Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi i kërkon prokurorisë të nisë hetimin ndaj shoqërimit dhe mbajtjes në Komisariatin nr 3 të Policisë së Tiranës së një fëmije të mitur.
“Kemi të bëjmë me shkelje të nenit 27 të Kushtetutës, të neneve 5 dhe 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të nenit 37 të Konventës Për të Drejtat e Fëmijëve, të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për Policinë e Shtetit”, tha Bardhi në një deklaratë për mediat.
Sipas tij, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Edi Rama e kanë thelluar në mënyrë kriminale skandalin e mbajtjes në komisariat të vajzës 5 vjeçare për më shumë se 8 orë.
“Në çdo vend demokratik, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm do të ishin alarmuar, do të ishin vënë në lëvizje për të marrë masa ndaj përgjegjësve. E vetmja gjë që bën Kryeministri Rama janë sulmet ndaj opozitës, e cila nxori në dritë këtë abuzim.
I heq lirinë në mënyrë të paligjshme një vajze 5 vjecare, e cila vuan edhe nga ana shëndetësore sipas dëshmisë së mamasë së saj, duke e shoqëruar dhe mbajtur në komisariat për orë të tëra, dhe pastaj del e gjuan Partinë Demokratike nga frëngjitë e tij, pse bën detyrën dhe denoncon këtë akt kriminal.
Partia Demokratike i kërkon sot Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Shtetit të urdhërojë arrestimin e menjëhershëm të porositësve dhe ekzekutorëve të këtij akti të rëndë kriminal, për heqjen abuzive të lirisë së një vajzë 5 vjece.
Derisa Edi Rama dhe Ministri i tij, nuk shfaqin asnjë shenjë pendese, asnjë shenje reflektimi, duke mos nxjerrë përgjegjësit e përgjegjësitë, ne i kërkojmë Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal ndaj policëve e shefave të tyre, ndaj gjithë segmentit që është përfshirë dhe kanë pasur dijeni për këtë vepër penale.
Kjo polici që nuk kursen as një vajzë 5 vjece, është e rrezikshme, nuk i shërben qytetarëve, është e shurdhër dhe e verbër, duke shërbyer politikisht Ministrin dhe Kryeministrin.
Ndaj ne inkurajojmë Prokurorinë të vihet në lëvizje sot për ti caktuar kufinjtë ligjorë bandës së Tahirit dhe Edi Ramës”, thuhet në deklaratën e PD. /gj.k/
FUTU NE SHPELL SHPELLAR,
SE QELBET NJEREZIMIN ME PRANIN TUJ
po ikni o budallenj se na habitet, ajo erdhi me prinderit qe kishin vjedh energjine.