Kryetari i Kuvendit Ilir Meta uroi që bojkoti parlamentar nga ana e Partisë Demokratike të ndërpritet përpara Krishtlindjeve.
Meta zhvilloi një takim me europarlamentarin Eduard Kukan, i cili prej të dielës ka nisur një vizitë zyrtare në Tiranë si negociator mes opozitës dhe Qeverisë për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve dhe zgjidhjen e ngërcit politik të krijuar si rezultat i bojkotit të Kuvendit nga Partia Demokratike.
“Besoj se janë plotësuar të gjitha kërkesat kryesore të opozitës dhe çdo kërkesë që synon funksion demokratik të Kuvendit ka qenë dhe mbetet e mirëpritur. Jemi të vendosur për transparencë, opozita është e mirëpritur në çdo moment për të përmbushur rolin saj dhe funksionet në parlament, do shpresoja shumë që kjo gjë të ndodhte para krishtlindjeve”, tha Meta në një prononcim për mediat pas takimit me Kukan.
Në vijim ai shtoi se ky është momenti të flasim për përfshirje dhe jo për djegie të mandateve, të ndajmë politikën tonë njëherë e mirë nga fryma e bojkotit dhe konflikteve, të krijojmë traditë të qëndrueshme të në demokracisë funksionale dhe të një dialogu për realizimin e reformave që kërkon vendi.
“Shpresoj që angazhimi i dy eurodeputetëve të jetë i suksesshëm, bashkëpunimi me PE më duket i natyrshëm. Është e rëndësishme që të ecet përpara drejt një dialogu të qëndrueshëm e afatgjatë që ndihmon Shqipërinë të përmbushë detyrimet për reformat për në Bashkimin Europian”, tha Meta. /gj.jk/
Po ca na duhet Kukani ne se e dime qe opozita do vije ne parlament vetem per te mos humbur mandatin e deputeteve se per gje tjeter sjane ata mire qe nuk benin gje ne pushtet po as opozite sdine te bejne
Opozita e ka vendin ne Parlament pa kushte. Ajo kur ishte ne pushtet nuk njihte kushte, pse tani i kerkon.
Ne asnje menyre maxhoranca te mos u beje asnje leshim . Toleranca ne vendet demokratike eshte me vota. Pa lere , po kerkojne qe te mos votohen ligjen me shumice te cilesuar pa marre me pare aprovimin e opozites. Kjo eshte shkelje e hapur e demokracise. Populli hodhi poshte me neveri qeverisjen Berisha-Topalli si qeverisje e paafte dhe mashtuese. Populli dhe kushtetuta nuk lejojne qe pakica te beje ligjin.
Qenka mire kjo qe te vjedhesh energjine dhe te jesh i paster,te vjedhesh pronat me dokumente fallco dhe te jesh i paster bile te dalesh dhe ne miting, te mos paguash taksat dhe jam me PD e dal ne miting, mos te zbatosh ligjin dhe dal ne mitingje se jam me PD e tj. maskaralliqe te pafund per qellime vjedhjesh e mashtrimesh.
Asnje tolerance per krimin, kriminelet dhe ideatoret e tyre. Ne keto momente per Shqiperine duhet te flase vetem ligji dhe jo spiunlliqet, mashtrimet dhe injoranca. Ai qe eshte i paster nuk ka frike nga ligji.
Krishti femì
ka me è bâ nji mrekullì
PD e PS ne kuvend me i pajtue
qi mandej vendi me u qetesue
edhe gjindja te gjêjen rehàt
si n’gjytét, malcì e fshàt.
Per shume mot Kershendellat, Skipper-ya!
Likes sikur i ka rene murtaja.
Moshatar me Bracen, por duket si gjyshi i Braces…