Zgjedhjet në PD: Eliminohen katolikët, forcohen ortodoksët, dominojnë “bllokmenët"   

4 Dhjetor 2014, 20:20Politika TEMA
Zgjedhjet në PD: Eliminohen katolikët, forcohen ortodoksët,

Pas përfundimit te zgjedhjeve për kryesine e re  te PD  kane filluar kalkulimet për raportin e forcave   ne këtë kryesi .  Burime qe e njohin mire PD ne këto 24 vjet te  funksionimit te sajë  thonë  se  njerëzit e e sish kryeministrit Berisha vazhdojnë  te dominojnë edhe ne kryesine e re me  rreth 16 anëtarë të promovuar  politikisht prej tij.  Ne vendin e dytë renditet  Basha me te paktën 6 te përzgjedhur të tij  i pasuar nga  Henri Cili me 4 anëtare te promovuar  e rekomanduar prej tij dhe në fund Pollo me tre  satelite politikë . Ne ambientet e PD qarkullon edhe një “liste”  sipas një studimi te lidhjeve dhe preferencave janë përcaktuar edhe “afërsitë “ e anëtarëve të rinj me  mentorët e tyre politikë. Nuk dihet sa e sakte është kjo liste por përgjithësisht  raportet plus minus janë te besueshme .

Ne analizën  e “oborrit” te PD  gjen konstatime e opinione  nga me te ndryshmet . Por ajo qe bie ne sy  eshtre “spastrimi” i kryesisë nga “katoliket”  ku përveç  z. Paloka që u rikonfirmua  si pasoje e te qenit  kryetar i grupit  parlamentar  vetëm , Grida Duma, është e zgjedhuar e re . Kjo ka befasuar anëtarësinë dhe opinionin për shkak se në të shkuarën  katoliket kane pasur një prezence te forte ne organin me te larte drejtues te PD e legjitimuar me votën e tyre historike pro PD ne këto 24 vjet , Vakumi i tyre është  mbushur nga ortodoksët te cilët e kane rritura prezencën dhe forcën e tyre sidomos me marrjen e  postit nr dy të partisë sekretarit te Përgjithshëm . Nuk dihet çfarë ka ndodhur por Berisha gjatë  drejtimit të tij  është kujdesur qafte edhe formalisht te respektonte raportet fetare dhe elektorale ne përfaqësimin politik ne parti .  Burime nga brenda thonë se rezultatet e dobëta ne zonat katolike gjate zgjedhjeve te fundit mund te jene shkaku i këtij “spastrimi” te kreut te PD prej përfaqësuesve  nga ky religjion. Mirëpo kjo logjike nuk  shkon me shtimin e numrit te ortodokseve zona në te cilat PD ka qene gjithnjë ne vështirësi .

“Blloku” i PD-së  

Një tjeter risi ne  kryesine e re është  zgjedhja e me shume se 10 prej tyre nga dega NR 5 ne Tiranë  qe shtrihet zonën e ish Bllokut komunist  dhe ne Tirane të Re ,  i konsideruar  politikisht si “Stalingradi”  i Shqipërisë pasi PD  jo vetëm qe nuk ka fituar ndonjë here këtu por ka marre rezultatin me te ulëta në ranga  vendi, karmuar edhe me zona te njohur komuniste si Skrapari apo Kuçova .  Tani edhe PD ka “bllokmenet “ e sajë ,  një “luks politik” që deri tani e ka pasur vetëm PS-ja .

Një tjetër problem i dalë nga  zgjedhjet e kryesisë  se re është mungesa totale e përfaqësimit te bazës se deritanishme  politike e elektorale te saje , te përndjekurve politike të komunizmit dhe pronareve.  Veterane te PD  e shohin ketë rrëshqitje majtas te Partisë së tyre por edhe prishjen e ekuilibrave fetare e krahinore te përfaqësimit si një problem të madh politik e elektoral . Me optimistet  besojnë se kjo do të mund te zgjidhet me kandidatet për deputetë   dhe ata te pushtetit  vendos , por gjithsesi krisje si këto të pa nevojshme pritet te ndikojnë sidomos tek  mungesa e besimet dhe frymës aq  përcaktuese ne fitoren e  zgjedhjeve synimi  final i një partie politike. / Minerva

 

Ndarja lobiste në kryesine e re të PD

Nënkryetaret:

Edi Paloka            ( Berisha)

Edmond Spaho  ( Berisha)

Sekretar i Përgjithshëm

Arben Ristani        ( i dyshimtë)

Sekretaret:

Fatbardh Kadilli Burimet Njerëzore  (Berisha)

Enno Bozdo    Organizmi    (Basha)

Ivi Kaso Zgjedhjet             ( Berisha)

Grida Duma      Marrëdhëniet me Publikun ( Çili)

Valbona Mezini Organizatat Partnere  (Basha)

Nevila Xhindi      Shoqëria Civile   ( Cili )

Departamentet:

Suzana Guxholli                Energjia dhe Burimet Natyrore  ( Berisha)

Ervin Minarolli   Infrastruktura dhe Transporti   ( Berisha)

Enkeleida Sallaku Bujqësia, zhvillimi rural, peshkimi dhe agroindustria  ( Basha)

Endri Hasa  Shoqëria e Informacionit dhe Komunikimi (Basha)

Florion Mima Ekonomia dhe tregu (Berisha)

Sherefedin Shehu Financat publike, Tregu bankar financiar dhe jo bankar ( Berisha)

Lealba Pelinku   Antikorrupsioni, Aksesi Publik në Shërbime dhe Transparenca në Qeverisje ( Basha  )

Ervin Salianji Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore  (Çili )

(Kastriot Sulka   Punësimi dhe Cështjet Sociale  ( Basha )

Bardh Spahia      Emigracioni dhe Diaspora (Berisha)

Belind Kellici       Të Përndjekurit Politike dhe Pronarët (Basha)

Bashkim Shehu Siguria, Rendi Publik, Lufta kundër Krimit (Berisha)

Endira Bushati   Administrata Publike (Pollo)

Eduard Halimi    Drejtësia dhe Cështjet Ligjore (Berisha)

Voltana Ademi  Pushteti Vendor dhe Administrimi i Territorit (Berisha)

Jamarbër Malltezi  Ambjenti, Pyjet dhe Turizmi  (Berisha)

Luciano Boci  Arsimi, Shkenca dhe Inovacioni  ( Basha)

Arben Skenderi                Kultura, Rinia dhe Sporti  ( Cili )

Tritan Shehu      Shendetësia    (Pollo)

Laura Vorpsi Integrimi Europian  Berisha

Kreshnik Collaku Politika e Jashtme ( Berisha)

Avenir Peka Siguria Kombëtare  ( Berisha)

 

35 komente në “Zgjedhjet në PD: Eliminohen katolikët, forcohen ortodoksët, dominojnë “bllokmenët”   ”

  1. Besart says:

    Hahahaaa jeni plotësisht të pasaktë. Janë 100% Berisha!

    1. Pilo Lala says:

      Ndarja e PD eshte fiktive.
      Ndarja e vetme eshte jane apo nuk jane Hajdute te Berishes.

      1. zef says:

        Basha asht ma zi se berisha, parti turqish, mentalitet
        oriental osmanllijsh.

        1. tfg says:

          PD eshte parti islamikeh,perfaqsuar dhe votuar ne keto 24vjt nga muslimon brodhers……….

        2. Allah allah says:

          E spo t’pelkekan turqit a ?
          jena vllazen te tane prej shqypnie der n’afganistan.
          valla kam dasht me ardh vllaj erdoganit ktu me ju bashku sals,se
          ai e don fort shqypnin kena ngju.
          Pse kush dut me ba llatini a ? Jozefina ? Hek mer se sdin ti .
          Ene papa erdhi n’shqypni vetm per myslimant se i do shume ooooh
          s’erdh me pa jozefinen ,se i kishte ran t’fikta oooh

          1. Blue Jasmine says:

            Allah allah, po ku ka me te mire se turqit. Baba Erdogan do jete krenar tani per bijen e vet PD.
            Nishani dhe Erdogu tani perdredhin mustaqet te lumtur se bashku. Jarebi kesaj i thone pranvere pd-iste.

        3. Adriatik says:

          Po ca ortodoksesh dhe katolikesh flisni ?

          PD eshte parti anadollakesh turkoshqiptaresh 24 karat.

    2. gjenerali says:

      gjasme kkane futur te rinj
      degjojeni bashen tek top story

      http://bit.do/pederat-u-futen-ne-PD

    3. Naqua says:

      Keni harruar dy:
      Basha (Berisha)
      Berisha (Ramiz Alia)

    4. Naqua says:

      Jane pothuajse 100 perqind po jo. Dhe ne listen e fundit jane harruar dy emra

      Basha (Berisha)
      Berisha (Ramiz Alia)

  2. Zef says:

    Arben ristani i dyshimte ? E çuditshme!!!!!

  3. anonim says:

    ptu si nuk keni turp per kete nivel gazetarie! percares te mutit! nxites te urrejtjes fetare!

    1. Dardha says:

      Pikerisht. Dhe thone pastaj se kjo fe apo ajo fe ndjell percarje. Jo mor jo, percarjen e ndillni vete me keto lloj shkrimesh.

      Ju nuk e keni idene se cdo te thote te jesh myslyman, ortodoks apo katolik. Niseni perciptas duke pare mbiemrat apo emrat e eterve te ketyre persona e dhe u vini perkatesine fetare. Keta nuk kane shkuar ndonjehere ne ndonje institucion kulti pervecse per urim kur ua do etika e postit qe kane. E as nuk duan t’ia dine per islam apo krishterim. Kurse ju i vini nga nje perktesi fetare dhe kur e lexon shkrimin thua ti feja ne PD paska departament me vete.

    2. Dardha says:

      Se harrova.
      Dhe le pastaj kur e shoqeroni artikullin me nje fotografi qe s’ka lidhje as me Kryesine dhe zgjedhjet ne PD dhe bile as me PD’ne vete. Pervec Pollos mund te them. Se Kryepeshkopi Anastas nuk me figuron me ndonje liste te PD. Edhe ai i ndjeri qe rri prane tij ka kohe ka kohe qe ka vajtur ne ate bote. Edhe Maks Velo i ulur diku aty nuk ma merr mendja se mori pjese ne zgjedhje.
      Me duket se nuk po shisni dot gazeten qe e mbushni me lloj lloj absurditetesh.

  4. A says:

    Ne kryesine e Partise Demokratike kuptohet nuk eshte me shkodrania katolike JOZEFINA COBA-TOPALLI, e cili pretendonte se perfaqesonte edhe katoliken, edhe te perndjekurit politik dhe pronaret e vertete dhe ligjitim (ish pronaret). Kur mjerisht dhe fatkeqesisht kjo e paftyre dhe e paskrupullt ka perfaqesuar thjeshte vehten e vet duke shikuar vetem interasat e saja personale, familjare dhe te klanit te saj te ngushte.
    Ku vellane e emeroj konsull ne Milano (Itali) dhe te bijen e saj me dashnorin kengetarin LUIS EJLLI, kete te fundit e emeroj ateshe kulturor ne ambasade ne Paris (France). Kur ne nje kohe LUIS EJLLI deklaronte se te bijen e JOZEFINES e kam te dashur dhe JOZEFINEN nuk e kam vjeherr. Ne kete pozicion kam ardhur me zotesine dhe forcat e mia.
    Ne nje kohe dihet qe JOZEFINA COBA-TOPALLI, sa ka qene nenkryetare dhe kryetare e Parlamentit dhe nenkryetare e Partise Demokratike ishte nje femer peshtire, servile e tipit skllave e bindur e SALI BERISHES. I cili e perdori duke e shperdoruar keq sepse e dinte, meqenese ka ne duart e tij dosjen si agjente dhe bashkepunetore e sigurimit te shtetit komunist me pseudonimin “DESINJATORJA”. Turp, per nje femer qytetare e besimit katolik nga qyteti i arsimit, kultures e artit dhe bastion antikomunist qe ra ne dore te nje sharlatanie per ta perfaqesuar. Tung.

    1. hitleri says:

      Bravo Radovan…..

    2. Indrit says:

      Ik mos fol marrina se le nam Jozefina e bani shkodren persmarit , per 8 vjete shkodra u ba lule. Jozefina agjente e sherbimit?? hahah

    3. Mentor says:

      Ke harruar te thuash,,,qe Jozi.. beri Noter ne Tirane…burrin qe mezi kish mbaruar shkollen e mesme.

  5. Opinionisti says:

    O gazetar shko ne biblioteke mos pi mall!

    Ketyre iu duhet edhe nja 100 vjet dhe prapë s’kan per ta njohur Salin.

  6. Po cfar ngaterron o fiku,
    qirjo anastasi janullatos eshte themelusi pare i PD-se at’qf .
    Po ku dini gje ju a te vrare .PD-ja u formua ne Athine nga janulla qe asokohe ishte ne exil .Mbas renjes se komunizmit erdhi neper nate ne shqiperi takoj saliun dhe i dorezoj qitapet e partise ,sepse ai vet do merrte drejtimin e Kishesh Shqiptare sdo i bente te dija vete mo .
    Ja ki eshte muhabeti pri verteti ,sales ja rrasi anstasi PD-ne le c’thuhet breda e jashta shpelles.e-huuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

  7. realisti pesimist says:

    Mutlimani Lul Zgerdhiqi, ashtu si gjyshi vet Enver Hoxha, rahmet mos paste, nuk i ka pase fort qejf katoliket e ka pase ra shpesh ne dashni me ortodoks sa ishte gjalle….. Historija perseritet.

    Megjithate, katoliket, sa ma lerg me i ndeje politikes se ndyet te albanistanit, aq ma te paster e ruejne shpirtin.

  8. Gjergji says:

    Cfare jane keto marrina qe po shkruani ketu! ?
    Te ashtuquajturit katolik te PD-se kane qene ca legena te perzgjedhur nga Sal Berisha, duke filluar nga Pjeter Pordha e deri te Zhozefina!
    Dihet qe Saliu nuk i do katoliket dhe kaq mjafton. Ndersa per perfaqesimin e katolikve ne PD me personazhe si Çiftelia e keso dore, populli ka nje shprehje: “ma mire djepi thate se sa dreqi ne ta” ! ?

  9. IVANI says:

    tani ju fry ju te gazetes Tam-Tako te mos postoni komentin tim….apo u ndruan kosheret e bleteve per ju

  10. Ilir says:

    Cfare artikullit …… po ca ka lidhje feja ktu o injoranta

  11. Agronis says:

    Identiteti i popola Albanese para Turqise ishte Orthodoks Bizantitn per 1100 vjet qe kur ra Roma tek varvaret.
    armiqte e Pirros ishin dhe jane fashistet e Romes,kete mos e harroni qe erdhen na pushtuan dhe luftuan Grekun me ndihmen e Turkoalbaneseve.
    Doni ju nuk doni,ne ketu Orthodokset me Kishen e Kostandinopolit per 2000 vjet kjo eshte e verteta.
    Sa per Misionaret e Kishes Orthodokse ishin Greke dhe me gjuhen e tyre njesoj si Pasha-Llaret apo Bej-Leret qe u betuan per Turqine dhe vetem per te.

  12. shp says:

    Para disa vitesh, me ekipin e Vllaznis mos u gabosha,kan lujt vetem dy katolik,kur pytshim baben e njenit prej tyne se me cilin ekip po lun djali? dhe ai na pergjigjej, me Galatasarajn.

  13. Gattamelata says:

    Ku jane ortodokset aty more? PD eshte Parti Islamike…

  14. futja. says:

    Bir selman i nenes qe te qajme me pare

    Politikanet kriminel o gazetaret gomare !

  15. astrit says:

    A do ta votoje populli PD ne zgjedhjet e ardhshme? Kjo duhet te jete pyetja. Ne nje parti qe ska ide, mendime e filozofi ndryshe patjeter qe fillon analiza fetare, racore, krahinore,shoqerore, miqesore,etj.

  16. GAMORI says:

    JO MYSLYMAN MIMA(ORTHO) BUSHATI(KATH) DHE PELINKU (ORTHO) NDOSHTA DHE PEKA (KATHOLIK) TE TJERET MYSLYMA YXHYMA DHE GJYTRYMA

  17. human says:

    Gazetari i cili ka bere kete shkrim, nden kendveshtrimin e dasive fetare, ne rastin me te mire eshte nje debil, dhe ne rastin me te keq me ndergjegje i fryn zjarrit te perçarjes fetare.
    Redaksia e gazetes ben mire te marre ne analize kete shkrim.

  18. kikiriku says:

    Ci keni kto artikuj ordinere… duket ashiqare qellimi per te krijuar percarje mes shqiptareve… . Katolike ortodoks musliman !?!?!??! clidhje ka feja ne kete mes….kriteri numer 1 per tu zgjedhur ne keto nivele partiake eshte adhurimi ndaj lekut dhe servilizmi ekstrem ndaj lidershipit.

  19. joel shkodra says:

    Me mjaft hollesi e keni analizuar ndarjen fetare dhe krahinore ne PD. Mire do te ishte keshtu ta analizonit edhe per PS edhe per qeverine e tanishme duke bere edhe krahasimet.

  20. RRESHEN says:

    partia e enver-ramiz-sali-basha…nau mush partia demokratike me pijaneca se hajdudat dhe kriminelat i kishte kta nuk vine ma ne pushtet ta shohin ne enderr…une nuk i jap vote pd-se sa te jem gjalle.ciao a tutti

  21. skender says:

    Sa pa nivel ky artikull. Kjo eshte gazetari primitive. Ku eshte niveli ketu? Çjane keto llogari perçarese. Burri pse e le gruan shtatezene? Per te perjetesuar vehten. Ne politike ska qene as nuk do jete ndryshe. Po te ishe ti, nuk do zgjidhje njeriun qe e di qe do te perfaqesoje ty sa me gjate? Keto fe ka shqiperia, ku ti marrim te tjeret. Aty ku shumica eshte myslimane duhet qe PD te zgjedhe shumice ortodokse? Harrojeni qe ngjyrimi fetar eshte i rendesishem. I rendesishem eshte vetem interesi personal. Te tjerat hane gjepura.Kemi 24 vjet qe shohim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje