Kushtetuesja vë në pikëpyetje ankimimet e PD për shkak të bojkotit parlamentar. Rrëzohet ankimimi për KLD

4 Dhjetor 2014, 11:44Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike që kërkonte shpalljen të papajtueshëm me Kushtetutën dhe pezullimin e disa ndryshimeve në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

Në seancën e zhvilluar , përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, tha se ligji i miratuar nga parlamenti në seancën e 31 korrikut i heq të drejtën Presidentit të Republikës që të zgjedhë nënkryetarin e KLD-së.

Ligji i miratuar nga mazhoranca e përjashton Presidentin në zgjedhjen e nënkryetarit të KLD-së dhe sipas PD shkel nenin kushtetues të barazisë, sipas të cilit, çdo anëtar i KLD-së mund të zgjidhet Nënkryetar i këtij institucion

Një tjetër moment që lidhet me këtë ligj, i kundërshtuar nga PD, është se miratimi i tij është bërë me procedurë të përshpejtuar, gjë që bie ndesh me Kushtetutën për ligjet me shumicë të cilësuar.

Por, këto argumente u hodhën poshtë nga përfaqësuesi i PS-së në seancën gjyqësore, deputeti Armando Subashi, sipas të cilit, procedura e ndjekur në miratimin e ligjit është në përputhje me rregulloren parlamentare, ndërsa e pranishme në shqyrtimin e ti, ka qënë dhe opozita, tha ai.

“Mazhoranca është e mendimit, sikurse është shprehur dhe Eduard Halimi, kur ka qënë ministër Drejtësie, se nënkryetarin e KLD-së nuk mund ta zgjedhë presidenti. Po ashtu, edhe anëtarët e tjerë nuk mund të jenë në këtë post. Ndaj vetëm tre të zgjedhur nga Kuvendi në KLD, mund të zgjidhen në detyrën e nënkryetarit “, tha Subashi.

Por, bojkoti që Partia Demokratike po i bën punimeve të Kuvendit të Shqipërisë  prej rreth 5 muajsh duket se ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e ankimimeve që partia më e madhe opozitare po bën në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjeve të miratuara me votat e mazhorancës.

Këtë qëndrim e ka shprehur anëtari i Kushtetueses Vladimir Kristo në seancën e kësaj ku po shqyrtohej kërkesa e PD-së për pezullimin e ligjit të funksionimin dhe organizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në kushtet kur opozita nuk ka qenë në Parlament për t’u bërë pjesë e diskutimeve për ligje të rëndësishme, kur përfshihet dhe ai i organizimit dhe funksionimit të KLD-së, sipas gjykatësit Kristo ngrihen pikëpytje të mëdha ligjore për vlefshmërinë e ankimimeve të demokratëve në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykatësi Vladimir Kristo: Duke bojkotuar punimet e kuvendit për këtë ligj, mendoni që 1/5 e deputetëve (pra ju) e keni të legjitimuar kërkesën tuaj për të ankimuar këtë ligj?! Keni qenë ju pjesë e diskutimit të këtij ligji?

Oerd Bylykbashi: Ne jemi sot e kësaj dite pjesë dhe ne përfaqësojmë popullin, këtë kërkon Kushtetuta. Ne jemi në ushtrim të mandatit tonë. Për rrjedhojë ne mendojmë që nuk ekziston asnjë ndalim ligjor për të na ndaluar të ankimojmë ligje.

Gjykatësi Kristo: Më rezulton që partitë politike moderne e kanë zgjidhur me statut! Unë po ua them që është me pikëpyetje të madhe legjitimiteti i këtij ankimimi.

Gjykatësi Bashkim Dedja: A mundet që Presidenti me cilësinë e Kryetarit të KLD të zgjedhë ministrin e Drejtësisë si zv.Kryetar?

Gazmend Bardhi: Në bazë të ligjit ministri i Drejtësisë dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë nuk mund të jenë zv.Kryetar të KLD /gj.k/

2 komente në “Kushtetuesja vë në pikëpyetje ankimimet e PD për shkak të bojkotit parlamentar. Rrëzohet ankimimi për KLD”

  1. leka says:

    Veprimi per mos aprovimin e ankeses se PD per te hedhur poshte ligjin per KLD e miratuar me shumice ne parlament eshte i drejte.Presidenti deri tani nuk e ka pasur te drejten te zgjedhe nenkryetarin e KLD dhe konkretisht Spahiun qe e hoqen vete ,ashtu dhe Cepen qe degjeneroi drejtesine me emerime partiake , i ka zgjedhur PD dhe jo presidenti.Sa per ket Bylykbashin qe fluturon me pras, dhe e mban veten si kompetent po i sygjeroj ,qe mos ta permende slloganin qe perfaqesoj popullin ,ta heqe nga goja ,dhe ta percaktoj qe perfaqeson elektoratin e tij.Ku ishte ky birbo qe 8 vjet ne pushtet nuk i doli zot popullit po bashke me banden e vodhen , e varferuan dhe e vrane.Me kete megalomani qe keni do perfundoni ne shoqate se po e ktheni partine ne aneks te oborrit te Sales.

  2. . says:

    Kujdes

    Bojkoti i pergatitur nga Gungaci-Komunist Sali Bisha i qellimshem per te futur CetenVeriore PD ne destabilizimim e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje