Basha: Rama i ktheu fermerët 10 vite pas, njerëzve u ka ardhur laku në fyt

14 Dhjetor 2014, 16:06Politika TEMA

Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike, ka nisur nga Qarku i Korcës turin e takimeve dhe bashkëbisedimet me fermerët. Basha ishte i pranishëm në takime me fermerë në Pojan, Zvezdë, Zëmblak, Dvoran, të cilët po përballen me një situate tepër të vështirë.

Disa nga shqetësimet që i janë shprehur kreut demokrat kishin të bënin me cmimin e lartë të naftës, plehrave, farërave dhe pesticideve.

Fermerët shprehën shqetësimin për favorizimin që iu bëhet kompanive importuese të produkteve bujqësore. Po kështu, fermerët te cilët sot llogarisin miliona dëme, i bënë të ditur zotit Basha se nuk kanë marrë asnjë subvencionim. Në të gjithë qarkun e Korçës, theksuan ata, janë shpërndarë subvencione për katër personat te cilët merren me shitblerje toka.

Basha i ka drejtuar një apel kreut të qeverisë Edi Rama që në vend që të fabrikojë realitete nga ekrani i TV, të vijë dhe t’i shikojë vetë se çfarë ka bërë. Ai akuyoi Kryeministrin se gjithë situata e vështirë në të cilën gjenden fermerët është vepra e tij.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje qeverisë të reflektojë pa humbur kohë, të mbajë premtimet që dha për bujqësinë.

“Njerëzve u ka ardhur laku në fyt, ndërsa qeveria ia doli që në një vit t’i kthejë fermerët 10 vite pas. Fermerët janë në krizë, bujqësia është para kolapsit.

Përgjegjësinë për naftën e ka qeveria, përgjegjësinë për çmimin e plehrave e ka qeveria, përgjegjësinë për importin që po bën kërdinë në mënyrë korruptive duke i lënë produktet tuaja të kalben në fushë, e ka qeveria.

Përgjegjësitë e tyre do t’i mbajnë një për një. Shqiptarëve u ka ardhur laku në fyt dhe kjo qeveri nuk është më as socialiste, as liberale, por është qeveri oligarkike që mendon vetëm për veten e vet”, deklaroi Basha. /gj.k/

4 komente në “Basha: Rama i ktheu fermerët 10 vite pas, njerëzve u ka ardhur laku në fyt”

  1. hysni hoxhallari says:

    Nje pyetje te shkurter kisha ne emer te Fshatareve korcare;Cfare beri Basha GJate 8 vjeteve ne Qeveri, perketa Bujq Korcare qe sot rreh gjoksin ,kur ska asgje ne dore per tu bere,dhe nga ana tjeter perse e pranojne keta fshatare ne mesin e tyre per ti mashtruar qe tani per ceqe te bardha,

  2. liko says:

    Ky popull eshte mesuar te ulet me te humburit jo me te fituarit

  3. halil says:

    ky popull eshte mesuar te ulet gju me gju me te humburit

  4. Tuti Lymit says:

    A me qafsh o Lulo:Po cjane keto genjeshtra
    qe nuk hahen nas me hudhra dhe as me piper.
    Po qysh o burre,qenkan 10 vjet prapa Fermeret,
    kur ata po prodhojne aq shume dhe po aq shume
    po trgetojne ne vendet e BE e deri ne Rusine e larget.
    Pastaj aq Fruta e Perime cilesore sa po detyrohen
    mjafte nga vende te BE. te kopjojne Certifikaten
    e garancice Madein ALB.
    Atehere perse mashtrone,apo shikone ndonje katundatr
    te mos punoje nga qe Qeveria juaj madein rumpalla
    dhe e pergjithesone per interesin tend politik qe
    nuk mund te sherbejne as si purteke per ta mbajtur ate
    ne kembe!…Nejse bej si te duash,sepse askend nuk do
    ta bindesh sado Pallavrate te tregetosh.Jazik te qofte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje