Deputetët e mazhorancës miratuan në seancë projektvendimin për procedurën paraprake për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë.
Në këtë mënyrë Kuvendi i hapi rrugën zgjedhjes së Inspektorit të ri të Përgjithshëm të BSH, që do të zëvendësojë në këtë detyrë Elivar Golemit.
Dy ditë më parë ky projektvendim u miratua në Komisionin e Ekonomisë dhe tashmë pritet të pasohet me zyrtarizimin e kandidatëve për këtë post.
Mazhoranca ka miratuar pak javë më parë edhe projektvendimin për procedurën për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë./gj.k/