Qeveria synon që gjatë 2015-s të privatizojë Albpetrol dhe të shesë aksionet e ARMO e Albtelekom

14 Dhjetor 2014, 18:00Politika TEMA

Gjatë vitit të ardhshëm qeveria parashikon që të fillojë privatizimin e të gjitha aksioneve shtetërore në kompanitë ku rezulton të jetë pronare.

Paratë më të shumta për arkën e shtetit priten të vijnë nga shitja e 100% të aksioneve të “Albpetrol”-it.

Burime për Vizion Plus thonë se e aksionet e kompanisë së vetme shtetërore që prodhon naftë sot llogariten të kushtojnë 95 milion euro.

Po për këtë firmë, është bërë edhe një vlerësim i mëparshëm nga “Patton Bogs”, firma konsulentë e cila dha asistencë në tenderin e zhvilluar gjatë qeverisë Berisha.

Por, megjithë dështimin e tenderit, oferta maksimale që nxori në atë kohë “Patton Bogs” për vlerën e shitjes së Albpetrol ishte 250 milion euro. Privatizimi i “Albpetrol” pritet të përfundojë në 2016-ën.

Dy paketa të tjera aksionesh që do të shiten janë përqindjet shtetërore të “ARMO” dhe “Albtelekom”.

“ARMO” llogaritet të shesë 15% të aksioneve shtetërore me një vlerë prej 22 milion eurosh, ndërsa Albtelekomi do të shesë 16% të aksioneve për 18 milion euro.

Një tjetër privatizim që do të nisë të behët 2015-ën është edhe kompania e sigurimeve “INSIG”.

Shteti mendon të fitojë rreth 15 milion euro, duke qenë se borxhet dhe detyrimet që i kanë palëve të treta degë të saj kanë bërë që vlera e saj të bjerë çdo vit.

11 komente në “Qeveria synon që gjatë 2015-s të privatizojë Albpetrol dhe të shesë aksionet e ARMO e Albtelekom”

  1. Dashnor Kozaj says:

    Po sikur ky Edvin Rama , i dha fjalen popullit shqiptar ,gjate fushates elektorale te Majit 2013 ,tes se do te anullonte te gjitha privatizimet qe kishte bere ai kafsha i Vicidolit te Tropojes, Sali Berisha ,dhe do te ndante aksionet e privatizimit te te gjitha ketyre privatizimeve ,ne baze te kontributeve te punetoreve qe punonin te keto asete qe ishin privatizuar ne menyre korruptive nga Vicidolsi . Edi Rama ,perse nuk e mban fjalen qe i dhe popullit qe do arrestoje banditin Sali Berisha ,per krimet qe kreu ne Shqiperi .?????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!………………….

  2. Francesk Armadhi E.T. says:

    Nese shteti ska kellqe te mbaje kompanite shteterore atehere ti nxjerre per shitje ne publik dhe keshtu shqiptaret e interesuar te mund te blejne akionet e te gjitha ketyre kompanive e te vendosin vete per manaxhimin e ketyre pasurive.

    Boll na prostituuat. Te felliqur…

  3. Tarasi says:

    Si mund te rrije Arben Ahmetaj and Co. pa shitur gje?
    Tani do te bien pre e makuterise se tyre, se bashku me kryetarin Mao.

  4. socialisti zhgenjyer says:

    zakonisht te majtet nuk jane per privatizime te pasurive shteterore.Cpo ndodh me te majten tone….

  5. toni fr says:

    Kur u privatezua armo komisioni ekonomise ďhe privatizimit prej 9 vetash mori 10 milion euro nga taci dhe 10 te tjera berisha.po albpetroli sa do te paguaje ai qe do e bleje .e thjeshte po ta ulim vleren 100 milion e na jep 50 milion euro bakshish.

  6. A says:

    Mire qe energjine elektrike e shperdorojne, e vjedhin, por po vidhet dhe shperdorohet edhe nafta, ku nafta e nxjerre nga nen toka shqiptare qe nga viti 2005 dhe deri tani 2014 del vetem me humbje. Pra, gjithcka vidhet dhe grabitet nga mafia politike.
    Te shohim si vidhet dhe grabitet ne menyra marramendese karburanti, nafta dhe benzina qe vjen nga IMPORTI.
    Tani, ne rrjetin nderkombetar cmimi i naftes eshte 1(NJE) FUCI = 60 USD. Ku dihet qe 1(NJE) FUCI NAFTE ka 159 LITRA NAFTE.
    Pra, 1(NJE) LITER NAFTE kushton ne tregun nderkombetar = 0,44 USD.
    1(NJE) USD = 112,6 LEK te reja.
    Cmimi i blerjes me shumice i 1(NJE) litri naftes eshte:
    0,44 USD x 112,6 LEK = 49,6 LEK te reja eshte cmimi i 1(NJE) litri nafte.
    Thuhet qe 1(NJE) FUCI NAFTE vitin tjeter 2015 do te shkojne 80 USD.
    Pra, mbas llogarise del qe 1(NJE) LITER NAFTE do te kushtoje 0,50 USD = 56,3 LEK te reja.
    Pra cmimi me shumice i 1(NJE) LITRI NAFTE do te levizi ndermjet 49,6 – 56,3 LEK te reja me shumice nga importi.
    Kurse tani cmimi mbas disa presioneve sporadike ne Shqiperi eshte minimalja 170 LEK te reja per liter.
    Siperfundim nga cmimi i shumices i importit te naftes 1(NJE) LITER NAFTE, qe eshte dhe do te jete, eshte ndermjet rreth 3 deri 3,4 HERE me SHTRENJTE. Pra, vjedhje, grabitje e paster qe i behet klientit shqiptar te pakices nga BIZNESI i KARBURANTEVE dhe QEVERIA SHQIPTARE AKTUALE me EDI RAMEN ne krye, kuptohet se ne keto pozicione ka qene edhe SALI BERISHA qe nga 60 LEK te reja qe ishte nafta ne 2005 arriti mbrenda pak muajsh dhe deri sa ra nga pushteti ne 2013, 180 LEK te reja per liter. Pra, vjedhje dhe grabitje marramendese qe i shkojne mafies se karburanteve me ate politike. Tung.

  7. leka says:

    Privatizimi i ekonomise shqiptare sidomos te kompanive qe ishin rentabel solli dhe shtimin e papunesise, hoqi miliona dollar nga arka e shtetit si per albtelekomin qe kishte qe ne vitin 2000 mbi 25 milon dollar fitim ,po ashtu telefonia celulare – amc , armo dhe albpetroli.Keto veprime tregojne qe qeveria jone akoma diktohet nga banditet e Bankes Boterore dhe FMN qe vazhdojne grabitjen sistematike te pasurise se shqiptareve.Kjo strategji e shitjes se kompanive shteterore qe kane te ardhura te medha ,po te menaxhohen mire. KJO tregon qe PS nuk eshte parti e majte por parti me e djathte se PD. Bravo Rama dhe Cani se po i zhgenjeni shqiptaret duke u bere pjestar ne grabitje , me keq se Saliu dhe PD.Dilni zot shtetit dhe mbani premtimet dhe mos shisni kompani qe i japin buxhetit, lereni lobistet e huaj se ato do ju groposin neser ,por vini ne krye njerez te zote ,qe dine te drejtojn

  8. Miri says:

    E nxorri koken Rama. Dje ishte kunder shitjes se Albpetrolit tek Taci Oil sepse do ta blej vete sot ne ortakeri me Koco Kokedhierin.

  9. Guri says:

    Vitin e kaluar dështoi Berisha-Meta për “privatizimin”(shitjen dhe grabitjen e Albpetrolit), por nuk i ndahet Rama-Meta. Këta janë të dy palët njëlloj, janë banda hajdutësh. Komentatorët vetëm qahen, por nuk tregojnë se çfarë duhet bërë për të shpëtuar pasurinë shtetrore nga grabitja. Ka vetëm një rrugë: T’u tregohet vendi këtyre qeveritarve hajdutë të pacipë. Populli të rrethojë parlamentin dhe kryeministrinë. Të organizohen demonstrata dhe protesta të fuqishme. Të kërkohet dorëheqja sa më parë e qeverisë së hajdutve. Nafta pasuri shtetrore!! Stop hajdutve!! Rrugë tjetër nuk ka. Jemi popull trim? Hë pra, tregoje trimërinë!!! Këta nuk durohen më.

  10. arialibera says:

    jemi dakort ta privatizojne po aksionere te jene shqiptaret dhe vecanerisht ata qe rrine perreth zonave dhe hane ndotjen,aksione tu jepen te pakten 100000 shqiptareve qe me pasurine kombetare te perfitojne shqiptaret, ne SHBA milliona familje jane aksionere ne trustet e naftes jepini popullit shqiptar te haje buke

  11. Leka says:

    Jepini, privatizojini 100% ne menyre qe ato te punojne me dy bilance dhe te paguajne sa me pak detyrime ne shtet. Pervoja e kaluar, me kompanine e pare celulare ne Shqiperi, kete tregon. Si me te gjitha qeverite e ketij vendi edhe ne kete rast po preferohet me mire nje veze sot se sa nje pule mot. Por shteti nuk ndertohet me kete filozofi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje