shqiptar vetë është në një fazë të dixhitalizimit të tij, me qëllim për të ofruar shërbime publike përmes teknologjisë, duke bërë të mundur kështu që të ndryshojë jo vetëm mënyra e të punuarit por edhe koncepti i shërbimit ndaj qytetarit.
Në këtë drejtim Harito nënvizoi se shteti shqiptar ofron 1,300 shërbime, ku të gjitha pritet të kalojnë në procesin e dixhitalizimit.
“Teknologjia e informacionit është një mekanizëm që na ndihmon sot të punojmë dhe të zhvillohemi. Dixhitalizimi dhe teknologjia kanë ndihmuar botën të ndryshojë dhe ky ndryshim është një proces që nuk ka limit.
Shteti vetë është tashmë në fazën e dixhitalizimit. Mjafton t’ju përmend se në Shqipëri jemi duke dixhitalizuar të gjitha shërbimet publike.
Aktualisht ofrojmë rreth 1,300 shërbime dhe që të gjitha do të kalojnë në procesin e dixhitalizimit duke ndryshuar jo vetëm mënyrën e të punuarit dhe konceptin e shërbimit ndaj qytetarit”, u shpreh Harito.
Sipas Haritos, kjo ka edhe një avantazh sa i përket vendit tonë, që është popullsia e re të cilën Shqipëria ka, dhe aftësisë së përdorimit të teknologjisë nga ana e brezit të ri. Milena Harito u shpreh se popullsia e re që ka Shqipëria ka bërë që vendi ynë të ketë një përdorim të lartë të teknologjisë.
“Shqipëria ka një popullsi shumë të re dhe përvetësimi i ndryshimeve teknologjike është i shpejtë. Gjatë takimeve me të rinj në biseda mundohem t’i nxis marrjen e iniciativës për të punuar duke përdorur mjetet e teknologjisë së informacionit.
Të rinjtë sot kanë aftësi të jashtëzakonshme të përdorimit të teknologjisë, përdorimi i smartphones bëhet me lehtësi të lartë dhe sot me zhvillimet teknologjike duhet tu mësojmë gjeneratës së re si të zhvillimin e aftësië së kërkimit.
Në Shqipëri përdorimi i teknologjisë së informacionit është relativisht i lartë dhe në ditët e sotme kur teknologjia ndryshon, profesionet ndryshojnë edhe mënyra e të punuarit ka nevoj të ndryshoj”, tha Harito
Samiti po mbahet gjatë ditës së sotme në Berlin ku ndër të tjerë mbajtën fjalën e tyre kancelarja gjermane Merkel, përfaqësues të lartë të kompanive ndërkombëtarë si dhe profesor doktorë të Universiteteve më prestigjoze në Europë.
Aktiviteti ka si qëllim ndarjen e experiencave ndër shtetërore dhe mundësitë për nxitjen e gjeneratës së re për edukim bazuar në teknologjinë e informacionit dhe telekomunikacionit. /gj.k/
Dixhitalizimi i enteve te shtetit fillon nga xhestioni i dokumentacionit ne hyrje dhe ne dalje nga entet , strukturen workflow te perpunimit te tij nga organigrama e brendeshme , dhe arkivimin ne fazen finale ne formen e dosjes elektronike . Per fat te keq asgje nga keto qe permenda me siper nuk gjeta kur ju drejtova nje enti per te dorezuar nje kerkese . Si mund te pretendohet per dixhitalizim kur ne entet e shtetit shqiptar nuk egzistojne akoma programe xhestionale , dhe strukture te ngjashme me ” albo pretorio online ” per te ofruar nje minimum trasparence ne procedimentet administrative , apo funksionimin e nivelit politik ( kryetare bashkish , apo keshilla bashkiake ).