Shkarkohen 131 punonjës të policisë së burgjeve, s'kishin paguar energjinë për 13 vjet

6 Dhjetor 2014, 12:50Politika TEMA

131 punonjës të policisë së burgjeve janë liruar nga detyra pasi ata nuk kishin paguar energjinë elektrike për 13 vjet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 23 milionë lekësh.

Pas verifikimit të kryer në të gjithë personelin e burgjeve në Shqipëri në raport me pagesën e energjisë elektrike, është vënë re se rreth 650 punonjës së policisë së burgjeve nuk kanë paguar rregullisht energjinë elektrike, duke shkelur në këtë mënyrë kodin penal.

Por për të mos rrezikuar sigurinë në burgjet shqiptare, ministri i Drejtësise ka urdhëruar lirimin nga detyra të fillimisht 131 punonjësve të policisë së burgjeve, të cilët rezultonin se ishin debitorët më të mëdhenj me vlera të papaguara të energjise deri në 23 milionë lekë, në një periudhë mospagimi deri në 13 vjet.

Ky verifikim është duke u kryer në çdo institucion shtetëror, pas një urdhëri të dalë nga kryeministri Rama, i cili ka kërkuar zbatimin e ligjit me korrektësi për të gjithë nëpunësit e shtetit./j.h

39 komente në “Shkarkohen 131 punonjës të policisë së burgjeve, s’kishin paguar energjinë për 13 vjet”

  1. LORA says:

    Ta lumsha,ja keshtu behet shteti.

    1. Vlonjati 12 says:

      Keta “trima” qe vidhnin shtetin neser do dalin ne mitingje me Lulushin dhe do bertasin per te drejtat e tyre, per mos rritjen e çmimit te energjise. Turp, hajdutet ! Per pozicionin qe kane patur te futen ne burg.

    2. Aleksander says:

      Po pse i shkarkoni more ?-Nderrojuni uniformen dhe mbajini aty ku jane pa u lodhur shume ,kur u kemi paguar dritat,le t’u paguajme edhe qerane per ca vite !

      1. tfg says:

        e kam thexuar shpesh se PD eshte dhe ka funxionuar si parti islamike,votuar dhe ne mbeshtetie te suniteve shqipfoles…..

        1. Aleksander says:

          Ne radhe te pare te pergezoj,se si grek qe je e shkruan shqipen goxha mire.Pastaj ndonje verejtje te vogel edhe do te ma pranosh,thexuar funxionuar ne shqip shkruhen theKSuar e funKSionuar, x= ks.E keni ju greket kete,dikush tjeter shkruan lezoj ne vend te lexoj ,gjithnje te germat e fundit te abetares…alfabetit doja te thoja !

          1. tfg says:

            hahahaha Alexi, ti kujton se une nuk e di sesi shkruhet ne alvanika[ks],po une e shkruaj shpesh per syntomia[shpejtesi],ok!
            Mgjt dua te thexoj se ,gjuhet e dy vendeve tona jane shume te perziera,me shume fjale te te njejtit kuptim por te deformuara ,ose te pershtatura ne perdorimin vendor[topiko]!
            Alexandre edhe mua nuk me pelqen qe ti[pa dashur]deformon origjinalitetin e fjales greke ”alfavita”ne ”alfabeti”!!!

    3. Devolliu says:

      Obobo; ky është “Shteti Policor” i EDI RAMËS që nuk i le rehat policët e Sali Rrumpallës që të vazhdojnë të vjedhin edhe 13 vite të tjera.
      Priteni kur të dalë në konferencë shtypi Lulushi i Saliut ose Ristani i Dehur dhe ta akuzojnë EDI RAMËN se “po shkel privacinë dhe të drejtat e njeriut” duke kontrolluar librezat e pagesës së energjisë elektrike për nëpunësit e shtetit.

  2. lili says:

    Bravo,bile’ shtetaret’ qe gezojne rrogen e shtetit te respektojne shtetin!

  3. loni says:

    po keta qe ishin ne pune eshte fai i qeverise?tani dil o sali qeni dhe bej protesta me keta abuzuesit qe vjedhin shtetin,99% e ketyre jane malok,

    1. Eri says:

      Hajde Loni moçalari!Moçalari i kenetes.

      1. LORA says:

        Kujdes Eri,se mocalori ua fut mire e mire prasin.Po nuk ke informacion ,pyet tritan preshin.

  4. lala says:

    Me thuaj me ke ri te them kush je….

  5. Albani says:

    Shtet bordello,c’lidhje ka vendi i punes me energjine.po gjejne sebet socialistet ti shkarkojne e ti zevendesojne me militantet e tyre,rilindja ka rene ne nivelin Berishist,por ne disa raste dhe me poshte.

  6. beci says:

    Ja kush del ne protesta kunder respektimit te ligjeve. Te vazhdoi kontrolli ne te gjithe administraten shteterore. Kontigjenti i Sal dhe Lulkesa per protesta.

  7. Shefqet Cela says:

    Ky shembull duhet ndjekur, me rigorozitet, nga te gjithe diukasteret.
    Nuk mund te imagjinohet nje nepunes shteti, i cili paguhet nga parate e popullit, qe te vjedhe akoma ne kurris te tjereve.
    Persa u perket policeve kjo praktike e qevcerise se vjeter, eshte skandal: POLICI HAJDUT I PA DENUAR NGA GJYKATA, KA RUAJTUR HAJDUTET NEPER BURGJE, te denuar sipas ligjit.
    PO DUKEN KONTURET E NJE SHTETI MODERN, MNE LIGJE QE ZBATOHEN!
    I PIFSHIM DOLLINE EKIPIT QEVERITAR!

  8. Aliu says:

    Tani fillon kontrolli edhe ne policine e shtetit. Shume police nuk kane kontrata te tjere nuk kane paguar. Edhe keto me te burgjeve njelloj.
    Elekricistet dhe punonjes elektriku me sahate te korrigjuar ose pa paguar, edhe ketyre kontroll.

  9. krokodili says:

    akoma nuk e keni kuptuar qe mos pagimi i energjise elektrike nuk eshte veper penale por nje maredhenie kontaktuale midis personit dhe atij qe e shet energjine elektrike. ai qe nuk ka paguar eshte debitor dhe vetem kaq.
    Me pushimin e ketyre nga puna, pushohet edhe mundesia per pagese. Na lind e drejta te mendojme se pushimi i tyre nuk i sherben pageses se energjise por behet thjesht per shkaqe partiake.

    1. Brroçkulla says:

      E ke gabim. Debia qe keta kan, eshte urdher egzekituv per OSHEE. Kan depozita, makina, prona, shtepi, etj… Deri ne qindarken e fundit sa te shlyet detyrimi. Keshtu funksionon ne cdo vend tjeter, keshtu duhet te funksionoj ketu!

  10. al paci says:

    Keto jan manovra hajde te gjejm nje shkak e ti heqim na puna se na kan ngelur militantet pa pun e po na afrohen zgjedhjet e nuk kemi ku marim votat. Bravo Rama dhe sali efendiu do te kishte zili per keto manovra qe po ben

  11. ylli says:

    Hajdutat nuk duhet te kene vend ne administraten shteterore.Keto veprime jane aftesi dhe deshire e qeverise per te punuar.

  12. Genc Sadiku says:

    Te lumte.Asnje nepunes nuk duhet te jete debitor ndaj shtetit.Kjo duhet te zbatohet edhe per ujin e pijshem.Ka shume nepunes qe jane debitore bile te punesuar ne ndermarjen e ujesjellesit dhe nuk pahuajne faturen e ujit.

  13. Mark uk. says:

    Bravo qeveria,

    ligji eshte ligj per te gjithe njesoj.

    Bota nuk don t’ja dije se kush je apo ku punon duke te denuar dhe gjobitur me shume te madhe parash qe mos t’a perseritesh prap.

  14. Albani says:

    Meqe i hoqen nga puna atehere llogjike do te ishte qe tu falej borxhi apo jo?

    1. LORA says:

      I bije qe borxhin t’a paguajne si cecua,sepse ata u denuan si njerez te padenje per te qene buxhetore,dmth ne xhepin tim si taksapaguese korrekte me ligjin.
      Keshtu veprohet ne shtetet normale,Albani,ku nuk ben kurre vaki qe shteti te vidhet nga punonjesit e tij buxhetore.Ne vend qe te gezohesh per kete realitet ,qe vetem do te shendoshi financat e shtetit dhe do t’i vere njerzit ne hudutin e ligjit,,,,,,ti qan per ngordhjen e kararit brekedhjere te rrumpallhanes dy-dekadeshe.

  15. Billy1 says:

    More paska punonjes policie burgu ne pune prej 13 vjet? Policet e Saliut? Dhe pret te paguajne energjine.
    Te zevendesohen te gjithe.

  16. Mark uk. says:

    ———————————————————————–

    Bravo Z.Rama,

    eshte koha qe Shqiperia te behet “SHQIPERI” dhe jo
    “funderine dhe rrupmalle” ku ligji ishte bere si “leter higjenike” nga krimineli-verior komunisti-spiun “Penicilina”.

    Nese nuk rrestohet kjo plehre shpellash Shqiperia nuk do qetesohet.

    ———————————————————————-

  17. Dea says:

    Cfare idiotesie?! Ska asnje lidhje mospagimi i energjise me ushtrimin e detyrave funksionale dhe respektimin e kontrates se punes. Te gjithe keto veprime jo ligjore do ti kushtojne shume me shtrenjte shtetit neser, me shkarkimin haptazi te pabazuar te ketyre punonjesve. Ky eshte abuzim i paster. Mund te ndiqej nje rruge me e gjate, por e drejte ligjerisht. Ma mbyten injorantet ne drejtim ?

    1. Aleksander says:

      Nese funksionaret e shtetit,ata qe ligjin duhet ta zbatojne te PARET,e shkelin ligjin me te dyja kembet,me ç’SURRAT do te me kerkojne mua e ty ,popullit te thjeshte zbatoje ligjin ?! -Le te vihen vete ne rregull me ligjin me pare dhe ME VRAP se jane te sterrrrvonuar,e pastaj ballehapur e me NDERGJEGJE te qete e te paster le te trokasin ne deren tende e timen apo jo ?!

      1. Dea says:

        Nuk po them qe ata persona te mos i paguajne detyrimet e tyre. Po them vetem qe, do ti kushtoje me shume buxhetit, pushimi i tyre nga puna per kete arsye.

  18. Mark uk. says:

    Ju lumte Z.Rama,

    “Ligji” eshte njesoj per te gjithe dhe jo “leter higjenike” sic e beri krimineli Sali Bisha.

  19. vjosa says:

    Shume komentues shprehen entuziast me me masat ndeshkimore qe merr qeverria rama,ne rastin konkret per ndeshkimin e 131 policeve te burgjeve,ky eshte nje ndeshkim i pa pa drejt ,si nje ish polic i burgjeve ne vitn 2005 rroga ime ishte 240000 lek,qiraja me uje e drita ishte 200000 lek,pra mua me mbeteshin 40 ooolek te vjetra,si mund ta perballoja une familjen me 4 veta,pra do ju lutesha shume komentoni me drejtesi dhe realizem se si keta polic jane me qindra qytetar qe nuk kane pasur mundesin per te paguar energjine elektrike e cila ka nje cemim shume te larte ne krahasim me te ardhurat tona

    1. gent says:

      Mos e perdor kur se paguan dot.
      Mbaj ndezur vetem nje llampe dhe kaq. Jo te ma besh shtepine rretheqark me drita si pema e vitit te ri.

  20. jezu krishti says:

    Jo vetem qe ti pushoj nga puna por edhe ti fusi ne burg keta te degjeneruar.

  21. Emagjinoni,policija ne pergjithesi ,me fugonet ,kerkon e prangos…njerez te ndryshem se nuk kane paguar energj. elektr., dhe i cojne ne burgje !!!!!
    atje ,i ruan polici…..qe per vete eshte nji mut muti, qe eshte nji debitor i perjetshem !
    CUDIRA VETEM SHQIPTARE !~!!!

    1. tfg says:

      keshtu mendon ti kkkkkkk kandari i enver hoxhes??

      1. ti kelysh i omonias . muk te le hapesire per tu shprehur me njerzillek.να σε γαμισο εσενα,τι μανα σου,τι γινεκα σοθ τι κορι σοθ ;κε ολο το σοι σου.σε περιπτοσι εαν επενβενισ κσανα.
        pra ,je i share si me larte, sa here nderhyn si puco ne komentet e mija.
        te fala fisit komplet.

  22. pal says:

    curriculum vitae per polic burgu
    1-emri mbiemri……
    2-arsimi……….
    3-fatura e dritave…….
    4-……….

  23. loreni says:

    Kjo eshte e forte, gjejne arsyen me kote dhe i heqin nga puna, dhe €1000 per cdo vend pune. €131 000 per
    Naçuan…. Eh ta lumsha, kshu bahen leket….

  24. LIGJI says:

    PUNONIN QYTETARET DHE PASUROHESHIN SHPELLARET……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje