Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me kërkesë të presidentit Bujar Nishani pesë pika të ligjit për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit të Forcave të Armatosura. Në vendimin e publikuar sot në faqen zyrtare në internet gjykata i ka hequr kompetencën, e marrë me ligj kryeministrit për të liruar gjeneralët e ushtrisë.
Konkretisht në nenin 12 të këtij ligj parashikoheshin dy kompetenca që më parë i kishte Presidenti, por me votat e shumicës në muajin qershor iu dhanë kryeministrit. “Kryeministri ka këto detyra dhe përgjegjësi: ç) nxjerr në rezervë ose lirim, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, oficerët me grada madhore, me përjashtim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura; d) miraton, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura në kohë paqeje”, thuhet në dy dispozitat e rrëzuara tashmë nga Gjykata.
Në të njëjtën kohë Kushtetuesja ka rrëzuar dy pikë të këtij ligji që kanë të bëjnë me drejtimin e Forcave të Armatosura në gjendje të jashtëzakonshme apo në gjendje të fatkeqësisë natyrore. “Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme Kryeministri është drejtpërdrejt përgjegjës për drejtimin e Forcave të Armatosura, përmes hierarkisë së drejtimit e të komandimit. Gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore Kryeministri është drejtpërdrejt përgjegjës për drejtimin e Forcave të Armatosura, përmes hierarkisë së drejtimit e të komandimit”, thuhet në këto dy dispozita të rrëzuara tashmë nga gjykata e që për rrjedhim i kalojnë si kompetencë Presidentit.
Gjithashtu Kushtetuesja ka rrëzuar një pjesë të një fjalie në nenin 9 të ligjit sipas të cilës në kohë luftë Presidenti i drejton Forcat e Armatosura nëpërmjet Komandantit të Forcave të Armatosura që është Shefi i Shtabit.
Pikat e shfuqizuara
Neni 12
Kryeministri ka këto detyra dhe përgjegjësi:
ç) nxjerr në rezervë ose lirim, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, oficerët me grada madhore, me përjashtim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
d) miraton, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura në kohë paqeje;
Neni 22 pika 3
Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme Kryeministri është drejtpërdrejt përgjegjës për drejtimin e Forcave të Armatosura, përmes hierarkisë së drejtimit e të komandimit.
Neni 23 pika 3
Gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore Kryeministri është drejtpërdrejt përgjegjës për drejtimin e Forcave të Armatosura, përmes hierarkisë së drejtimit e të komandimit.
Hajde Mrika hajde! Ke nje vit e gjysem ministre dhe ende nuk ke pergatitur nje draft staf te mire paske zgjedh moj cuce! Je ministrja me e dobet e mbrojtjes qe vazhdon ende me stafin e mediut dhe imamit. Rilindase di lana
LE TA GJUAJ
KOPETENTI
LE TA GJUAJ
KOPETENTI.
http://goo.gl/CmufsL
KOPETENTI
MOTERQIRI
Kjo eshte plere, totalish e pa afte, injorante deri ne kufijt ekstrem, mjer ushtria ku ka rene. Kjo duhet te jape doreheqjen menjehere sepse e ka diskredituar totalisht qeverine Rama. Kush do te bejne ligje, keta juristet e djeshem, apo kseseret e saj. Ajo eshte totalish e paafte. Jep doreheqjen sepse nuk ke mabjtur asnje premtim dhe je komplet jashte linje.
Po meresh me rindertimin e zyres se saj – brenda nje viti e ka nderuar 2 here, tani e ka zhvilluar me procedure te kufizuar edhe ndertimin e zyres se saj rreth 1 000 000 000 leke. Ushtaraket po bredhin rrugeve pa shtepi e kompesim leke ushqimi, kjo mric merret me stolisjen e saj. Tuurrrrpppppppppppppp.
por kur presidenti asht antikapat kush i drejton forcat e armatosuna zhelefina
Rama eshte cope cope me burimet njerzore.
I fiksuar pas femrave e drejtoreshave te tij te Bashkise, nuk asnje jurist per te qene prane vetes qe ta keshilloje ne lidhje me nismat juridike qe ndermer.
Dhe kur nuk ka juriste te zote ne kryeministri, neper ministri nuk ka e nuk ka.
Tregon dobesi juridike per Qeverine.
Me çfar juristesh kerkoni te beni reforma?!
Ky eshte nje deshtim, per reformat ne M.Mbrojtjes.
Cilat forca të armatosura,
Ne skemi as ushtri, as armatim, as pushkë, as topa, as tanke, as flotë ajrore e as detare.
Skemi as moral as krenari as nder.
E kemi lënë vendin në dorë të një kontrate me naton.
Shteti ka disa instrumente thelbësore dhe e para mbi të gjitha është një ushtri që garanton mbrojtjen e vendit.
Turp e faqja e zezë, dhe do ta paguajmë shtrenjtë një ditë këtë mendjelehtësi.
Cuditem si nuk eshte mbuluar me gjeresisht nga mediat ky propozim i cili shkon kundra cdo parimi te kushtetutes tone, qe eshte eksplicite per te mos e lejuar kryeministrin te kete pushtet mbi forcat e armatosura.
Ne kete rast, Presidenti duhet te zgjidhet nje here ne 4 vjet nga populli, diten e zgjdhjeve te deputeteve.
Mrike kujdes nga shefi se ta kerko letren me dajak e ulerima kesaj rradhe…