Konferenca e 8 e OMONIA-s, kreu i PBDNJ kërkon CENSUS të ri/ Dule: Rama i mohoi Himarës të drejtën e barazisë

6 Dhjetor 2014, 11:29Politika TEMA

Kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule kërkon organizimin e një Censusi të ri mbi regjistrimin e popullsisë dhe minoriteteve që janë në Shqipëri.

Duke folur në Konferencën e 8-të të OMONIA, Dule ka drejtuar një sërë kritikash në drejtim të klasës politike përsa i takon përmirësimit të kushteve të minoriteteve, ndërsa ka ironizuar deklarimet e Kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit Shqipëria është nëj vend që mund të krenohet përsa i takon sjelljes ndaj minoriteteve.

Dule apeloi që të drejtat e minoriteteve të sanksionohen në ligj, ashtu siç rekomandojnë konventat ndërkombëtare.

“Nuk kemi klimën e dëshiruar që do të përputhej me standartet e frymës dhe gërmës për respektimin e të drejtave të minoritetit.

 Kërkohet dinamikë tjetër në aspektin e të drejtave të minoritetit, të zhvishet mentaliteti nga steriotipet dhe paragjykimet

Nuk më ka rastisur deri më sot të trajtohen me prioritet të drejat e minoriteteve. Shoqëria jonë duhet të edukohet me frymën se të drejtat e minoriteteve janë të shenjta.

 Kush nuk do donte që Shqipëria të ishte shembull. Do ishim ne të parët që do ta përshendesnim, por situata nuk është ashtu, e thotë Këshilli i Evropës”, theksoi Dule.

Ndërsa i referohet rezolutës së Këshillit të Europës të shkurtit 2014, kreu i PBDNJ tha se ende pa u thatë boja e kësaj resolute Kryeministri deklaron se të drejtat e minoriteteve janë përmbushur dhe këtë këtë Shqipëria është shembull.

 “Ende nuk është tharë boja e saj dhe dëgjohet sërish në vendin tonë shprehja nuk kemi nevojë të përmirësojmë të drejtat, në kohën që kjo rezolutë thekson se duhet një ligj që sanksionin të drejtat e minoriteteve siç ato rrjedhin nga konventat ndërkombëtare”

Gjatë regjistrimit të popullsisë në 2011 është shkelur parimi themelor i nenit 3 në Konventën Kuadër. Kjo konventë përcakton të drejtën e vetëdeklarimit. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ia hoqi këtë të drejtë.

 Ja pse duhet të merret një census nga e para, që të futen këto të drejta. Në vendin tonë nuk dihet kush janë minoritetet, ku jetojnë dhe sa janë. Si mund të pretendojë një shtet serioz se na respekton kur nuk e di kush janë sa janë dhe ku jetojmë. Këto janë elementare”, theksoi Dule.

Në vijim kreu i PBDNJ-së iu rikthye debatit të zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama 3 ditë më parë në Kuvend dhe miospërfaqësimit të minoritetit në Këshillin Drejtues të RTSH me një përfaqësues.

“Pata debat me Kryeministrin Rama dhe thotë pse duhet të ketë anëtarë nga minoritetet në Këshillin Kombëtar të RTSH, sepse në vazhdimësi duhet të jetë edhe trashëgimia kulturore e minoriteteve në emisione të veçanta në gjuhën e minoritetit.

 Ne kishim një kandidaturë më të denjë krijues i njohur, botues i njohur, por në një kohë që ishim marrë vesh si me mazhorancën dhe opozitën nuk ndodhi.

Nëse ligji nuk e ka në mënyrë taksative që duhet të jetë një anëtar nga minoriteti, kjo rrjedh nga Konventa Kuadër, duhet të amendohet edhe ligji.

Jo vetëm ne si anëtarë të minoritetit, por ka edhe shumë qytetarë që i përkasin shumicës që e kuptojnë se është çështje barazie dhe koherence të garantohen të drejtat tona në legjislacion dhe implementimin e tij, e thekson edhe raport progresi i BE për vitin 2014.

Sanksionimi i respektimit të drejtave nuk ekziston në ligj. Në Himarë na thotë se interesimi për minoritetet duhet të jetë si për Kukësin dhe Tropojën.

Himarjotët kanë veçoritë e tyre dhe dallimet, këto si bëjnë më të mirë a më të këqinjë por të barabartë. Kryeministri iu cënon barazinë, të drejtën e vetëdeklartimit. Këto kohë kanë ikur”, tha Dule. /gj.k/

8 komente në “Konferenca e 8 e OMONIA-s, kreu i PBDNJ kërkon CENSUS të ri/ Dule: Rama i mohoi Himarës të drejtën e barazisë”

  1. uhahaaa says:

    O Dule hajt na e rruj… ?

  2. flori says:

    Ti nuk i shef per veten tende minoritaret, i perdor sikur ti kesh prone private. Rregullo njehere fshatin tend pastaj fol. Por ty ne Goranxi nuk te duan dhe flet vetem per himaren

  3. SHOKU CIMIT says:

    mIRE MO qIRJE dULE, NJIHNI MINORITETIN ÇAM NE NE CAMERI, QE T’JU NJOHIM EDHE NE JU.

  4. SHOKU CIMIT says:

    mIRE MO qIRJE dULE, NJIHNI MINORITETIN ÇAM NE NE CAMERI, QE T’JU NJOHIM EDHE NE JU.MOTREN KU TA KENI JU QE NUK BOTONI KOMENTIN

  5. Treviso says:

    Ky ka lindur per te spjunuar shtetin shqiptare. Per minoritetin greg ai nuk ka goje te flase, se minoriteti grek eshte familjarizuar me kohe me shqiptaret. Qe te besh dallime tek minoriteti grek, ke bere dallime tek familjet shqiptare. Minoriteti grek duhet ta shporri kete mi halesh, se punon vetem kunder interesava te vendit, duke shfrytezuar emrin e tyre. Ky armik i iminoritetit dhe i popullit shqiptare i ka eleminuar drejtuesit e ndershem qe perfaqsojne pakicat greke.

  6. Albani says:

    Z.Dule kerkoni vetedeklarim?Giermanet me tre miliarde euro ne vit do te benin qe 1-milion Polake te vetedeklaroheshin Giermane,Italianet me 30-milione euro ne muai dote benin qe 200-miie e me shume Shqipetare te vetedeklaroheshin Italiane(vloniatet e Fieraket)Kio gie nuk leiohet ne asnie shtet te botes se perben nie precedent shume te rrezikshem,shume lehte Giemani do te blinte polake por shteti Polak nuk e leion e asnie vend tieter pervec Shqiperise,seperse neve iemi naive,i leioime te tieret te gerrmoine nen kembet tona me mendimin se iemi te pamposhtur,por dhe nie milingone te ishte do te na e bente gropen.SHteti shqiptar duhet te leioi vetedeklarimin por perpara duhet te ndaloi,financimin e shtetasve shqipetare nepermiet pensioneve nga ana e Greqise si te paligishme,financim i cili synon kriiimin e zmadhimin artificial nepermiet bleries te minoritetit Grek,te giithe kemi ndeshur ne Himariotet SHqipetare qe si pasoi e fukarallikut dhe tolerances se shtetit tone naiv,deklarohen Greke per 300-euro,por dhe mua,ty, po te na iepnin 300-euro ne muai,dhe Italiane,Giermane,turq Serb do te deklaroheshim.SHtEtI DUHEt tI NDALOI PENSIONEt E FINANCIMEt Greke sepse pikerish kete qellim kane ata.Greket per minoritetin po,mund te investoine ne infrastrukture,rruge,shkolla,spitale,vende pune,keto leiohen e iane te ligishme,nuk ma merr mendia qe politikanet tane nuk i dine keto giera,por thiesht iane te shitur e kane marre rracionin e tyre.PRA VEtDEKLARIM DUHEt tE KEMI KUR tE NDALOHEN PENSIONEt GREKE.

  7. Albani says:

    Z.Dule kerkoni vetedeklarim?Gjermanet me tre miliarde euro ne vit do te benin qe 1-milion Polake te vetedeklaroheshin Gjermane,Italjanet me 30-milione euro ne muaj dote benin qe 200-mije e me shume Shqipetare te vetedeklaroheshin Italjane(vlonjatet e Fieraket)Kjo gje nuk lejohet ne asnje shtet te botes se perben nje precedent shume te rrezikshem,shume lehte Gjemani do te blinte polake por shteti Polak nuk e lejon e asnje vend tjeter pervec Shqiperise,se perse neve jemi naive,i lejojme te tjeret te gerrmojne nen kembet tona me mendimin se jemi te pamposhtur,por dhe nje milingone te ishte do te na e bente gropen.SHteti shqiptar duhet te lejoj vetedeklarimin por perpara duhet te ndaloj,financimin e shtetasve shqipetare nepermjet pensioneve nga ana e Greqise si te paligjshme,financim i cili synon krijimin e zmadhimin artificial nepermjet blerjes te minoritetit Grek,te gjithe kemi ndeshur ne Himariotet SHqipetare qe si pasoj e fukarallikut dhe tolerances se shtetit tone naiv,deklarohen Greke per 300-euro,por dhe mua,ty, po te na jepnin 300-euro ne muaj,dhe Italiane,Gjermane,turq Serb do te deklaroheshim.SHtEtI DUHEt tI NDALOj PENSIONEt E FINANCIMEt Greke sepse pikerish kete qellim kane ata.Greket per minoritetin po,mund te investojne ne infrastrukture,rruge,shkolla,spitale,vende pune,keto lejohen e jane te ligjshme,nuk ma merr mendja qe politikanet tane nuk i dine keto gjera,por thjesht jane te shitur e kane marre rracionin e tyre.PRA VEtDEKLARIM DUHEt tE KEMI KUR tE NDALOHEN PENSIONEt GREKE.

  8. Albani says:

    Sa per anetar bordi ne tv.publik Shqipetar une te pyes qe;perse Greqia 40-vjet anetar i B.E-se nuk ka anetar turk te bordit drejtues ne televizionin e saj publik,e as emisjone e lajme ne turqisht transmeton t.v. i saj publik?Perse ne Greqi te vetmin vend ne ballkan nepermjet dhunes e imponimit te frikes verbale minoritetet nuk vetedeklarohen?Perse Greqia deklaron qe ne Greqi nuk ka minoritete?Perse n.q.s. dikush ne Greqi deklaron qe ne vend shtypen minoritetet,ai njeri do te ndiqet e persekutohet e shkaterrohet nga te gjitha anet,akoma dhe fizikisht,nga te gjitha strukturat e shtetit Grek,vend ketu e 40 vjet i BE-se?A mos behet kjo qe te gjithe minoritetet te jetojne nen terror,frike e dhune verbale?Perse Greqia thote qe ne thrake nuk ka minoritet turk,por ata jane Greke myslimane ose minoritet mysliman?Ai minoritet qe Greket e quajne mysliman a flet turqisht e deklarohen turq?.Z.Dule,SHPEjtESIA ME tE CILIEN PO LEVIZNI PER ARRItjEN E QELLIMEVE GREKE,PO jU EKSPOZON E DEMASKON.QE KENI QELLIME DIHEt,ASHtU SIC DIHEt QE PoLItIKANEt tANE PO NUK NDALUAN tE SHItEN E tE jENE NAIVE,VEtEM DO tUA LEHtESOjNE PUNEN.POR Z.Dule KINI PARASYSH QE NXItIMI E SHPEjtESIA ME tE CILEN ECNI,MUND tjU NXjERRE NGA RRUGA tU HAjE KOKEN E tE MOS ARRINI NE DEStINACION.SHQIPERIA E SHQIPEtAREt DO tE KISHIN NDER tE MADH QE tI tE NXItOjE SA ME SHUME NE QELLIMIN E PADRONEVE tE tU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje