Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se do të diskutojë me Partinë Demokratike rreth bojkotit të opozitës.
Mediu u shpreh se opozita e ka vendin në Kuvend dhe se duhet patjetër një diskutim në një nivel më të gjerë politik sa i përket rolit dhe aktivizimit në jetën politike opozitare.
“Kjo është një çështje që patjetër duhet të diskutohet thellësisht dhe qartësisht nga ana e opozitës.
Ne si PR do të kërkojmë një diskutim edhe me përfaqësues të PD, edhe një diskutim të të gjithë deputetëve për qëndrimet e mëtejshme në raport me parlamentin. Besoj se qëndrimet politike nuk do të jenë as qëndrime që vijnë nëpërmjet pozicioneve të një anshme në media, as nëpërmjet deklaratave të ndryshme të individëve të ndryshëm, por duhet të jenë qëndrime të një vendimmarrje të përbashkët.
Ne sot kemi pasur një diskutim të përfaqësuesve të PR dhe kemi menduar dhe kemi gjykuar që duhet patjetër të kemi një diskutim në një nivel më të gjerë politik por edhe të gjithë deputetëve të Kuvendit përsa i përket rolit dhe aktivizimit tonë në jetën politike opozitare dhe sidomos për marrëdhëniet që kemi me Kuvendin. Unë mendoj në mënyrë të padiskutueshme që opozita e ka vendin e vet në parlament dhe duhet të luajë rolin e vet në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Mediu për Ora News.
Se fundmi, edhe brenda vetë radhëve të opozitës janë shtuar zërat për një rishikim të marrëdhënieve me kuvendin, pas bojkotit të nisur nga Partia Demokratike që në muajin korrik, pas incidentin me deputetin Gent Strazimiri.
Ju tè P.D jeni si pun e gomrve tua mesosh rrugen di sa her pa tamesoni se Ku esht rruga
http://bit.do/Mediu-kunder-Bashes