Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas prpozimeve të lançuara nga PD, përmes Grida Dumës, ku iu kërkua qeverisë pezullimi i faturave abuzive të energjisë.
PD ripërsëriti qëndrimin e saj se Rama po e çon vendin drejt rrënimit dhe se po rëndon xhepat e qytetarëve të varfër dhe të papunë.
Pas saj deputeti Balla u shpreh se Partia Demokratike vazhdon të bëj zëdhënien e anarkisë dhe të moszbatimit të ligjit.
“Partia Demokratike vazhdoi sot të bej zëdhënien e anarkisë dhe të moszbatimit të ligjit, duke bërë thirrje që qytetarët të mos e paguajnë as energjinë e konsumuar, as borxhet e energjisë. Është e drejta e tyre të mbeten ata që ishin kur shqiptarët i nxorën jashtë nga zyrat e shtetit dhe të mos ndryshojnë asgjë tjetër përveç selisë.
Partia Demokratike mund të mbetet gjithë jetën po të dojë mishërimi i pabarazisë para ligjit dhe i kulturës së degjeneruar politike të shtetit që drejtoi e rrënoi për vite të tëra kur Luli dhe Saliu ishin në qeveri. Por, qeveria e re shqiptare duhet mbështetur dhe inkurajuar që të shkojë më tutje me vendosmëri e kurajo, për vendosjen e ligjshmërisë e të barazisë së të gjithëve në raport me ligjin. Të gjithë ata që konsumojnë energji, duhet ta paguajnë atë dhe nuk ka njeri normal në botën normale që të argumentojë të kundërtën, mospagimin”, u shpreh Balla në deklaratën e tij.
Më tej Balla vijoi duke thënë se Partia Demokratike nuk ka të drejtë dhe as moral të flasin për energjinë, pasi ishte ajo që inkurajoi vjedhjen e saj.
Ka kaluar pak më shumë se 1 vit nga momenti kur qeveria e PD-së humbi me turpin e merituar zgjedhjet e 23 qershorit. Një vit më pas është qesharake që pushtetarët e rrënimit të djeshëm, të bëjnë moral e të japin leksione sot për varfërinë, papunësinë, krimin, korrupsionin apo plagën e hapur në CEZ-in e djeshëm dhe OSHEE-në e sotme!
Kush e solli CEZ-in në Shqipëri? Pikërisht këta që sot gjejnë kurajon të flasin. Të paktën për këtë ccështe mos të flasin më, sepse nuk kanë as të drejtë e as moral. Kush e inkurajoi vjedhjen e energjisë për vota dhe kush e zhyti në gropën e gjithë këtyre borxheve sistemin elektroenergjitik? Po këta që sot flasin.
Kush e katandisi Shqipërinë në vendin e treguar me gisht si vendin ku sundon kultura e pandëshkueshmërisë? Qeveria e SHQUP-it apo jo?
Ndaj sot, kur ka kaluar veç pak më shumë se 1 vit nga zullumet që u bënë për tetë vjet rresht dhe që vazhdojnë të paguhen përditë nga shqiptarët, këta as mund të bëjnë budallain, as mund t’i marrin shqiptarët për budallenj!
Sot kemi një ekonomi të kthyer në rrugën e rritjes së qëndrueshme, të certifikuar nga FMN-ja me rritje mbi 2%, ndërkohë ekonomia që na lanë trashëgimi ishte e zhytur në borxhe.
Sot kemi 81 mijë vende të reja e të formalizuara pune, ndërkohë në 8 vjet Partia Demokratike krijoi 1 milionë të papunë për të cilët mori 1 milionë shuplakat e merituara më 23 Qershor.
Sigurisht ka ende shumë punë për të bërë, sikundërse është ende herët për të pretenduar nga qeveria e re, në pak më shumë se një vit pune, gjithçka që qeveria e SHQUP-it nuk diti të bëjë në plotë tetë vjet” përfundoi deputeti i PS-së./j.h
Te lutem Z. Balla me ndimo ne hallin qe me ka rene. Vendosa te blej nje shtepi ,jo te re se nuk ma kercet , vetem per 20 milion. Kisha nje 5 milion veç per te bere nje restaurim te pergjithshem. E bleva shtepine por planet me dolen ndryshe nga ato qe parashikova. Kur shkova te regjistroja shtepine ne emerin tim, me duhej te pagoja 4,5 milione lek per energjine dhe ujin e papaguar. Jo nuk i paguaj thashe.me leket qe kisha bera meremetimin. Tani me te drejte firma me preu energjine. Doemos nje mall i papaguar, nuk mundesh ta konsumos. Ne keto kohra debatesh ,ku firma eshte ne krize, e me sa duket do te digjet dhe ai qe paguan, une po ndjek me vemendje daljen nga kjo situate dhe kush eshte fajtori i vertete i ksaj krize. Dhe me te drejte pyes ata te PD,pa bere politike,perse bejne fajtor te tjere dhe nxhisin njerzit naive se krizen kudo e sodhen keta te PS. Faktet flasin ndryshe. Energjia dhe uji ,qe une duhet te paguaj i perkete kohes se Sali Berishes. Nuk eshte paguar nga data qershori 2009 deri ne maj te 2013. pra datat flasi vete,e nuk kane nevoj per koment e poltike. Keto jane pasojat e ekonomise iformale qe la filozofia se pas meje qameti u befte. Komshiu im me qeteson e thote mos degjo shume ata te PD. Ata qysh ne javen e pare qe lane pushtetin filluan te gerthasin se PS solli krizen,pra pa hyre akoma ne zyre ,gjeten fajtorin. Me sa shoh njerzit do te paguajne gjate ,kohen e Berishes me shoke .
Gungaci-kriminel Sali Bisha,
pa pyetur votusit,
urdheron Ceten-PD te qendroje jashte Parlamentit
per te destabilizuar Shqiperine, pasi i trembet arrestimit.