Tetë vjet në pushtet dhe ik

14 Dhjetor 2014, 20:48Politika TEMA
Tetë vjet në pushtet dhe ik

 Nga Mimoza Dervishi

 

Ka patur pa fund shkrime, emisione dhe gjithëfarësoj për datën 8 dhjetor dhe përmbysjen e komunizmit. Shumë prej tyre kushtuar pikërisht jehonës a mos-jehonës, mitizmit a c’mitizimit të historisë, që bash për këtë arsye I bën të pa-shtyshëm dhe të pa-pashëm deri në fund.

Pajtohem që është një humbje e madhe kohe mistifikimi i historive, shumica të pavërteta. Por mungesa e reflektimit është ajo që mungon, jo vetëm mediatikisht, por historikisht dhe kryesisht politikisht. Eshtë një sëmundje e keqe që nuk të bën të hecësh para. Nëse 20 e ca vjet kaluan, ai kapitull tranzitor duket se s’mbaron kurrë, pikërisht për shkak të përsëritjeve të gabimeve, kryesisht nga të njejtët personazhe.

Shqipëria ka patur shancin e madh të modelojë sipas botës së moderuar ligjet, kushtetutën dhe gjithcka tjetër deri dhe llapën e Mily Cyrus. Shembujt e mirë janë ato që edhe vende drejt të cilave Shqipëria shpesh ka mbajtur sytë dhe frymën si Italia dhe Greqia, nuk e kanë përgjë ti përvetësojnë apo kopjojnë. Shqipëria sot është më afër se kurrë Italisë dhe Greqisë, jo se ka bërë kaq shumë përpara, por sepse këto vende kanë bërë prapa.

Në një përshkrim për Renzin, kryeministrin e ri italian, gazetari i “Neë York Time” Roger Cohen tregon se Renzi do donte shumë, që ta sanksiononte në kushtetutë që pas një mandati të dytë, gjithmonë nëse e fiton, të mos i lejohej të garonte sërish.  Amerika duket se është shembulli i përkryer për të.

Në fakt kryeministri aktual i Shqipërisë e ka përmendur që nuk do donte të plakej në politikë, por secili prej nesh ka një definicion të ndryshëm për plakjen. Përshembull version i Enver Hoxhës apo Sali Berishës, është ai i të qenit në pushtet sa të jenë gjallë. Fatos Nano gjithashtu, po të mos ishte aq narcicist dhe po të mos besonte se në mungesë të tij, partia dhe atdheu do kishin nevojë për të më shumë se për ajrin dhe ujin, nuk do hidhej si i cartisur për të jetuar një adoleshencë të dytë në të pesedhjetat, por do ti bënte hysmetin mitit të tij të përjetësisë. Që historia seriozisht ti vinte prapa. Me të është thjeshtë cështje fati që nuk e kemi më nëpër këmbë!

Shkurt historia e Shqipërisë është e mbushur me njerëz që nuk duan të ikin kurrë nga karrigja dhe që pikërisht për këtë arsye interesi i tyre personal ka lënë vendin aty ku Rama e gjeti. I cili duket se për shkak të të qenit artist, liberal, për shkak të imazhit që ka në kokë për atë që do të bëjë, për shkak të bastit që ka me veten, “o e bën, o ikën”, për shkak të raportit që me vdekjen kanë të gjithë, në mënyrën e vet, mund edhe ta ndryshojë rrjedhën historike të Shqipërisë, që me thënë të drejtën data 8 Dhjetor nuk se ja arriti. Por e thëna dhe e bëra janë larg. Po ashtu ka një sërë elementesh midis. Askush nga ne, nuk e di cdo të thotë të jesh kryeministër, jo shumë në të ardhmen do kenë shanc ta provojnë. Kemi vetëm shembujt e së shkuarës. Sigurisht kemi dhe ata që psikologjisin fuqinë e pushtetit, delirin e madhështisë që vjen bashkë me të, arrogancën që vjen nga admirimi i turmave për ty, frikën që kur të mos i kesh të gjitha, jë një hic, rehatinë për një status që të duket sikur ta ka lënë babai. Të gjitha këto të provuara e stërprovuara në botë, po sidomos, sidomos në Shqipëri. Vendosja në kushtetutë e një mandati të kufizuar për vetëm 8 vjet, do ti jepte numrit 8 pikërisht atë vlerë historike dhe revolucionare që 8-tat e së shkuarës nuk ja kanë dhënë.

Renzi e ka thënë gjithë dëshirë dhe duket se e ka seriozisht. Shqipëria ka më shumë arsye se Italia moderne për ta bërë këtë gjë. Limitimi i mandateve të kreut të egzekutivit është thjesht një kontroll dhe shprehje kundër krijimit të monarkut, mbretit, apo diktatorit do shkonte më shumë në rastin shqiptar.

Historianët thonë se presidenti i parë amerikan, Ëashington, nuk donte të garonte për një mandat të tretë si shenjë kundër krijimit të monarkisë, dhe sigurisht ka argumenta se e bëri për shkak të moshës. Por të tjerë pas tij edhe pse tentuan të garojnë për herë të tretë, nuk ja arritën dhe kështu u krijua një fare tradite, packa se e pa sanksionuar në kushtetutë. Derisa erdhi Roosvelt, i cili fitoi katër herë dhe herën e fundit nuk e mbaroi dot mandatin për shkak se vdiq për arsye shendetësore. Pas kësaj në Mars të 1947, Kongresi Amerikan kaloi amendamentin, i cili është amendamenti 22 në Kushtetuten Amerikane. Ai u bë i mundur të ratifkohej vetëm 4 vjet më pas, në 27 shkurt 1951, kur mori votat e mjaftueshme.

Kushdo do  donte ta besonte shumë  kryeministrin shqiptar që do bëjë punën që i kanë ngarkuar dhe do iki. 8 vjet janë mjaftueshëm, në mos të rilindësh dynjanë, të paktën ta vesh në ullitë e duhura. Dhe ullitë hapen për të ardhmen. Problemi është se e shkuara flet më shumë se e ardhmja. Po gjithashtu e tashmja përballë kryeministrit është ende gjallë dhe kaq e shëmtuar. Berisha kontrollon partinë e tij dhe e gjitha c’ka trazuar aty brenda, që prej ikjes nga pushteti, është një amalgamë gati surealiste me pinjollë biologjike dhe shpirtërorë dhe me pak platonizëm erotik pleqëror. (Do bënte mirë ti telefononte bashkëvuajtësit të tij Fatos Nano dhe ta qante me të këtë hallin e fundit).

Vendosja e një limiti në mandatin e kryeministrit nuk është thjesht një cështje e Ramës dhe vetëm për Ramën, është cështje e shqiptarëve dhe të ardhmes. Imagjinoni pinjollët e përkëdhelur nga paraja dhe pushteti i prindërve, gjyshërve, vjerrit, kryesisht analfabetë kokëbosh, që vijne një ditë në pushtet. Cilin shembull do të ndiqnin përvecse të atyre prej të cilëve mendojnë se kanë trashëguar këtë pushtet. Shto dhe urretjtjen pse nuk e patën për pak kohë. Do ishte thjesht një riciklim “plehrash”, (megjithë respektin për këtë aksion global). Por, largqoftë, edhe në u riciklofshin të paktën do të jenë mbeturina me mandat skadence.

 

19 komente në “Tetë vjet në pushtet dhe ik”

  1. Daniel says:

    Shumë shumë shumë dakord. Po kujt ia thue? Mos e thëntë Zoti: prit kur t’i ngrihet prapë sali hajvanit.

  2. viktoriI says:

    Te lumte Mimoza! Je e veçante. I mungon medias sone prej shume kohe. Besouj se do te vazhdosh. Shoqeria shqiptare ka nevoje per penen tende

  3. 4 says:

    Edhe 8 jane shume per kusaret.

  4. loni says:

    hahaha,i ke thene te gjitha vetem me titullin e analizes,,,8 VJET NE PUSHTET DHE IK,po pse iken primitivi tropojan pervecse vdekjes,bravo zonje shkrim i goditur.

  5. Treviso says:

    Zonja Mimoza, Shqiperia eshte pa fat se ka plehra te pa riçiklueshme. Plehrat e riçiklueshme kane pak vlere. Per plehrat e pariçiklueshme duhet te mendoje populli, dhe vetem populli. ligje-bersit kur bejne ligjet perpara mendojne per sigurine e tyre. Dy shefat e pare te qeverise shqiptare nuk ka makineri ne Bote ti riçikloje. Cfar duhet me bere per keto dy plehra? Ligj per plehra politik nuk ka dhe nuk miratojne. Pse? Neser behen dhe ato plehra te pariçiklueshem.

  6. Sokrati says:

    M I M O Z A !!!!!.Behesh e pabesueshme ne momentin kur fillon dhe ja levdon
    shalet e gjata Edit. Me kete revansh qe ka marre Edi do ti shkruash artikull edhe ne 18-vjetorin e qenies ne pushtet.
    Zoti te dhente shendet dhe jete.
    Sokrati prej Berati

  7. Kuksjani says:

    Dhendrin e futi ne parti SALA si bashipozuk.
    Neser moj zonje e nderuar do i jape FRENAT e partis vajzes se tij Argites.
    Pas neser do shikosh Shkelzenin me gjidhe Sadien.
    Pas nje jave do shikosh edhe modelen,panvarsish se edhe prej kesaj munde te ndahe.
    Ne levizje e siper do shikoshe SUPER MBESEN,nuk e ke lexuar se qfare ka shkruar,nuk te dha firmen e saj per librin mbi ekonomin.(atehere ishte 16 vjeqe)tani qe eshte rritur pak,do i bejne libra shkollor q’fardo qe te shkruaj ajo.
    Nuk do e pranojne femin tende ne shkolle pa blere tektet e SUPERMBESES.
    Tani eshte vetem fillimi.Faliminderit per shkrimin,shkrim i qelluar.

  8. karl zais jena says:

    shkrim i goditur,BRAVO……… fjalen :narcicist….une do ta shkruaja (NARCIZIST).me duket me me kuptim.(asgje personale,thjesht nje korrigjim).flm.

  9. ??? says:

    Nuk mund te vendosesh kufij kohore tek e drejta per te zgjedhur e per t’u zgjedhur moj zonje, pavaresisht komplekseve te periudhes ku jeton. Askush nuk qendron ne pushtet me zor, por me vote dhe ne vend te limiteve kohore perse nuk ben nje shkrim per sensibilizimin dhe edukimin e atyre qe kane te drejten e votes sepse jane ata me paditurine dhe mungesen e edukates qe votojne per kriminele si puna e Berishes & co. Shkrim provincial e populist.

  10. Drejtesia says:

    Ka vite qe shkruhet per kete, u harrua disi tani po del prap, une do thoja jemi qe jemi 8 vjet e kane te gjithe edhe deputetet mandatin. boll me se na u lodh koka me te njejtat fytyra. Duhet te krijojme nje klime qe ndajme jo vetem buken e gojes, festat e nryshme si Krishtlindja e Bajrami me njeri tjetrin por dreqi ta haje edhe pushtetin, sepse nuk eshte prone e askujt sic eshte bere deri tani. Turp per faqe te zeze, 8 vjet dhe ik per te gjithe nuk ka me riciklim monstrash.

  11. alfade says:

    Edhe Drakula mund te vije ne pushtet , vecse Berishovici e Bashici jo,jo jo dhe JO !

  12. Bubulina says:

    Jam i bundur se kete ide dhe deshire e kane pjesa derrrmuse e shqiptareve .Mund te realizohet vetem si nisjative e shoqerise civile e jo te pritet nga partite politike ,drejtuesit e te cilave mendojne vetem pasurimin dhe perjetesin nepermjet pushtetit.

  13. Agron says:

    Ju jeni nje pene e lare Mimoza, dhe mediat shqiptare kane shume nevoje per ju .Eshte e vertete se kryeministrat tane ,pinjolle si berisha e nano jane ata qe kane mbajtur e enderrojne te mbajne kete popull akoma ne sherbimin e tyre te agjenturave te huaja . sa me shpejte te kuptojne politikanet e rinj te pa perlyer duart me gjak apo duke vjedhur parsurite e ketij populli shume te varfer, aq me mire do te jete … Por edhe ju gazetaret e pavarur vertete duhet te shkruani me shume ,duhet qe zeri juaj te mos pushoje sepse media ka rolin e vet ne rrugen e historise se ketij shteti .. Ju uroj gjithe te mirat ne punen tuaj

  14. BERISHA LARGOHU says:

    Plotsisht Dakord me shkrimin, c’far te them me shume, i the te gjitha. Pas vitit 97, shqiptari ka treguar se eshte babezist islamik duke e votuar Berishen per kryeminister.

  15. Robert says:

    ne urojme qe tete vjet te mjaftojne per te bere dicka jo vetem per te vjedh

    http://bit.do/Pornografike

  16. Vullneti says:

    interesante : mungesa e reflektomit eshte ajo qe mungon. No comment

  17. Georges says:

    Kam pershtypjen se disave u jepet me shume nga sa e meritojne, per shembull, zojusha qe ka shkruar artikullin e mesiperm eshte nje nga ato. Na qenka problem koha e mandatit ne pushtet, dhe tete vjet jane mjaft per nje person.dhe kete e shtjellon aq bukur sikur ketu ne kete vend po behet mrekullia.Dhe zojusha Mimoza na ben gati qe Kryeministri Edi Rama (i PS) duhet te rrije ne pushtet 8 vjet dhe pas tije Lulu Basha (8vjet) dhe pas tij nje tjeter i (PS) pas tij nje tjeter i (PD). Kjo eshte kur punet shkojne shume mire dhe Kryeministri dhe ca ministra (mire eshte te jene tete) dhe ca deputet ( mire eshte te jene40) mjaft jane per nje shtet xhuxh te gjithe keta burokrate ( kuptojeni fjalen burokrat ashtu sic duhet) te domosdoshem. Kjo po qe ka vlere te diskutohet. Por jo vetem koha e sundimtarit! Sundimtari vjen ne nje vend ku Ligji dhe vetem Ligji nuk respektohet dhe nuk ka pike fuqie dhe ku ekonomia eshte ne duart e krimineleve dhe hajduteve, pra financat dhe bankat jane ne sherbim te krimit te organizuar kombetar dhe nderkombetar.Zojusha Mimoza do te beje mire te respektoje edhe ate pakice qofte ne peshe qofte ne fuqi ekonomike e cila e shikon krejt ndryshe pushtetin qe vjen sic ka ardhur deri me tani nga “te fortet”! Keta lloj kryeministra perfshire edhe Edi Rama kane ardhur ne pushtet me nje tufe banditesh dhe langaraqesh te te gjitha llojeve qe as Charles Darvini nuk do te mund ti klasifikonte.Ky, Kryeminister, mund te mbledhi ca para nga energjia elektrike e papaguar apo uji apo kush e di cfare eshte vjedhur dhe grabitur ne shtet por nuk mund te mbledhi mendjen e mbrapshte te deputeteve kriminele qe i ka ne te anet pozite-opozite.Zojusha Mimoza mendohu para se te shkruash, tete vjet per nje bande jane shume, shembull kemi Sali Berishen, qe vrau dhe vodhi dhe sot ben viktimen dhe ajo kurva Europe e pranon, po se ka vrare kujt i plasi, shqiptare vrau nuk vrau ndonje qytetar te BE.

  18. joel shkodra says:

    Per ndonje fjale te rralle, kur shkruani, konsultohuni me fjaloret sepse z.ja Mimoza ka perdorur dy here fjalen “ullite” qe nuk shkruhet e nuk thuhet keshtu, por “hullite”. Kjo vlen me teper per redaktoret. Nuk keni redaktore apo nuk i keni ne nivelin e duhur?

  19. Albi says:

    Shume dakort me idene, po nuk kuptoj nga e gjen kete burim te forte per te mbeshtetur Ramen? Nuk ka treguar as edhe nje shenje deri tani se pranon limitim mandati apo se mund te heqe dore nje dite. Veprimet e tij politike tregojne vetem ambicie per te mbledhur pushtet.

    Ne fakt nga te gjithe, i vetmi qe ka treguar ne menyre te vazhdueshme deshiren per te leshuar pushtet ka qene Nano – qe Moza e perbuz ne disa momente gjate shkrimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje