Presidenti Bujar Nishani njofton vijimin e procedurave për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë
“Në zbatim të Ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 8588, datë 15.3.2000” “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8682 dhe nr. 8683, datë 18 gusht 2014, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në vijim të procedurave, të cilat filluan më datë 10 tetor 2013 dhe vijuan më tej me datë 20 janar, për përzgjedhjen e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, si dhe me qëllim plotësimin e listës së konkurruesve me prurje të reja, ftohen subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Afati për të paraqitur kërkesat për kandidatët e rinj fillon ditën e premte, datë 5 dhjetor 2014 dhe përfundon ditën e hënë (15 dhjetor).
Të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:
1- Kërkesë me shkrim;
2- Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);
3- Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj.
4- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).
Mustaqe – Miu
me urdher te Berishes perpiqet te fusi ne konflikt qeverine Rama drejt destabilizimit Shqiperise.
Presidenti me derdiment qe ka pasur Shqiperia.
Po pse se hiqni kte mo aman mos lini me te na prishe pun si shtet e si popull se kto vetem te shkaterrojne dine.