FOTOT LAJM/ Pas burgut, Ardian Fullani tani shfaqet edhe në evenimente publike

5 Dhjetor 2014, 11:46Politika TEMA
FOTOT LAJM/ Pas burgut, Ardian Fullani tani shfaqet edhe në evenimente

Ai është i akuzuar për abuzime që kapin shifrat e miliona eurove.

Por, pas daljes nga burg, ish-guvernatori Ardian Fullani duket se nuk e ka problem të shfaqet edhe në evenimente publike.

Ai ka qenë dje në promovimin e librit të mikut të tij, Blendi Fevziu, ku ndodheshin gjithë drejtuesit kryesorë të shtetit.

Pavarësisht shfaqjes së tij në publik, Fullani dukej në siklet dhe të pranishmit kanë bërë kujdes që të mos fotografohen krah tij./b.l

 

24 komente në “FOTOT LAJM/ Pas burgut, Ardian Fullani tani shfaqet edhe në evenimente publike”

  1. human says:

    Fullani eshte si ai i mbyturi, qe kerkon te kapet edhe pas nje fije kashte, per te mbijetuar.

    Po ata personalitetet e larta si Presidenti,Kryeministri,Kryetari i Kuvendit,etj: a nuk duhet valle te dijne se cila eshte pjesmarrja ne ceremonite ku ftohen per te marre pjese, dhe per me teper a jane te ndergjegjshem dhe te pergjegjshem per mesazhin qe percjellin ne popull ?!

    1. MARA says:

      @human,

      Nuk i sheh si kane ulur kokat?! Dhe ai me qafe te sforcuar duket sikur e mban koken me zor mbi supe sepse ka brenda vetes shume inat…ndersa ATA afer tij kane ulur kokat gjithashtu me qafe te sforcuar nga nervat e tendosura
      Fullani ngjan si nje fantazem mes te gjalleve…

      Mereni kete tablo dhe vereni ne nje kornize!!!
      Kjo eshte fytyra e shtetit shqiptar qe sa eshte krijuar.

    2. Tema says:

      Po te gjtihe ata qe ishin mbreme ishin tek zogu
      Ishin hajdute
      http://bit.do/Ardian-kurva-del-tek-zogu

    3. Bankieri says:

      E kuptuat kush eshte hajduti i bertet i BSH.Ajo u organizua direkt nga EDVIN KRISTAQ RAMA e u vodh nga miku i tij DON ARDIAN JANI FULLHANI.A e kuptuat pse u vra ARTAN SANTO ? Nuk pranoj te behej pjes e vjedhjes dhe EDI RAMA e ekzekutoj BANKIERIN SANTO.Mjer ky popul nga kush udhehiqet.Dje DON FULLHAJNI pati nje takim me EDI RAMEN dhe sot kercenoj prokurorin duke then jam i pafajshem dhe per kete pyesni KRYEMINISTRIN.NGRIHU O POPULL ta largoni kete njeri qe vrau SANTON organizoj vdekjen e tre minatorebe ne minier ne muajin korik po fut femij neper burgje veem qe te harohet vjedhja e BSH.Skeni pare akoma kush e ka radhen tani pas SANTOS ,ARIAN CANI qe e denoncoj shpetoj se EDI RAMA nuk e donte te vdekur por tjesht ta mbaj gojen mbyllur.Kreshnik Spahiu paralajmeroj vrasje te tjera politike nga EDI RAMA .

      1. MARA says:

        Te ka ikur mendja fare fare??? Keto qe ke shkruar ti duhet t’i prokuroria. D.mth ty personalisht duhet te te mari prokuroria, qe perfundimisht te mos guxoje njeri te shpife kurre ne jetene tij.

      2. futjakot says:

        Aman ca je ti mor banakier. Pse si shkruan te gjitha qe di ne nje liber se keshtu fiton dhe ndonje lek e pastaj nuk ke me kohe te shkruash ketu.

  2. z.BAZE, pa dashur te fyej askend por duhet te sqaroj; Libri i ketij Fevziut per ish-te vetshpallurin Mbret te Shqipetareve te ardhur ne pushtet prej Serbise me dhune, Ahmet Zogolli (ZOGU), eshte nje liber me shume manipulime faktesh e dokumentash. Une si historian, qe kam vuajtur burg e internim afro 2-dekada nga rregjimi i Enver Hoxhes nuk mund te pranoj manipulime e fallsifikime te tilla nga nje i vete-shpallur historian, nderkohe qe eshte thjeshte nje gazetar i oborrit te Sali Berishes dhe nje ish-bashkepunetor i sigurimit te Shtetit qe nga 1988 kur ishte student.

  3. frank says:

    HAAHAAAHAAAAAA HAAAAA VETEM NE REP OF ALBANANIA.doni dhe evrope.bre ooousttt.

  4. David says:

    Se mos eshte vetem Fullani hajdut ne ate grup njerzish qe duken aty ne foto. Ja ti marrim nje me nje. Duket ne cep majtas Anastas Angjeli, i akuzuar vazhdimisht per vjedhje dhe pervetesime te pasurive publike. Duket ne cep djathtas Ben Imami, i proceduar per vjedhjen e miliona lekeve ne ushtri, me proces te hapur. Duket ne qender vete Fevzo, i perfolur masivisht per vjedhje, lidhje korruptive dhe shantazh ndaj shtetareve. Duket Jari, hajdut tenderash ne MB dhe certifikues vjedhjesh ne disa raste. Kshu qe ke te marr e ke te lesh perpara… Kta jane te gjithe per pranga

  5. sherifi says:

    Une nje gje nuk kuptoi,te behet kaq zhurme,te mblidhen edhe titullaret e ketij vendi si presidenti,kryetari i kuvendit,k/ministri dhe shume deputete te tjere per nje njeri qe shiti shqiperine,vodhi thesarin e shtetit dhe braktisi vendin ne momentet me te veshtira te historise se tij me duket absurde, me duket absurde edhe se kush i mbledh keta njerez,i mbledh nje fare blendi qe eshte sternipi i tradhetarit tjeter te shqiperise Esat pash toptanit.
    Bejini dhe nje permendore Esat Pash Toptanit dhe vendoseni ne krahe te Zogut dhe fshijini nga historia ata qe ka vrare Zogu si Luigj Gurakuqin,Avni Rystemin<bajram Currin e tjere.

    1. ? says:

      Sherif po leri te vdekurit po shih te gjallet, pasardhesit e atyre qe ti i urren pa i njohur fare!!! Na trego cili Sherif je, nese je Sherif merdani te kerkoj ndjese!!!

  6. Gimi says:

    Pse nuk i hyjne me themel keta te prokurorise, keshtuqe do shihnim spektakel te arrestuarish. qe naga sandri te fevziu qe e mbrojten dhe e mbrojne me pathos. Pse valle? Besoj ky hadut nuk shkoi vete te promovimi i librit te fezi mashtruesit

    1. paracetamol says:

      jane te paafte

  7. Gezimi says:

    Kjo foto flet me shume se fjalet! Nga cdo ane qe ta analizosh, rruget te cojne drejt e te tradhetia e pashembullt qe i eshte bere Shqiperise. Jo vetem kaq, por vazhdojme te nxjerrim para nga xhepi duke i paguar per “punet” qe po bejne! Nuk ka me foto alegorike se kjo! Mjere ne ku jetojme!

  8. Klodeta says:

    Nga Bedri ÇOKU
    Ky qe paralajmërimi i menjëhershëm i Sigurimit të Shtetit, sapo Gjykata Kushtetuese, në të cilën militojnë njerëzit e gardës së vjetër të Ligjeve të Diktaturës, pezulluan Ligjin e Lustracionit. Me këtë rast ata i treguan edhe një herë popullit shqiptar, se: Ne, demokratët e majtë, me parime komuniste, po nuk na eci politika e bindjes, përdorim edhe forcën, edhe paratë!.
    Ndaj themi:
    – Sali Berisha, hesht!
    – Edhe ti popull, që të nënshtruam 45 vjet me regjimin tonë komunist, hesht!
    – Ndërsa ju, o të munduar, të djegur e të përvëluar nga diktatura e jonë e proletariatit, kot e keni! Kurrë dhe asnjëherë nuk do të bëhet për ju deti kos, sa kohë do të jemi ne, komunistët e Perandorisë sllave e greke, me pushtet ! Ne, që ju kemi vrarë e varur me litarët e proletariatit, ne, që ju morëm pasurinë dhe ju mbyllëm burgjeve e internimeve, ju lamë pa familje, pa fëmijë, pa dritë e dituri…
    Ndërsa të Drejtat e Njeriut që i trumbetojmë me të madhe, i trumbetojmë për veten tonë, jo për ju që ua shkelëm e ua përgjakëm ato mbi telat e burgjeve e plumbat e kallashnikovit …
    Nuk ka si të ndodhte ndryshe, përderisa jemi kudo, grusht bashkuar … Përderisa jemi kuadro të aftë, komunistë që ndërtojmë kapitalizmin, sistemin e borgjezisë, dikur armiken e përjetshme të sistemit tonë të diktaturës së proletariatit…
    Prandaj bërtasim fort, së bashku me miqtë tanë:
    – Sali Berisha hesht!
    – Ti, popull shqiptar, hesht!
    RRNO PËR ME TREGUE!…është amaneti sublim për të gjithë kohën që jetuam NËN TERRORIN KOMUNIST… Dhe unë do vazhdoj të tregoj…
    Askush nuk do ta besonte atëherë, Halim Xhelon (Koçia), i burgosur politik në burgun e Burrelit, ish- korifeu i Sigurimit të Shtetit e të Ushtrisë, kur një ditë prej ditësh ai shpërtheu pa pritur ndaj bashkëvuajtësve të vet, në dhomën e izolimit, ku jetonin prej vitesh:
    – Më falni, por ju, pro- perëndimorët, antikomunistët jeni budallenj që shpresoni ende kaq shumë rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, me ndihmën e Amerikës e të Evropës Perëndimore. Më vjen keq që po ua them, por më mirë ta dini nga unë këtë gjë. Sepse kush e di si vete fati im. Por, ngaqë i kam parë nga afër të dy sistemet, vazhdoi me këmbëngulje, padyshim që komunizmi është më i poshtëri që ka njohur njerëzimi. Vërtet, kapitalistët kanë parime, por ato i zbatojnë vetëm kur u intereson atyre. Mjafton tu çosh ujë në mulli dhe nuk duan tia dinë cili je, komunist, kriminel, hajdut a ku ta di unë… Por ajo që desha tju thosha nuk është e rëndësishme vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët. E di që nuk do të më besoni, por nuk është dhimbja ime kjo. Mua më dhimbsen fëmijët, njerëzit e mi, natyrisht edhe shqiptarët që po vuajnë sot nga mashtrimi i doktrinës komuniste. Por më e dhimbshme do të jetë, për mendimin tim, e nesërmja, kur shqiptarët do të zhgënjehen akoma më shumë nga ata, të cilët prej dekadash i quajnë miq për kokë. Unë uroj: mos ndodhtë kurrë kjo që po them! Dhe, mos qoftë e vërtetë kurrë, ajo që do të them! Por jam i detyruar të flas, sepse nuk duroj dot më, kur shoh e dëgjoj përditë të shpresoni kaq shumë nga Amerika dhe Evropa Perëndimore. Ata as na kanë dashur, as na duan, të paktën siç mendoni ju. Ndryshe nuk do ta kishin lënë kështu Shqipërinë, nën protektoratin e ortodoksisë sllave. Ose do ta kishin ndihmuar të paktën për tu ndarë një orë e më parë nga robëria e pamëshirshme komuniste. Unë jam nacionalist, por jo si babai im. Ai jeton në Amerikë, sepse është antikomunist. Dhe unë e adhuroj për këtë. Por e dua më shumë edhe për mençurinë që po tregon, kur nuk u beson amerikanëve për të ardhur me të tjerët, gjoja për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste. Dhe ta pësonte si të gjithë ata që u vranë e po vriten nga tradhtia e një farë Kim Fildi… i sajuar. Unë e di që ju nuk i besoni këto që po them, ngaqë jam komunist dhe, si i tillë, mendoni ju, i urrej amerikanët dhe anglezët, urrej perëndimorët … Nuk them se gjykoni gabim për mua. Por ama, për deri sa jemi së bashku që vuajmë këtu, në burg, vite të tëra, të paktën më besoni, në fund të fundit që jam shqiptar. Më besoni që Shqipërinë dhe shqiptarët i dua, pavarësisht nga rruga e gabuar që zgjodha për ti shërbyer vendit. Më besoni pra, pse po trembem që edhe po të përmbyset komunizmi, këta miqtë e kahershëm të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ende më shumë me komunistët dhe sigurimsat e sotshëm dhe jo vetëm kaq, por sdo të lejojnë që këtyre tu hyjë gjemb në këmbë. Trembem sepse di diçka më tepër nga cilido prej jush. Di këtë që, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm shqiptar punon për interesat e Perëndimit. Ka kohë që punon për interesat e tij, por pas vitit 1967 është angazhuar tërësisht dhe poshtërsisht kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh që ta detyrosh një popull evropian të sillet e të mendoj si kinez, sepse është në interes të amerikanëve dhe globalizmit amerikan, nuk ka ligësi më të madhe të shkatërrosh besimin tek Zoti, sepse kështu u intereson amerikanëve, që arabët të besojnë se komunizmi është sistemi i vetëm kundra zotit. Dhe për këtë, o ju myslimanë, shikoni Shqipërinë që sundohet nga komunizmi! Nuk ka krim njerëzor më të madh që, për interesat e gjeopolitike të Perëndimit dhe Amerikës ta lësh Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Bashkimit dhe Bashkëpunimit Evropian!… Por, atëherë, askush nuk e besoi Halim Xhelo Koçinë…
    Ndërsa, Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975, u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist… E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….
    Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu më i ditur i botës.
    – Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?
    – Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…
    – E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!

    1. SPIA says:

      KJO ESHTE NJE PERRALLE NGA ATO TE SIGURIMIT TE SHTETIT, QE PO TE ISHA VETE 5 DITE KRYEMINISTER I KISHA BERE SILAZH PER DERRA. NUK E DI PSE JU MBAJNE JU DEGJENERIM NATYROR NJEREZOR!!!

      JAM PERBALLUR SHPESH ME JU SEPSE JU KEMI RRETH E RROTULL E MA KENI THENE NE SY ME ATA SYTE TUAJ QE NUK SHPREHIN ASGJE VECSE URREJTJE PER KETE VEND. “KY VEND NUK BEHET KURRE” DHE CKERMITENI PER TE ME PREKUR NE ZMER!!! PSE NUK DUAN AMERIKANET? APO SE JU GJAKPRISHUR JENI TE SLLAVIZUAR DHE PUNONI NE TE KUNDERT TE SE MIRES SE KETIJ VENDI???

      PO KUJT JA SHISNI JU KETO PERRALLA???

      UNE PO TE ISHA PO NUK KAM SHANSE KURRE, 5 MINUTA KRYEMINISTER JU KISHA BERE T’I THOSHNIT BUKES “POP”!!!

      PO NUK KENI FAJ JU! KENI GJETUR SHESH E BENI PERSHESH.
      UNE NUK E KUPTOJ PER CFARE JU DUAN JU RRACE E KEQE!!!

      AH MORE EDI RAMA QE E KE BESIMIN ‘O’.

      THERRMOJE MORE EDI KETE STRUKTURE LLAFAZANESH, QE KANE MBUSHUR ADMINISTRATEN ME SPIUNE DHE GJEMOJNE GJITHE NJEREZIT ME INTELEKT, PER TJU MARE FRYMEN.

      SHKATERROJE SA NUK ESHTE VONE, SEPSE KUR TE RRITET VALA E ZEMRIMIT KETA NUK DO GJEJNE BRIME KU TE FUTEN SE NE I NJOHIM KREJT KUSH JANE….POR KJO PUNE ESHTE FARE E THJESHTE!!!

  9. Albani says:

    Po kujt i tuoni shtet mo te uruar nga sta ketu?-shget quani by.lepiresin fevzo apo ate zonjen lakufiq perballe fevzls.
    Ky esbte nne legen pe saliu qe shomjn nuk ka.edhe ky duhet te veje ne halet bashks me librat e tij

  10. Zani T. says:

    Tema po ky nuk eshte lajm i ri per shfajen ne publik te Fullhajnit.
    Ne panairin e librit mae ra mbi koke pallati i kongreseve (qe ate kam zene shtratin ne fakt), kur e pashe Fullhajknibin, duke i bere karshillek publikut, duke shetitur stende per stende me nje shaluk qe ishte i biri, po pa 500 Eurot per te fshire djerset, nje foto e rralle kjo.
    Kjo eshte e vonuar.
    Po nuk keni rrjet gazetaresh a bashkepunetoresh ne terren? Keshtu mun dte thoni dhe per mua, po celulari im eshte dhurate e tim biri, pasi e ka lodhe ai me pare dhe nuk njoh komande tjeter, vec emrit te gruas e te femijeve. Tjeter kujt s’i pergjigjem. Inshalla s’me merr ne cel. Rilindja per te filluar gjekundi punen, se edhe ajo e harroi sloganin “Pas 23 qershorit”… do te kthehen ne pune te gjithe ata qe jane hequr padrejtesisht. S’e di per cilin 23 qershor e ka patur fjalen per te aprin, te dytin, a kushedi?
    E kishim llafin te Fullhajni dhe vemendja e publikut ne panair. Kur s’e nxjerre jashte me shqelma, tha nje vetran si nja 80 vjec, i cili mbahej ne krah te nje shokut te vet, qe mund te ishte 3-4 vjet me i ri se ai. Fullhajni s’do Llalle, po dhambe, nderhyri nje shkrimtar shkodrano-amerikan, i cili eshte i gatshem te replikoje me kedo qe i del perpara, me goje e me shkrim (te fb) ne qe e njohim, se kushedi me sa pseudonime luan me te dy duart.
    Pra, per historine e rishfaqjes se te pashmit e te njeriut qe do me u duk (shih Maksim Haxhia, avokat)Fullhajni ky indikacion i imi ka rendesi e te shenohet, se eshte i vertete

  11. kim-jong says:

    kjo drejtesi eshte e kalbur,hajdutet nuk e kan problem te shfaqen ne publik,sepse i kan krahet e ngrofta,drejtesia i bi ne qaf vetem atyre qe nuk kan mbeshtetje,kjo eshte e vertetuar

  12. Asnjeanesi says:

    More Alban , po te pyes , pa na degjuar njeri : Sa klase ke , o te humbte vula ? Po çfare ke kullandrisur ne ato dy rreshta , more analfabet ?

  13. shkodrani says:

    Po hajni hajnin do e mbroje.
    Hajna pusht -etaret, hajna ene shoket e tyne ,ku hyn ene Full – hajni.
    Ne ket Shqypni ash ma kriminel nji hallexhi, qi vjedh noi pule,se sa Full-hajni qi mori miliarda.
    O tempo ,o mores

  14. ? says:

    @ASNJANES

    PO TI KUPTOJE O I ZI SE I KA RREKELLYER DISA GOTA I DUKEN SHKRONJAT DYFISH. JANE TE LODHUR NJEREZIA. SHISH KA PLASUR THASHETHEME QE I KA BERE NJEREZIT KREJT BUDALLENJE

  15. Tema: Poezi Për Atdheun

    Ali Asllani

    Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
    Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
    ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

    Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
    nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

    Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
    Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

    Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
    bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

    Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
    ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

    A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
    ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

  16. Damiani says:

    Dikush paska shkuar per te promovuar gjoksin.Hallall Fevzo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje