Kuvendi miraton 5 kandidaturat për KDRTSH/ Dule-Rama replikojnë në seancë

4 Dhjetor 2014, 14:01Politika TEMA

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi 5 kandidaturat për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Në votimin e kryer, i cili u parapri nga një mbledhje e Grupit Parlamentar të PS, të 5 kandidaturat u votuan si anëtarë të KDRTSH.

Nga votimi rezultoi që Xhemal Mato mori 68 pro, 5 kundër dhe 6 abstenime

Valbona Sulçe mori 68 pro, 5 kundër dhe 5 abstenime

Elidon Haliti mori 70 vota pro, 5 kundër, 4 abstenime

Xhelil Aliu mor 69 pro, 4 kundër, 6 abstenime

Vladimir Grosha mori 64 pro, 9 kundër, 6 abstenime

Pas votimit depurteti i PBDNJ-së Vangjel Dule shprehu keqardhjen që minoritetet nuk kanë asnjë përfaqësues të tyre në Këshillin Drejtues të RTSH.

“E them me keqardhje që asnjë prej 5 kandidatëve nuk përfaqëson minoritetet”, tha Dule.

Por në përgjigje të pretendimeve të tij, Kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet ligjore që janë bërë kanë hequr një përfaqësim të tillë. Rama tha se sjellja jonë ndaj minoriteteve është krenare, ndërsa shtoi se për KDRTSH mund të kandidonte gjithkush.

Ndërsa në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kërkesën e Dules, “si të kërkosh qiqra në hell”. Kjo pasi kryeministri i ka kujtuar kreut të PBDNJ, që legjislacioni i ndryshuar e ka hequr pikën në të cilën saktësohej se në Këshillin Drejtues të RTSH do të duhet të ketë edhe një përfaqësi të minoriteteve.

Dhe ky ndryshim sipas Kryeministrit Rama ka bërë që përzgjedhja e anëtarëve të rinj të këshilliit Drejtues të RTSH të jetë tërësisht i hapur dhe i pavarur.

“Besoj që duke qenë ndjekës i vëmendshëm i ecurisë së legjislacionit lidhur me minoritetet vangjelit si takonte të bënte gabimin qe bëri se është ndryshimi në legjislacion që më parë ka qenë dhe më pas është hequr, prania e një përfaqësuesi të minoritetit që e kanë bërë edhe cështjen e përzgjedhjes së këshillit, tërësisht të hapur dhe të pavarur nga vullneti ynë që nganjëherë duhet ti nënshtrohet kandidaturave që mbase s’do t’i kishim zgjedhur me dorë në tërësi por që janë të ardhur nga shprehja e interesit për të qenë anëtarë të këtij këshilli. Është si të kërkosh një qiqër me një lloj helli që nuk ekziston“, u shpreh Rama/gj.k/

1 komente në “Kuvendi miraton 5 kandidaturat për KDRTSH/ Dule-Rama replikojnë në seancë”

  1. Ramanistan says:

    Nje debat i stisur mes miqsh qe ti ris vlerat Dules tek elektorati i tij. Dulja po humbet partine e vet duke e mbajtur 5 vjet ne opozite me kete injorantin Ramanistan. Frika e Dules se po zhduket politikisht e ka bere sistemin te punoj i gjithi per kete megaminoritar me xhep nje here te majte nje here te djathte. Rama per minoritetin ka profesorin e madh Angjeli dhe i iku dhe Luiza Xhuvani, edhe ate megamafioz Vangjel Tavon, qe neqoftese keta jane minoritare, atehere une si minoritar do te behem qe sot mysliman! Turpi i politikes nuk perfaqeson minoritetin o Ramastan!!!!

    O Ramadulistan, do apo sdo ti pa respektuar minoritetin nuk hyn ne asnje dere ne Europe dhe ne Amerike. Po ne pergjithesi deren e ke qe tani te mbyllur se shikon vetem megainteresat e klanit tend dhe kete e ka kuptuar Europa dhe Amerika. Te ka mbetur Merkel (sa te te kuptoj edhe ajo sa i paafte je) dhe Erdogani (qe duhet ti japesh [email protected] qe te te jap leke)!

    Rofte Partia Komuniste e Ramastanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje