Nishani i kthen një tjetër ligj mbrapsht mazhorancës

23 Dhjetor 2014, 18:15Politika TEMA

Bujar Nishani i ka kthyer një tjetër ligj mbrapsht mazhorancës.

Bëhet fjalë për ligjin e organizimit dhe funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Nishani thotë se ka rezerva për këtë ligj dhe për këtë arsye ai duhet të rishikohet.

“Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë 4 dhjetor 2014. Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës kam vlerësuar se ky ligj i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit mbështetur në arsyet dhe argumentet e mëposhtme.

Në nenin 23 të ligjit nr. 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” parashikohen rastet e mbarimit të mandatit dhe të shkarkimit të Kryetarit të këtij institucioni për të cilat shpreh rezervën se duhen rishikuar.

Ky qëndrim mbështetet në vendimin nr. 212, datë 29.10.2002 të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur: “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të paragrafit të parë e të katërt të nenit 14 të ligjit nr. 8270, datë 13.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me nenin 7 të ligjit nr. 8599, datë 10.04.2000 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, që kanë këtë përmbajtje:

“Mandati i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbaron para afatit kur:

ç)  deklarohet i paaftë mendërisht për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë;

… Me propozimin e Presidentit të Republikës, Kuvendi mund ta shkarkojë Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkelje të Kushtetutës, për paaftësi mendore ose fizike dhe për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila kur vërteton se ekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.”

Por në ligjin nr. 154/2014, i cili është një ligj i ri organik për institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit konstatohet se në nenin 23 të tij, rastet e mbarimit të mandatit dhe të shkarkimit të Kryetarit janë të njëjta me ato të parashikuara në dispozitën e mësipërme të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”, thotë Nishani.

Gjykata Kushtetuese është shprehur qartë mbi pamundësinë  e vendosjes në ligj të kritereve specifike për mbarimin e mandatit apo shkarkimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit pasi sipas saj “Për funksionet kushtetuese të organeve, atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta nuk mund ta bëjë ligji”.

Pavarësisht këtyre detyrimeve që duhet të plotësojë qeveria apo institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me përmirësimin e legjislacionit në këtë fushë, referuar edhe rekomandimeve të partnerëve ndërkombëtarë, çdo iniciativë e tillë në asnjë rast nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën dhe jurisprudencën e saj”, vijon Nishani argumentimin e tij./b.l

10 komente në “Nishani i kthen një tjetër ligj mbrapsht mazhorancës”

  1. Miri says:

    Ia beri sherbimin e radhes Jari Bujos se KLSH. Ne fakt e ka nje detyrim Jari tek Bujua sepse kunatin e Jarit (vellain e odetes) nuk e mban kot ne pune Bujo. Ja per te tilla raste behen nderet qe nje dite te te shperblehen.

  2. anonim says:

    po te drejte ka. apo e verteta duhet politizuar ku thuhet nga figurat e diskutueshme. Media mediokre. Titull militantesk. Pastaj pretendoni nje politike me te ndershme.

  3. era says:

    Po si nuk ka nje ligj qe kur presidenti eshte deficent fizik dhe mendor duhet te shkarkohet?!

  4. andi says:

    O Ramaaaaa po te q… ne b… Nishani me PD e nuk po ndihesh. Apo te pelqen? Jepja edhe Banken tani Nishanit jepja o merhum. Nuk le me gje pa dhene. Te gjitheve u hap rruge rendesi ka qe nuk jane socialiste. Vetem socialistet jane te denuar. Asnjehere nuk e moren pushtetin. Vazhdo Rama vazhdo se aty pas e ke. Jep Lsi, jep PDiu, jep Pd. Jep more jep se do ta shohesh o merhum.

  5. emigrantii says:

    Po hiqeni kete sakat muti, si tolerini tju bej karshillek ky idiot.

    1. viktoriI says:

      Po ta kishte propozue Salibaba i 40 hajduteve, skllav sakati do ta kishte firmose pa e lexue

  6. ca thu mer ! says:

    Imagjinoni kur fatet e ktij populli te ngelen ne humorin e lojen
    politike te nji shkerdhate si ky ! Kjo eshte mi q! robt mi fut tullumin c4 ne sume me ja shperthy rracen.
    o cmenduri pasah zotin ,kur shef kte surrat ,qe bo ballo me gjithe kriminelet e hajnat para ktij populli e s’e rrujn hic ,tallen ,anallo ligje per qef tij se ashtu i thot sali antishqiptari ,
    hajde shtet hajde .o robt ku ti keni o rrace djallit ,
    kush ishte ajo fare qeni qi ju mbiu ne kte toke ju islmistat e ndyre qe sboheni kur njerez .

  7. Agroni says:

    Nuk e di i ngrihet ketij apo jo, gjithsesi ka zgjidhje, ka djem te rinj ne Tirane plote per te kenaqur Gruan e Jarit!!!!

  8. Rri shtrember por fol drejt! says:

    Dhe perseri e njejta loje, me te njejtin protagonist dhe me te njejtat vendime, qe nxjerrin ne pah paaftesi profesionale por edhe nje logjike absurde vetem per ti sherbyer politikisht partis meme.
    Presidenti citon vendimet e Gjykates Kushtetuese per te kthyer nje ligj per rishikim kur deri dje ai vete i drejtohej kesaj gjykate me pretekstin se po i hiqeshin kompetencat ne kundershti me kushtetuten.
    Ateher shtohet vetem nje pyetje shume e thjesht: kush e ka tagrin ligjor per te zbatuar dhe interpretuar vendimet e Gjykates Kushtetuese?
    Ne keto vendime jane ne menyre te pa kundershtueshme te lidhur te gjitha gjykatat e te gjitha shkalleve te vendit. Ne zbatim te kushtetutes jane te lidhur gjitheashtu edhe te gjitha organet kushtetues midis tyre edhe Presidenca, persa i perket zbatimit dhe permbarimt te vendimit.
    Ne rasitn ne fjale Presidenti nuk zbaton ndonje vendim, por merr per baze nje vendim te meparshem te Gjykates Kushtetuese duke e interpretuar dhe pershtatur ate mbi ligjin ne fjale, me qellim kthimin per rishikim.
    Interpretimi i Kushtetutes dhe vendimeve kushtetuese eshte kompetence me thelbesore e Gjykates Kushtetuese. Ne momentin kur Presidenti e citon kete Gjykate ose kthen nje ligj bazuar ne nje vendim te me parshem te njgjashem, i leshuar nga kjo Gjykate, atehere Presidenti abuzon me kompetencat e kesaj gjykate.Keto praktika tregojne vetem mungese profesionalizim dhe gatishmeri pa kushte per ti sherbyer partis meme deri ne fund. Eshte thjesht e turpshme, qe mbas kaq shume vjetesh ne demokraci nuk kemi mesuar asgje prej saj.
    Dhe se si vazhdon loja, kjo eshte tanime e ditur. Parlamenti nuk ben asnje ndryshim dhe ja pason ligjin prape Presidentin. Ky i fundit e ri-rikthen dhe ligji hyne pa asnje ndryshim ne fuqi. Partia meme e Presidentit e dergon ate ne Gjykaten Kushtetuese, duke shpresuar qe te kaloj sa meshume kohe te jete e mundur der ne shqyrtimin e tij. E rendesishme eshte qe te bllokohet cdo nisem per zhvillim dhe per luften ndaj korrupsionit.
    A nuk do te tregonte profesionalizem dhe paanshmeri Presidenti, nese ligjin ja kalonte direkt Gjykates Kushtetues per shqyrtim, duke pritur keshtu vendimin e saj. Nese kjo e fundit e nxirrte ate te papajtueshem me Kushtetuten ateher edhe Presidenti e kthente ate mbrapa. Proces me i shpejte, me demokratike por mbi te gjitha bindes per partneret evropian, se domokracia po funksionon.
    Por me sa duket praktikat per ti vene kundershtarit politik gure para kamjonit ose pere tu lidhur me pranga poshte tij, ne menyre qe ai mos te bej perpara duket se nuk do mbarojne kurre ne jeten politike shqipetare.
    Por qe me te tilla praktika ngelet ne mes te rrugeve vetem Shqiperia dhe populli shqipetare kete nuk ka harritur ta kuptoj ende klasa politike.
    shqiptare.

  9. Edhe ne prag festash puno ky? says:

    Mbeti jari gozhdes pa ligj…, pse mer jau, me jarin e gjete me u mor ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje