Bushati: OSHEE të kthejë besueshmërinë tek qytetarët

14 Dhjetor 2014, 16:54Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, në një deklarate per mediat sot, theksoi se OSHEE ka detyrim të kthejë besueshmërinë te qytetarët që këta të fundit të kuptojnë se atë shërbim që marrin duhet ta paguajnë .

“Furnizimi me energji elektrike është një shërbim që u jepet qytetarëve dhe është i domosdoshëm se ka karakter social, pasi njerëzit jetojnë me energjinë elektrike, duke pasur këtë shërbim qe nuk është si të gjithë mallrat e tjerë në treg.

Ka shumë punë për të bërë operatori që është në treg, pra OSHEE, për të bërë që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm për atë që marrin dhe atë që paguajnë, kështu që këto lëvizje pozitive nga ana e qeverisë dhe nga ana e OSHEE do të rrisin ndërgjegjshmërinë e qytetarëve”, tha ai.

“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se s’mund të ketë asnjë operator ekonomik, social e politik që të ketë humbje të tilla dhe të vazhdojë të mbijetojë”, tha deputeti Bushati. /gj.k/

2 komente në “Bushati: OSHEE të kthejë besueshmërinë tek qytetarët”

  1. Eraldi says:

    KESH, CEZ apo OSSHE. Disa etapa paqendrueshmerije, vjedhje dhe korrupsioni ne vite ndaj qytetareve Shqiptare, per te cilat eshte pergjegjes vete shteti Shqiptar me emer dhe mbiemer. Kur ta zgjidhin kete vjedhje dhe abuzim ky shtet koti po ben ndaj shtetasve te tij, atehere do ta zgjidhin edhe qytetaret Shqiptare, parate qe i kane borxh (ose ju kane borxh) ketyre batakcinjve ne politike apo ata qe perfaqesojne kete rrumpalle shtet 23-vjecar, pavaresisht partise ne pushtet! Asnje kacidhe per keta legena! Le ti gjejne ku te duan se nuk ju kemi borxh asgje, por na kane shume,shume, shume keto 23-vite!!!!!!!!!

  2. A says:

    I them QEVERISE se dalur nga PS-ja, i them EDI RAMES, i them ERVIN BUSHATIT, veprimi qe po bejne per te mbledhur energjine e PA PAGUAR eshte i drejte. Ku 70 PERQIND nuk e paguanin.
    Por, qe te rrisni cmimin, ne nje kohe qe po mblidhni vite te pa paguara, kjo ju mjafton dhe te tjerat jane spekullime.
    Sepse cmimi i energjise ne Shqiperi eshte me i larti ne rajon dhe ne Evrope, kur dihet qe per te prodhuar kete energji, lenda e pare e tij ka kosto 0(ZERO) sepse eshte UJE. Pra, duke rritur cmimin ne menyre te padrejte, ketu fillon vjedhja dhe grabitja perseri e shqiptareve. Te tjerat, fjalet e juaja jane brockulla. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje