Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social Facebook i ka kujtuar edhe njëherë të vetëpunësuarve në bujqësi afatin për të paguar pa kamatvonesë sigurimin e viteve të punës të pasiguruara.
“Deri më 31 Dhjetor, të gjithë të vetëpunësuarit në bujqësi kanë mundësinë të sigurojnë vitet e pasiguruara me vlerën e atyre viteve dhe për më tepër, pa paguar kamatvonesë”, shkruan Rama në rrjetin social.