Tre operatorët e sektorit energjitik shqiptar KESH, OSHEE dhe OST paraqitën pranë Entit Rregullator të Energjisë Elektrike kërkesat e tyre për rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Në takimin e organizuar, ku ishin të pranishëm edhe grupet e interesit apo përfaqësues të shoqërisë civile, tre operatorët kanë paraqitur argumentet e tyre në lidhje me rritjen e cmimit të energjisë.
Qeveria kërkoi nga Enti Rregullator i Energjisë që cmimi pas ristrukturimit të mos jetë më i lartë se cmimi mesatar me të cilin e paguajnë sot energjinë konsumatorët familjarë.
KESH ka kërkuar të mos ndryshohet tarifa për prodhimin e energjisë 1 lekë për kilovatorë, por rritje të tarifës së shitjes me shumicë, nga 2.2 në 3.48 lekë.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare shpjegoi arsyet e kërkesës së saj për rritje të çmimit nga 2.2 në 3.48 lekë, duke theksuar se aplikimi i rritjes së çmimit të energjisë, vjen si rezultat i synimit për të kryer në mënyrë sa më optimale veprimtarinë e saj.
KESH theksoi se kërkesa fillestare ishte për rritje të çmimit në 3.34 lekë për kilovat/orë, por u ndryshua në 3.48 lekë për kilovat/orë, dhe se ky ndryshim ka ardhur si ndryshim edhe i kërkesës në rritje të OSHEE. Kjo pasi KESH kryen dy veprimtari siç është prodhimi dhe furnizmi me shumicë i energjisë.
Për të plotësuar kërkesën e OSHEE për sasinë 4544 gwh, ku 1154 gëh do të blihen nga prodhuesit e vegjël me një vlerë 10 144 milionë lekë. Sipas KESH për të mbuluar të gjitha shpenzimet është i nevojshëm rritja e çmimit nga 2.2 në 3.48 lekë.
“Aplikimi i KESH mbështetet në ligjin për sektorin energjetik, i cili përcakton që ERE përcakton tarifën për veprimtaritë e rregulluara të energjisë.
Nëpërmjet tarifave të reja KESH synon kryerjen normale të veprimtarisë së saj. Gjithashtu ky aplikim synon realizimin e funksionit të furnizimit me energji të konsumatorëve.
Aplikimi i KESH fillon me parashikimin e prodhimit të energjisë elektrike. Kriteret mbi të niveli i rezervuarit të Fierzës në fillim të vitit 2015, i cili përfaqëson një nivel optimal, që është mëse i nevojshëm për të garantuar prodhimin e duhur për vitin 2015.
Ky nivel parashikohet që të plotësohet me prurjet e ERE në masën 75%. Të dy këto kritere parashikojnë të japin mbi 3460 gwh bruto. Çmimi për këtë do të mbetet i pandryshuar në 1 lekë për kilovatorë.
Duke qenë se KESH kryen dy veprimtari, ku veç prodhimit edhe furnizminin me shumicë, kërkesa e OSHEE, për sasinë 4544 gëh, do të mbulohet nga prodhimi i prodhuesve të vegjël të energjisë, e cila parashikohet 1154 gëh. Llogaritjet tona janë bazuar mbi çmimet aktualet të HEC, e cila mesatarisht është 8.8 lekë për gwh.
Blerja e energjisë në lekë shkon 10 144 milionë lekë. Shpenzimet operative parashikohen 2.4 milionë lekë. Pra kërkesa jonë është për çmimin 3.48 lekë. Aplikimi fillestar ishte për 3.34 lekë por ndryshimi vjen si rrjedhojë e rritjes së kërkesës së OSHEE”, sqaruan përfaqësuesit e Koorporatës.
OST gjithashtu ka kërkuar rritje me 12.8% të çmimit për shërbimin e vet, duke kaluar nga 0.65, në 0.73 lekë.
OSHEE kërkon rritje me 38% më shumë për tarifën e shërbimit të shpërndarjes dhe nga 7 lekë për kilovat/orë që është aktualisht tarifa mesatare e shpërndarjes, operatori kërkon që të rritet në 12 lekë për kilovat/orë.
Borxhet e pambledhura të kompanisë OSHEE (të mbartura nga CEZ) ndaj konsumatorëve arrijnë 71 miliardë lekë, ose rreth 600 milionë euro në fund të 2013, ku pjesën më të madhe të borxhit e zënë familjarët me më shumë se 45 miliardë lekë. Sipas OSHEE-së, kjo shumë llogaritet të jetë krijuar pas vitit 2007.
Qeveria nisur nga kjo situatë, ka marrë masa për qytetarët që te paguajnë borxhet e prapambetura të energjisë, në rast të kundërt, u pritet energjia elektrike, ndërsa po merret masa arrest me burg nëse tentojnë të rilidhen në mënyrë të paligjshme në rrjet.
Kreu i Sindikatave tha se heqja e fashës 300 kwh prek 76% të konsumatorëve.
Përfaqësues të shoqatave të biznesit kërkuan rishikim të tarifave për përdorimin e linjave të OSHEE-së, të cilat janë të larta dhe kërkuan që ato të jetë të njëjta si ato të vendeve të rajonit.
Zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja theksoi se situata e rëndë në sektorin energjetik lidhet me privatizimin e dështuar me CEZ-in, që thelloi borxhin që ka arritur me mbi 1 miliardë lekë borxhe të pashlyera, kosto e madhe për gjithë vendin.
Sipas tij, tarifat e energjisë për vitin 2015 duhet të japin pasqyrimin e reformave në sektor, të mbrojnë konsumatorin, shtresat në nevojë, përdorim me eficencë të energjisë, zhvillimin e tregut liberal dhe konkurrues, daljen nga tregu i rregulluar.
Bejtja kërkoi që për OSHEE-në të përfshihet në kosto vetëm tarifa e humbjeve teknike. Për KESH-in të llogaritet cmimi i HEC-ve private në kostot reale me metodologji të njëjtë përllogaritje për të mënjanuar cënimin në konkurrencë. Për të tre kompanitë pulbike të mëerren në konsideratë investimet më kryesore, tha Bejtja, që njoftoi se hapja e tregut të energjisë do të përfshijë gjithë operatorët që furnizohen me linjat 35 kv brenda vitit 2015. Zv/ministri Bejtja tha gjithashtu se heqja e konsumit prëj 300 Këh në muaj për shtresat në nevojë do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.
Kërkesat e të tre operatorëve për rritjen e cmimit të energjisë vijnë pas një periudhe 3-vjeçare ku u caktua cmim fiks nga ERE pa pësuar ndryshime edhe pse kostot e borxhet e operatorëve mes tyre erdhën në rritje nga viti 2012-2014.
Nga data 1 janar 2015, heqja e fashës 300 kwh/muaj pritet të ndryshojë çmimin e energjisë, që sot është 7.7 lek/këh. Nivelin e këtij ndryshimi do ta vendosë brenda muajit Bordi i Komisionerëve të ERE-s. /gj.k/
Jepiiiii! Beje dhe 200 lek! Rrit cmimin e gazit, te druve e kaq duan keta! Ah, po, rrit edhe cmimin e naftes!
Edhe te patateve se edhe prodhimi i patates me kto ka te beje.
Car beni more, se do na e coni Edin per lesh!
njehere kur gaboj me siperfaqet e tokes qe kishte ne dispozicion Qeveria (e quajti hektarin me 1000m ose gaboj ne shumzim) I dergova nje mesazh Z, Rama me keshillen qe te mbaj prane njerez qe dine arithmetic.
Edhe tashti po e njejta gje: çmim mesatar eshte ai qe rezulton nga pjestimi I vlerave te pageses te energjise konsumuar per te dy nivelet e çmimeve pjestuar me sasine e kwh te konsumuara.
mos shpikni pseudomesatarizimin……
KESHTU E PATI RRITUR EDHE ” DIKTATORI ” NGA O.2 LEK NE VITIN 1960 E BERI O.2 LEK NE VITIN 1990. KESHTU NDIHMOHET POPULLSIA E VARFERE NGA E “MAJTA”. FUTI NE BURG TE GJITHE VARFANJAKET QE TE BENI TAMAM SHTETIN LIGJOR DEMOKRATO POLICOR. HAJDE SHTET HAJDE,TANI E TUTJE SHQIPTARET NE SE JANE TE ZGJUAR DO VOTOJNE PARTINE E SHALLEVE TE KUQ,MOS MENDONI PER EUROPEN SE E KA FILLUAR DISHEZEN DHE DUHEN SHEKUJ PER TU KTHYER NE POZICIONIN QE KISHTE PARA 15 VITESH. PO TE JETONI KETU NE BE DO TE KUPTONI SE KU ESHTE BE BE BE beeeeee.
Futjani,se mban ai popull.Ai mbajti Tufezimin e nuk po mbaka ritjen e çmimit !
Kemi bo miljardera duke shit diplloma universitetesh e nuk po bokemi duke shit korendin !
Mir bohet qe ritet,se kur vin zgjedhjet duhet me premtu qe te ulet.
200 kw X 7.7=1540 + 300tvsh=1850 LEK
200 X 9.9=1980 + 396 TVSH= 2376 LEK.
5000 LEK te vjetra,duke filluar nga familja me kursimtare,kalojne per shtetin,po kaq kerkon dhe bashkia ne muaj ,per taksat!!!!!
Sa paguan nje familje me kondicioner?
1000 kw x 9.9= 9900lek + 1900tvsh=11800lek
1000 kw x 14.4= 14400 + 2900tvsh= 17300lek.
Cmimi eshte ulur me 60000 te vjetra,per te pasurit dhe shtresen e mesme.