Kunati mblodhi sot Këshillin Kombëtar në kafen e tij në perfieri të Bllokut. Që kur ishin zgjedhur, nuk i kishte thirrur kurrë. Lajmëroi Odetën dhe ajo ja çoi aty në mesditë. I pari u paraqit një punëtor skene, që ëshët zgjedhur në Këshill Kombëtar se ai ishte më i papunë. Pastaj burri i Odetës, motra dhe disa shok e shoqe të Kunatit, të cilët nuk e kanë provuar akoma çfarë është partia.
-Ju kam thirrur t’u komunikoj një vendim të rëndësishëm, i tha Kunati. Siç e dini, ju jeni tani anëtarë të Këshillit Kombëtar.
-Më fal zoti Kunat, i tha ai punëtori i skenës. Se unë i thashë babit që jam anëtar i Këshillit Kombëtar dhe ai u çudit. Kjo është gjë e madhe shumë mor bir, tha. Se babai im ka qenë komunist, po mezi e pranuan, pasi kishte bërë tre vjet stazh partie. Ty të paskan bërë direkt anëtar të Komitetit Qëndror pa u bërë as anëtar, më tha. Tani pyetja ime është, ne vërtet jemi si ata që ishin anëtarë të Komitetit Qëndror?
-Po, i tha Kunati. Në një farë mënyre ju jeni si ata që kanë qenë anëtarë të Komitetit Qendror. Por, ndryshe nga ata, ju keni më shumë pushtet. Ata bënin çfarë u thoshte shoku Enver, kurse ju u kemi dhënë shumë pushtet. Byroja politike do bëjë çfarë thoni ju. D.m.th ata deputetët që po përpëliten të hyjnë a të mos hyjnë në Kuvend, tani e tutje janë në dorën tuaj.
-A të më bjerë në dorë njëherë ajo Mesila, se ja tregoj unë qejfin, tha punëtori i skenës.
-Tani të gjithë ata janë në dorën tuaj, tha Kunati. Problemi është që ju duhet të jeni të qartë politikisht dhe të mos e humbisni besimin që ju ka dhënë anëtarësia e PD.
-Po pse, në PD jemi ne, tha punëtori i skenës. Se babi mendoi që kam hyrë në PS, ngaqë kam punu me Odetën tek Ed Rama?
-Jo jo, në PD i thuaj, tha Kunati.
-E mirë, ta mbaj shënim, se e ngatërroj, tha punëtori i skenës së Odetës, që është anëtar i Këshillit Kombëtar.
-Tani desha t’iu informoj për diçka të rëndësishme, tha Kunati. Më datë 24 është afati i fundit për hyrjen në Kuvend. Nëse Doktori dhe Luli do bien dakord që ata do hyjnë në Kuvend, unë do t’iu njoftoj që çdo gjë është në rregull. Nëse Doktori dhe Luli janë kundër dhe ata duhet të hyjnë, unë do t’iu njoftoj për deklaratën që ju do bëni kundër tyre dhe vendimin që do merrni. Në të gjitha rastet duhet të rrini vigjilentë, të mbani telefonat hapur dhe të mos harroni që ju quheni anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD.
-Jo, tani nuk e harroj, tha punëtori i skenës. Po s’di a t’ia them babit, se mos mërzitet?
-Hajd mo burrë se dhe babai im shef dege ka qenë, tha Odeta. U mërzit nja dy ditë, pastaj i kaloi. Do mësohen tani, jemi brezi ri ne, shikojmë përpara.
-Mos u mërzit, i tha Kunati. Dhe unë babain komunist e kam, por ka ndryshuar. Çdo gjë me kohën. Ajo kohë ishte, ashtu mendonin. Tani kanë ardh kohëra të reja.
-Ke të drejtë, tha punëtori i skenës. Dhe unë kam shpresë se babi im do më mirëkuptojë dhe do ma falë këtë.
Fantastike, ky humor duhet luajtur ne skene