Shoqata e HEC-eve të vogla: Qeveria s’do t'u rrisë çmimin qytetarëve, ndaj ul çmimin tonë

3 Dhjetor 2014, 19:27Politika TEMA

Nënkryetari Shoqatës së Prodhuesve të Energjisë së Rinovueshme Vasil Gjika pranon se Qeveria ka zgjedhur të mos u rrisë çmimin e energjisë qytetarëve shqiptarë dhe si alternativë ka preferuar uljen e çmimit me të cilin kompania e ngarkuar me ligj e blen energjinë nga hidrocentralet private.

Padyshim, në datën 26 qeveria ka marrë një vendim, ku ndër të tjera përfshihet edhe riformulimi i bazës së vlerësimit të çmimit nga Enti Rregullator për Prodhuesit nga HEC-et e vegjël.

Në dijeninë tonë ka qenë kërkesë e Bankës Botërore për rritjen e çmimit të energjisë në Shqipëri, edhe për shkak të kreditimit që ky institucion bën për realizimin e reformës energjitike dhe për rregullimin e sistemit.

Me sa duket, dhe nga sa kemi kuptuar edhe nga deklarata e Ministrisë, vihet re se ky çmim nuk do të rritet për konsumatorin dhe zgjidhja është gjetur duke penalizuar prodhuesit e HEC-eve të vogla”, theksoi Gjika në emisionin “Wake Up” në Top Channel. /gj.k/

10 komente në “Shoqata e HEC-eve të vogla: Qeveria s’do t’u rrisë çmimin qytetarëve, ndaj ul çmimin tonë”

  1. eraldo says:

    duhen pare te gjitha ato kontratat tuaja konçesionare , dhe çmimi i blerjes se energjise nga ju duhet te jete te pakten 20% me lire se ai ne treg,nuk paguani as per transmetimin e energjise ne rrjet dhe e dime se sa keni paguar punetore e taksa ne shtet! vertet keni investuar por jo te pasuroheni ne kurriz te ketij populli! fatmiresisht shqiperia nuk eshte antare e BE dhe asgje nuk e ndalon tu zbythi e tu bej sekuestro investimeve tuaja! duhen futur ne burg qelbesirat qe ju kane dhene te drejten e shfrytezimit te pasurive tona kombetare dhe çmimet i keni vendosur si tu doje bytha juve!

  2. beni says:

    Mire ja u ka bere qeveria,ju fitoni sa dhiheni ne leke, pensionistet e te varferit ngrohen me batanije.

  3. A says:

    Ne lidhje me prodhimin e energjise elektrike kur lenda e pare ose prodhuese eshte UJI, kosto e saj eshte 0(ZERO). Pra, nuk prodhohet me qymyr guri, me karburant dhe me sisteme zberthimesh atomi qe te gjitha kane nje kosto. Fitimi ne cdo rast nga shitja duhet te jete 10(DHJETE) PERQIND.
    Kemi karburantet ku cmimi i shitjes me pakice eshte rreth 8(TETE) HERE i larte dhe bile edhe kur zbret cmimi boteror me 30(TRIDHJETE) PERQIND. Ketu cmimi rref tek 200(DYQIND) LEK te reja kur duhet te ishte 140(NJEQIND e DYZET) LEK te reja.
    Nga do qe ta kapish del qe si QEVERIA MASHTRON me tarifat dhe akcizat dhe BIZNESI vetem rrit cmimin edhe te 2(DY) keto organizma nuk njohin kurre ulje por vetem ngjitje kur ka ulje.
    Ne lidhje me HIDROCENTRALET ndertohen vetem me studimin e specialisteve me te mire duke patur per baze MBROJTJEN dhe PERMIRESIMIN e natyres dhe MOS SHKATERRIMIN e saj.
    Prandaj se cfare brockullisin mender pushtetaret, politikanet dhe biznesmenet mender me vjet me i dhi ne turi se shikojne vetem te mbushin xhepat se shkaterrohet natyra NUK KA PROBLEM.
    Pergjegjesi se cfare ndodhe si per keq dhe per mire ka qeveria.

  4. Vladimir says:

    Sa kohe nuk ka shtet, ju mund te beni si te doni me leket tona. Me thone se nga keta bandite pronare te HC-ve private vidhen miliarda çdo vit. Boll te korruptojne inspektoret e kontrollit te matesve te rrymes dhe afari u be. Ne vend te nje milione kw te blera nga x Hc, inspektori regjistron ne mates 10 milione kw, po te shtosh edhe çmimin 4 here me te larte i bie qe keta bandite ne i kemi paguar dyzet fish.
    Prokuror, ku je o mik?

  5. leka says:

    Ndertimi i hidrocentraleve qe jane dhene me koncesion dhe qe nuk kane demtuar ambjentin duhen ndihmuar nga qeveria ,por jo deri aty ku demtohet konsumatori shqiptar.Per mendimin tim cmimi i blerjes nga KESH nuk duhet te jete me i larte se ai i importit.Qeveria e kaluar krahas asaj qe koncensionet ja dha klienteve te saj por cdo cmim te rritur e beri ne kurriz te shqiptareve , dhe sot jane po keta kriminela qe e vodhen KESH-in dhe cezin qe llapin per miliona te falura nga qeveria Rama. Faji eshte i ministrise qe nuk padit ish qeverine Berisha per vjedhjet dhe abuzimet qe kane ndodhur ne energjitik.

  6. IFC says:

    -Sa perqind ze sasia e energjise te prodhuar nga HEC et private? Aktualisht max 15%.
    -Sa ndikon cmimi i blerejes te energjise tyre ne koston e KESH? Rreth 50% e fitimit te KESH ose 45 mln euro.
    -Sa kushton energjia e paster ose e rinovueshme ne treg? Mesatarisht 70 euro/MWh ose 50 mln euro.
    -Sa energji blen KESH per te respektuar kontratat? Rreth 600GWh ose 42 mln euro me cmim te energjise paster.
    -A ka ndonje ndryshim te madh? Jo.
    -Sa fiton KESH nga cmimi i karbonit? Asnje nuk e di. Ky cmim eshte mes 35 euro/tCO2.
    -Po sa mund te fitoj KESH nese e shet ne tregun e karbonit? Rreth 30 mln euro.
    -Sa eshte diferenca me shumen qe ua blen HEC eve? Rreth 15 mln euro.
    -Atehere sa rezultojne te ardhurat vjetore te KESH? Rreth 80 mln euro.

    Lind pyetja pse duhet te rritet cmimi i shitjes te KESH?

  7. IFC says:

    Sa perqind ze sasia e energjise te prodhuar nga HEC et private? Aktualisht max 15%.
    -Sa ndikon cmimi i blerejes te energjise tyre ne koston e KESH? Rreth 50% e fitimit te KESH ose 45 mln euro.
    -Sa kushton energjia e paster ose e rinovueshme ne treg? Mesatarisht 70 euro/MWh ose 50 mln euro.
    -Sa energji blen KESH per te respektuar kontratat? Rreth 600GWh ose 42 mln euro me cmim te energjise paster.
    -A ka ndonje ndryshim te madh? Jo.
    -Sa fiton KESH nga cmimi i karbonit? Asnje nuk e di. Ky cmim eshte mes 35 euro/tCO2.
    -Po sa mund te fitoj KESH nese e shet ne tregun e karbonit? Rreth 30 mln euro.
    -Sa eshte diferenca me shumen qe ua blen HEC eve? Rreth 15 mln euro.
    -Atehere sa rezultojne te ardhurat vjetore te KESH? Rreth 80 mln euro.

    Lind pyetja pse duhet te rritet cmimi i shitjes te KESH?

  8. Opinionisti says:

    Prandaj prodhimi eshte monopol shteteror qe qeveria te mbroje me lehte interesat e shtetasve te cilen e ka detyre se ne fund te fundit prr kete i jepet vota.
    Tani duhet te merret edhe me te ashtuquajturin grup interesi te ketyre legenave qe u ngrysen me barkum bosh dhe u gdhine milionere nga nje cope leter e Familjes.

    Keta t’i nenshtrohen ligjeve te tregut meqë duan dhe kapitalizem te paster, liberal sipas Salit. Qeveria ta bleje aty ku e gjen me lirë.

  9. NAIMI says:

    Zoti Gjika boll u ankuat. Ju jo tu thote qeveria qe te ulni cmimin e shitjes ,por vete duhet te dilni me kete nisme per tu dukur se po u digjet shpirti per popullin. Ju jeni nga ata qe ia q….. nenen ketij populli duke e zhvatur e duke i nxiere brinjet. Ku i gjete ti leket qe arite te besh H/C. ??!! Apo nga qipite e barit qe kishe ne Mbrezhan. Apo nga leket qe te dha Spiro Jani qe i kishte dhene Enver Hoxha qe e mbajti ne shtepi ne Odrican. Kur u bere kaq i pasu ti me shfryteziuesit e tjere te ketij populli. Qeveria ndaj jush duhet te tregohet e drejte .Dhe drejtesia ndaj jush eshte qe tu ule cmimin e shitjes se po behi miliardere me pasurite e popullit i cili po mban sehir se si ju ngrini vila ane e kend Shqiperise. Tregohuni me humane e jo te derdellisni.Ju te gjithe qe kini mare me koncension ndertimin e Hidrocentraleve jeni pjella e PD -se. Ju pasi mashtruat ne ndertime me leket qe e varferuat popullin, tani i hodhet ne industrine energjitike. Edhe me cudia eshte se kete varferi qe e shkaktuat ju po ja faturoni qeverise se Edi Rames. Ju jeni me te zes se nata. Mor pisa ,po kur u varferua ky popull brenda nje viti ? O shpirtzinj,kush e krijoi borxhin e madh qe po perpelitemi si ber i therur,Qevria e re. Po s’kini faj ju ,faj ka vertet qeveria e tanishme qe nuk u sekuestron te gjitha psurite e tu coje ne dyert e burgjeve per te dhene llogari se ku i vodhet parate. Ti nuk ke punuar as si kallajxhi ,si profesioni juaj i dashur , se po te kishe punuar do te ta falnim se i kishe nxiere leket nga kallaisja e eneve porej bakri. Turp te kini mor farsa te ndyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje