Çmimi i energjisë/PD: Rritje me 4.6 lekë për kwh për 75 % të shqiptarëve

6 Dhjetor 2014, 13:00Politika TEMA

Rritja e çmimit të energjisë do të jetë rreth 4.6 lekë për kilovat orë, pra rreth 22 për qind më shumë dhe do të prekë 75 përqind të popullsisë, pjesën më të varfër e të pamundur.

Kështu u shpreh drejtuesja e Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore në Partinë Demokratike Zana Guxholli, sipas të cilës rritja e çmimit të energjisë vjen në një kohë kur mijëra vende punë janë humbur, kur varfëria është rritur, kur taksat janë rritur, kur çmimet janë rritur dhe jetesa është shtrenjtuar.

“Edi Rama më në fund e pranoi zyrtarisht, me zë e me figurë, se do ta rrisë cmimin e energjisë elektrike.

Rritja e cmimit sipas qeverisë do të jetë rreth 4.6 lekë për kilovat orë, pra rreth 22 përqind më shumë.

Ky çmim i ri i qeverisë do të prekë 75 përqind të popullsisë, pjesën më të varfër e të pamundur.

Edi Rama për shumë javë la në errësirë jo vetëm mijëra familje të pamundura për të paguar energjinë, por la në errësirë edhe projektin e saj për rritjen e cmimit.

Më në fund e vërteta u bë me zë. Rritja e cmimit të energjisë u shpall. Ata që nuk kanë, do të paguajnë më shumë, dhe ata që kanë, do të paguajnë më  pak.

Pra ja ku jemi. Edi Rama premtoi në fushatë ulje drastike të cmimit të energjisë, por në fakt po e rrit. Jo vetëm po rrit cmimin, por me fatura abuzive në kurriz të qytetarëve po mbulon gropën financiare me aferën korruptive 600 milionë euro që firmosi me kompaninë CEZ”, theksoi Guxholli.

Sipas saj, Qeveria po rrit cmimin, dhe po e menaxhon energjinë me hajdutë të paskrupullt e me persona me precedent penalë.

“Rrritja e cmimit të energjisë që ka planifikuar Edi Rama, vjen në një kohë kur mijëra vende punë janë humbur, kur varfëria është rritur, kur taksat janë rritur, kur cmimet janë rritur dhe jetesa është shtrenjtuar.

Rrritja e cmimit të energjisë, vjen në një kohë kur pagat dhe pensionet kanë mbetur po ato, madje mund të thuhet se janë ulur për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Kjo është një padrejtësi e papranueshme që i bëhet qytetarëve nga Edi Rama”, theksoi Guxholli. /gj.k/

7 komente në “Çmimi i energjisë/PD: Rritje me 4.6 lekë për kwh për 75 % të shqiptarëve”

  1. merushe says:

    Kush flet, zysha me gjithe historite e saja ne fakultetin ekonomik.

  2. milisi says:

    qenie neveriteshme deri ne vjellje surratit

  3. PERENDIMI says:

    MIRE ESHTE QE JU Z. QEVERITARE TE MOS KATENDISENI TJU GJYKOJNE KETA QE IKEN ME 1 000 000 VOTA SE PO ARITET ATY DO TI MIRNI KUNDRA 2 000 000 VOTA NGA POPULLI I NDERSHEM QE NUK KA MUNDESI TE VJEDHI SI TE GJITHE PUSHTETARET DHE ISH PUSHTETARET TE CDO LLOJ NIVELI QOFSHIN. FALEMINDERIT

  4. Tafili says:

    Gjendja skandaloze e sistemit energjitik eshte e PD.
    Kush ishte anetar , votues e i punesuar nga PD nuk ka paguar, keto po e tregojne faktet.
    PD, ti tregoje popullit (ose PS) sa here dhe sa perqinde eshte rritur energjia elektrike nga viti 2005 e deri 2013. Por mqs nuk paguhej nga ata nuk behej zhurme. Pse nuk doli ne tete vjet Gezim Kalaja i Sindikatave apo ndonje shoqate tjeter e PD, por tani bertasin kot kur cmimi nuk eshte vendosuar akoma.
    Thoni vazhdimisht se ishte cmimi per fashon 7.7 leke per kwh. Nuk eshte e vertete sepse ju nuk permendeni TVSH qe e vendosnit plus. Dmth cmimi i fashos ishte 9.24 leke per kwh. Ju tvsh e merrnit mbi cmimin , se tvsh dhe gjithe taksat jane pjese e cmimit kete e dinit , por u pelqente rrena.
    Jeni mesuar vazhdimisht me mashtrime se mashtrimi ju mban gjalle, bjen mashtrimi ngeleni si peshku pa uje.
    Jeni ne ditet me te zeza qe vete e keni sjelle kete situate o PD. Mos genjeni me fukarejte e shkrete po hiqni dore nga genjeshtrat alla Berisha-Topalli dhe hyni ne Parlament e beni opozite konstruktive.

  5. Taras Bulba says:

    Ik moj e peshtire moj debile moj injorante sabishe ne pushtet na cave derasat , do vij dita qe te hysh dhe ti ne provim e do shohim dijet e tua moj injorante

  6. Mark uk. says:

    Kur ishit ju ne “fuqi me vota te vjedhura”, as qe pyetnit fare apo t’ju vinte keq per popullin, por e late te bente cfare deshte duke vjedhur energjine dhe jetuar ne “rrumpalle pa ligje”, dhe sot pa pik turpi ju i nxisni qe te mos paguajne sepse nik kane para.

    Po pse Ju e late popullin te varfer dhe pa leke, kur Ju te gjithe u pasuruat duke vjedhur parat e shtetit qe sot Z.Rama po perpiqet t’i zevendesoje me borxhe nderkombetare ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje