DETAJET për projektligjin e hapjes së dosjeve/ Subjektet që verifikohen dhe papajtueshmëria e funksioneve

6 Dhjetor 2014, 20:12Politika TEMA

Zbardhen detajet e pr/ligjit të propozuar nga deputetët Mesila Doda dhe  Shpëtim Idrizi për hapjen e dosjeve.

Drafti parashikon subjektet që do të verifikohen ku përfshihen jo vetëm drejtuesit më të lartë të vendit, por edhe të zgjedhurit vendorë dhe deri drejtuesit e departamenteve të disa prej institucioneve më të rëndësishme.

Kontrolli, sipas pr/ligjit do të kryhet përmes Autoritetit të Kontrollit të Figurës, veprimtaria e të cilit parashikohet të vijojë deri në 31 Dhjetor 2030.

Subjektet që do të verifikohen

Pr/ligji parashikon subjektet e verifikimit ku përfshihen të gjithë funksionarët publikë, të cilët ushtrojnë një nga funksionet e Presidenti i Republikës së Shqipërisë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë; anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat dhe funksionarët politikë, nëpunësit civilë të nivelit të lartë dhe të nivelit të mesëm drejtues.

Gjithashtu subjekt verifikimi janë edhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave dhe prokurorive, kancelarët në gjykata e prokurori, si dhe çdo subjekt që ka statusin e gjyqtarit apo të prokurorit.

Drafti parashikon edhe verifikimin e funksionarëve të emëruar nga Kuvendi, Presidenti apo Këshilli i Ministrave, anëtarë dhe kryetarë të organeve kolegjiale drejtuese të komiteteve apo institucioneve në varësi të Kryeministrit apo një ministri, guvernatorë, zëvendës-guvernatorë, anëtarët e Këshillit drejtues dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë, funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, si dhe oficerët me gradë “Gjeneral” dhe “Kolonel”,

Po kështu Prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave; drejtuesit e drejtorive të administratës publike në nivel qarku dhe prefekture;

Anëtarët e këshillave të qarkut si dhe të këshillave bashkiake; Funksionarë në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH), në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe në Shërbimin i Kontrollit te Brendëshëm (SHKB); Komandanti i Gardës e Republikës;

Drejtues të Policisë së Shtetit, drejtorë policie në nivel qarku si dhe në nivel komisariati; Avokati i Popullit, Komisioneri Kunder Diskriminimit, Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave personale dhe punonjësit e zyrave përkatëse, si edhe çdo drejtues dhe punonjës i institucioneve te tjera buxhetore të pavarura. Ambasadorë në përfaqësitë diplomatike jashtë Shqipërisë.

Drejtuesit dhe anëtarët e forumeve drejtuese në nivel qëndror apo vendor të partive politike parlamentare si dhe të atyre që financohen nga buxheti i shtetit;  Drejtori i Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Radios, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Televizionit dhe drejtorët e departamenteve në Radiotelevizionin Publik Shqiptar; Këshilli Drejtues i RTSH, drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtorët e departamenteve në ATSH, si dhe drejtori dhe anëtarët e AMA-s.  Rektorë, zv/rektorë, dekanë të universiteteve shtetërore publike dhe private si dhe drejtorët e shkollave të mesme publike dhe private.

Inspektori i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë apo i zgjedhur nga Kuvendi.

Autoriteti i Kontrollit

Në draft parashikohet krijimi i Autoritetit të Kontrollit të Figurës,  i cili organizohet dhe funksionon si autoritet i pavarur.

Autoriteti është person juridik publik dhe ka buxhetin e vet të pavarur, që financohet nga Buxheti i Shtetit dhe nga donacione të ndryshme. Autoriteti është organ i përhershëm mbikëqyrje dhe kontrolli i pastërtisë së figurave të funksionarëve.

Autoriteti përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët emërohen nga Kuvendi, me propozime që vijnë nga Presidenti i Republikës; Shoqëria civile (nga të gjitha organizatat e shoqërisë civile, duke iu dhënë prioritet atyre të të drejtave të njeriut dhe shoqatave të ish të persekutuarve nga regjimi komunist).  Në rast se vendi i një apo më shumë anëtarëve mbetet vakant për mungesë propozimesh ose për pamundësi zgjedhjeje, Kuvendi emëron anëtarin përkatës midis të paktën 2 kandidaturave të propozuara nga shoqëria civile. Kryetari i Autoritetit zgjidhet me votim të fshehtë nga antarët e Autoritetit

Papajtueshmëria e funksioneve

Pastërtia e figurës morale është e papajtueshme, me mbajtjen prej funksionarit publik, gjatë periudhës 24.10.1944 deri 31.3.1991 të një prej detyrave të mëposhtme:

Anëtar qeverie,  anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe zëvendës të tij, para zgjedhjeve të 31 Marsit 1991.

Sekretar i parë ose i dytë i komitetit të partisë së rrethit, sekretar i parë i rinisë së rrethit, kryetar dhe n/kryetar i organizatës së frontit demokratik, kryetar ose zv. kryetar i komitetit ekzekutiv të rrethit.

Oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit si dhe kryetar dege; punonjës operativ, legal apo ilegal,, bashkëpunëtor sekret  i organeve të Sigurimit të Shtetit ose që ka bashkëpunuar në çdo mënyrë tjetër me Sigurimin e Shtetit, deri më 2.07.1991.

Ambasador, sekretar ambasade dhe këshilltar në përfaqësitë diplomatike shqiptare.

Hetues në organet e Sigurimit të Shtetit si dhe prokuror, gjyqtar apo ndihmës gjyqtar në procese hetimore apo gjyqësore për vepra penale politike ;

Denoncues apo dëshmitar rëndues në proceset hetimore apo gjyqësore për vepra penale politike.

Funksionarët publikë me mandat kushtetetues dhe çdo person tjetër i zgjedhur nga Kuvendi janë subjekte të verifikimit sipas këtij ligji. Ata nuk e ndërpresin mandatin kushtetues apo detyrën ku janë zgjedhur, por të dhënat e grumbulluara nga verifikimi publikohen detyrimisht. Në çdo rast, një funksionar publik i tillë mund të dorëhiqet përpara përfundimit të mandatit të tij dhe në këtë rast dosja e tij nuk publikohet.

Rezultatet përfundimtare të procedurës së verifikimit

Në përfundim të procedurës së verifikimit, Autoriteti:

Kur zyrtari nuk është dakord me vendimin e shkronjës “b’’, te paragrafit te parë te këtij neni apo ka pretendime te tjera ndaj komisionit, ai gëzon te drejtën te paraqesë shpjegime me shkrim dhe dokumentacion provues për çështjen brenda 30 ditëve. Autoriteti ka detyrim të shqyrtojë shpjegimet e zyrtarit dhe brenda 10 ditësh nga paraqitja e tyre të vendos:

Një kopje e këtij vendimi i njoftohet brenda 10 ditësh, zyrtarit dhe institucionit të tij të punës apo organit që e ka zgjedhur. Autoriteti lëshon dëshminë verifikimit, sipas formularit “përkatës”; ose lëshon dëshminë, sipas shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni.

Njoftimi i institucionit kryhet sipas formularit “B”. Ky vendim mund të ankohet vetëm sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj.

Kur subjektet verifikuese mund të ankimohen në Gjykatë

Në draftin për hapjen e dosjeve parashikohet edhe vlera e dëshmisë së verifikimit dhe e drejta e një ankimimi gjyqësor nga subjekti i verifikuar.Sipas draftit, dëshmia e verifikimit, ka fuqi të plotë provuese mbi faktin e pastërtisë së figurës së çdo funksionari publik të zgjedhur apo të emëruar, përveç rasteve kur goditet për falsitet.

Subjekti i verifikuar mund të ankimojë dëshminë e verifikimit, sipas shkronjës “b” pika 1 të nenit 23 të këtij ligji, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Me kërkesë të subjektit që verifikohet, gjykata vendos zhvillimin e gjykimit. me dyer të mbyllura.

Po kështu drafti në një nga nenet e tij parashikon pasojat e dëshmisë në rastin e personave që do të kryejnë një funksion publik. Kështu kërkuesi i procedurës ose vetë subjekti i verifikuar, menjëherë pas marrjes së dëshmisë së verifikimit, të lëshuar sipas shkronjës “a ” të pikës 1 të nenit 23 të këtij ligji, e paraqet për depozitim atë në institucionin, pranë të cilit do të fillojë të kryejë funksionin publik ose pranë organit që bën regjistrimin e kandidatëve për proces zgjedhor.

Kërkuesi i procedurës, menjëherë pas marrjes së dëshmisë së verifikimit, të lëshuar sipas shkronjës “b” të pikës 1 të nenit 23 të këtij ligji, thërret subjektin e verifikuar dhe i njofton atij skualifikimin nga vazhdimi i mëtejshëm i procedurës së emërimit ose zgjedhjes, për shkak të padenjësisë së figurës së tij.

Kur subjekti i verifikuar deklaron se ka bërë ankim gjyqësor dhe paraqet kopje të aktit të ankimit, procedura e pikës 2 të këtij neni nuk pezullohet derisa vendimi i gjykatës të marrë formë të prerë.

Kërkuesi i procedurës së verifikimit, menjëherë pas marrjes së dëshmisë së verifikimit, të lëshuar e depoziton atë në dosjen individuale të personelit.

Kërkuesi i procedurës së verifikimit, brenda 3 ditëve nga lëshimi i dëshmisë së verifikimit, sipas shkronjës “b” të pikës 1 të nenit 23 të këtij ligji, depoziton dëshminë në dosjen individuale të personelit dhe njofton subjektin e verifikuar për zhvillimin e një seance të mbyllur informuese brenda 10 ditëve.

Në këtë seancë marrin pjesë edhe dy persona të caktuar nga titullari i institucionit ose organi i emërtesës. Gjatë zhvillimit të kësaj seance informuese mbahet procesverbal, i cili nënshkruhet nga të gjithë të pranishmit. Subjekti i verifikuar, nëse e kërkon, pajiset me një kopje të procesverbalit.

Kur subjekti i verifikuar deklaron se ka ankimuar procedurën e verifikimit të zhvilluar nga Autoriteti dhe paraqet kopje të ankimit të tij, seanca informuese shtyhet për t’u zhvilluar menjëherë pas marrjes formë të prerë të vendimit gjyqësor.

Në rastet e tjera, kur subjekti i verifikuar në përfundim të seancës deklaron ose depoziton dorëheqjen e menjëhershme nga detyra, akti i dorëheqjes arkivohet në dosjen personale të subjektit dhe materiali verifikues (dëshmia e verifikimit dhe procesverbali i seancës informuese) mbetet konfidencial.

Kur subjekti i verifikuar deklaron se nuk dëshiron të japë dorëheqjen nga funksioni, atëherë, brenda 10 ditëve nga seanca informuese, mbi bazën e dëshmisë së verifikimit, përfundojnë marrëdhëniet e tij të punës me motivacionin “papajtueshmëri e figurës së funksionari sipas këtij ligjit”. /gj.k/

23 komente në “DETAJET për projektligjin e hapjes së dosjeve/ Subjektet që verifikohen dhe papajtueshmëria e funksioneve”

  1. Litari PRET says:

    Shqiperia deri tani Ishte me qeveritar dhe Kryetar Parrtish (serbo-grek) …..Tani do te jete qeveri me Shqiptar…,keta serbo-grek dome then SPIUNET do te vriten njeri me tjetrin…,Pra do te sho
    Shpetojm njere e mirre …..

  2. Florian says:

    Un habitem se si mund te formulohet nje ligj kaq idiot nga dy te lojtur si keta. Personat qe kane punuar ne sigurim te shtetit. Kane marre rrogen nga shteti shqiptar dhe per kohen nuk kane bere veprimtari te jashteligjshme pasi kane respektuar kushtetuten dhe ligjet e kohes (qe nuk i vune ata). Pastaj ketu nuk po flitet per nje agjenture te huaj por po flitet per nje agjensi te vendit tone . Eshte njesoj sikur nje punonjesi te shtetit te sotem, shteti i neserm ti njollose figuren per arsyen se ai dje ka bere nje x pune.
    Me kete teori Mesila dhe shpetimi duhet te denojne dhe te njollosin gjithe personat qe kane punuar ne ate regjim, mjeket sepse sheronin komunistet, gjyqtaret se denonin disidentet, saldatoret se ndertonin fabrikat dhe uzinat e partise, policet dhe ushtaret se mbronin regjimin, ffshataret se bene kooperativat etj…. Ik moj pirdhuni merruni me te tashmen se e shkuara iku.

    Per te mos i lene vend komenteve dhe ha,endsive po ju them se kam lindur ne vitin 86 nje vit pas vdekjes se enverit

    1. shqip says:

      S’ka asgjo per tu cudit ktu .
      Ne shqiperi Te Lojturit kane bere ne cdo kohe ligjin .
      Tani i erdhi radha ktyre te bejn nji ligje !

    2. Besim Kelcyra says:

      Ke lindur ne vitin 1986 dhe ke simpatizon sigurimsat.dhe kushedi se ku e ke baben ne ndonje zyre kryesore ne Ministri te Brenshme.Jame me shporjen totale te ish sigurimsave nga administrata,dhe kryesishte nga Ministria e Brenshem,Por do veja me tej tu hiqet fare pensioni i parakoshem,sepse te gjithe kane mbushur pensionet qofte te plote apo qofte te pjeshem Gjermania hoqi edhe gjyqtaret e futbollit qe kishin qene ne sherbimin intelegjent te asaj kohe).Nuk ka fare me te keqe se ish sigurimsat si dje dhe si sot,urith kur jane te pa pushtetshem,dhe hiena kur marin pushtetin,kisha raste i nderuar Florjan te punoja me to rethe tete vjete te drejtimit te Nanos,nga ku edhe u reabilituan,por njerez ma intrigant,ma te pa bese nuk kishte,u perplasem dy breza neve te rinjte qe mbaruam akademine e rendit,dhe ato qe erdhen nga nga rrotacioni i pushtetit.Kujtoj dy raste kapem nje person te dyshuar per vjedhje,shefi ish sigurims me urdheronte qe ti fusja nje pistolet ne bagazhin e makines????? o tempro o mio,Nje raste tjeter po ish sigurims,i thoshte te dyshuarit largoi ato qeset plastike se nuk te shikoj mire perball,kjo tani ne demokraci,por atehere cfare kane bere ,dhe ky i shkreti i levizi duke lene gjurmet e gishtave ne qeset plastike,per tu denuar me pase se keshtu donte shefi,se nuk kishte prava te tjera,dhe perdori ato alla sirurimce….,a kane kufi keto naskardheqe……me kujtohen filmat kur benin lufte imagjinare me kulaket,dhe kur i fusnin dyfeket ne mullaret e kundeshtarve per ti
      arrestuar me vone.Njerez pa zemer pa din e iman,qe perpunonoin me diktat deshmitare te rem,per ti perdorure neper gjyqet e montuara ne dem te popullit,ose atyre qe ishin piketuar per ti vrare……Si munde te rehbilitohen keto vampire qe plus ishin gjaketar por edhe imoral,ku di nje raste konkrete qe operativi sajonte per ti futur burin ne burge nje gruaje te bukur,vetem se i pelqente operativit.Nuk e di edhe inaktivitetin e popullates kunder kesaj sere gjakpirsish,ato duhej me kohe te ishin gjykuar e denuar per krimet e kryera ne deme te popullates.Zylyftar Ramizi vrau me dhjetra veta,dhe sote e ke ne mes te Tiranes duke bredhur me nje qen neper rruge,askush nuk i tha gje,edhe gjyqi i montuar ndaj tij nga Sali Haleja ishte thjeshte nje farse,per te zbutur gjakrat,se ishte pjese nga akti e marveshja e Katovices.Dosjet duhet te hapen,qofte edhe babi im apo une vete,se keshtu qetesohet populli i vuajtur.Fation duhet nje nate dimri te te refeje per ish sigurimin,ne Drejtorine ku punoja ne sheshin e drejtorise mblidheshin
      ish sigurimsat e tregonin aventurat qe kishin kryer,maskardheqet,dhunen qe kishin ushtruar tregonin intrigat e gajaseshin,duka na lene nje shije te hidhur neve te rinjve qe per inertesi kishim nisur pune per krahe tyre,kur ato cdo dite venin ne shtepite tyre me xhepat plote e neve lypnim kafe,kur pashaportat e patentat i bee monopol,neve nuk na diltee rroga.Shyqyr te hapen dosjet qe edhe neve ketu ku punojme te marim fryme lirisht.

      1. artan says:

        Bravo Besim, ke bere nje argumentim te shkelqyer. Pershendetje

  3. demo says:

    Ja fusin kot fare
    Dosjet te hapen pa asnje kufizim
    Ka sa te duash ne jeten publike si gazetare, analiste, ojq etj etj qe i bine gjoksit
    Ka qe jane shpallur herojnj
    Imagjinoni per nje moment qe ve nje tufe me lule tek nje sigurims ,spiun
    Kulmi
    Katarsis100% nqs duan qe te ecin perpara, ndryshe nje hipokrizi e rradhes

  4. Arben says:

    DO ZOTI KALON KY LIGJ DHE SHQIPERIA SHPETON NJEHERE E MIRE.

  5. Tekniku says:

    Ky projekt ligj qenka si ato qe bente Berisha dikur qe i sherbenin atij dhe cdo gje e dinte vetem ai. Pastronte ato qe donte vete, mbante disa tj. dhe ok.
    Ligj eshte ai qe sherben si per siper dhe per poshte ne baze. Apo ne poshte jemi te detyruar te durojme gjithe jeten gjembaqet.
    Nuk jam per diskreditimin se ne funde ato i kan sherbyer nje shteti shqiptar, por ama jo pastrim vetem te “katit” ku punoni ju e ne “katet” poshte te behet cte behet.
    Duhet marre per baze modeli gjerman i hapjes dosjeve.

  6. Albani says:

    Hababahah Saliu……
    Hababah
    Ike plaku Mere,ike….
    Habababab
    Iksb e mos u duksh ,o mortje

  7. Emigrant SHBA says:

    Pse duhet te perjashtohet nga funksionet publike nje ish oficer i sigurimit qe ka bere detyren ne baze te ligjeve qe kane qene dhe jo nje sekretar organizates baze te partise. Partia ishte ne drejtim kudo ne cdo gje ai ishte me i rendesishem se nje oficer i thjeshte i sigurimit qe ka zbatuar ligjin ato qe kane qene ne ate kohe Ne ate kohe ishte e sanksionuar ne kushtetute diktatura e proletariatit ishte themeli i shtetit te se drejtes. Nuk kishte devijim nga kjo dhe porosite vinin nga partia dhe cdo gje e drejtonte ajo Me mire eshte qe te futet ne kete projektligj nje sekretar partie se sa nje zv kryetar komiteti ekzekutiv te themi pa llogarritur qe nje operativ nuk ka qene asnje gje para nje sekretari partie Perseri kerkoni ta shpetoni nje njeri si Sali Berisha qe mund te kete sjelle deme aq shume ne kete vend sa edhe pushtuesit nuk kane sjelle.

  8. Kuksjani says:

    Kjo qenka shume e thjeshte behen bashke dy deputet te parlamentit NEVOJTORE e formojne ligje,biles edhe me nene e germa.
    Kesaj i thone:Sali u kry!
    Shikoni se c;fare kane shkruar.
    Aturiteti i kontrollit perbehet nga 5 veta ku keta i zgjedhe NISHANLLIU Bujar.C’fare i thone kesaj?une theme se ne ate kohe qe kane bere kete shkrim kane pase te dy dhimje barku(do u kete bere deme fasulet).
    Shikoni tjetren,::…
    Ne cofte se:Nje deputet ka punuar si agjente i sigurimit te shtetit (ketu ma merre mendja mu se e ka fjalen per Salen)nuk i hiqet mandati por vetem behet puplike.
    Ketu nuk perfshihen bashkepunetoret e FASHIZMIT te NAZIZMIT bashkepunetore te UDB Jugosllase e te KGB Sovjetike,SE JANE VETE.

    1. Tropojani says:

      Mos se per pak ja hodhe hhahahahaha
      shikim te mbare ketij linku se te qarteson sa do pak …..
      https://www.youtube.com/watch?v=CAm27RFNSpw

  9. Elio Gora says:

    Ne lidhje me projektligjin dhe dosjet mund te shkruaj shume gjate.Le te marim nje pike qe penalizohen te gjithe hetuesit qe kane punuar ne kohen e sigurimit te shtetit.Duhet te theksohet se deri ne vitin 1992 hetuesia ishte ne perberje te degeve te puneve te brendeshme,pra drejtohej nga kryetaret e ketyre degeve.Mos ju duket cudi,por ne vitin 1992 per ta bere hetuesine me te pavaruar,ky organ u nda nga deget e puneve te brendeshme dhe kaloi organ i pavarur.Sot te gjithe keta hetues jane shnderuar ne prokurore dhe sigurisht kane nje pervoje te admirueshme ne organin e akuzes.A mund tu veme fshesen te gjithe ketyre ish hetuesve,sot me kaq pervoje,edhe kur nuk kane hetuar procese politike.Se dyti:Projektligi ben fjale per lloj-lloj kategorish qe do te verifikohen dhe haron nje kategori njerezish,qe per mua eshte e rendesishme.Behet fjale per dosjet formulare.Keto dosje mbajne breda tyre te gjithe veprimtarine e nje personi te denuar per veprimtari politike.Une do deshiroja qe te hapeshin dosjet formuare te personave te denuar per veprimtari spiunazhi.Kjo figure krimi eshte e denueshme edhe sot dhe parashikohet ne kodin penal.Keta persona pas vitit 1991 se bashku me personat e tjere te denuar per agjitacon e propogande,moren pafajesine me nje dekret e posacem si dhe moren demshperblimin per vitet e denimit.Pafajesia nuk mund te jepet me “liste” por duhej bere nje proces gjyqesor per sejcilin te denuar.Une mendoj se nuk duhet e perfshiheshin ne pafajesi kjo kategori te denuarish.Sot une mendoj se duhet e hapen dhe gjykohen dosjet formulare ne ngarkim te tyre,dhe nese rezulton se veprimtaria ne formen e spiunazhit kunder republikes se shqiperise,eshte e vertetuar,te mos perfshihen ne dekretin e amnistise dhe te kthejne shtetit shqiptar demshperblimin ne te holla qe perfituan pas vitit 1991.

  10. Tiku Debatiku says:

    Po me Fevzot, Sandrot, pronarët e mediave gjobvënëse, “analistët” që keqtrajtojnë çdo ditë ndërgjegjen, shpirtin e vrasin shpresën e njerëzve, ç’bëhet? Asnjë fjalë s’ka ligji për ta????!!!! Kur këta janë sot poli më i fuqishëm i pushyetit real. Atëhere çfarë shkriminalizimi bëka ligji?! E dyta, po ai funksionar që vetë s’e ka zënë mosha, por ama është rritur nē familje sigurimsi, denoncuesi, ushtaraku madhor, partiaku te larte etj., po ky sorollop pa lagur fare del?!

  11. 999 says:

    kan “harru” me kryesoren:
    personat qe kan qen anetar ose kandidat te partis se punes (si Sala)…
    sepse sipas llogjikes tash qe jem ne demokraci te gjith ishkomunistet jan “te pamoralshem”
    nderkaq po keshtu mund te cilsohen edhe ata kundershtare te komunistve qe bashkpunuan me pushtuesit,ballist zogistet etj. tradhtaret jan te pamralshem
    por atehere kush na paska “moral” nder shqiptaret?
    sepse te gjith na dolen pushta dhe docer te docerve
    me kot nuk ka thon
    nji fjal kampjon
    i quajturi
    Qif Kaperton:
    qe te gjith
    qe jan shqiptare
    jan o skuth
    o hileqare
    jan legena
    per sytjena
    jan bythqima
    per nonqima
    dhe m i trashi aj rrot kari
    eshte den e babaden shqiptari

  12. selman says:

    Duhet te perfshihen edhe agjentet e sherbimeve te huaja se ato jane ne krye te shtetit,dhe bejne e zbatojne ligjet.
    Po qe se duam te ecim perpara e te ngjisim shkallet drejte BE, te integrohemi ne boten e civilizuar dhe te gjejme paqen e brendeshme si popull , duhet te ndahemi njehere e mire nga te tille njerez , ne kuptimin qe ata lloj njerezis duhet te mos jene me ne funksjone publike .Ndryshe do mbetemi perseri ne vorbullen 24 vjecare ,peng i se shkuares 50 vjecare te diktatures,pa mundur te ngrihemi e te ecim perpara.

  13. aa says:

    “Pastertia e figurave” duhet te perfshije edhe disa funksionare te qeverise se komunistit Berishoviç!

  14. analist says:

    Ky eshte nje draft IDIOT. Po si mund te perjashtohen nga jeta politike te gjithe rrogetaret e shtetit shqiptar deri ne vitin 1991, vetem nje mendje perverse mund ta mendoje? Po pse, te kesh bashkpunuar me Bashkimet Profesionale ose organet shteterore shqiptare duket te shpallesh antishqiptar apo si?
    Edhe drejtuesit dhe bashkpuntoret e Sigurimit kane qene shqiptare ne sherbim te shtetit shqiptar e si mund t`ju mbyllesh dyert e administrates publike per gjithe jeten, apo se keshtu Mesila kurva me kete kokeqypin e kane me kollaj te rrine ne politike?

  15. njazi canaj says:

    NUK e kuptoj pse quhen te cmendur kjo duhej te behej ne vitin 90 sepse tani ish spiunet dhe ish sigurimsat i kane zhdukur te gjitha meterialet e tyre dikush thote se kane bere punen e tyre jo mor zotni se kane marre jete njerezish te pafajshem kane bere burgje e interrnime kot po kjo eshte thjeshte nje teater se sa te jene bijte e atyre qe vrane burgosen e inerrnuan ne krye asgje sbehet sa te jete BERISHA RUCI SHEHU RRULI BUSHATI ETJ SBEHET SE DUHET TE DENOJNE VETEN DHE BABALLARET E TYRE

  16. ardian says:

    Mesila ti nxorri Sala maskaralleqet ne shesh kujdes, se sdo kesh surrat te dalesh ne mejdan, pale te ulerasesh ne parlament e te besh ligje ti.

  17. ana says:

    Edhe babi i Mesiles ka qen doktor ka sherruar komunistet, se mamin nuk e di cfare pune i ka bere, biznesmene me duket…..

  18. kastra says:

    ja paske fut pordhes n akullore dhe po e lepi o besim kelcyra
    shpifje prej demokrati saliqir
    sigurimsat ishin me te persekutu se poplli or debil
    ata edhe po te pinin nji got raki me teper hjekeshin nga puna dhe merrnin fund
    ,ata nuk lejoheshin me rregullore edhe te kishin dashnore!!!
    esht rregullorja e ministris se brendshme te atehershme. hape dhe plasi syt!
    ata edhe kur donin te martoheshin duheshin ti merrnin leje me par shtetit qe t ja miratonte ministri se bashkshortja e tij plotsonte kushtet moralopolitike!!!menjifjal i behej biografija tjetres dhe pasandaj do i propozonte tjetri!!! cudira shqiptare kto..
    ne cdo fest dhe dit pushimi kur poplli festonte dhe hanin e pinin sigurimsat duhet te ishin ne gadishmeri me sherbim ,or debil!
    po stan pa bajga nuk ka
    edhe ndonji qe pinte apo qinte,ata e hjeknin nga rradhet e sigurirmit dhe e persekutojshin qe tjetrit i delte per hundsh ajo raki qe kish pi,dhe kur te kujtonte pidhin qe kish pas qi mceftas ,do ti dukej si gryk varri!!!
    kurser ai Zylyftar Ramizi qe po na permend ti esht i persekutu nga qelbesirat tradhtare te kombit tradhtar shqiptar qe shiten bythen ke kombet e tjer per lek.
    ai nuk ka bo as para as pasuri nga puna e tij
    ka qen i nershem ne pun te shtetit dhe cfaqja e tij me nji qen rrugve esht domethense.”me mir rrij me qenin sesa me ju o shqiptare,te poshter,te pabes,te pander te pafe,bukeshkale”!
    kjo esht domethenija e tij
    dhe tashti shijoje mir ate pordhakullore demokratike dhe lpije me metodat e pederave kur lpijn hajdarsalen…
    jan metodat e anetarve te organizates gai te cilve zylyftar ramizi jua fuste bythet ne frigorifer sovjetik dhe dera nuk mbyllej me cels elzet,por saldohej me celik kombinati metalurgjik!!!
    por koha ben t veten..minjt dolen nga kanalet e haleve dhe mbushen rruget e qyteteve..pederat po hajn karin sheshit sic hajn karroten vegjetarjanet,

  19. vikitor Hoti says:

    Ky ligj duhet emeruar ! Ligji Makarti me autor Preng Bibe Doda nga Cameria — Viktor Hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje