Topi: PD tradhëtoi interesat e elektoratit me bojkotin parlamentar

3 Dhjetor 2014, 19:05Politika TEMA

Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi në një takim me strukturat e kësaj force politike në Librazhd renditi kritikat e tij për mazhorancën  dhe Partinë Demokratike.

Ndërsa vuri theksin tek reforma në drejtësi,  Topi deklaroi se opozita ka braktisur parlamentin duke tradhëtuar interesat e elektoratit. Ndërkohë, sipas tij,  mazhoranca  nuk po u kthehet zgjidhjes së halleve të shqiptareve.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e ardhshme lokale kreu i FRD theksoi se mazhoranca duhet të kontribuojë së tepërmi për ligjin zgjedhor pasi KQZ aktuale ka certifikuar Parlamentin me të çuditshëm të pluralizmit.

Ndërkohë lidhur me hapjen e dosjeve Topi deklaroi se kjo duhet të bëhet për të gjithë ata që aspirojnë politikën.

“Edhe sot qëndrimi për çështjen e dosjeve nuk ka ndryshuar por duhet të jetë shumë specifike për njerëzit që shkojnë për të marrë interesat publike në dorë që do të thotë, të gjithë politikanët që kanë aspiratë të futen në politikë, ato strukturat të shtetit të cilat lidhen drejtpërdrejtë me fatin e qytetarevë, por edhe përfaqësues të mediave natyrisht duhet t’i nënshtrohen hapjes së dosjeve”, u shpreh Topi.

Sa i përket aksionit për abuzuesit e energjisë elektrik Topi deklaroi mbështetjen e qeverisë duke theksuar se se është absolutisht kundër abuzimeve dhe veprimeve selektive.  /gj.k/

1 komente në “Topi: PD tradhëtoi interesat e elektoratit me bojkotin parlamentar”

  1. eraldo says:

    qoftexhi je dhe ti po he! po te ishe burre i zgjuar dhe me integritet do kishe ditur te ndaje nga llumi i PD simpatizantet dhe perkrahesit me dy para mend dhe qe perqafojne idete e te djathtes ! megjithate nuk ke shume faj pasi konceptet e majte e djathte ne shqiperi egzistojne teorikisht sepse praktikisht nuk eshte se kane ndonje ndryshim te madh ne ate hamulli qe quhet shteti shqiptar!ende behte lidhje midis PS dhe regjimit te shkuar, duke ditur qe ne kete moment qe flas me shume komuniste ka pd se sa PS! mjere ai popull qe vuan , dhe ne shqiperi vuajne vetem te ndershmit , njerezit me cipe ne faqe; hajdutet maskarenjte batakçinjte vrasesit matrapazet e kane siguruar jeten e tyre dhe te kelysheve te tyre, njesoj si ne oborrin e te ashtuquajturit mbreti zog! rrofte shqiperia dhe populli shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje