Vjedhja e energjisë/ PD: U mbajt në komisariat edhe një 5- vjeçare. Reagon Ministria e Brendshme

3 Dhjetor 2014, 19:14Politika TEMA

Partia Demokratike ka denoncuar një rast ku dy ditë më parë, policia ka mbajtur të shoqëruar në komisariatin numër 3 në Tiranë, një fëmijë 5 vjeç.

Drejtori i Departamentit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat tha se fëmija është marrë bashkë me nënë e saj, e cila është arrestuar pasi nuk përballon dot faturat e larta të energjisë, teksa është pa punë dhe pa mbështetje ekonomike.

“Marrëzia, papërgjegjshmëria dhe pashpirtësia e kësaj qeverie nuk ka fund. Tek ky komisariat, Komisariati nr 3 në Tiranë, është shoqëruar dhe mbajtur e izoluar kjo fëmijë 5 vjeç, çka duket nga fotot që vajza është mbajtur për një kohë të gjatë në qelinë e izolimit, në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Deklaratën për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Deklaratën e Pekinit. Shoqërimi i fëmijës është bërë për shkak se nëna e saj nuk ka mundësi të paguajë energjinë elektrike”, u shpreh Salianji.

Më tej përfaqësuesi i Partisë Demokratike nënvizoi dy standardet, që sipas tij manifeston qeveria.

“Qeveria po arreston dhe po shoqëron njerëzit e pamundur dhe të varfër, fukarenj, dhe po promovon kriminelët, personat me precedent penal, vjedhësit e energjisë, duke i bërë drejtorë.

Qeveria po lejon në rrugë kriminelët dhe po izolon si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore fëmijët. Identitetin e vajzës nuk e bëjmë të ditur për shkak se është minorene por në datën 30 nëntor, sipas dëshmisë së nënës së vajzës së ndaluar me inicialet N.N, janë izoluar në komisiariat”, tha Salianji.

Reagimi i Ministrisë së Brendshme

Ministria e Brendshme përmes një deklarate ka sqaruar akuzat e Partisë Demokratike.

“Në datë 30 nëntor, në ora 13:00, grupi i punës së OSHEE-së, ka konstatuar njëlidhje të paligjshme të energjisë elektrike në rrugën “Jordan Misja” Tiranë, pallatiGener 2, kati 5,  pasi në datë 25 nëntor i  ishte ndërprerë lidhja me energji  përshkak të debisë së krijuar nga mospagimi i  faturave në shumën rreth 500 mijëlekë.

E  dyshuar  për  vjedhjen  e  energjisë  është  shtetësja  N.N.  dhe  këtë  arsye  ështëshoqëruar në Komisariat. Ajo me dëshirën e saj i ka kërkuar policisë të marrë mevete fëmijën.

Për këtë arsye në ambjentet e Komisariatit nr. 3, iu krijua mundësiaqë të qëndrojë në një ambjent të përshtatshëm gjatë kohës së marrjes në pyetje,dhe jo tek dhomat e të shoqëruarve.  

Ajo sqaroi se kontrata rezulton në emër tëbashkëshortit të saj. Shtetësja N.N, pranoi se në datë 30.11.2014 e ka rilidhur vetënë matës energjinë elektrike, të ndërprerë nga OSHEE.  

Pas  konsultimit  me  Prokuroren,  shtetësja  u  la  e  lirë,  ndërsa  materialetproceduriale në ngarkim të saj i kaluan për veprime të metejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Policia e Tiranës ka shoqëruar me mjetet e saj për në banesë shtetasen N.N. sëbashku me fëmijën”, thuhet në deklaratë. /gj.k/

8 komente në “Vjedhja e energjisë/ PD: U mbajt në komisariat edhe një 5- vjeçare. Reagon Ministria e Brendshme”

  1. Donika Musaraj says:

    Vjedhja nuk duhet toleruar

  2. Tani says:

    Veprimi i policise eshte normal. Femija nuk mund te lihej ne mes te rruges pa njeri. Policia ne kete rast eshte kujdesur per femijen dhe ajo nuk eshte arrestuar. PD vazhdon me genjeshtra dhe keqinformim te publikut. Sigurisht qe policet e PD-se vazhdojne te veprojne kunder kesaj qeveria dhe Min Brendeshme duhet te identifikoje personat qe rrjedhin informacion te gabuar tek PD.

  3. mali says:

    Ky eshte ai pinoku qe na tregoi rrugen ne Dajt,qe gjasme po benin shtepi ca te aferm te Veliajt? Kapini me shqelma keta spurdhjaker.

  4. stela says:

    Epo gjera te pa degjuara vetem ne Shqiperi ndodhin. Po shelgje kemi apo nepunes e pabesushme. Megjithate nga injoranca e ketyre nenpunesve kjo vajza e vogelmund dhe duhet te fitoje shume dhe me shume behet fjale per miliona dollare … Ok.

  5. ne burgjet e mbare botes ,per fatin e keq edhe te mijerave nenave ,ne burgje mbahen edhe foshnje dhe rriten ne burg e pabesueshme ,por e vertete !

  6. Uliks says:

    Kemi parë plot budallenj.
    Por budalla si ky tipi qurravec Salijanji, vështirë se sheh. Të jetë kaq i mbaruar robi?

  7. FEMIJA 5 VJEC says:

    Xhaxh SALIjanji,a me ha putin???…

  8. Sajmir CT says:

    E bukur kjo,me deshiren e saj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje