TV Klan zbardh emrat e tre kandidatëve të Nishanit për guvernatorin e BSH-së: Arjan Kadare, Genti Sejko e Nik Markola

3 Dhjetor 2014, 15:58Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pritet të dekretojë brenda kësaj jave guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë.

TV Klan kë mësuar nga burime zyrtare brenda zyrës së kreut të shtetit mësohet se tre janë kandidaturat që mund të kenë emrin në dekretin presidencial si Guvernator i ri.

Ata janë: Arjan Kadare, Genti Sejko dhe Nik Markola.

Mësohet se tre emrat e mësipërm kanë mbërritur në fund të procesit të seleksionimit nga ana e presidentit të Republikës, të mbi 40 CV-vë të paraqitura në aplikimin online.

Arjan Kadare është një emër që njihet në fushën e ekonomi- financës në vend.

Ai aktualisht është pedagog në një institut privat në Tiranë dhe më herët ka qëne anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Genti Sejko është Zv/drejtor i një banke të nivelit të dytë në Tiranë dhe Nik Markola është drejtor – menaxher i Field Point Bank & Trust Greenwich në Nju Jork, SHBA.

Ky i fundit ka edhe nënshtetësinë shqiptare, një kusht kyç ky në fakt i proklamuar nga presidenti Nishani për guvernatorin e ri të Bankës.

Të tre kandidatët të cilët mbërritën në fazën finale të seleksionimit janë në pritje të vendimit nga ana e presidentit Nishani dhe janë shprehur të gatshëm për pozicionin e ri që mund të marrin.

Tre emrat e mësipërm, presidenti i Republikës do t’ua bëjë të njohur edhe krerëve të politikës përpara se të verë firmën në dekret. Gjë që pritet të ndodhë ndoshta edhe nesë ose maksimumi të premten e kësaj jave.

Dekreti i presidentit më pas do të kalojë për votim në Kuvend.

Nuk dihet ende nëse mazhoranca politike do të votojë për një mandat të plotë, pra 7- vjeçar, për kreun e ri të Bankës se Shqipërisë apo thjeshtë do t’i lihet periudha katër vjeçare e mbetur nga mandati i ish- guvernatorit Fullani.

Për momentin nuk dihet nëse këto kandidatura janë konsultuar me kryeministrin Edi Rama apo Nishani ka vendosur vetë.

Duke parë profilin e ulët të këtyre kandidatëve, gjasat janë që të jetë kjo e dyta./b.l

20 komente në “TV Klan zbardh emrat e tre kandidatëve të Nishanit për guvernatorin e BSH-së: Arjan Kadare, Genti Sejko e Nik Markola”

  1. qerim myrtja says:

    Hajde qyfyre, hajde. A ka fund papergjegjshmeria ne kete vend ????? What the fuck ??????????

    1. XUME PROTOPAPA says:

      NICK MARKOLA I
      BUJAR FAIK (i ati) ISLAM (gjyshi) MEHMET (katragjyshi) HAXHIA – ne art NISHANI

      Aventurier me parate e fatkeqesine e te tjereve. “head office” – Kapo ne zyren e kerkimeve dhe sigurimeve shendetesore, te nje banke private ne Greenwich te New Yorkut.
      Ja si eshte shprehur per falimentimin e Greqise Nick-u Drandes se Markolajve:
      “There was heavy influence to lend to the Greeks and not let them default,” said Nick Markola, head of research at Fieldpoint Private, a $3 billion Greenwich, Connecticut-based private bank and wealth-advisory firm. “Hedge funds have seen the opportunity to capitalize and get attractive returns.”
      Manolopoulos, author of “Greece’s ‘Odious’ Debt,” a 2011 book detailing the origins of the country’s economic mess, didn’t immediately provide comment.
      Dromeus recently profited from its participation in the recapitalization of Greece’s third-biggest bank, Eurobank Ergasias SA, according to a second-quarter letter, a copy of which was obtained by Bloomberg News. The bank sold shares in April to plug a capital shortfall.
      “The recapitalization will create significant value for shareholders with Eurobank,” Dromeus wrote in the letter. “Whilst the Eurobank shares finished the quarter up 19 percent from the placing price they remain a core holding for the fund as we believe there is further upside in the trade.”
      Banka private ku punon eshte poseduese e “hedge founds” qe ishin strumbullari i krizes financiare boterore te fundit te 2008-tes.
      Pa hyre ne hollesi per te shtjelluar “eksperiencen “ e ketij xhambazi modern, do ishte nje tragjedi e pafund dhe e papare ndonjehere per vendin, zgjedhja e tij ne postin e kryebankierit te Shqiperise.
      Per ata qe jane te interesuar te njohin “eksperiencen” e Nick-ut ja disa lidhje interneti:
      http://www.bankencyclopedia.com/Fieldpoint-Private-Bank-Trust-58741-Greenwich-Connecticut.html
      http://www.fieldpointprivate.com/
      http://www.zoominfo.com/p/Nick-Markola/1464846453
      http://www.ekathimerini.com/4dcgi/_w_articles_wsite2_1_23/07/2014_541612
      http://www.bloomberg.com/news/2013-12-06/hedge-funds-trail-stocks-by-the-widest-margin-since-2005.html

  2. Goni, says:

    Ai pedagogu i universitetit privat me duket me “fantastiku”.
    Le sikur te kete qene tek universiteti kristal, aty ku ka marre dipllomen ai italiani pa qene fare ne Shqiperi.

    1. Albi says:

      Ai qe permendi ti ka studime shkencore me Banken Qendrore Evropiane, kerkoja icik emrin ne google.

  3. bankieri says:

    une jam per arjan kadarene

    1. ? says:

      E njoh shume heret kur te dy tek KKQPPSH me deftesat te gjitha dhjeta ne dore do te takonim sekretarin e Enver Hoxhes….sepse nuk na u akordua e drejta e studimit per ne fakultet.
      E mbaj shume mend pasi me pyeti per nje kusheririn tim cfare e kisha edhe une e pyeta per ismail Kadarene…dhe e mohoi ta kishte kusheri…

      Jam takaur shume dite rrjesht tek KQPPSH une vija nga Vlora AI jetonte ne Tirane..
      Kishte shume dhjeta, por aftesia ime per te vezhguar eshte aq e forte sa nuk me shpetoi cinizmi i tij dhe mungesa e intelektit….

      Ka ndryshuar ne fytyre 100%. Si intelekt nuk e di ka 30 vjet qe nuk e kam pare me. i uroj sukses…por kujdes zoti President se nuk e di c’kategori jeni ju.

      SEPSE KATEGORIA E PARE PUNESON KATEGORINE E DYTE, DHE E DYTA TE TRETEN, PO VAJTI PUNA QE KATEGORIA E TRETE TE PUNESOJE….

  4. arben says:

    Qe ne Shqiperi nuk ka fare seriozitet e pergjegjshmeri per detyrat e funksionet qe kane kete e dime te gjithe, por qe te jene dhe arogante e mosperfilles kjo eshte pafalshme.Te tolerosh nje president kukull qe kur kendohet hymni i vendit te tij mban duart para k…. eshte krim,te tolerosh nje president qe eshte vene ne sherbim te ish klikes ne pushtet qe me cdo menyre perpiqet te sabotoje qeverine aktuale eshte krim,te tolerosh nje president medioker qe te zvarise me lloj lloj teorirash aktivitetin normal te BSH duke mosperfillur parlamentin eshte krim.Sipas ligjeve qe ekzistojne kudo ne bote cdo njeri qe kryen krime denohet.Edhe ne Shqiperi ne qofte se duam te jemi me te vertete nje shtet i qyteteruar e demokratik duhet te fillojme te kerojme llogari nga kreu i shtetit e deri ne qytetarin me te thjeshte,ne te kunderten mafia e klanit Berishjan do te sundoje ne jete te jeteve ne Shqiperi.

  5. ymeri says:

    Turp i botes te kesh nje President te tille qe nuk mer vesh asgje nga ekonomia dhe do te bej ligjin pa qne specialist.Do te jete nje turp i madh te zgjedhesh ndoinje kandidature te nivelit me te ulet qe te behet guvernator.Te jeni te sigurt qe Edi Rama nuk do ta lejoje kete situate asbnje nga keto kandidatura nuk mendoj se ka aftesine qe te behet guvernator

  6. fshatari says:

    Keta 3 kane bere betimin para Saliut dhe Bujari do dekretoje…ai i pari mesues ne nje univ Privat,i dyti zv,drejtor ne nje Banke niveli 2.
    i treti quhet Nik Mark Kola.
    O Bujar po pse nuk me more mua a te qifja udhet se jam masterizuar qe ne kohe te pordhes dhe keta te 3 i mbys me nje pike shurre

  7. lili says:

    Vetem fakti qe ky Cfare arjan kadare ka qene ne keshillin mbiqyres di kur mjafton per mos me e votuar!

    1. Gerti says:

      Rama sikur tha se deshte njerez me eksperience nga menaxhimi i Bankave Qendrore.

  8. astit says:

    Ky njeri nuk eshte i afte te emeroje nje kapter ne ushtri pa le guvernatorin e bankes.

  9. qytetari says:

    Nuk e di kush eshte ky ne foto por nga pamja po me duket si hajdut.

  10. Mark uk. says:

    Te tre te njohur

    te Berishes dhe ketij mustaqe bisht-miu Nishan-Nishanit.

    Asnjeri nuk eshte aq i zoti peer nje Banke Shteterore as per ato private te vogla.

  11. stili> says:

    Me rendesi kjo qe thote ky zumja I protopapagajve ,,,! Nuk qenka dakord me kete te tretin Markola me sa duket ka hapur dosjen e tij , varianti me I besueshem mbetet te jete ky I A, Kadarese nga qe I pelqen salushit te presidences, mund ti sherbeje edhe politikisht p.d. ketu ne banke.Simfonia vazhdon ,,,,,,,,,,,,!

    1. XUME PROTOPAPA says:

      Edhe pse pretendon te vetequhesh “STIL” deri sa te ngordhesh do ngelesh “PISTIL”, sepse ironia yte mban ere qelbesire, e ndaj qelbesirave ka vetem nje pergjigje: futu aty edhe nga dole.
      E quaj te tepert te te kujtoj qe Sudja e 97-tes te beri zengjin pa tru, po sot shqiptareve nuk i duhen SUDE te tjere, qe t’ju pasurojne edhe me shume.

      Nder te tjera, duke pare sa shume qenke dashuruar pas Nick-ut te Drandes se Markolajve, eshte mire ta dijne te tjeret qe ky zhapiku qe te mbush te prapmet, eshte ekspresion i Elez Biberajt nga Mali i Zi, nga edhe vjen si rrace. Si dhe qysh na qenka bere me nenshtetesi shqiptare, duhet ta dije mire mami yt qe te mban me gji akoma edhe sot, se me sa duket do ti kete vene vulen, ate me vrime ne mes.

  12. A.LL says:

    Arjan Kadaren e kam pasur pedagog te lendes “Paraja dhe Banka” ne Universitetin e NY ne Tirane; eshte enciklopedi jo njeri! Gezoj respekt absolut dhe i uroj te jete ai Guvernatori i ri i BSH!

  13. saimir says:

    Arjan Kadare eshte nje intelektual i rralle. Gjithmone i shkelqyer si ne shkolle dhe ne pune ku ka punuar. Me vjen shume keq qe disa komentues pa e njohur merren me barcaleta tavolinash. Nje njeri i tille do ta nderonte Banken Qendrore.

  14. A. Vokshi says:

    Ky kandidati per guvernator i TV Klanit Arjan Kadare edhe pse paska shkelqyer per here te pare e degjoj ne publik, apo keta Kadarete i perfaqeson Isa i Frontit Demokratik?! Nje sherbetor per te shpetuar anijen e Klanit pasi eshte shume debitore me Banken e Shqiperise. Cuditem se si media promovon keta keta krimba!

    1. ana says:

      ai eshte nje dudum, dhe me vjen keq qe per te gjith ato qe e favorizojne kete tip, ato qe e njohin e din shum mire se si arriti te futej dikur ne kshillim mbykqyres e futi berisha zana guxholi (kusheira e pare) , te besh 3-4 working-papar sdo te thote se je me I sukseshmi nese nuk arrin qe mendimet me elemnatere ti zbatosh ,dhe ne kete pik ky adareja eshte me i deshtuari , i thone po ,po thote dhe ai i shkrei ,tani pale ne pretendoka dhe guvenatorin ,vetem ne shqipri ndodh qe njerez pa eksperince te sukseshme zene poste te nje rendesi te tille ,por mustaqes I duhet je shok si vetja ,por nese ai ska gje ne dore ,guvernatori ka djersen e taksapaguesve .Asnje sta mbush mendjen se ky I dyti ,fakti qe ka punuar dhe vazhdon te punoje ne nje banke te nivelit te dyte , mund te rreshqase shum kollaj ne ate qe quhet konflikt interesi, sa per ket amerikonin , si “boss” po me duket po nga ato boset e rezikshem .Shqipria akoma dhe me shum PD , ka shum figuar te sukseshme te fushes ekonomike bankare financare , Xhepa ,Civici, Gjergji, Bunda, plus vete banka e shqiprise ka nje pjese te stafit shum te pergatirur per kete post.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje