PD sulmon ish- mediat e saj, TV Klan dhe "Mapo"

4 Dhjetor 2014, 16:10Politika TEMA

Partinë Demokratike dhe enkas z.Berisha duket se e ka kapur një zell i fortë për t’u marrë me çështje të gazetarisë këtë javën e fundit. Brenda 7 ditëve janë shënuar katër precedentë kur në gazetën zyrtare të PD-së dhe në Facebook-un e Berishës, mbrohen, sqarohen ose atakohen gazetarë të ndryshëm në Shqipëri.

Sinjali i parë erdhi më datën 26 nëntor kur në gazetën Rilindja Demokratike u publikua një shkrim ku sulmohej krejt hapur prezantuesja e TV Klan Alketa Vejsiu, duke e cilësuar atë një vegël të Ramës dhe duke i dhënë pronarëve të këtij televizioni mesazhin mes rreshtave se:

“Rama është në hall dhe Alketa është në hall. Nëse këta të dy janë në hall, përse duhet të jetë dhe spektakli në hall? Apo që për të gjithë bashkë fundi të jetë i njëjtë dhe anija që ka nisur të fundoset t’i marrë të gjithë me vete?”

Fjalia e fundit e këtij shkrimi të jep përshtypjen se nuk ishte Alketa Vejsiu  objektivi i vërtetë por ajo është përdorur si artificë për të çuar mesahin tek Klan se nëse kanë vendosur të hipin ‘në një anije’ me Ramën e kanë të kotë, sepse sipas PD-së, kjo anije ka nisur të fundoset.

Sinjali i dytë erdhi tri ditë më parë kur krejt papritur në Rilindjen Demokratike, publikohet një shkrim me titullin “Si po bie MAPO në prehërin e qeverisë”. Në këtë shkrim ofroheshin të dhëna mbi disa detyrime tatimore që kishte pronari i Media Mapo, Henri Çili dhe për disa borxhe të tij në Banka dhe gjetkë, dhe sipas PD-së, këto ishin detyrime që e kishin imponuar Çilin që të ndryshonte linjën editoriale të gazetës, të mbështeste qeverinë, me qëllim marrien e ndihmës qeveritare në këmbim për problemet e veta.

Ky shkrim i RD-së ka krijuar shumë pështjellim në PD, pasi është bërë veç një ditë pasi u zgjodhën dhe strukturat drejtuese, ku një kontigjent emrash të njohur si “njerëzit e Çilit”, morën poste në PD. Askush nuk po e kuptonte pse njerëzit e Çilit po bënin përpjetë me karrierën në parti, ndërsa Çili personalisht goditej për evazion fiskal në gazetën  zyrtare të PD-së.

Precedenti i tretë u shënua dje kur Berisha i dha një sqarim në facebook  gazetarit kosovar Berat Buzhala në lidhje me deklarimin e Berishës për Rambujenë në vitin 1999.

Por Berisha nuk është ndalur me kaq, pasi ka bërë dhe një status mbi atentatin e denoncuar nga gazetari Artur Çani. Berisha ka bërë një status krejt të pazakontë në Facebook, ku përveçse akuzonte politikisht Koço Kokëdhimën dhe Edi Ramën si përgjegjës të episodit që i ndodhi Artur Çanit, ofronte dhe një detaj pikant në atë që kishte shkruar.

Lexoni me vëmendje çfarë thotë Berisha:

“Burimet e sigurta njoftojne se Çanit i kane dorezuar dokumenta te shumta punonjes te Albpetrolit dhe deshmi qe faktojne se kjo vjedhje nder me te medhate ne historine e vendit kishte “mbikqyrje edhe nga siper”.

Ndërkaq Berisha thotë dhe se:

“Dosja, e cila heton nje vjedhje te permasava te papara, lidhet me Koço Kokedhimen dhe drejtorin e tij te Albpetrolit, Puka si dhe me Edi Ramen dhe drejtorin e drejtorise se marreveshjeve per hidrokarburet, kusheri i pare i bashkeshortes se Edi Rames si dhe me Ermir Avdaj, nipçja e Koço Kokedhimes, drejtor i shitjeve te naftes”.

Si rregull investigimi për të cilin flet Berisha është një investigim delikat, për të cilin maksimumi mund të kenë dijeni ndërsa është në proces, vetëm gazetarët dhe bosët e televizionit, por kurrësesi  të tjerë persona, aq më shumë dhe mbi përmbajtjen e emrave konkretë që janë objekt investigimi.

Berisha ka përdorur politikisht një dijeni që ka pasur për investigimin dhe në çdo rast e ka dëmtuar këtë investigim(në rast se vërtetë ekziston një i tillë), sepse ende pa u publikuar investigimi, Berisha ka dhënë verdiktin, se aty jo vetëm është vjedhur por dhe se kush e ka organizuar vjedhjen.

Askush nuk mund të ishte më efiçent se Berisha dje, në goditjen paraprake të imazhit të këtij investigimi.

Berisha thotë shpesh se ai është një ‘dashnor i medias’ por katër precedentët e mësipërm  tregojnë se në gazetën e partisë së tij RD, televizioneve u dërgohen mesazhe të koduara që të ‘zbresin nga anija e Ramës’, por ndodh dhe më egër, si në rastin e MAPO-s së Çilit, kur një ish-aleat mediatik i PD-së, tashmë konsiderohet si armik i shpallur në RD, madje i publikohen dhe të dhënat fiskale të biznesit të tij.

Por dhe kur niset për të të mbështetur, Berisha të njollos dhe të godet po njësoj, siç ndodhi me investigimin e dekonspiruar politikisht nga vetë Berisha, që nuk bën gjë tjetër veçse i shtron rrugën paragjykimit dhe politizimit të produktit.

Në finale, nuk është e vështirë të kuptosh se Berisha dhe PD janë shumë të vëmendshme kohët e fundit ndaj mënyrës se si media u krijon atyre hapësirë. Kanë nisur të ndiejnë braktisjen dhe nga aleatët e tyre të dikurshëm mediatikë, nga ish-garda mediatike.

Vetëm një gjë nuk e kanë bërë llogari me sa duket, kjo gardë u gjend pranë tyre për çështje kryekëput interesash dhe emergjencash financiare, i shërbeu me zell e me tepri Berishës, PD-së dhe ish-qeverisë, por në çdo rast i shërbeu si mercenare, ndaj dhe kthimi i shpinës sot, që Berisha e ka me aq merak, në fakt është një rezultat logjik i sjelljes prej mercenari dhe nuk ka ndonjë çudi.

Me sa duket z.Berisha nuk ka ditur të jetë një dashnor strategjik i medias, i ka joshur gjithnjë nëpërmjet favoreve dhe ‘lehtësirave fiskale’, mbaruan  favoret, mbaroi dhe dashuria.

Marrë nga Pol.al

11 komente në “PD sulmon ish- mediat e saj, TV Klan dhe “Mapo””

  1. Marku uk. says:

    ————————————————————————

    O popull, e keni kuptuar “mashtrimet” qe ka perdorur me vite ky njeri karshi njerezve te tij ?

    ————————————————————————

    Fillimisht, te le apo te nxit Ty qe te vjedhesh “cingerima”,

    kur nga krahu tjeter si familje
    “gllaberonte” prona, toka, plazhe, nafte, para Banke, boss droge …

    dhe vjen nje dite te nxjerr “Ty” hajdut duke te permendur kockat qe te kishte hedhur per t’i lepire … duke te treguar burgun …. dhe Ti nga frika do t’i sherbeje.

    Prandaj sulmon sot njerezit e tij.

    ————————————————————————-

    1. Shehiu says:

      Ne fakt eshte e qarte qe pushteti po i blen edhe Klan edhe Mapo me cilin
      Ata jane thjesht bythelepires

      http://bit.do/TV-Klan-nxjerr-krimet-e-Sali-Berishes-ne-shesh

    2. Ilir Hoti says:

      Pse perseri PORDHAT E KETIJ GOMARI do ti numuroni???????????????/

  2. z.Berisha=zombie berisha says:

    NUK E KUPTOJ PSE VENE PREFIKSIN “Z” PARA MORTJES BERISHE ??

    LE TA VENE TE SAKTE ZOMBIE BERISHA

    KY ARTIKULLI I POL.AL ESHTE NJE LETER HIGJINEKE E HOLLE QE AS PER TE FSHIRE BYTHEN BERISHA NUK VLEN SI NY-TIMES QE ESHTE NJE LETER HIGJENIKE E VLEFSHME PER BYTHEN E SALIUT

    GAZETARET SHQIPTARE SIDOMOS ATO QE DOLEN NGA KOMEDIA E DHJETORIT 1990 E KANE HAK QE BERISHA TJA U SHKERDHEJE NENEN.

    ATE QE NUK E BERI SERBI DHE GREKU PER QINDRA VJET E BERI Z.BERIHSA PER NJE MUAJ NE 1997

    NJE POPULL QE HARRON SIDOMOS KETA ZAGARE GAZETARE E KANE HALLALL NJE ZOMBIE SI BERISHA

    kalendari i veprimtarisë së Berishës gjatë marsit ‘97

    1. Data 1 Mars 1997: PS shpall si të paligjshëm lidershipin e Partisë Demokratike, si qeveri kriminale. Përpilohen “listat e zeza” të njerëzve që futën Shqipërinë në luftë civile. Ndërpriten transmetimet e “BBC” dhe “VOA” në Shqipëri, në mospajtim me pasigurinë e krijuar prej sundimit të Sali Berishës.

    2. Data 1 Mars 1997: Në Lushnjë disa policë rrihen barbarisht. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Rebelët marrin bazën e Pashalimanit, simbol i rezistencës së shtetit. Fillon shpërthimi masiv i depove të armëve. Në Himarë digjet bashkia.

    3. Data 1 Mars 1997: Persona me maska nga Vlora, marrin në dorë një anije luftarake dhe sulmojnë Sarandën, ku djegin godinat e policisë dhe SHIK. Shpërthejnë burgun, duke lënë të lirë qindra kriminelë. Rrëmbejnë 400 armë dhe i vënë flakën librarisë së qytetit. Shkatërrojnë INSIG-un.

    4. Data 1 Mars 1997: Nën drejtimin e Arben Imamit, sulmojnë marinën luftarake Sarandë dhe e pushtojnë atë, duke ngritur flamurin grek, me spotin “Saliu, qen dhe kriminel fashist”

    5. Data 1 Mars 1997, mbasdite: Digjet ndërtesa e policisë në Gjirokastër. Qindra të burgosur janë të lirë, Arben Imami shpall çlirimin e Jugut të Shqipërisë.

    6. Data 2 Mars 1997: Parlamenti miraton shef të operacionit për rivendosjen e rendit, shefin e SHIK, Bashkim Gazidede, i cili urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin, për një afat të pacaktuar.

    7. Data 2 Mars 1997: Gjeneral Gazidede, jep urdhër të mos botohen gazetat, për të mos publikuar krimet e pushtetit “Berisha”. dhe

    8. Data 2 Mars 1997: Në Kavajë, bastion i PD, mbi 5000 veta vullnetarisht armatosen për të mbrojtur qytetin nga një sulm i mundshëm nga bandat e armatosura.

    9. Data 2 Mars 1997: Digjet me urdhër të Berishës, redaksia e gazetës “Koha Jonë”.

    10. Data 2 Mars 1997: Studentët e Vlorës lëshojnë ultimatumin: “Nëse deri në orën 17:00 nuk plotësohen kërkesat tona, forca të armatosura nga Vlora, do të sulmojnë Tiranën”.

    11. Data 3 Mars 1997: Sali Berisha vet-zgjidhet President i Republikës vetëm me votat dhe duartroiktjet e deputetëve të PD-së.

    12. Data 3 Mars 1997 : Pas vet-zgjedhjes së Sali Berishës si president Republike, shpërthejnë revoltat në Vlorë dhe Tepelenë dhe qendrat kryesore të rebelimit.

    13. Data 4 Mars 1997: Ura e Mifolit bllokohet dhe minohet. Ngrihen kudo barrikada për të penguar hyrjen e ushtrisë dhe SHIK-ut. Që nga data 1 Mars, vriten 19 persona

    14. Data 4 Mars 1997: Në Shkodër, ushtria kapitullon dhe dorëzon repartet e depot ushtarake.

    15. Data 4 Mars 1997: Në Sarandë, bandat patrullojnë detin me anijet e marinës, qyteti shpall autonominë, duke deklaruar se në këtë zonë banojnë 20.000 grekë.

    16. Data 4 Mars 1997: Në Qafë-Gjashtë të Sarandës, një agjent i SHIK me emrin Gjergj Mehmeti digjet i gjallë, ndërsa njëri merret peng.

    17. Data 4 Mars 1997: një efektiv me 50 ushtarë bashkohet me rebelët, 2 pilotë të Forcave Ajrore dezertojnë dhe shkojnë ne Itali.

    18. Data 5 Mars 1997: Shpërthejnë depot në Memaliaj dhe në Tepelenë. Digjen godinat e policisë në këto qytete. TV grek “Mega” në lajmet e orës 14:00 (13:00 me orën tonë) deklaron : “Sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e vendit duke filluar nga Tepelena, duke shpallur kështu edhe autonominë e jugut të Shqipërisë.

    19. Data 5 Mars 1997: Partia Socialiste i bën të ditur Presidentit Berisha, platformën e saj për zgjidhjen e krizës në këto pika : – Një tryezë e rrumbullakët midis forcave kryesore politike. – Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, për të shmangur luftën civile. – Formimi i një qeverie teknike për zgjidhjen e krizës.

    20. Data 6 Mars 1997: Skenaristi i hapjes së depove të ushtrisë Sali Berisha, fton partitë politike në një tryezë të nënshkruajnë një deklaratë, për të dënuan shpërthimet e depove dhe bëjnë thirrje për dorëzim të armëve.

    21. Data 6 Mars 1997: Nën drejtimin e Arben Imamit, krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, kanë vendosur të sulmojnë dhe çlirojnë në darkë Gjirokastrën, duke mos i lëshuar postoblloqet e komiteteve.

    22. Data 6 Mars 1997: Me urdhër të gjeneral Arben Imamit, zhvillohet gjyqi popullor i 3 robërve, të kapur në sheshin kryesor të Sarandës, punonjës të SHIK-ut dhe me origjinë veriore, ndërkohë që në Vlorë bilanci i viktimave shkon në 25.

    23. Data 7 Mars 1997: Shpartallohet dhe dorëzohet me urdhër të ministrit Zhulali, divizioni ushtarak i Gjirokastrës. Mjetet ushtarake bien në duart e bandave dhe të komitetit ushtarak të qytetit.
    24. Data 6 Mars 1997: Sulmohet Aeroporti Kombëtar i Rinasit nga fshatarë të zonave përreth. Data 6 Mars 1997: Plaçkitet në mënyrë barbare Universiteti Bujqësor i Tiranës.
    25. Data 7 Mars 1997: Në Vlorë, komitetet nuk i lejojnë banorët të largohen nga qyteti, i udhërojën të luftojnë kundër SHIK-asve me origjinë nga veriu.

    26. Data 8 Mars 1997: Presidenti Berisha organizon një mbledhje me të gjitha partitë lidhur me krijimin e qeverisë së re.

    27. Data 9 Mars 1997: Dorëzohet pushtet-sundimi “Berisha”, formohet Qeveria e Pajtimit Kombëtar, me në krye Bashkim Finon, kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës.

    28. Data 9 Mars 1997: Komiteti i Shpëtimit të Vlorës, përshëndet marrëveshjen e 9 marsit. Fondacioni Amerikan për Evropën Lindore i drejton një letër ambasadës shqiptare në Amerikë ku deklaron: “Është naivitet i madh të mos e kuptosh se Komiteti i Vlorës dhe udhëheqësit e tij janë të frymëzuar nga mafia e tipit komunist dhe të KGB-së”.

    29. Data 10 Mars 1997: Në Gramsh rebelët sulmojnë godinën e policisë, drejtohen drejt Fierit dhe marrin kontrollin e rrugëve.

    30. Data 10 Mars 1997: buie pushteti, policia dhe ushtria, Berati bie në duart e komiteteve dhe bëhet qendra kryesore e rebelimit pas Vlorës, kjo ndodh dhe në Poliçan, Këlcyrë e Skrapar e Kuçovë.

    31. Data 10 Mars 1997: Në Kuçovë, komitetet marrin nën kontroll 19 aeroplanë luftarakë të tipit “MIG”.

    32. Data 10 Mars 1997: Ambasada Amerikane përshëndet marrëveshjen e 9 marsit 1997.

    33. Data 11 Mars 1997: Krijohet “Komiteti i Jugut” që kërkon rrëzimin e Berishës dhe kthimin e parave të humbura.

    34. Data 11 Mars 1997: Revolta përhapet në veri, ushtria kapitullon kudo dhe një depo e madhe armësh hapet në Shkodër.

    35. Data 11 Mars 1997: Në Vlorë përhapet alarmi i helmimit të ujit. Vazhdon situata e rënduar në Berat.

    36. Data 11 Mars 1997: Persona të armatosur, sulmojnë repartet ushatarake në Kukës. Drejtuesit e Divizionit të Kukësit kërkojnë leje nga Ministri i Mbrojtjes Zhulali, për të hapur zjarr mbi popullin, e për të mbrojtur repartet.
    37. Data 12 Mars 1997: Presidenti Berisha dekreton Qeverinë e Pajtimit Kombëtar.
    38. Data 12 Mars 1997: Në Kukës, banorët sulmojnë institucionet shtetërore, të cilat plaçkiten dhe dëmtohen.

    39. Data 12 Mars 1997: Qytetarët e Kukësit braktisin qytetin, për shkak të një njoftimi se ushtria serbe ka kaluar kufirin dhe po pushton Shqipërinë, me urdhër të Sali Berishës, vjnë dy tanke drejt vijës së kuqe të kufirit, të cilët sulomojë doganën shqiptare të Morinit. Gjithashtu shpërthehen depot në Korçë dhe Lezhë.

    40. Data 13 Mars 1997 : Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino, ju kërkojnë ndërkombëtarëve ndihmë ushtarake për zgjidhjen e krizës.

    41. Data 14 Mars 1997: Dorëzohet Berisha, Franz Vranitski, emërohet për të zgjidhur krizën shqiptare. Në ekranin e TVSH, shfaqet thirrja Atdheu në rrezik!

    42. Data 15 Mars 1997: Rimerret kontrolli i aeroportit të Rinasit. Parlamenti miraton “Qeverinë e Pajtimit Kombëtar”. Krijohet “Komiteti për Mbrojtjen e Durrësit”. Fillon çarmatimi i bandave në Elbasan. 10 persona vriten nga të shtënat në Tiranë.

    43. Data 16 Mars 1997: data 16 Mars, shpallet “Ditë Zie Kombëtare” në nderim të viktimave të rebelimit.

    44. Data 17 Mars 1997: Në Fier grabiten materiale ushtarake radioaktive.

    45. Data 17 Mars 1997: Presidenti Berisha dekreton amnistinë për 51 të burgosur.

    46. Data 17 Mars 1997: Me dekret presidencial, lirohet Fatos Nano, lideri i opozitës i burgosur që prej vitit 1993 me akuzën për korrupsion.

    47. Data 18 Mars 1997: Një Komitet për Shpëtimin e Veriut dhe Shqipërisë së Mesme, kërcënon qeverinë “Fino”, se nëse njeh komitetet e Jugut atëherë do të përballet me rezistencë ushtarake në gjithë Veriun e vendit.

    48. Data 19 mars 1997: grabiten bankat në Tepelenë, Përmet, Gjoroakstër, Sarandë, vriten 9 persona.

    49. Data 20 Mars 1997: Zhvillohet në Tepelenë Kuvendi i Komiteteve të Shpëtimit Publik. Kërkohet vrasja e Sali Berishës, njoftohet marshimi drejt Tiranës për ekzekutimin e Berishës.

    50. Data 21 Mars 1997: Greqia kërkon të futet në territorin shqiptar, me pretekstin e mbrojtjes së minoritarëve, deklarojnë se u ka dhënë leje Sali Berisha, por berisha këkron në media ndihmë ushtarake prej Turqisë.

    51. Data 20 Mars 1997: Qeveria turke, del në një deklaratë, ku thotë se në rast se trupat greke hyjnë në Shqipëri, atëherë brenda ditës do të pushtohet Athina.

    52. Data 20 Mars 1997: Shefi i SHIK, Bashkim Gazidede, në seancë në parlamentare, akuzon qarqet greke anti-shqiptare, socialistët shqiptarë, ushtarakët dhe kriminelët për situatën e krijuar. Data 21 Mars 1997: Berati ndodhet nën sundimin e frikshëm të bandave, lëvizja e njerëzve lejohet deri në orën 13:00, bëhen atentate të panumërta me eksplozivë dhe vriten 5 persona.

    53. Data 22 Mars 1997: Situata në Sarandë, Berat dhe Gjirokastër kontrollohet nga bandat e armatosura, në spitalin e Tiranës 40 fëmijë shtrohen me plagë të rënda nga eksplozivët.

    54. Data 23 Mars 1997: Komitetet vendosin kontrollin mbi Portin e Durrësit, shteti largohet nga drejtimi i tij.

    55. Data 24 Mars 1997: Që prej datës 12 mars, 46 persona kanë mbetur të plagosur dhe 3 kanë mbetur të vrarë në Kukës nga gjuajtjet me armë.

    56. Data 25 Mars 1997: Vriten 3 policë në Vlorë. Në Sarandë bëhen përpjekje për të rivendosur rendin dhe ligjin. Vazhdon situata e rënduar në Berat e Gjirokastër. Vritet një polic në Burrel, kurse kolegu i tij plagoset.

    57. Data 26 Mars 1997: Një grup i armatosur sulmon një autobus dhe vret 2 pasagjerë, njëri fëmijë 6 vjeç dhe plagosin 7 të tjerë.

    58. Data 26 Mars 1997: Ish-shefi i SHIK Bashkim Gazidede, deklaron në parlament, për një plan të qeverisë greke, i quajtur “LOTOS” që kishte qëllim “Çlirimin e Vorio-Epirit” nga sundimi shqiptar, me anë të një rebelimi të armatosur”.

    59. Data 26 Mars 1997: Sali Berisha akuzon qarqet greke në Greqi dhe SHBA, si dhe Nicholas Gage (person non-grata në Shqipëri dhe i akuzuar si financues i masakrës së Pëshkëpisë) si financuesit e këtij plani grek.

    60. Data 26 Mars 1997: Sali Berisha akuzon Kiço Mustaqin, ish-komandant i ushtrisë dhe Gramoz Ruçin, se i kanë dhënë informacione tepër sekrete “ASFALISË” greke (shërbimi sekret grek) lidhur me organizimin e ushtrisë shqiptare.

    61. Data 27 Mars 1997 : PD, deklaron se marrëdhëniet midis popujve grekë dhe shqiptarë kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera dhe se grupet ekstremiste greke nuk mund të përfaqësojnë gjithë popullin grek. .

    62. Data 28 Mars 1997: Në kanalin e Otrantos, një anije shqiptare sulmohet nga marina italiane dhe fundoset, bilanci është 82 të vdekur

    63. Data 28 Mars 1997: Në fshatin Levan të Fierit, ndodh masakra më e madhe e ngjarjeve të 1997 me 24 persona të vrarë nga përleshjet midis arixhinjve dhe njërës prej bandave më të rrezikshme të vendit.

    64. Data 28 Mars 1997: Bilanci i kësaj dite është mbi 110 të vdekur në mbarë vendin, Kombet e Bashkuara miratojnë rezolutën Nr. 1101 për ndihmë humanitare ndaj Shqipërisë.

    65. Data 29 Mars 1997: Vriten 5 persona në Shkodër dhe 8 në Berat, 69 persona plagosen në Kurbin nga shpërthimet e bombave dhe goditjet me armë.

    66. Data 30 Mars 1997: Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino, ju dërgojnë ngushëllimet e tyre familjarëve të viktimave të Otrantos.

    67. Data 31 Mars 1997 Shpallet “Ditë Zie” Kombëtare në nderim të viktimave të Kanalit të Otrantos.

    1. mondi says:

      Qenke nje kokerr kuve qe nuk e paske shokun, pse vetem ti i di se cfare ka bere berisha ne 97,kurse ne nuk e dime,
      Mos harro se berisha kurre nuk ka kerscenuar popullin e vet me burg, kete e ka bere vetem enver hoxha dhe po ndodh tani, juve si statistikist i mir qe qenke , pse nuk i numeron sa here e perdor Rama fjalen Burg,ne daljete tij publike,a ka vjedhur edi rama ndonjehere qe nga koha qe ai eshte ne pushtet pse nuk po merret me reformen ne drejtesi,po me 21janarin ,po me gerdecin,kur nje qeveri mbush burgjet me njerez fukarenj, nuk mund te pritesh shume prej saj,po te marresh nga te gjithe te burgosurit nuk ka nje te pasur, apo politikan por te gjithe per buken e gojes perjashto ketu kriminelet.

      1. excuse me Daku! says:

        ..kurse ti qenke kokrra e idiotit, qenke dhe me amnezi!
        berisha dergoi avionet te vriste popullin, se nuk i dilte hesapi t’i fuste ne burg, ishin shume, donte te mbaronte pune shpejt!
        sikur te mos ishte lulka te Top Story do thosha qe paska kohe te merret dhe me komentuesit e temes.
        me po ra llafi, thote lulka:- energjia elektrike eshte e drejte kushtetuese nuk eshte luks- harron te thote se me te drejtat vijne edhe pergjegjesite. na mbyten budallenjte, plasem vdiqem…allahile ver doren o perendi…amen!

      2. GAMORI says:

        ENVERI TE HANTE GURMAZIN PER NJE FJALE MORE GAMOR NDERSA PER VJEDHJEN E CDO LLOJI HAJE BURGUN DHE NUK DILJE ME QE ATY PO QE SE NUK BEHESHE NJERI PA VESE !

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha paska shpallur emisionin investigativ,prane gazetes “RD” !
    Cani duhet te jap dorheqjen,nga emisioni i tij,per “vonesa” ne konkluzione,ose per mos dakortesi me rezultatet e investigimit.
    Nderhyrja e Berishes,ve ne dyshim vertetesine e investigimit te Canit,kur ai nuk flet si ai.
    Berishes i duhet te kontrolloj Canin !
    PSe?!!!!!

  4. perla says:

    berisha ju ka then gjith varsve te tij beni cfar te doni vetem me lini mua te bej cfar te dua,se ju mbroj une

  5. perla says:

    berisha ju ka then gjith varsve te tij beni cfar te doni vetem me lini mua te bej cfar te dua,se ju mbroj une.|Pstaj populli shqipetar ja ka kaluar edhe gjermanis dhe nuk ka shqipetar te varfer,por te varfer i beri edi.berisha nuk ka kercenuar njeri por ju ka then vidhni,sa me shumese keshtu mund te behni te pasur duke vjedhur vetveten dhe prandaj jemi ne kete gjendje sot.

  6. Genti35 says:

    Aq i hutuar eshte Berisha duke lexuar me nostalgji emrin e Enver Hoxhes, saqe edhe doren ja ka lene huq atij tjetrit, ska ditur ku ta mbaj doren Sala gomari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje