Topi: Asgjë nuk është bërë për të ndëshkuar përgjegjësit për 21 Janarin dhe Gërdecin

4 Dhjetor 2014, 14:07Politika TEMA

Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi në  takime me strukturat e partisë në Korcë dhe Librazhd e cilësoi jashtëzakonisht të rëndë situatën në vend duke akuzuar për këtë shumicën në pushtet por dhe opozitën parlamentare.

Nga Korca, Topi deklaroi se shumica në pushtet po e trajton keq mandatin e fituar në 23 qershortë vitit të kaluar duke zhgënjyer dukshëm.

“Marrëdhënja midis qeverisjes së majtë dhe popullitcdo ditë  po shënon shkëputje,  asgjë  nuk mund të  justifikoë mungesën e një vizioni  të  qartëqeverisës”,  u shpreh Topi.

Sipas tij,  shumica e majtë ka nisur rrugën e tatëpjetës dhe të kapitullimit. Ai tha ndër të tjera se detyra e qeverisë është që me politikat e saj të mos bëj ndërhyrje drastike, ndërhyrjet e saj nuk duhet të përqëndrohen në stabilizimin e taksave duke rritur pagesat nga xhepi i qytetaritme qëllim shëndoshjen e buxhetit të shtetit.

“Nga kryeministri dhe institucionet e larta të shtetit kemi pritur të tjera reagime tha kryetari i FRD-së duke shtuar se deri tani askush nuk është bëri igjallë  për të vërtetuar akuzat për korrupsion në rrugën e Kombit e të tjera , nuk ka asnjë lëvizje për të ndëshkuar autorët e  përgjegjësit e Gërdecit dhe të  viktimave të 21 janarit.

Po kështu Kryeministri ishte në Krujë por nuk e kemi dëgjuar asnjëherë të ngejë zërin për të vendosur paradjrejtësisë ata që shkatërruan ekosistemin e zonës së Krujës.

Disa prej tyre janë transformuar në militantë të PS-së dhe ndjehen rehat në bizneset e tyre. Po kështu rehat dhe komod ndjehet dheish kryeministri i PD-së pavarësisht përgjegjësisë për dëmtimin skandaloz të mjedisit shqiptar”, tha kryetari i FRD-së në Librazhd.

Duke u ndalur në rolin e opozitës parlamentare kryetari i FRD-së nënvizoi se në Shqipëri njerëzit besojnë  se  shpresa  e vendit  është  opozita.

“Por   tek  ne  opozita  ka  braktisur  parlamentin,  katradhëtuar zgjedhësit  dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për situatën e rëndë ekonomike që  i la vendit”, theksoi Topi.

“Sot kërkohet të jetë një faktor i tretë që të mos jetë zëri i pushtetit por i qytetarit, Kjo është filozofia e FRD-së dhe me këtë filozofi do të shkojmë kudo nëpër Shqipëri edhe kur të tjerët kujdesen që zëri  ynë të mos dëgjohet.

Sot njerëzit duhet të kuptonë se celësi i artë vjen në momentin kur historitë e vjedhjes së zgjedhjeve të marrin fund, historia kur taksidarët e partive që vjedhinpopullin cdo ditë të katërvjecarit, të mos vinë ditën e fundit për të blerë votën qytetarit, vetëm atëherë do të ndryshojë historia , rregulli bazë i demokracisë”, u shpreh Topi. /gj.k/

7 komente në “Topi: Asgjë nuk është bërë për të ndëshkuar përgjegjësit për 21 Janarin dhe Gërdecin”

  1. Gimi Dires says:

    Po si ke fytyre te flasesh per Gerdecin ti more personazh i ndyre. Ti ishe ai qe bere cmos per te prishur hetimet me dashnoren tende te shpifur INA RAMA. Ti me autoritetin tend bere qe prokuroria te ndryshonte rruge dhe te merrej me njerez te pafajshem qe sot jane akoma ne burg. Ti bashke me prokuroret tuaj dhe ekspertet e rreme i benit presion te pandehurve per te nxjerre ndonje gje per Birin e Berishes. Asnje nuk e harron Sokol Stojanin dhe presionet e tij as dhe ish Ministrin kufome Gazmend OKETA qe vijonte me perpikmeri dhe dijeni te plote bashkepunimin abuziv me prokurorine.
    Shoku Bamir nje dite te gjitha do lahen, ndofta nga ZOTI ndofta nga dora e ndonje fatkeqi….

  2. . says:

    Po …
    patjeter dhe Ai i 21 Janarit dhe Gerdecit.

    Po nuk arrestohet
    gungaci-komunist Berisha dhe Shale-Thati, Faqe-Torva Lul Xim-Ximi Shqiperia kurre nuk do qetesohet.

    Ceta-Veriore PD
    ne prag te nje Destabilizimi qe t’i shpetoje vjedhjeve dhe rrumpalles qe i bene Shqiperise per cerek-shekulli.

  3. medi says:

    Eh mer tope ,
    ke shume te drejt ne kto qi thu .U hodhen ne ere 300 shtepi dhe u vrane 28-shqiptare ne Gerdec.U perfituan Miljarda nga prona e ushtrise shqiptare dhe shkoj ne kontot e familjes shpella.
    Me kujtohet ateher ishe dhe president dhe cdo dite dilje ne Tv,
    e kerkoje te denoheshin ata te cilet fshiheshin pas miljardave qe perfitoheshin nga cmontimi predhave te ushtrise shqipkare .
    Njifar periudhe te zuri gripi dhe sdole me para ekraneve .
    Nuk ishe me grip ,por mendoje se birishi dhe xeni ,do te hidhnin noj
    zarf me miljona ne presidenc ,por mortja si hedh syt atje ku duhet ,ne vend te zarfit more kercenim mshele llapen pri grupit shpella e zeze.
    Edhe miku jot mediu ta dhiu ,boni sikur ti s’ekzistoje per ata ,pra ti heshte asokohe ,per tu zgjuar sot e pellit me te drejt medieve .
    Me mir vone se kurr .

  4. drejtesi says:

    Do ti ndeshkoje Ramadan Troci???

    Bamke bemat e tua me prokuroret e shkateruan drejtesine shqiptare. Korigjohu Bamke

  5. Gimi Dires says:

    Bamiro ti flet qe bere te pamunduren per te anashkaluar hetimet bashke me dashnoren INA RAMA dhe Ministrin Kufome GAZMEND OKETA. Ti bashke me prokuroret e tu te cilet kishin paguar per vendet e punes shmanget hetimin e te birit te Saliyt dhe denuat disa varfanjake qe nuk pagonin dot e qe jane akoma ne burg. Kafsho gjuhen para se te marre hake ZOTI.
    E tashi ngreje me fun goten…

  6. sherifi says:

    Kushdo mund te flasi,por jo ju z.Topi, ju edhe me gerdecin edhe me 21 janarin ishit kryetar shteti dhe si i tille kryetar i keshillit te larte te drejtesise.
    Ty ta lejonte kushtetuta qe te vije kushte ne drejtesi per zbardhjen e ketyre dy ngjarjeve tragjike, kujt ja kerkon sote kte zotrote, ja kerkon Edi Rames, qe kryetar i keshillit te larte te drejtesise eshte Bujua i Berishes dhe gjithe trupat gjyqesore dhe prokurore jane po te Berishes.
    Sa mire duket kur flet nga jashte,duhet te flasesh kur e ke per detyre.

  7. bimi henri says:

    ke fytyre e kerkon.. more plehre..pse se ngrite zerin me perpara.. ne dore i lishe.. ishe president.. apo sta mbante..?kujton se kane harruar njerzit dhe po del i ndershem..?ti dhe rexhep mejdani.. keni qene presidentet me kote qe ka pasur ky vend..prandaj e shkruaj dhe me te vogla emrat.. se se meritoni..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje