Balla: Të rihapen hetimet për abuzimet e Bashës me "Rrugën e Kombit". Adriatik Llalla të mos flejë mbi dosjet e korrupsionit

4 Dhjetor 2014, 13:42Politika TEMA

Partia Socialiste ka kërkuar nga Prokuroria rihapjen e hetimeve për rrugën e Kombit.

Deputeti socialist Taulant Balla duke iu referuar raportit të KLSH-së tha se vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë me rrugët, ka ndodhur në këtë rrugë.

Sipas Ballës, kryetari i PD Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Transporteve, ia ka hedhur duke mos shkuar në Porkurori pasi kishte nxjerë raporte mjekësore. Ai tha se, sipas raportit të KLSH-së, Basha ka vjedhur 240 milionë dollarë.

“Vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë me rrugët, është rruga Durrës-Kukës, ku kryetari aktual i ShQUP-it është i akuzuar.

Çështja është mbyllur se Luli ka qënë sëmurë dhe nuk është paraqitur në prokuroti për 240 milion dollarë që ka vjedhur. Ka çuar raporte mjekësore.  Kam këtu dhe një kallëzim penal që dua t’ia kujtoj prokurorit të përgjithshëm se nuk flihet më mbi dosje.

Kam dosjen e Rdivan Bodes dhe Sherefedin Shehu që bënë të mundur gjetjen e kredisë për rrugën, për këtë rrugë, për rrugën e Lulit.

Të fillojë hetimi dhe për Ridvanin e Sherefedinin që gjetën paratë. Kur të gjykohet kjo çështje atëherë ka bërë punën e vet Prokuroria. Akuzat i referojmë nga raportet e KLSH-së”, deklaroi Balla.

Sa i përket rrugës Tiranë-Elbasan, Balla tha se dhe në këtë rrugë janë hedhur para pa projekte. Sipas deputetit socialist po rishikohet marrëveshja, dhe nga 407 milionë dollarë do të kushtojë 300 milionë dollarë.

“Jam krenar për ta riparë këtë marrëveshje, sepse Saliu kishte planifikuar 100 milionë dollarë më shumë për këtë rrugë. Do diskutojmë këtë marrëveshje për t’a riparë dhe për t’i hequr 100 milionë dollarë. Ndryshojmë vlerën totale nga 407 milionë dolarë, në 300 milionë dollarë. Problemi tjetër është lënia rrugëve e rrugëve të Saliut”, deklaroi Balla.

Sipas tij rrugët nga qeveria e kaluar janë bërë pa projekt, dhe pa një studim gjeologjik.

Rruga Tiranë-Elbasan sipas deutetit socialist kur nisi projekti në fillim ishte me dy korsi, e ndërsa pas vizitës së ish-kryeministrit në u shtuan dhe dy korsi të tjra.

Një tjetër problem sipas tij janë dhe dëmshpërblimi i pronarëve të tokës ku kalonte kjo rrugë. /gj.k/

17 komente në “Balla: Të rihapen hetimet për abuzimet e Bashës me “Rrugën e Kombit”. Adriatik Llalla të mos flejë mbi dosjet e korrupsionit”

    1. feniks says:

      Me Adriatik Llallen e zgjasni kot zhurmen!
      Ai duhet SHKARKUAR ME CEREMONI dhe duhet cuar per NDJEKJE PENALE PER SHPERDORIM DETYRE!
      Ne se PS-ja nuk ka juriste te afte per ta vene LLALLEN me shpatulla per muri,gjejini specialiste jashte Shqiperise dhe te marre fund kjo pune!
      A dini gje se cfare po behet me te famshmen BYRO TE HETIMIT???

  1. tani says:

    ku je o adriatik llalla ku je?!!!

  2. .... says:

    po he pra kapeni cfare prisni me,se na keni cmenur me keto denime,ata po kerkojne te rikthehen perseri ne pushtet me ane te dhunes,kurse ju i toleroni akoma me justifikimin gjykatat jane fajtore qe abuzojne me detyren,po ju si qeveri cfare roli luani,behuni si enveri per disa plera dhe plasini brenda me gjygje speciale,kush po pyet sote per per pakicen e plerave,saliu pse tolerohet,nga kush keni frike???ai duhet te futet ne burg per vjedhje per krime per tradheti per shkaterrim e kombit etj,cfar na derdellisni 1 vit e gjysem o socialiste,filloni edhe me bashen,plaseni nja 40 vjet brenda,ne greqi futen nje parti te tere brenda dhe nuk pyeten askend,folen gazetaret nja 2 jave dhe askush nuk flet me per ate parti,kurse kjo pd me maloke eshte me keq se organizata islamike issis,kjo parti duhet te futet ne burg sa me pare.

  3. Marku uk. says:

    ————————————————————————-

    Po …
    patjeter dhe Ai i 21 Janarit dhe Gerdecit.

    Po nuk arrestohet
    gungaci-komunist Berisha dhe Shale-Thati, Faqe-Torva Lul Xim-Ximi Shqiperia kurre nuk do qetesohet.

    Ceta-Veriore PD
    ne prag te nje Destabilizimi qe t’i shpetoje vjedhjeve dhe rrumpalles qe i bene Shqiperise per cerek-shekulli.

    ————————————————————————

  4. sherifi says:

    z.Balla,meqe dole ti ne kte teme, se daullet bien per ata qe kane vesh thot populli,dhe ne kte rast per mazhorancen dhe z.Edi Rama.
    Ato nje milion vota qe moret,per te rihapur keto dosje i moret,per te rihapur,gerdecin,rrugen e kombit,21 janarin,detin,pasurit nentokesore,pyjet,naften e shume te tjera.
    E kujt ja kerkon ti z.Balla keto pervec mazhorances ku ben pjese dhe ti?

  5. sherifi says:

    ————————————————————————

    O popull, e keni kuptuar “mashtrimet” qe ka perdorur me vite ky njeri karshi njerezve te tij ?

    ————————————————————————

    Fillimisht, te le apo te nxit Ty qe te vjedhesh “cingerima”,

    kur nga krahu tjeter si familje
    “gllaberonte” prona, toka, plazhe, nafte, para Banke, boss droge …

    dhe vjen nje dite te nxjerr “Ty” hajdut duke te permendur kockat qe te kishte hedhur per t’i lepire … duke te treguar burgun …. dhe Ti nga frika do t’i sherbeje.

    Prandaj sulmon sot njerezit e tij.

    ————————————————————————-

  6. Billy1 says:

    Se shpejti do te arrestohet nje…. nje mut do te arrestohet.
    Keshtu ka deklaruar Dhalla.

    1. Thupra says:

      O popull koqe,kush prisni ore te arrestoje,hajduti hajdutin,ata bashke kane vjedhur o debila,bashke i kane ndare,bashke jane ne nje tave te gjithe socialista dhe demokrate,njesoj jane te dy palet,muti eshte pak

  7. Agimi, says:

    Z. Balla,

    Na lodhet, na merzitet, na shkaterruat me keq.

    Kur mutin do te dergoni para drejtesise abuzuesit, mashtruesit, vrasesit, hajdutet …? Kur? Kur? Kur???

    Mjaft me me show dhe letra koti !!!

    Te pakten mos hani me mut kot !!!

    JU LUTEM ME FALNI PER FJALORIN,TE GJITHE JU LEXUESIT NE PERGJITHESI
    DHE TEMA 0N-LINE NE VECANTI. KY NUK ESHTE FJALORI IM, POR JAM I REVOLTUAR.

    Kurse ti Taulant, vazhdo te hash mut akoma…!!!

  8. A says:

    Qe te lidhemi me rruge tokesore sipas standarteve te Bashkimit Evropian me te gjitha trevat shqiptare te KOMBIT SHQIPTAR qe ndodhen jashte kufijve zyrtar te shtetit qe quhet SHQIPERI jam plotesisht dakord.
    Por, cdo rruge perpara se te ndertohet plotesisht duhet te studiohet me ane te nje projekt-zbatimi perfekt nga ana teknike nga nje INSTITUT SHQIPTAR i STUDIMIT, i KERKIMEVE dhe PROJEKTIMIT te NDERTIMIT. Qe fatkeqesisht INSTITUTET e STUDIMEVE te PROFILEVE te NDRYESHME pothuajse jane shkatarruar.
    Kurse ne ne SHQIPERI kemi per shembull “”INSTITUTE STUDIMESH POLITIKE”” per te gjitha PROFILET sebashku per ndertimet, bujqesine, blegtorine, turizmin, industrine te cilat jane kryesuar nga SPECIALISTET per GJITHCKA si “”kompetentet”” me te “”shkelqyer”” qe disponojme si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META etj te kalibrit me te dobet.
    Ne lidhje me RRUGEN e KOMBIT qe lidh Shqiperine me Kosoven ka qene nje studim, nje projekt edhe per zbatim i shkelqyer i bere nga nje grup pune me specialistet me te mire te kesaj fushe te SHKODRES.
    Ku kjo rruge fillonte ne Bushat – Mjede – mbi brigjet e liqeneve te Vau Dejes, Komanit dhe Fierzes dhe pastaj njeri degezim nga Fierza – Kukes – Morine dhe perfundonte ne Prizren (Kosove), kurse degezimi tjeter Fierze – Qafe e Prushit dhe perfundonte ne Gjakove (Kosove). Pra, mund tu bejshin dy degezime ose tu zgjidhte njeri dhe nuk kishin asnje tunel dhe nuk ziheshin as nga debora.
    Por, si PS-ja dhe PD-ja zgjodhen variantin me te keq ate qe eshte sot, te cilin e nisen pa asnje studim, pa asnje projek. Ku shiko nje lum bej nje ure, shiko nje pengese bej nje kthese dhe shiko nje mal dhe bej tunel. Pra keshtu shkojne punet kur kudo fusin HUNDET politikanet dhe pushtetaret tane qe njeri me injorant se tjetri, kur nuk bejne as per politike, as per pushtet, kur nuk bejne per asgje. Por jane te “”ZOTET te SHKATHET” vetem per grabitje, shperdorime dhe vjedhje.
    Tani RRUGEN e KOMBIT i ra “”SHANESI”, “”FATI”” per ta ndertuar PARTISE DEMOKRATIKE me ne krye KRYEMASHTRUESIN SALI BERISHA dhe NDIHMESIT te tij LULEZIM BASHA te cilet “”i pjedh”” edhe GJELI dollar amerikan. Keshtu, kjo rruge e perfunduar, por me shume probleme teknike, sepse te kesh kryeteknike SALI BERISHEN dhe LULEZIM BASHEN, keshtu do te ishte jashte te gjithave parametrave dhe standarteve te Bashkimit Evropian, doli qe jane vjedhur, jane zhdukur dhe futur ne xhepat e tyre 240 MIJELION USD, pra te dashur lexues, nuk e kane per gje qe te hudhin 6 MIJELION USD ne DET ne gjirin e Vlores duke ndertuar nje PALLAT, te cilin mire ja bene qe ja prishen. Sepse ketyre nuk i dhimbset paraje se e kane pa dhimbje, pa munde dhe pa djerse. Ketu behet fjale vetem per RRUGEN e KOMBIT. Shtrohet pyetja pse SALI BERISHA i mori me deshire te madhe dhe inisjativen per te ndertuar vetem rruge gjate 8(TETE) VJETEVE qe ishte ne POZITE, ne PUSHTET (2005-2013). Kjo ndodhi si qen bastard qe ishte nuhaste vetem ku dalin EVRO dhe DOLLAR me shumice.
    I them EDI RAMES, levizjet dhe veprimet tuaja jane shume te ngadalta ne shume drejtime. Ne lidhje me korrupsionin, me mafien politike, me ngjarjen ne Gerdec, me vrasjet e 4-ter personave ne bulevard, me krime dhe vrasje te tjera te pa zbardhura. Mire ke bere ne lidhje me masat qe more ne lidhje me energjine elektrike. Por, ske asnje te drejte te rritesh cmimet e energjise, bile ti ulesh sepse energjine e ke nga uji me kosto 0(ZERO), te ulet cmimi i karburanteve sepse i ka ra cmimi prej kohesh me 30(TRIDHJETE) PERQINDne arenen nderkombetare, tani po rritet cmimi i vezeve. Prandaj fillo more burre edhe ti nga puna e vertete se ke fusha te medha veprimi per te bere, se per kete ti llame votat. Kurse ne lidhje me prishjen e ndertimeve pa leje te behen atje ku nuk prishin pune dhe jane jashte rregullave te urbanistikes.
    Fundi i fundit politika e qelbur shqiptare i ka lene. Pra, edhe per te prishur duhet studim.
    EDI RAMA jemi ne pritje te shohim se si do te veprojsh me 2(DY) SHARLATANET SALI BERISHA, LULEZIM BASHA dhe klanin e tyre. Mos ti bishe kraheve te SAAALIT si i re ne spital kur ndodhi KATASTROFA “”APOKALIPTIKE” e GERDECIT.

  9. arsen says:

    Ik, mer katunar!
    Mas 6 mujesh do thoni Gerdeci….
    Mas 6 mujesh te tjere 21 Janari….
    Llapaqena!
    Ndryshoni ligjet dhe fillojeni nga e para!
    Arrestoni Sali Berishen, shpallni ne kerkim Fatos Nanon dhe pas tyre merni edhe Ilir Meten.
    Keta njerez kane qene ne krye.
    Keta na cuan ne kete derexhe ku jemi sot.
    More vesh?
    Katunar!

  10. Gezimi says:

    Kemi kaq kohe qe e degjojme kete refren! Tani askush nuk e beson se do ngjase gje me kete afere kaq te frikeshme! Ne se keni marre persiper te udhehiqni konform ligjeve dhe normave, veproni sa me shpejt, pasi konstatimit i ka ikur koha! Ate e dime te gjithe. Me fjale te teperta nuk bindni dot me njeri! Zgjedhjet per pushtetin lokal po afrojne, dhe njerezit tani kane nisur te bejne llogarite, se cfare eshte premtuar, e cfare jane realizuar prej tyre! Neser do jete vone……

  11. rilindja says:

    KETA jane vertet llapaqena,kujtojne se populli I beson,me sa duket socialistet nuk e ngasin korrupsionin ne Kohen e saliut,sepse duan te bejne korrupsion te qete ne qeverine RAMA.

  12. xhelal says:

    po re te filoj menjeher hetimet per lulin per berishen per ramen per ilir floririn deri sa te jen te lir kta e te tjer mos beni gabim e me kerkon kush lek per drita e me the e te thash se i shkerdhej rropt.

  13. Miri says:

    Mister Palla i therrisnin kinezet njehere qe shkoi me delegacion qeveritar ne Kine ne kohen kur Fatos Nano ishte Kryeminister dhe ky shef kabineti. Kaq deshen bodigardet e Fatos Nanos sa degjuan kinezet dhe pastaj filluan ta therrisnin ne kor Mister Palla rrugeve te Tiranes. Mister Palla gezonte qe e therrisnin keshtu se argetohej Fatosi dhe e bente deputet pastaj. Nje pyetje kam: Rama si e therret?

  14. Valoni says:

    Vall tjeter sen nuk din te flasesh vetem kundra PD:
    Zoti Balla.
    Tek ne ne Kosov thojn nji fjal popullore, i thot reja vjerres mama pak djalin ti them kur sa nuk me ka then ik more Maqedon i flliqt se me sa duket njher dosjet e bashes kan kalue ne prokuorij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje