Vizita e Ramiz Alisë në New York, më 27 shtator 1990, është moment i rëndësishëm për të kuptuar se sistemi komunist në Shqipëri po shkonte drejt fundit. Në takimet që pati në SHBA, Alia kërkoi bashkëpunim me Perëndimin, por me kusht që të mos kishte ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë nga asnjë partner ndërkombëtar. Kur u kthye nga SHBA-ja, Alia urdhëroi përgatitjen e një projektligji të ri për zgjedhjet, i cili i jepte të drejtën e kandidimit PPSH-së, Frontit Demokratik, Bashkimit të Grave, Bashkimit të Rinisë, Lidhjes së Shkrimtarëve si dhe Fontit të Bashkuar të Veteranëve.
“Projektligji për zgjedhjet, Neni 1: Zgjedhjet për deputetët e kuvendit popullor, bëhen me votim të përgjithshëm, të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë në bazë të vullnetit të lirë të zgjedhësve. Çdo presion ose formë tjetër detyrimi që pengon shprehejn e lirë të vullnetit të popullit, gjatë ushtrimit të të drejtës së zgjedhjes, dënohet sipas dispozitave ligjore në fuqi. Neni2: Kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të zgjidhen deputetë në Kuvendin Popullor t ë gjithë shtetasit shqiptarë që ditën e zgjedhjeve mbushin moshën 18 vjeç. Nga e drejta e zgjedhjes përjashtohen vetëm ata shtetas, të cilëve u është hequr kjo e drejtë me vendim gjyakte për shkak se kanë kryer një vepër penale, të dënuarit me heqje lirie, të sëmurët mendorë.” (Zëri i Popullit, Tiranë, Shqipëri, 23.10.1990).
Ky projektligj ishte një hap i rëndësishëm për kohën, por mbetet një përpjekje e pastër e Ramiz Alisë për të mbajtur në këmbë sistemin, duke tentuar të përfshijë të gjitha levat e partisë në këtë lojë me demokracinë. Më pas, të tjera lëvizje që duken të kontrolluara nga sistemi, shfaqen jo vetëm në rrethe intelektualësh, por edhe studentësh. Sigurimi i Shtetit ishte në veprim dhe të dhënat që mbërrinin nuk ishin aspak optimiste për PPSH-në. Varfëria në ekstrem që kishte pllakosur vendin, ishte elementi më thelbësor që mund të shkaktonte një reagim të fortë kundër regjimit. Bazuar nga këto të dhëna, Ramiz Alia po përdorte çdo levë që kishte në dispozicion për të asimiluar çdo lëvizje që mund të dilte jashtë kontrollit, por ai nuk mund ta kishte në dorë gjithë situatën. Një shkëndijë e planifikuar mund të precipitonte shpejt në një shpërthim fatal, i cili do të sillte fundin e regjimit. Situata ishte shumë delikate.
Po nga pritej shpërthimi? Sigurisht rinia ishte pjesa më e përshtatshme nga mund të vinte reagimi, rinia studentore. Në cilën situatë gjendej rinia shqiptare e fundviteve ’80? Sa të qartë ishin në shumicë të rinjtë për nevojën e ndryshimit të sistemit komunist? Varfëria ekstreme e Shqipërisë reflektohej dukshëm tek ata, kryesisht student ët dhe n ë m ënyr ë t ë veçant ë ata t ë konvikteve n ë qytetin studenti. Përballë nevojave që ka një i ri në universitet, familjet e tyre ishin tërësisht të pamundura për t’i plotësuar. Ata kishin nisur të informoheshin për jetën që bënte një i ri në vendet e Perëndimit dhe sigurisht kjo pati ndikim thelbësor në mbarsjen e një situatë revolte të tyre ndaj regjimit. Ata e kishin përcaktuar fajtorin e varfërisë së tyre dhe ai ishte padyshim regjimi komunist.
Në dëshmitë e secilit evidentohet fakti, se në dy vitet e fundit të sistemit komunist, por kryersisht në vitin 1990, në rrethet studentore flitej fare hapur kundër regjimit dhe drejtuesve të tij, flitej hapur kundër diktatorit Enver Hoxha. Për ta ishin thurrur vargje satirike nga studentët dhe recitoheshin shpesh edhe në mënyrë demonstrative në ambjente të ngushta, mes tyre. Kjo dëshmon një situatë të thellë pakënaqsie ndaj regjimit, e mundshme për të shpërthyer në revoltë, çdo moment. Ky informacion kishte mbërritur i saktë tek Ramiz Alia nëpërmjet Sigurimit të Shtetit. Studentët dhe kryesisht qyteti i tyre, ishin në vëmendjen e liderit komunist.
Ngjarjet që rrëzuan mitin e “dorës së hekurt” të regjimit komunist
Ishin disa ngjarje që i kishin stimuluar studentët të mundnin frikën dhe të guxonin të shkëmbenin mes tyre mendime antiregjim. Ngjarjet e rrëzimit të bustit të Stalinit në Shkodër në janar 1990, pak muaj më pas në Kavajë, ngjarja e ambasadave në 2 korrik, apo edhe largimi i Ismail Kadaresë. Pritshmëritë e tyre ishin, që regjimi të reagonte ashpër duke shkaktuar viktima. Por kjo nuk ndodhi dhe vrasja e frikës lidhej pikërisht me këtë detaj.
Sipas të rinjve të universiteteve, kundërshtia e rinisë së atyre viteve ndaj sistemit, tashmë ishte fakt. Ramiz Alia e kishte mësuar këtë herët, qysh kur kishte nisur reformat e tij për të demokratizuar, siç thoshte ai, jetën e vendit dhe për këtë kishte nisur lëvizje konkrete, të dukshme e të padukshme.
Është një moment i rëndësishëm për t’u analizuar: fundi i nëntorit 1990, pikërisht në datën 25, kur disa studentë të Inxhinierisë Mekanike, hartuan një letër të hapur drejtuar kryeministrit të kohës Adil Çarçani, ku renditeshin kritika të ashpra për qeverinë. Kryesisht ato kishin lidhje me kushtet ekonomike. Në fund të letrës, pasi ishte kërkuar të kryheshin disa reforma të cilat mund të përmirësonin situatën ekonomike, tre studentët hodhën edhe një frazë, e cila nuk dukej se mund të renditej vetëm si çështje ekonomike: “Nuk mund të bëhet xhaketë e re me copë të vjetër”, i adresohej byros ë politike.
Letra e studentëve drejtuar Adil Çarçanit
Letra e hapur u publikua nëpër dyert e universiteteve si dhe në hyrjen e Qytetit Studentit. Profesori i Inxhinierisë Mekanike, Arben Demeti, dëshmon se kishte dijeni për këtë letër, pasi sapo e kishte parë, kishte marrë kontakt me studentëte tij, dy prej të cilëve ai i njihte. Ishin Arben Taipi dhe Petrit Zeqiri, dy studentët që i kishte takuar për t’i pyetur rreth letrës. Ata të dy sollën në takim me Demetin edhe Pandeli Majkon, studenti i tretë, i cili ishte edhe kryesuesi i kësaj nisme. Majko ishte sekretar i rinisë së Fakultetit të Inxhinierisë. Kjo let ër publikohej si nj ë thirrje q ë organizata e rinis ë i drejtonte qeveris ë komuniste p ër t ë reflektuar ndaj situat ës s ë v ështir ë ekonomike n ë v ënd.
Në letër përshkruhej situata e vështirë ekonomike e vendit, natyrisht specifikohej situata e vështirë ekonomike e studentëve dhe familjeve të tyre kudo që ndodheshin. I kërkohej qeverisë që të organizohej për të përmirësuar gjendjen e vështirë ekonomike të vendit e reflektuar, sipas tyre, në gjendjen e studentëve. Pedagogogu i tyre, Arben Demeti, që i kontaktoi menjëherë ata, e rrëfen kështu këtë moment:
“Unë u entuziasmova nga kjo letër dhe mora kontakt me studentët e mi, të cilët i pyeta se kush ishte sekretar i komitetit të rinisë në fakultet. Më thanë se ishte Pandeli Majko student i Inxhinierisë Mekanike, viti i pestë. E kërkova dhe e takova. E pyeta kush e ka hartuar atë letër dhe më tha: Grupi i drejtuesve të rinisë së fakulteteve të Inxhinierisë. Më tha se ia kishin çuar së pari Adil Çarçanit, më pas e kishin afishuar. Pyeta nëse kishin sugjerime nga ndonjë jashtë fakulteteve, por m’u përgjigj se ajo ishte vetëm ideja e tyre. E pyeta nëse ishin konsultuar me ndonjë lidhur me kërkesat. Më tha sërish: Jo, janë mendimet tona. Po kjo shprehja e “xhaketave të vjetra” çfarë do të thotë? Përgjigja ishte e vakët, jo ajo që prisja. Në fakt dredhoi nga pyetja. Ajo që tha Pandi ishte poshtë nivelit të frazës së përdorur në letër. Megjithatë m’u duk shumë pozitive si nismë. E pyeta se a kishin reaguar nga qeveria. I sugjerova, që ajo që ishte shkruar për kohën ishte e rrezikshme dhe e këshillova që të masivizohej, se kështu do të ulej rreziku. Merrja kontakte të përditshme me Pandin dhe çunat e tjerë dhe iu bëja sugjerimet për lëvizjet e mëtejshme. Ju sugjeroja vazhdimisht që të mos mbeteshin të izoluar, pasi duke qenë vetëm pak njerëz, veprimi i sistemit ndaj tyre do të ishte një rrezik. Ndërkohë, kishin ardhur një grup këshilltarësh nga kryeministria, që kontaktonin me këta studentë rreth problematikës. Me sa më kujtohej grupi i punës i këshilltarëve drejtohej nga Asim Bedalli, këshilltar i kryeministrit Adil Çarçani në atë kohë. Ndërkohë iu sugjerova atyre, që të merrnin takime me studentët në auditore. Ata nisën të shkonin në auditoret e Inxhinierisë dhe shfrytëzonin pushimin dhjetë minutësh mes leksioneve dhe një çerek ore në fund, që i takonte komitetit të rinisë të fliste me studentët. Në ato takime ata publikonin idetë dhe flisnin për letrën. Mbaj mend që Pandi shkonte deri tek pluarlizmi i mendimit, porosia që ishte dhënë edhe nga Ramiz Alia në takim me intelektualët. Hapi i dytë ishte masivizimi në fakultete të tjera përveç Inxhinierisë. Ndërkohë që grupi i punës së kryeministrisë merrte përditë kontakte, unë iu sugjerova grupit të studentëve, pra Pandit, që të merrnin kontakt me drejtues të komiteteve të rinisë së gjithë fakulteteve. Takimi ishte fiksuar në datën 14 dhjetor dhe aty do të kërkohej Adil Çarçani në takim. Kjo ishte një situatë që projektohej pa ardhur momenti i 8 dhjetorit. Por situata nuk na priti. Në atë natë të 8 dhjetorit ishin edhe studentët e Inxhinierisë Elektrike dhe Mekanike” (Demeti, Arben, intervistë për autoren, Tiranë, qershor 2010).
Ndërsa një prej tre ish-studentëve, protagonist në këtë ngjarje, Arben Taipi, e vlerëson si një moment mjaft të rëndësishëm, që ndikoi në përshpejtimin e ngjarjeve drejt rrëzimit të sistemit komunist. Ai thotë, se në këtë iniciativë nuk ishin të mbështetur, apo të ndikuar nga askush.
“Guxuam dhe ju shkruam një letër, megjithëse na ishte përmendur Mali me Gropa nga njerëz të futur në mes tyre. Ishim gjithsej 13 vetë, kur u ulëm dhe shkruam kërkesat tona e aty nuk kishte as Gjinush, as Sali, as Gramoz. Ishim ne, studentët më të guximshëm të inxhinierisë, midis nesh Pandeli Majko dhe Arben Lika. Letrën e filluam pas diskutimeve të shumta dhe morëm guximin e u ulëm në një nga sallat e universitetit bashk ë me Pandeli Majkon e Petrit Zeqirin. Unë insistoja që ministri i arsimit të jepte shpjegime për gjendjen e studentëve, pasi unë vetë kisha tentuar disa herë ta kontaktoja Gjinushin dhe ai nuk pranonte të më takonte, madje jam konfrontuar fizikisht edhe me rojet që mbronin ministrin. Por, qeveria ishte e shurdhër për ne studentët” (Taipi, Arben, intervistë për autoren, korrik 2013).
Pavarësisht se si vlerësohet sot, ky moment i publikimit të kësaj letre, ka lënë gjurmë në kujtesën e shumicës së protagonistëve të dhjetorit 1990. Një prej tyre, pedagogu i estetikës, Eduard Selami, e kujton si një moment, që nuk i kishte ngjallur shpresën për ndryshim, pasi e kishte lexuar si një lëvizje brendapërbrenda sistemit. Të njëjtin këndvështrim reth këtij momenti ka edhe Besnik Mustafaj. Sidoqoftë, qeveria komuniste reagoi ndaj kësaj letre. Kryeministri Adil Çarçani u përball vetë me studentët dhe kjo ndodhi vetëm pak orë para natës së 8 dhjetorit, nata kur shpërtheu lëvizja studentore antiregjim.
*Pjesë nga libri “Pardesytë e Bardha”
Majko eshte cun zotni duhet te behet president
http://bit.do/Vildanja-tregon-gjoksin-dhe-Majko-e-thith
Prape me keto muhabetet e vjetra cdo dhjetor do merremi me keto perrallat ?
Doli dhe Majko disident tani. Ai eshte kokrra gomarit.
Kussh e di cfare rrrrr.. gomari je ti!!!!!!!!! Gomari di vec te gjuaj shqelma……..
fotografi historike
si majmune naive!
dhe sa shum lesh qe kemi pas ne kok,ne ftyr,rretheqark gojes…si puna e njerzve te shpellave
dhe gojet e hapura tregojn dhemb te fort,jo te prishura. si ata kuajt qe perpara se ti blejn i kontrollojn nga dhembet..
dhe shprehjet e ftyres… nuk jan shprehje gezimi njerzor,por dicka si shperthim kafshor..
nuk thon kot qe e paskan pas prejardhjen prej majmuni njerzit
dhe evolucioni beri te tijin nga kafsh ne njeri
tek ne shqiptaret evolucioni darvinijan paska ec me ritme kozmike..me shpejtsin e drites..per 25 vjet nga ata majmuno njers ne kta njerz-majmune qe jan sot…sukses i pamas
Ramiz alia per te shpetuar ate qe mundet organizoj ‘intelektualet’ e tij si berisha Tozaj kadareja edhe kur kjo nuk ‘ndezi’ tek shqiptaret sepse u duken teper ‘te Partise’ organizoj levizjen studentore,mbasi ESIB-organizata nderkombtare e studenteve kishte ba nje thirrje ne Paris per liberalizim te shqiperise edhe nje thirrje studenteve shqiptare per te vepruar ( bile ne esib ishin caktuar edhe grupi i studenteve qe shkoj ne tirane,nder ta polaket francezet e hungarezet qe filluan kontaktet ne shkoder,elbassan nepermjet nje zoje nga posta shqiptare atje e nj gazetar francez qe qendron atje).pra levizja ishte po ashtu e organizuar me cunat besnik te partise si majko e mustafaj apo zoja ballauri…edhe studentet vertet jashte partise u eliminuan si ne shkoder!Ramizi po ashtu dergoj shume student e intelektual neper bote ,tek shqiptaret e diasporeskeshtu zotni rama ishte larg,kujtim causku diku ne paris,po ashtu edhe kadareja ne fund te dhjetorit 89,apo preçzogaj ,pashko .edhe shume te tjere qe shqiptaret e diaspores i kujtojne fort mire!Shqiptaret e diaspores i pranuan,jo si demokrate po taman per cka ishin,si nje menyre per te kaluar situaten ne nje menyre tjeter nga ajo rumane!shqiptaret ne France,Bruxelles manifestuan disa here…edhe cyzia zyke dha per shembull kontributin e tij,qe studentet te trimerohen!
Doni me per Belulin…Na doli edhe Ben Taipi dhjetorist…?? Beni cun drejtori..katranjos ne socializem dhe hajdut ne kapitalizem…
Sa per Pandin ai ka qene djal model dhe letra per Adilin eshte shkruajtur ne Shtator..Demeti mul i di te gjitha se nuk ka qene ne mesditen e 8 dhjetorit ne q.studenti. aty ka qene qene trimat sy me sy e dhemb per dhembe me perfaqesuesit me e larte te diktatures..
Ali Demo te pelqen te jesh nga Ali Demi se je katunar i ardhur ne Tirane prandaj z Taipi nuk te dhiste fare as atehere as tani se ti ishe spiun jo me te merrte ty per te shkruar letren kunder qeverise komuniste Ai ishte nje djale i kompletuar e trim qe e respektonte gjithe Tirana ishte jetim me sa mbaj mend dhe punonte jashte orareve te shkolles elektricist Prandaj sot eshte ne majat e biznesit me ndershmeri e pune pa rene ne sy se nuk i pelqen te duket Po ju fshatret e ardhur kishit e keni xhelozi provinciali Nuk i fshin dot faktet e dhena nga prof Demeti .Ik gjej ndonje pune o parazit se Arbeni nuk ka kohe me lexu gazeta
……..Boll me historite e “veteraneve”….jemi velur….ndjehemi te lodhur….sa afrohet dhjetori dhe fillojne te levizin “protogonistet”….”disidentet”…..por nuk kalohet jeta duke treguar vetem kesi lloj historish……beni dreqin ndonje pune te hajrit……me sa duket iu kemi rene me qafe kot veteraneve te meparshem……u bene si shume veterane dreqin…….
Z. Pandeli Majko eshte njeri me vizion, personalitet, zemer te madhe, i drejte, jo i kulisave dhe perfaqeson zemren e shqiptareve.
Ne historine e dhimbshme te ketyre viteve, kemi nje reze dhe nje moment referimi ne politiken tone. Ai eshte Pandeli Majko. Ne se tensioni politik ulet dhe gjerat duam te shkojne ne normalitet vendin tone duhet ta drejtoje Pandeli Majko.
…boll me me histori veteranesh….na u bene me keq se te paret…..mos guxoje dhjetori te afrohet…..rendin te gjithe per te bere “protogonistin” e “disidentin”……ne kete vend te mbushur vetem me veterane gjithfaresh……ku dreqin do mbytemi me kete rruge……
Sigurisht qe levizja studentore pati vlerat e saj te pa mohushme por nuk duhet te pretendojme qe ajo arriti gjithcka.Situatat e viteve 89-91 ishin kaotike edhe pse sistemi komunist ishte ne agoni.Si klasa politike ,shteti,administrata,intelektualet,organizatate masave,rinia dhe populli prisnin qe ndryshimet te binin nga qielli.Nuk pati forca qe ta rrezonin koken e sistemit por kerkohej me takime e flet rrufe qe te lorgoheshin.Studentet kishin shancin me te mire qe te rrezonin diktaturen sic ndodhi ne shume vende te Lindjes komuniste.Levizja studentore u sabotua qe ne ditet e para te saj.Ajo u orjentua ne sherbim te prapaskenave per zvendesim gradual te figurave te ish sistemit pervec R.Alise.Se kush ishin ata qe muaren fatet e demokracise ne tashme i njohim shume mire .Ka shume ,midis tyre dhe z.Majko, qe rrahin gjoksin se paskan luajtur nje rol vendimtare ne rrezimin e te rrezuarve dhe hapjes se rruges drejte demokracise.
Keto tema jane aq qesharake sa sot na servisen si mencuri,guxim,madheshti,venje e jetes ne rrezike e kulmi me epitete Heroi i demokracise shqiptare.Sigurishte ai qe pretendon me shume eshte Saliu dhe Pd.Madheshtine nuk e fshehin as dhe ata qe militojne ne Pd .Ja shembulli me i fresket .Tematika e qendrimeve dhe diskutimet me rab stin e festave te 28&29 Nentorit.Ulerijne Luli dhe Saliu se dyshja Rama -Meta po na kthejne prapa ne komunizem.Ne thot Luli nuk terhiqem dhe do jemi pran popullit per te mbrojtur vlerat e demokracise qe vendosem ne revolucjonin e Dhjtorit te 91.Se cfare vlera demokratike i prune popullit i pame ne vitet qe keta ishin ne pushtet.Korrupsjon masiv,vrasje,vjedhje,shperdorim financash dhe nje shtet Rrum-Palle.Shihni dhe analizoni vetem nje fakte me te cilin ndeshet sot qeveria Rama.Mijra qytetare qe per vite me radhe kane vjdhur ose nuk kane paguar energjine elektrike.Ithtaret e demokracise na dalin ne mbrojtje te asaje pjese te popullit qe kane perfituar padrejtesishte.Thirjet mos ju binduni shtetit per tee paguar faturat tregon se sa e rrezikuar eshte demokracia ne Shqiperi edhe pse kane kaluar 24 vjete.
Eshte ne te miren tone qe keto fryrje pompoze per merita te vendosjes se demokracise shqiptare te trajtohen me shume kujdes e jo per merita te pa qena.
Komunizmin nuk e rexuan studentet dhe as populli.Komunizmi Rexoi vet veten.Fukaralleku dhe skamja e Diktatures bene te rexohej sistemi. Po te ishin te forte ne ekonomi Komunizmi do jetonte akoma tek ne dhe ne lindje. Askush te mos marri levdata per renien e Diktatures se ne jemi nje popull qe e duam Diktaturen.
Ne kohen e shtetit totalitar nga disiplina e hekurt te gjitha viruset vdekje prurese u konservuan ne temperatura te ulta siberiane! Mbas renies se monizmit keto viruse u ringjallen dhe u transformuan ne Zambie! Rezultati ish doktori i bllokut TRAPI TROPOJAN nen emrin qe i dha partise se ish sigurimsave P.D vrau ne seri shoket e tij shqiptaret si ne Tropoje apo ne jug duke helmuar shtetin me doktrinen e mjekroshit te Athines -per 300 euro behesh grek! Shqiperia u transformua nga keta ish mikrobe ne nje ankand shitje ,sot po shikojme edhe bukurite e pjellave te Shqiperise 23 vjecare ku njeriu nga faktori jo shtet eshte kthyer ne nje qenie e cila eshte me e cuditshme se filmat e terrorit Hollivudian apo qeniet jashte-tokesore!
Ramizi mbasi u kthye nga SH.B.A. beri ate qe i diktoj ajo !.Ramizi me çunin e tij, mungon nga truprojet per 4 ore???? Ata shkuan ne nje banke???.Keto informacione i ndegjuam mbas kthimit te tije nga SH.B.A.Ramizi i kerkoj organizatave baze besnikerine nga qe kishte frike nga ndo nje grusht shteti….Ai mbas kthimit fliste me dy kuptime dhe ne grup”P.P.SH.” vendosI te ashtu quajtur Katovica ,ku leket qe kane vene jane,te dukshme vetem ish oficere e hanin nga te dyja krahet.Hallva tashme eshte ftohur.Ne Spanje ndegova nje zgjidhje te hesapeve.-..
DUKE PATUR PARASYSHE SE CFARE PRISNIM (liri,demokraci,punesim,rritje te nivelit ekonomik te qytetareve,siguri te jetes se qytetareve etj,etj) FITUAM ( pasuri perrallore per nje kaste hajdutesh,varferi per pjesen me te madhe te popullit,pa siguri totale e shtetasve, korrupsioni galopant ne te gjitha instancat e shtetit, skllever ne te gjitha hallkat e prodhimit,ku punetoret nuk kane as te drejten minimale si ne vendet perendimore (40 ore pune javore, leje vjetore 22-28-35 dite ne vit sipas vjetersise,kush kerkon 40 oreshin te nesermen flaket nga puna, punetoret ofendohen si te ishin kafshe, FITUAM prostitucionin,drogen. GRUPI I STUDENTEVE LUFTUAN PER TE PERMIRESUAR KUSHTET E STUDENTE DHE FITUAM : motrat,vajzat tone studente behen prostituta per te mbajtur veten me buke, eksportin e tyre jashte per te kenaqur epshet seksuale te te huliganeve. DHE FITUAM, MVARTESINE TOTALE EKONOMIKE NGA TE HUAJT DUKE NGRENE MBETURINAT E SHTETEVE TE TJERA (shikoni rritjen e te semureve me tumer ne menyre te jashtezakoneshme pasoje e ketyre) etj etj KJO DITE PER SHQIPTARET ESHTE DITE FESTE APO DITE ZIE ???????.