Si mashtron PD me problemet e qytetarëve/ Albana Vokshi show dy ditë më parë për ndihmën ekonomike

5 Dhjetor 2014, 15:36Politika TEMA
Si mashtron PD me problemet e qytetarëve/ Albana Vokshi show dy ditë

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, u shfaq dy ditë më parë, së bashku me kryetarin e zgjedhur të PD në njësinë bashkiake nr. 11 në Tiranë, ku pretendonte se skema e ndihmës ekonomike në këtë njësi ka probleme dhe se shumë persona janë hequr padrejtësisht nga kjo skemë.

Aplikimi i familjeve për të përfituar ndihmë ekonomike kryhet tek administratori shoqëror i njësisë vendore, pra në rastin konkret në njësinë bashkiake nr. 11, e cila drejtohet aktualisht nga përfaqësues dhe të zgjedhur të Partisë Demokratike.

Madje, përveç saktësisë së hedhjes së të dhënave në sistem, detyrë e njësisë vendore është edhe vlerësimi social ekonomik i familjes.

Deputetja Vokshi doli para kamerave së bashku me një qytetare, e cila kishte edhe një vajzë me aftësi të kufizuar në familje.

Nga të dhënat e administratorit social në njësinë nr.11, rezulton se aktualisht vajza 16 vjeçare trajtohet me pagesën e PAK, ndërsa nëna e saj, Luljeta Luarasi, e cila u mor në “mbrojtje” nga Albana Vokshi merr çdo muaj nga skema e mbrojtjes sociale 198.000 lekë për përkujdesjen e saj.

Me sa duket, deputetja e PD-së dhe kryetari i njësisë së PD kanë harruar se përfaqësuesit e shtetit në njësinë vendore nr.11 janë vetë ata!/j.h

 

1 komente në “Si mashtron PD me problemet e qytetarëve/ Albana Vokshi show dy ditë më parë për ndihmën ekonomike”

  1. armelin says:

    E po kurva , kurv mbetet nuk ndryshon dot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje