Rama: Do mbështesim sipërmarrjet në zonat rurale. Nëse një inspektor ju vë gjobë, denoncojeni me emër e mbiemër

15 Dhjetor 2014, 12:39Politika TEMA

Kryeministri Edi  Rama premton mbështetjen e fuqishme të Qeverisë ndaj  sipërmarrjeve në  zonat rurale, ndërsa theksoi se nuk do të subvencionohen më “lart e poshtë, fatura pa llogari”.

Rama i bëri këto deklarata nga një biznes shqiptaro-amerikan në Maminas që merret me grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e bimëve medicinale aromatike dhe që është përfitues i skemës “Mbështetje 50% e investimit”.

“Cilido që kërkon “naftën pa akcizë, ulje të tvsh-së për farërat, pesticidet etj.të bëjë vetëm një gjë: të ketë faturat në dorë.

Nëse ndonjë inspektor vendos “gjoba” në kurriz të këtyre sipërmarrësve, ata duhet të denoncohen jo në parim, por me emër e mbiemër”, theksoi Rama, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë edhe akuzave të Kreut të PD-së Lulzim Basha, sipas të cilit qeveria i ka vendosur lakun në fyt fermerëve.

“Do të jetë një periudhë e ndërmjetme derisa të kalojë tek të gjithë mesazhi i politikës sonë të re për fshatin, për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, zhvillimin rural në tërësi, që është që ne e kemi mbyllur me lojën e subvencionimeve lart e poshtë, të faturave pa llogari dhe pa asnjë vlerë të shtuar për mbijetesë dhe korrupsion dhe kemi hapur një kapitull të ri.

Do të mbështesim rritjen dhe fuqizimin e sipërmarrjes në fshat, sepse duke mbështetur investime të tilla, ne rrisim në mënyrë eksponenciale, punëismin.

Janë 2500 vende pune që garantohen me këtë investim, sepse ëhstë një investim i tërë dhe me këto investime në tërësi. Por nga ana tjetër, mesazhi është po ashtu i qartë: Kush do naftën pa akcizë, kush do ulje të tvsh-së për farërat, pesticidet e kështu me radhë, thjesht duhet të bëjë vetëm një gjë: të ketë faturat në dorë! Në momentin që ka faturat, i merr të gjitha këto. ne jemi tërësisht korrekt me të gjithë sektorin, sepse, çfarë jemi zotuar, e mbajmë, për këdo që i përgjigjet këtij kapitulli të ri.

Është një luftë e madhe në të gjitha frontet me një Shqipëri informale dhe banale, që u shtynë vute të tëra duke vjedhur vetveten dhe duke mos i dhënë krah atyre nerëzve që janë pararoja, siç është rasti konkret këtu.

Kemi dyfishuar financimin dhe vitin e ardhshëm do ta dyfishojmë për skemat, sepse duam të dyfishojmë punësimin në fshat; përsa i përket inspektorëve të tatimeve, ne e kemi ndryshuar 100% kahjen dhe ku ka sipërmarrje, zot i vendit është sipërmarrësi dhe kush troket tek dera, duhet të dijë si të sillet.

Por, një gjë, ju duhet të na ndihmoni, duke mos lejuar që njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me përpjekjen tonë të përbashkët, të hanë në kurrizin tuaj dhe në kurrizin e qytetarëve. Ju duhet t’i denonconi. Në ato raste ku ka pasur denoncime, automatikisht ata janë larguar”, u shpreh Rama.

Duke iu drejtuar pronarit të biznesit, Rama i tha: “Luftërat parimore i bënit më parpara me Partinë Demokratike, kurse tani i kemi me emër, me mbiemër”. /gj.k/

9 komente në “Rama: Do mbështesim sipërmarrjet në zonat rurale. Nëse një inspektor ju vë gjobë, denoncojeni me emër e mbiemër”

  1. EDEN says:

    Ja, kjo eshte qeverisje per popullin.. Transparenca kjo eshte e kjo eshte kerkuar nga ne qe votuam, bravo

    1. ada says:

      Gjene me te mire do besh pasi keto zona duan vemendjen dhe mbeshtetjen e shtetit.

      1. dorjeta says:

        Nuk mund te zhvillohet nje vend, pa zhvilluar zonat rurale, se qyteti nga fshati ha, – thote nje fjale e urte popullore.

        Nuk do te punesohen dot kurrsesi te gjithe njerezit ne pune zyre, se ka nevoje edhe per fermerin, edhe per bujkun e bariun, ka nevoje edhe per prodhim, qe pa politika mbeshtetese per zhvillimin e fshatit, nuk do te mund te rritet as ekonomia.

      2. arjoni says:

        O Edi, vazhdo me punen si e ke nisur, qente le te lehin, karvani shkon perpara.
        Se lulushi me shoke, kur ishin ne qeveri e ndriten per vete, te gjitha prodhimet vendase shkuan dem, dhe nuk ka ndermarre asnje politike lehtesuese per fshataret.

    2. ida says:

      Bravo, se dhe vemendja per sipermarrjet ne zonat rurale ka rendesi te madhe per te dyja palet.

  2. Agroni says:

    Kjo eshte Burrash. Ndihmo shtetin qe ai pastaj te beje punen qe i takon. Kjo eshte veretete nje mundesi shume e mire per te bere ballafaqimin e te vertetave

    1. indri says:

      Fantastk ky aksion i ri ?

  3. Andrea says:

    Mendoj se kjo eshte nje shenje e mire per te gjithe… ME ne fund jane kthyer syte nag fshati e shteti eshte gati per te perballuar cdo situate

  4. andi says:

    Ky eshte shteti qe kemi votuae…shteti qe ndihmon popullin e vet…bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje