Kodi i ri/ Deputetëve u ndalohet celulari në Kuvend, kufizimet edhe për veshjet

6 Dhjetor 2014, 10:12Politika TEMA

Deputetët e Kuvendit nuk do të kenë më mundësinë që të përdorin telefonat e tyre celularë gjatë seancave plenare.

Kjo është përcaktuar në kodin e ri të miratuar nga ana e kryeparlamentarit Ilir Meta.

Ndërkohë, në rregulloren e re deputetët duhet të bëjnë kujdes edhe për veshjen e tyre.

Në ambientet e brendshme të Kuvendit, qoftë në seancat plenare, qoftë në mbledhjet e komisioneve të ndryshme, ata duhet të shkojnë të veshur në mënyrë zyrtare.

Gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit në komisione dhe seancë plenare, deputeti duhet të paraqitet me veshje zyrtare”, thuhet në nenin 10.

Masa të ashpra është parashikuar edhe në rastet e sherreve në Kuvend, pas atij të ndodhur mes deputetëve Arben Ndoka e Pjerin Ndreu me Gent Strazimirin./b.l

12 komente në “Kodi i ri/ Deputetëve u ndalohet celulari në Kuvend, kufizimet edhe për veshjet”

  1. sherifi says:

    Do te jete nje nisme shume e mire, se edhe kamerat here pas here jepnin deputete duke luajtur me telefonat,qofte edhe ne seanca te rendesishme.

    1. Ergit says:

      Per mendimin tim heqja e telefonit eshte e paligjshme deri antikushtetuese duke qene se demton jashtezakonisht mbarevajtjen e punes se deputeteve pasi ata here pas here marrin info nga jashte, nga banore, qytetare apo politikane ne lidhje me punen e tyre.uptohet qe ka dhe te papergjeghshem qe luajne me celular dhe skane prere thonjte. Ndersa per veshjen le ta filloje nga kryeministri qe mban kravate si kllaun dhe corape me topa te kuqe.

  2. katunari says:

    Po si do tia bej opozita tani kur te hyj nè parlamento NGA kush do ti marr urdherat

    1. Eri says:

      Si do urdheroj kryeministri thuaj qe te rrahin deputetet.Apo harrova qe e ka me shenja.

  3. E verteta says:

    Duhani tu ndalohet kudo dhe kurdohere.

  4. fatmiri says:

    Po mire, sikure moren per nje urgjence kryeministrin ne telefon, nuk lejohet, apo ministrin e brendshem etj?

  5. Sapa says:

    Cfaredo qe te nderrmerrni ju deputete dhe politikane shqiptare,qofte heqja e celulareve,ose renja ne peshe si e shokut Ilir,ose edhe te vini me lecka ne parlament,ose te paraqiteni me pamje qingji, per popullin shqiptar ju jeni dhe do mbeteni kryekriminelet e ketij vendi pa perjashtim.Degradimi i ketij vendi dhe populli ka ardhur vetem nga JU dhe nuk ka zot qe ta riparoje me!

  6. Giacomo Pucini says:

    A nuk vajti nje here me rroba gjumi ne parlament ky kryeparlamentari??
    Po sikur te harroje udhezimet e shefit, si do mund te beje deputeti pa celukarin e tij? Jo jo, nuk eshte e drejte sepse na bdaret parlamenti keshtu!

  7. Lili. says:

    Kur Kryeparlamentari ma i korruptuar ne evrope do me ‘ndreq’ pamjen e lookin e maffiozet te tij!
    Pffff me a po telefone,nje mut Jane!

  8. Treviso says:

    Mbajtia e telefonit ne parlament ka shume te keqia per vendin dhe per parlamentaret. Po te nisemi nga sekreti shteteror behet mire dhe pse ka parlamentare qe punojne per agjenturat e huaja.

  9. Eri says:

    Po rregullore per kryeministrin qe zgjat qafen si xhirafe e shemtuar dhe shan pas shpine,do kete rregullore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje