Në samitin e Beogradit mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës, përveç forcave normale të sigurisë, do të ketë edhe një njësi anti-dron, të krijuar së fundmi nga policia serbe.
Duke marrë shkas nga ngjarjet e ndodhura në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, autoritetet serbe duan të sigurohen që nuk do të ketë më përsëritje të dronit fluturues, aq më pak me flamurin shqiptar, raporton Ora News.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditëshmja serbe Kurir, e cila raporton se të hënën, një ditë para nisjes së samitit të Beogradit, njësia do të kryejë “provën gjenerale”.
Gjatë samitit dyditor, një helikopter i policisë serbe do të qendrojë në gatishmëri për të monitoruar hapsirën ajrore, ndërkohë që në tokë, njësia anti-terror do të sigurojë mbarëvajtjen e aktivitetit.
Nëse pikaset ndonjë dron, oficerët janë udhëzuar gjithsesi të mos e qëllojnë, por helikopteri në gjendje gatishmërie do të njoftohet menjëherë dhe do ta neutralizojë.
Në total, rreth 7000 forca policie do të sigurojnë samitin e Beogradit, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama, të ndihmuar edhe nga agjentët e shërbimit kinez të sigurisë. Madje në hotelet ku do të qendrojnë të ftuarit flitet se mund të ketë më tepër personel sigurie se sa staf.
Rama te kete kujdes ksaj rradhe ne Beograd
http://bit.do/Rama-serisht-ne-Beograd
Rama eshte treguar gomar qe shkove prape ne Begrad serbet jane populli me idiot ne ballkan.
RAMES do ja rruajn komplet ksaj rradhe ne beograd,shtet njish me rrugaçet ordiner meren akoma me debilelleqet e sportit komb i trash.