Administratori i ri i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Ardian Çela ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga ana e Partisë Demokratike se ndodhet nën hetim për dëm ekonomik në vlerën 1.3 milionë dollarë, në kohën që ishte kryetar i Komisionit të Tenderave në Bashkinë e Durrësit.
Në një prononcim për mediat, Çela mohoi akuzat e PD, duke i cilësuar si të pavërteta, ndërsa shtoi se nuk është nën hetim dhe për të faktuar këtë ka vendimin e Prokurorisë Durrës.
“Kam objektiv të coj përpara këtë kompani që synon të rrisë shpenzimet e qeverisë. Sa i përket akuzave unë jam i qetë dhe i ftohtë pasi akuza të tilla politike vijnë herë pas here.
Për akuzën konkrete jam i pastër ku kam deklaratën e prokurorisë Durrës. Zyra e medias do ta shpërndajë dhe do të jetë në dispozicion”, theksoi Çela.
Çela u ndal edhe në fluksin e madh të qytetarëve për të paguar energjinë, falë edhe vendimit të ri të marrë nga ana e qeverisë, që u fal në masën 80% kamatëvonesat për të gjithë ata që shlyejnë detyrimet e prapambetura të energjisë deri më 1 mars. Administratori i OSHEE, tha se skema e re ka filluar të zbatohet që dje, dhe se për këtë ka patur një fluks të madh njerëzish.
Megjithatë Çela siguroi se nga ana e saj OSHEE po merr të gjitha masat për tu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për këtë do të punohet me dy turne edhe gjatë fundjavës. Po ashtu Çela nënvizoi hapjen e 20 sporteleve të reja sot vetëm në Tiranë.
“Aplikimi i formulës së re për falje të kamatëvonesave në masën 80% ka filluar që dje. Kanë punuar dje deri në orën 10:00 të natës, fluksi është i papërballueshëm.
Janë shtuar mbi 20 sportele që sot në Tiranë. Ka afat nuk mbaron sot, zyrat do të rrinë të hapura edhe në fundjavë. OSHEE do t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve., ne synojmë të realizojmë të gjitha, ne dimë sa janë humbjet në rrjet”, tha ai. /gj.k
Yyyyyy…hyyyyyyy…sa shume kujtime me solli ky vertetimi i sotem prokurorise. Sa shume jame habitur. Tamam si ato ftesat e dasmave ne kohen kur: ” me njeren dore kazmen atdheun ndertojme dhe me doren tjeter pushken fitoret i mbrojme”…ne ato kohera ftesat e dasmave ishin gjysma te printuara dhe gjysma ishin shkruar me dore…ku ftoheshim per vizite, ose per darke cift, ose tek..ose familjarisht…ftesat me boje varaku…ngjyre florini…..ha…ha…ha. Edhe ky vertetimi i prokurorise tamom si ne kohen e dulles.
LETRA BEJ SA TE DUASH OR MIK, POR NJE GJE ESHTE E VERTETE
JE DENDUR ME TENDERA.
TE TJERAT JANE FJALE BOSHE.
Kyoto birbona me LSi-ne la qene me siguri.
Adrian Cela, Capo është gangsterë Durrës dhe mashtrim.Prokuror në Durrës është 20 vjet vetëm të korruptuar, të cilët e njohin nuk ka ligje. Në Durrës ju mund të bleni ndonjë letër gjykatës dhe Nasic Nako, Dhurato Bilo bandë Skraparit e Drejtësisë në Durrës me prokurorin gangster Sokol Nishani