Kontingjenti i 23-të paqeruajtës shqiptar u nis sot drejt Afganistanit, në kuadër të misionit “Resolute Support”.
Të pranishëm në ceremominë e nisjes së tyre, ishte e pranishme edhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila e konsideroi dërgimin e trupave paqeruajtëse si një faqe e re angazhimi që është hapur në Afganistan.
Kodheli theksoi se Shqipëria po jep ndihmën dhe mbështetjen e saj krah qeverisë së Kabulit, në funksion të forcimit të stabilitetit dhe ngritjes së sigurisë në Afganistan.
Ajo nënvizoi rëndësinë e këtij operacioni për ndërtimin e një bote më të sigurtë për të ardhmen, ndërsa shtoi në këtë drejtim se Shqipëria do të jetë gjithnjë krah aleatëve të saj, për t’ia arritur këtij qëllimi.
“Po hapim një fazë të re angazhimi në Afganistan. Ne po mbështesim qeverinë e Kabulit për forcimin e stabilitetit dhe ngritjen e sigurisë në vend.
Shqipëria është dhe do të jetë krah aleatëve dhe partnerëve në ndërtimin e një bote më të sigurtë për fëmijët tanë”, tha Kodheli. /gj.k/
Personalishte kame rrespekt per personin /Femren M.Kodheli ,por nqs jemi duke perdorur te tilla terma “Po kontribojm per stabilitetin” si nji detyrim brenda atij konteksti diplomatik, ne interesa te X politike, qe konkretishte me ne shqiptaret nuk ja njohim shijen , do ishte korrekte qe te shikohet pak edhe ne stabilitetin e munguar brenda ktij vendi tone, pra Shqiperise . Nqs ne si shtet paskemi aq “energji ” ta shperndajme ate neper bote ne interesa te nji stabiliteti Global apo imagjinar ,ateher do ishte e pakuptushme perse duhet te mungoj nji vullnet ,nji energji e tille edhe ne shqiperi . Eshte nji vend kaq i vogel ,qe brenda nji periudhe po aq te vogel mundet te stabilizohet gjithcka . Ushtria duhet ne shqiperi mos te rrij e ngroj groshet kazermave e i gezohet avullit qe ato clirojn ne ajer por te shfrytezohet maximalishte ne gjithe proceset stabilizuse ne ate vend .