Rusia ndalon importimin e perimeve nga Shqipëria

3 Dhjetor 2014, 14:47Politika TEMA

Agjencia Federale Ruse Mbikqyrjes Veterinare dhe Fitosanitare ka vendosur të ndalojë importimin e perimeve nga Shqipëria duke filluar nga data 8 dhjetor.

Këtë e konfirmoi kreu i saj, Sergej Dankvert.

“Shqipëria është përdorur si vend i rremë origjine për importimin e mallrave të Bashkimit Europian përmes Bjellorusisë dhe Kazakistanit”, deklaroi Dankvert.

Sipas tij, vendimi u mor pas këshillimit dhe bashkëpunimit me palën shqiptare, raporton Ora News.

Hetimi i përbashkët zbuloi se një firmë shqiptare lëshonte çertifikata fitosanitare false të cilat i printonte në një shtëpi botuese në Çeki.

Dhe përmes ryshfeteve, dokumentat kalonin pa problem në doganën Bjelloruse.

Mashtrimi u dallua kur Shqipëria nuk arriti të siguronte dokumentat e nevojshëm për të justifikuar ssainë e madhe të perimeve të eksportuara me prodhimin real në vend.

Kreu i agjencisë shtoi se pas Shqipërisë, radhën do ta ketë Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Zvicra, me të cilat do të ketë takime të veçanta.

Në gusht, Rusia ndaloi importimin e produkteve të mishit, peshkut, perimeve dhe bulmetrave nga vendet e Bashkimit Europian, Australia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Novegjia si kundërpërgjigje për sanksionet e vendosura nga to për shkak të rolit rus në krizën e Ukrainës.

7 komente në “Rusia ndalon importimin e perimeve nga Shqipëria”

  1. Pravda says:

    koken e tyre kane per te ngrene. 2015 ershte cilesuar nga vete ruset si viti i nje recesioni te thelle ne rassija

  2. Uefa Bajga says:

    Ruset me para hane bar se tu dorezohen perendimit,Rubla ruse po zhvleresohet dita dites dhe keta prap si mushka!!

  3. Boll mer diplomatet e botes ,rrini njiher goje kyc dhe shifni interesin e shtepis tuaj ,boll i fryt tollumbacet tuja me pordh nacionalisti ,qurrash llapaqen qe tere jeten ngelet si lamashet e botes ,se sju rri ajo byth pa pjerdh .

  4. Lab I Keq says:

    UhPo ambasada Ruse kujt i shërben….përse e kanë të hapur në Tiranë?

  5. 006 says:

    Eshte nje vendim teper teper i rende per bujqesine e vendit.
    Ka per te ndikuar ne menyre te drejtperdrejte ne mireqenin e fermerit shqiptar.

    1. gent says:

      …por do kemi çmime më të lira

  6. al paci says:

    kush nuk mer vesh as na ekonomija as nga tregtia thon qe ruset do marin me qaf veten e tyre, jo o njerez jo ne kemi per ta pesuar se ato pak domate qe prodhoheshin ne shqipri ne tregun ukrahinas e rus shiteshin se evropa kurv nuk mer asnje gje na shqiperija. rusia esht treg i math dhe ne nuk duhet ta prishnim me rusin. i fituar doli turku nga kjo mersele qe nuk i vuri sanksjone rusit. ja te shikojm nga pridhi e tutje kur fshataret te nxjerin prodhimin e serave djellore sa do jet cmimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje