Vasili takon delegacionin parlamentar serb/ Veselinoviç: Ju paragjykonim, por jemi gabuar

6 Dhjetor 2014, 12:27Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili priti në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë një delegacion me përfaqësues të parlamentit serb. Nga të dyja palët u shpreh gatishmëria për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet në fusha të ndryshme.

Vasili, në këtë takim ishte në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Serbi, ndërsa pala tjetër përbëhej nga Dr. JankoVeselinovic, kreu i Komisionit për Diasporën dhe Serbinë në Rajon, të Parlamentit serb, Aleksandër Çortiç dhe Milan Duriç, si dhe nga Ambasadori i Republikës së Serbisë në Shqipëri, Zariç.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Vasili theksoi pozitivitetin e këtij takimi dhe shprehu ndjeshmërinë e veçantë për pakicat kombëtare.

Gjatë bashkëbisedimit, Vasili deklaroi se të dy grupet mund të bëjnë më shumë duke kërkuar komunikim më të shpeshtë.

“Unë mendoj të fillojmë komunikimin më të shpeshtë pasi diplomacia parlamentare është shumë e rëndësishme. Kjo vizitë e këtij Komisioni nga Parlamenti serb është tepër pozitive, që popujt e të dy vendeve të shikojnë që politikanët flasin e komunikojnë me njëri-tjetrin, pasi kështu vendoset edhe fryma e bashkëpunimit”, tha Vasili.

Ai e vlerësoi vizitën, si një rrugë të re komunikimi.

Ndërsa Dr. Janko Veselinoviç e falënderoi mikpritësin për këtë frymë miqësie që ndjehet.

“Bashkëpunimi i grupeve të miqësisë së Kuvendit dhe Parlamentit Serb ka shumë rëndësi për integrimin europian, ekonominë, arsimin dhe të drejtat e njeriut. Ndaj ne duhet t’i intensifikojmë edhe më tej këto marrëdhënie duke i zhvendosur ato edhe në nivel ekzekutiv”, tha Veselinoviç.

“Është e vërtetë që kishim shumë paragjykime për popullin shqiptar dhe për problemet që mund të kenë me pakicat serbe, por këto dy ditë u vërtetua krejtësisht e kundërta”, theksoi ai.

4 komente në “Vasili takon delegacionin parlamentar serb/ Veselinoviç: Ju paragjykonim, por jemi gabuar”

  1. sherifi says:

    Ne fakt eshte gjyna te mos kesh shkuarje te mire me vendet qe na rrethoin,kjo per faj te politikes se deritanishme, shkuarja e k/ministrit Rama ne serbi eshte nje hap i mire per komunikim te ndersjellte te te dy popujve.

    1. alban says:

      popujt qe na rrethojne historikisht vetem na kane coptuar e na kane vjedhur, dhe akoma sot shqiptaret jashte kufijve vuajne dhe diskriminohen, e per cfare te biem dakort ne me keta, kujton se duan te miren tone…

  2. david says:

    po ju jeni akoma ne mesjete, prandaj ju duket çudi.

  3. hajdar says:

    Normall po te takosh Petrit Vasilin heq paragjykimet vaj halli te kishin taku like floririn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje