Kodheli paraqet prioritetet për 2015: Modernizim FA në përputhje me standardet e NATO

15 Dhjetor 2014, 11:06Politika TEMA

Ministria e Mbrojtjes prezantoi  prioritetet dhe direktivat për vitin e ardhshëm. Ministrja Mimi Kodheli e cilësoi modernizimin e Forcave të Armatosura në përshtatje me standarded e NATO-s do të jetë një nga prioritetet kyçe të institucionit që ajo drejton.

 “Ngjarjet me të cilat u përballëm gjatë 2014 duhet të na shërbejnë në raport me stërvitjen dhe standartet.

 Viti 2015 duhet të jetë edhe më i suksesshëm nisur edhe nga samiti i Uellsit. Konflikti në Ukrainë dhe ndërhyrja ushtarake e Rusisë, nënkupton një ndryshim të balancave.

Zhvillimet serioze në Ukrainë dhe kërcënimet e ISIS përbëjnë një rrezik real për realitetin me të cilin jetojmë, për vendin dhe rajonin tonë.

Nisur nga ky realitet në qendër do të jetë krijimi i kapaciteteve reale përmes modernizimit të ushtrisë, përmirësimi i trajtimit të ushtarakëve, rritja e transparencës dhe luftë ndaj korrupsionit.

Në kuadër të detyrimeve tona ndaj NATO iu paraqes prioritetet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2015: Modernizimi i Forcave të Armatosura, përmirësimi i infrastrukturës dhe logjistikës, standardizimi i ushtarakëve.” theksoi Kodheli.

Ajo vuri theksin në modernizimin e armatimit të ushtarakëve shqiptarë sipas standardeve të NATO, ndërsa shtoi se do të vijohet edhe me projektet e tjera, mes të cilëve edhe nisja e programit të alenacës së Atlantikut të Veriut për integrimin e projekteve raketore.

 “Prioritet do të mbetet plotësimi i kapacatieve të FA që do të jenë të gatshme për pjesëmarrje në misionet e NATO. Ministria e Mbrojtjes do të përqëndrohet në këtë drejtim, ku fokusi do të jetë në zhvillimin e batalionit të dytë, duke u fokusuar në të gjitha planet të modernizimit  dhe standardizimit në bazë të kritereve të NATO-s.

Së dyti zëvendësimi gradual i armatimit të vjetër me armatim sipas standardeve të NATO. Do të bëhet kalimi gradual drejt armatimit të aleancës së NATO-s. Përfundimi i projektit të helikopterëve. Të fillojë puna për integrimin e projekteve raketore të NATO”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes.

Sa i përket përmirësimit të infrastrukturës dhe logjistikës në FA, ministrja e mbrojtjes, u shpreh se do të vijojë procesi i përmirësimit të poligoneve ekzistuese si dhe krijimi i poligoneve të reja.

Infrastruktura të përmirësohet. Prioritet përputhja e masterplaneve e të gjitha garnizoneve, në bazë të planit afatgjatë të FA 2015-2020. Infrastruktura e poligoneve të përmirësohet për ata ekzistuese dhe të ndërtohen të reja. 

Mbështetja logjistike dhe mjekësore për FA të sigurohet. Të vijojë puna për projektet e automatizimit logjistik”, u shpreh ministrja.

Kodheli tha se do të vijojnë pjesëmarrja dhe ndihma e trupave ushtarake shqiptare në misionet paqeruajtëse të NATO-s si dhe rritje të përfaqësimit në forcat e KFOR në Kosovë.

 “Pjesëmarrja e operacioneve jashtë vendit, të vazhdojë, kryesisht për përballimin e situatave emergjente. Përmirësimi i vazhdueshem i imazhit të FA të vazhdojë të mbetet prioriteti kryesor i FA.

Gjatë vitit të ardhshëm FA të marrin pjesë në operacionin e rezolutës së NATO-së në Afganistan. Niveli i përfaqësimit në KFOR në Kosovë të pësojë rritje”, tha ajo.

Ndërsa lidhur me standardizimin e FA, Kodheli tha se do të vijojë puna për rritjen e kushteve dhe standardeve të ushtarakëve. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet arsimimit individual si dhe ngritjes së inteligjencës kibernetike.

“Të vijojnë reformat e personelit, duke vënë theksin tek intensifikimi i masave për rritjen e përkujdesit ndaj ushtarakëve. T

ë krijohet libri i trajnimit të ushtarakëve.  Vëmendje kryesore të përqëndrohet në arsimini individual. Theks i veçantë t’i kushtohet ngritjes së inteligjencës kibernetike.

Të plotësohen të gjitha detyrimet për pjesëmarrjen në stërvitjen e NATO-s. Gjithashtu të merren të gjitha masat për zhvillimin e kapaciteteve, si dhe projekte të tjera të përbashkëta dhe pse jo dhe të reja të aleancës së NATO-s”, u shpreh Kodheli.

Në përfundim Kodheli u shpreh se do të rritet efiçenca e menaxhimit financiar, ndërsa shtoi se do të vijojë procesi i demontimit edhe përgjatë vitit të ardhshëm.

 “Menaxhimi financiar, të rritet efficenca për të realizuar prioritetet e vendosura. Të vijojë procesi i demontimit edhe gjatë vitit 2015. Rëndësi e veçantë t’i kushtohet pastrimit të hot-spoteve dhe rritjes së sigurisë së armatim depove dhe municioneve”, theksoi ajo. /gj.k/

3 komente në “Kodheli paraqet prioritetet për 2015: Modernizim FA në përputhje me standardet e NATO”

  1. BERTO says:

    po oj shoqja kodheli ashtu eshte si thua ti eshte.je duke bere organizim te madh ne min e mbrojtjes,mjafton te kujtojme dekoratat e dhena per bucat e komunismit per te kuptuar modernizimin tend oj kuqalashja e rilindjes.

  2. beni says:

    prioritete leshi.

    Ushtria ska rroga te mbylle muajin, ska nje doktor ku te shkoje te vizitohet, ska nje unforme qe mund ti qendroje ne trup, ska nje automjet zyrtar qe mund te dale ne rruge, keta shohin kibernetiken. Ska nje kompjuter qe punon qe nga 2007

  3. frank says:

    Nuk e dija qe albanania ka ushtri,mos eshte 1 prilli?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje